Regjistrohu tani FALAS. Kliko "Sign up now".

Thursday, May 31, 2018

Test Psikik: Zbuloni Nëse Keni Krijuar Varësia Ndaj Facebook!

Test Psikik: Zbuloni Nëse Keni Krijuar Varësia Ndaj Facebook!

Si e dini nëse vuani nga varësia e rrjetit social Facebook? Cilat janë simptomat dhe shenjat e varësisë në Facebook? Plotësoni këtë test të zbuloni se a po kaloni shumë kohë në Facebook dhe a duhet të ndërmerrni masa që të kaloni kohën jashtë vëmendjes së rrjeteve sociale.



Mos harroni të Shpërndani këtë test në Facebook tek miq e familjarë. Ju me të vërtetë mund të ndihmoni dikë të kuptojë më shumë mbi veten përmes këtij testi!

Wednesday, May 30, 2018

SONDAZH: Seks me Kolegët e Punës për Festa? Ja Sa e Bëjnë!

Seks me Kolegët e Punës për Festat e Fundvitit? Ja Sa e Bëjnë!

Sipas një studimi të botuar në “The Independent”, rezulton se 39% e kolegëve, kryejnë marrëdhënie seksuale me njëri-tjetrin, në mbrëmjen e Krishtlindjeve. Akoma më shumë të tjerë kanë pranuar që janë puthur me kolegun e punës, gjatë kësaj mbrëmje festive. Por cilat janë profesionet më të prirura të “shkallojnë” këtë natë?! Lista e mëposhtme ua tregon ato…

Kjo listë vjen tek ju nga siti më i madh Shqip i njohjeve online MBLESERI.com:




Tuesday, May 29, 2018

LIST: 5 Atraksionet dhe Parqet më të Çmendura për 18 Vjeç dhe +

Atraksionet dhe Parqet më të Çmendura për 18 Vjeç dhe +

Ne shpesh mendojmë temat për fëmijët dhe argëtim familjar kur flasim për parqe e atraksione. Xhirot me roller coaster, parqet tematike dhe maskotat e kartonave të gjitha përbëjnë elementet bazë të një parku të mirë tematik. Të gjithë kemi kujtime të bukura të parqeve tematike si Disney Land kur ishim fëmijë? Por kush thotë se parqet tematike janë të gjitha argëtim i pastër gabohet rëndë!

Më poshtë 5 atraksione turistike dhe parqe tematike që provojnë të kundërtën:

Disa atraksione turistike janë, si t ë themi, thjesht ide e keqe. Një shembull i mirë është Katapulta Njerëzore në Middlemoor Water Park në Mbretërinë e Bashkuar. Për 40 Paund, udhëtarët mund të kërcejnë me një katapultë madhështore të stilit mesjetare dhe të fluturojnë në ajër me shpejtësi 100 km në orë , deri sa kapen në një rrjetë 22 metra më larg. Që kur atraksioni turistik është hapur, ai ka shkaktuar disa lëndime dhe aksidente. Bile ka provokuar edhe vdekje, kur në vitin 2002, një student 19-vjeçar nga Oxford ndërmori udhëtimin fluturak, doli jashtë  rrjetës në  rënie dhe vdiq në fund fare. Dhoma e Horrorit në Atlanta është një shtëpi e mallkuar jashtëzakonisht shqetësuese dhe tmerruese, e cila ka si detyrë t' ju japi  ëndërra të  frikshme për vite me rradhë. Shtëpia është ide e artistëve të talentuar Luke Godfrey & Rene Arriagada, që të dy kanë punuar në Hollywood në shfaqje të tilla si Walking Dead. A e dini se ka një park pa fëmijë këlthitës dhe i mbushur me alkool? Tingëllon si parajsë për të rriturit! Vendi është i njohur si Cité du Vin që fjalë për fjalë do të thotë "Qyteti i verës", në Bordo, Francë.Vendi përmban 20 ekspozita vere dhe seksione të tëra për historin e verës, kulturën, dhe akoma më shumë. Nuk ka ndonjë rëshkitëse, me përjashtim të një udhëtimi me varkë me vela që simulon ushetimin e një tregtari vere në mbarë botën. Koreja e Jugut krenohet me një shenjë erotike vetëm 10 minuta larg nga aeroporti ndërkombëtar i Koresë së Jeju. Këtu, ju mund të gjeni 140 vepra të ndryshme të artit, të gjitha me seks. Parku është themeluar në vitin 2004 nga një grup studentësh të artit lokale në Seul të cilët projektuan skulpturat në mënyrë që të "nxirrnin në pah bukurinë natyrore të seksualitetit". Ky është Haeshindang Park dhe është i njohur gjerësisht si "Penisi Park" në Sinnam, Korenë e Jugut. Legjenda thot se parku i është përkushtuar një vajzë të re të virgjër i dashuri peshkatar i se cilës e la atë në një shkëmb, ndërsa ai kapte peshk në det. Një stuhi erdhi dhe ajo vdiq. Pas vdekjes së saj, fshatarët nuk janë në gjendje për të kapur peshk, prandaj ata u përpoqën ta kënaqin virgjëreshën, duke krijuar penise gjigande prej druri për të qetësuar shpirtin e saj me sa duket. Kjo strategji funksionoi.Tani parqet kanë dhjetra statuja mashkullor, me ikona të ndryshme seksuale dhe art nga kultura të ndryshme, të ritualeve shaman si dhe historinë e komunitetit të peshkimit lokal.


Monday, May 28, 2018

Test: Shqisa e 6-të! E Keni Ju?

Test: Shqisa e 6-të! E Keni Ju?

Bie telefoni dhe kemi ndjesine se e dime kush po merr, shohim ne enderr një aksident dhe ai ndodh një dite me pas, jemi ne një situate dhe kemi ndjesine se e kemi jetuar me pare... keto dhe shume pervoja te tjera "misterioze" i perjetojme ne jeten tone te perditshme... Shikimi, degjimi, prekja, shija dhe nuhatja, janë shqisat qe i njohim mire por pikepytjet e medha dalin kur flitet për një shqise te gjashte, te cilen disa mohojne ta kene, te tjere thone se e zoterojne e te tjere e cilesojne si legjende. Nëse është e vertete qe ekziston, ku ndodhet, a mund te zhvillohet, keto dhe shume pyetje te tjera kane tashme një pergjigje.

Shqisa e gjashte ndodhet ne një pjese te trurit qe na ndihmon ne zgjidhjet e rëndësishme duke gjetur një rruge te ndermjetme ndërmjet arsyes dhe ndjenjes. Shqisa e 6 -te ekziston dhe ndodhet ne tru midis dy hemisferave. Kjo pjese e trurit është si një sistem alarmi qe na paralajmeron kur do te ndodhe dicka. Gjithcka funksionon si një qark qe na jep informacione ne menyre te tille qe ne te arrijme te mendojme dhe te veprojme ne varesi te situates. Ky zbulim është bere dy vjet me pare nga dy shkencetare te Washington University ne St. Louis.

Mendohet se intuita ka lidhje me një transmetim te sakte dhe te shpejte te informacioneve qe japin shqisat. Logjika ndodhet ne hemisfern e majte te trurit te njeriut ndërsa ne te djathten impulset dhe ndjenjat. Intuita është një proces qe ka nevoje për një proces neutral ne te dyja keto pjese. Thuhet se femrat janë me intuitive se meshkujt dhe kjo është pjeserisht e vertete pasi eksperimentet kane treguar këtë ne testimin e dy individeve te sekseve te kundert por ne moshe te njejte. Kjo shpejgohet me faktin se intuita ndikohet pak me shume nga hemisfera e djathte te cilen femrat e kane me te ndjeshme ndaj fenomeneve te jashteme.

Ne aspektin psikiatrik, argumentimi shkencor i ekzistences se shqises se gjashte mund te sjelle shpjegime mbi sjelljet jonormale te disa individeve te cilet deri me sot janë pare dhe trajtuar si te semure mendore. Sipas zbulimit te bere jeta individe anomali ne sensin e gjashte dhe për pasoje vuajne nga shqetesime mendore, kane halucinacione dhe shumicen e kohës janë ne gjendje paniku. Pjesa e trurit pergjegjese për shqisen e gjashte ka qene dhe me pare objekt studimi pasi nga shume neurologe mendohej se vetem aty mund te gjehej dhe jepej një shpjegim i sakte mbi skizofrenine.

Kjo zone midis dy hemisferave permban neurone te cilat japin sinjale kur truri duhet te marre vendime tepër te rëndësishme dhe te gjeje ekulibrin e duhur midis logjikes dhe ndjenjave, pa harruar dhe arsyetime komplekse ne situtata te ndryshme. Duhet thene se deri tani shqisa e gjashte konsiderohej me shume si një aftesi e mbinatyrshme sesa një proces i komplikuar mendor. Ne fakt kjo shqise nuk është vecse proces me i shpejte se zakonisht i te menduarit. Për te vertetuar dicka te tille u testuan 100 individe te shendoshe menderisht. Ata kishin një kompjuter ku një pike transformohej ne një shigjete e cila shkonta majtas ose djathtas. Detyra ishte qe te shtypej një buton sa here shigjeta merrte një drejtim. Pika behej here pas here blu dhe ne disa raste dilnin dy shigjeta por te testuarit duhet te ndiqnin shigjeten e pare. Te gjithë gabuan. Ne këtë eksperiment kishte një truk, pasi sa here pika ishte blu, dilnin dy shigjeta, por asnjeri nga individet ne prove nuk e kishte dalluar këtë detaj. Me kalimin e kohës te gjithë filluan te permiresoheshin megjithese askush prej tyre nuk pohoi se e kishte kuptuar ceshtjen e pikes blu. Ky permiresim shpjegohet me ane te shqises se gjashte e cila kishte vepruar automatikisht duke ndihmuar kështu reflekset dhe zgjedhjet e te testuarve.

Skizofrenet janë te tille pasi vuajne nga anomali strukturore pikerisht ne zonen e shqises se gjashte. Personat qe kane shume te zhvilluar këtë shqise vuajne akoma me shume pasi shohin rrezik edhe aty ku nuk ka duke vepruar ne një menyre te caktuar e cila mund ti demtoje fizikisht. Ky zbulim ka treguar gjithashtu se shqisa e gjashte mund te ushtrohet dhe fuqizohet me kalimin e kohës.

Nuk mund te mohohet se gjithkujt i ka ndodhur te pakten një here ne jete qe te këtë marre një vendim te rendesishem pa u menduar gjate, ky veprim ka ardhur ne menyre intuitive. Duke eksploruar trurin shume, studiuesit kane gjetur prova te cilat vertetojne se individet kane ne tru aftesi qe nuk i njohin. Pa dijenine tone, truri mbledh informacione te cilat ne një momente te caktuara vijne ne ndihme. Kjo cilesohet si intuite e krijuar nga pervoja jetesore. Veprimi i papritur i shqises se gjashte, është një faktor i rendesishem ne mbijetesen e mendjes se njeriut dhe mundesise për te mundur një kompjuter fale intuites, parandjenjes ose shqises se gjashte.

A mund ta parashikoni të ardhmen?

Duke e bërë këtë test të thjeshtë, do t’i gjeni përgjigjet në pyetjet nga titulli i këtij shkrimi


Sunday, May 27, 2018

Test: Me 7 Pyetjet Ju Tregojnë a do Bëheni Ndonjëherë i/e Pasur

Test: Me 7 Pyetjet Ju Tregojnë a do Bëheni Ndonjëherë i/e Pasur

“Paratë nuk të bëjnë të lumtur”, ka thënë dikush. “Por sigurisht të ndihmojnë për të qenë të lumtur”, është fjalia që shtohet shpesh.

Nëse na ndihmojnë pak apo shumë, raporti me paratë varet nga vizioni me të cilin ne e shohim botën. Ka nga ata që ndihen të qetë, duke vënë mënjanë lekë për të mos u privuar veten nga kënaqësi të ndryshme. Ju vetë, çfarë marrëdhënie keni me paratë?

Bëni këtë test për ta provuar. Përgjigjuni të shtatë pyetjeve.


Saturday, May 26, 2018

TEST: Çfarë Tregon Kapja e Flokëve Për Ju?

Çfarë Tregon Kapja e Flokëve Për Ju?

Vajza, vëmendje! Ndoshta ju nuk e merrni parasysh këtë fakt, por mënyra se si e kapni bishtin në mëngjes tregon shumë për ju

Ky stil flokësh është aleat i mëngjeseve të vona, megjithatë zbulon zakonet tona të mira dhe të këqija. Zbrisni më poshtë dhe klikoni në stilin tuaj të mbledhjes së flokëve. Karakteri juaj do shfaqet menjëherë. Mos harroni më pas t'ja dërgoni mikes / mikeshave tuaja 😉

Lexoni edhe..




Friday, May 25, 2018

Një Qen për çdo Shenjë Horoskopi: Ja Rraca që ju Përshtatet Sipas Karakteristikave

Një Qen për çdo Shenjë Horoskopi: Ja Rraca që ju Përshtatet Sipas Karakteristikave

Ky horoskop vjen tek ju nga Agjensia Martesore me e madhe Shqip MBLESERI.com .  Njësoj si çdo njeri ka personalitetin e tij unik dhe kafshët kanë karakteristika që dallojnë nga rraca në rrace ! Mund t’ju duket e çuditshme por ekzistojnë disa kombinime të cilat përcaktojnë rracën e qenit për çdo shenjë horoskopi duke studiuar karakteristikat përkatëse. Nëse besoni që fatin e keni të shkruar në yje, besojini dhe për qenin që ky i fundit ju ka parapërcaktuar



Thursday, May 24, 2018

TEST FEMËROR: Sa të Dashur do të Keni Këtë Verë?

TEST FEMEROR: Sa të Dashur do të Keni Këtë Vit?

Ky postim vjen tek ju nga Agjensia Martesore me e madhe Shqip MBLESERI.com . Një një anketë online të bërë me më shumë se 1000 persona në Britani, ata u pyetën se sa të dashur duhet të ketë një person. Përgjigjet më të shpeshta sipas studimit ishin në mes të 8 dhe 12, duke përfshirë këtu 38 për qind femra dhe 37 për qind meshkuj.Dhjetë është numri ideal i të dashurve që duhet pasur, dhe kjo vlenë për të dyja gjinitë, kanë pohuar studiusit.

Sondazhi tregon se ata që kanë më shumë se 10 partnerë seksualë konsiderohen si të pamoralshëm, ndësa ata me më pak se 10, të papërvojë.

Po ju a do të keni fat në dashuri këtë vit? Për të filluar testin klikoni më poshtë LUAJ TANI:



Wednesday, May 23, 2018

LIST: Kurrë Mos i Bëni Këto Sjellje Ndaj Këtyre Shenjave!

Kurrë Mos i Bëni Këto Sjellje Ndaj Këtyre Shenjave Horoskopi!


Doni të shkarkoni aplikacionin tonë në Google Play me Horoskopin Ditor si dhe plot materiale të tjera mbi Zodiakun Perëndimor e atë Lindor? 

Ky horoskop vjen tek ju nga Agjensia Martesore me e madhe Shqip MBLESERI.com .  Shpesh kemi vënë re që janë disa karakteristika brenda nesh që na bëjnë të mos durojmë sjellje të ndryshme të njerëzve të tjerë. Edhe pse mund të mos e besoni, këto shpjegohen fare mirë nga shenja e horoskopit që ka secili. Në bazë të atyre veçorive më pas përcaktohen sjelljet që ne pranojmë dhe sjelljet që na bëjnë të kemi një raport shumë negativ me personat e tjerë. Më poshtë do t’ju tregojmë sjelljet që nuk duron çdo shenjë e horoskopit dhe nëse vini re se ato sjellje i bëjnë me ju personat që keni shumë pranë, atëherë për shëndetin tuaj mendor është më mirë që të hiqni dorë nga këta persona.





Tuesday, May 22, 2018

TEST PSIKOLOGJIK: A Mund ta Gjejmë sa të Lumtur Jeni, Bazuar Vetëm në Ngjyrën e Verdhë?

TEST PSIKOLOGJIK: A Mund ta Gjejmë sa të Lumtur Jeni, Bazuar Vetëm në Ngjyrën e Verdhë?

Ç'do ngjyrë shkakton stimuj të ndryshëm pamorë, ndaj shpreh emocione të ndryshme.

Psikologjia e një njeriu, që është veshur me të bardha nuk është e njëjtë me atë që ka parapëlqyer të kuqen. Eksperimentet dhe studimet, që janë bërë për ndikimin e ngjyrave te njerëzit janë të shumta. Është parë, për shembull, se njerëzit që janë të rrethuar nga ngjyra të gjalla dhe të ndritshme, gëzojnë çlodhje më të mirë fizike dhe mendore, sesa ata të rrethuar nga ngjyra të errëta.

Eksperimentet tregojnë, gjithashtu, se në mjediset e punës, punonjësit e kryejnë më mirë punën e tyre në një vend të ndritshëm, me ngjyra të këndshme, se sa në një dhomë të errët. Edhe vetë njeriu zgjedh që të vishet me ngjyra që përshtaten me gjendjen e tij psikologjike. Për shembull, një person që vuan nga depresioni do të preferonte ngjyrat e errëta, në krahasim me dikë, i cili është në gjendje të mirë psikologjike e që do të zgjidhte ngjyrat e gëzuara.

E bardha
E bardha është ngjyra e dritës, që simbolizon pastërtinë.
Personi, i cili zgjedh të bardhën, karakterizohet nga sinqeriteti, pafajësia dhe thjeshtësia në shije.
Njerëzit, të cilët shmangin ngjyrën e bardhë, karakterizohen nga realizmi dhe racionalizmi. Ata i njohin dhe i pranojnë gabimet e tyre, por zakonisht nuk duan t’i korrigjojnë ato.

E zeza
E zeza frymëzon pasuri, respekt, elegancë dhe në disa raste edhe mister.
Është e lidhur edhe me të mbajturit zi, me të panjohurën, vdekjen, depresionin dhe vetminë. E zeza është në fakt mungesa e ngjyrës. Teorikisht, kjo mungesë e ngjyrës mund t’i atribuohet mungesës së gëzimit, gjallërisë dhe jetës sociale. Mund të themi se njeriu, i cili preferon të zezën është serioz, meditues dhe nganjëherë i fshehtë.
Njerëzit,të cilët nuk e duan të zezën, kërkojnë pavarësinë dhe lirinë nga çdo varësi. Ata karakterizohen nga frika ndaj së panjohurës.

E kuqja
E kuqja është “ngjyra e ngjyrave “. Në disa gjuhë është sinonim i ‘ngjyrosjes’: apo edhe i së ‘bukurës’ Ngjyra e kuqe ka hyrë në ndërgjegjen tonë si ngjyra e dashurisë, ndoshta për shkak se shkencërisht është një ngjyrë që stimulon shqisat dhe aktivizon qarkullimin e gjakut. Pra, ata që zgjedhin të kuqen, karakterizohen nga pasioni, sensualiteti, energjia dhe spontaniteti.
Por përtej pasionit, e kuqja është ngjyra më e fortë dhe është e lidhur me forcën, agresivitetin, ambicien dhe rebelimin.
Njerëzit, të cilët e shmangin atë, zakonisht kanë luhatje humori dhe janë egoistë. Nuk përjashtohet. gjithashtu, të kenë edhe fobi, të cilat nuk kanë gjetur ende forcën t’i përballojnë.

Portokalli
Nuk është rastësi që ngjyra portokalli ka marrë emrin nga portokalli. Në mendjet tona e lidhim këtë ngjyrë me lumturinë dhe shëndetin.
Njerëzit. të cilët e duan ngjyrën portokalli, karakterizohen nga rehatia, bollëku, ngrohtësia, këmbëngulja, shoqërueshmëria dhe pavarësia.
Ata që nuk e pëlqejnë janë zakonisht tolerantë ndaj njerëzve të cilët i rrethojnë, ndërsa ata vetë ka gjasa të jenë emocionalisht në presion.

E gjelbër
Gjatë Mesjetës, kjo ngjyrë ishte e lidhur me të keqen dhe shpesh me vetë djallin.
Megjithatë, gjatë shekujve, e gjelbra u “shkëput” nga e keqja dhe u bë sinonim i natyrës, besimit dhe harmonisë. Tifozët e së gjelbrës janë të qetë, shmangin konfliktet dhe duan rehatinë, ngrohtësinë dhe ekuilibrin.
Njerëzit, të cilët e shmangin atë, karakterizohen nga një preferencë më e madhe për pavarësinë, se sa për përkushtimin ndaj jetës familjare.

E kaltra
E kaltra është simboli i paqes, qetësisë dhe ëndrrave. Njerëzit, të cilët e duan këtë ngjyrë, karakterizohen nga qetësia, ëndrrat e bukura, përkushtimi, organizimi, nostalgjia dhe sinqeriteti. Por, e kaltra e errët, ndoshta për shkak të afrimit me ngjyrën
e zezë, karakterizon një njeri melankolik.
Ata që e shmangin, karakterizohen nga disiplina dhe parapëlqimi për punët e vështira. Janë të vendosur dhe nuk devijojnë nga objektivat e tyre.

Ngjyra kafe
Është ngjyra e tokës, e bilancit dhe stabilitetit.
Ata që zgjedhin këtë ngjyrë zakonisht janë praktikë, të balancuar dhe të thjeshtë.
Ata që e shmangin janë aventurierë, të shqetësuar dhe karakterizohen nga mospëlqimi i rutinës.

Grija
Ndodhet mes të zezës dhe të bardhës dhe jep një zgjidhje ‘diplomatike’.
Ata që e pëlqejnë karakterizohen nga modestia dhe indiferenca.
Njerëzit që e shmangin preferojnë ndershmërinë dhe transparencën në krahasim me diplomacinë.
 E verdhë
Është ngjyra që tërheq më shumë vëmendjen. Përdoret në fushat e reklamimit, në tabela. Gjithashtu është ngjyra e diellit, elementi që na jep jetë. Ata që tregojnë një preferencë për të verdhën, karakterizohen nga gjallëria dhe energjia, komunikimi, lumturia. Pëlqejnë argëtimin dhe mirëqenien. Në disa teori të tjera, e verdha përfaqëson zili, sëmundje dhe rrezik.
Ata që e shmangin atë, shpesh, zhgënjehen lehtë dhe përpiqen për të shpjeguar emocionet me logjikën. 

Sot do të përqëndrohemi pikërisht tek e verdha. Ajo do na tregojë ne se sa të lumtur jeni ju bazuar në perceptimet që ju keni për të. Nuk na besoni? Atëherë na vini në provë duke bërë këtë test. Klikoni LUAJ TANI më poshtë:



E gjetëm vallë? Lini një koment më poshtë me rezultatin tuaj dhe mos harroni ta Shpërndani këtë test tek miq e të dashur.

Monday, May 21, 2018

TEST FEMEROR: Ky Test Ju Tregon Mashkullin e Duhur për Ju

TEST FEMEROR: Ky Test Ju Tregon Mashkullin e Duhur për Ju

Një studim tregon se një femër gjykon për një mashkull nëse është i duhuri apo jo brenda tre minutash.

Nuk mund ta gjykosh një libër nga kopertina. Por me femrat duket se ndodh pikërisht kështu. Një studim tregon se një femër gjykon për një mashkull nëse është i duhuri apo jo brenda tre minutash.

Femrat shohin nëse ai është ambicioz dhe si sillet më të tjerët.
Studimi ka përfshirë 3 mijë persona të rritur.

Gjithashtu në studim thuhet se femrat nuk e ndërrojnë mendimin e tyre për meshkujt, edhe pse iu është dashur vetëm 180 sekonda për të arritur në përfundim.
Me këtë test ju nuk do të keni nevojë as për ato pak sekonda. në fund të këtij testi ju do të dini gjithcka mbi mashkullin e duhur për ju. Mos prisni më gjatë atë herë! Klikoni LUAJ TANI më poshtë:



I gjetëm shijet tuaja? Lini një koment më poshtë ose Shpërndani këtë test me miq e të dashur

Sunday, May 20, 2018

TEST PSIKIK: A Mund ta Gjejmë sa i Plakur Është Shpirti Juaj?

TEST PSIKIK: A Mund ta Gjejmë sa i Plakur Është Shpirti Juaj?

Çdokush nga ne e ka pasur një ndjenjë të çuditshme, duke pritur kalimin e moshës tek vetja, apo moshën e shkuar të dikujt tjetër. Vitet kalojnë e disa ndihen shumë të rinj, pavarësisht kohës që kalon, dhe jetojnë sikur të ishin thuajse 20 vite më të rinj sesa mosha e tyre reale.
Të ndërgjegjshëm ose jo… kjo moshë mendore, subjektive, mund të jetohet në format më të bukura. Por ndodh të shndërrohet në një të metë, nëse ne refuzojmë të përfitojmë nga mësimet e jetës. Ky test do ju ndihmojë të përcaktoni moshën tuaj të brendshme. Duke parë se në cilën epokë të jetës e projektoni veten. Testi mund t’ju ndihmojë të kuptoni kufirin që ekziston midis moshës suaj biologjike dhe moshës suaj të brendshme. Konstatoni në çfarë niveli jeni rritur… ose jo! 
Përgjigjuni këtyre pyetjeve me natyrshmërinë e një fëmije dhe vlerësojini këshillat me pjekurinë e një të rrituri!



Saturday, May 19, 2018

TEST PSIKOLOGJIK: Jeni Ju Një Psikolog/e i/e Vërtetë?

TEST PSIKOLOGJIK: Jeni Ju Një Psikolog/e i/e Vërtetë?

Mendoni se keni aftësi psikologjike? Atëherë ja disa këshilla për tu bërë një psikolog/e i/e mirë:

SE PARI, lidhur me pergatitjen akademike, do te sygjeroja te ishe i pergatitur per karrieren tende te mundeshme ne psikologji permes disa lendeve baze te gjimnazit si: kimia, biologjia, fizika, dhe matematika – dhe, natyrisht, psikologjia, nese shkolla jote e ofron. Lendet shkencore te ndihmojne te mendosh me llogjike, dhe gjithashtu te formojne konceptin se si bota “fizike” funksionon. Per me teper, biologjia dhe kimia te pergatisin per studimet e mevonshme te analizimit te trurit nga ana biologjike. Matematika te meson mendimin analitik, dhe te pergatit per lendet statistikore te cilat jane shume te nevojshme per te kuptuar te gjitha studimet dhe kerkimet qe behen ne psikologji.

SE DYTI, per te qene nje profesionist i mire i shendetit mendor, ti duhet te zhvillosh nje interes te hershem mbi ate çfare motivon njerezit; lendet humane si historia, letersia apo edhe njohurite fetare do te ishin nje ndihmese e mire. Gjithashtu do te duhet te jesh shume i afte nga ana gjuhesore. Duhet te zhvillosh nje gjuhesim gramatikor perfekt si dhe te kultivosh mendimin analitik. Nese ti e njeh veten si njeri ambicioz, une do te keshilloja te filloje leximin e Sigmund Freud “Psikologjia e Jetes se Perditeshme”, nje liber i vogel por shume klasik.

SE TRETI, mundohu te kesh nota sa me te mira; ti do te perballesh me shume student te tjere te cilet kane nje interes te ngjashem me ty per psikologjine. Kete sezon shkollor, ne Fakultetin e Shkencave Sociale kishte vetem 100 kuota per Degen e Psikologjise. Notat e mira ne Gjimnaz do te jene nje ndihme e madhe per pranimin tend ne Universitet. Nese notat e tua nuk jane aq te mira, ti sidoqofte mund te provosh ne Universitetet private te cilat ofrojne kete lende. Megjithate me mund e disipline une jam e bindur se ti mund t’ia dalesh qe te kesh rrezultate te mira ne shkolle.


Si mund te kesh rrezultate te mira? Ja disa keshilla brenda keshillave: Nga ana veprimore; merr seriozisht lendet te cilat duhet te mesosh, kushtoi shume vemendje shpjegimit ne klase, dhe ploteso detyrat e lena nga mesuesit. Nga ana psikologjike; DESHIRO te marresh nota te mira me shume se ç’deshiron gjithçka tjeter. Me shume se festat me shoqerine, me shume se lojrat, me shume se njohja me ndonje vajze simpatike etj. Pike. E ardhmja jote varet ketu.

SE KATERTI, te sygjeroj te takosh ndonje psikolog/e qe ushtron profesionin. Mundohu te sigurosh nje takim dhe kerkoi ta shoqerosh gjate dites se punes per te kuptuar me mire si funksionon ky profesion. Vetem permes kontaktit direkt ti do te arrish te realizosh veshtiresite dhe kenaqesite qe te ofron psikologjia.

SE PESTI, fillo qe tani te mendosh per Universitetin te cilit do ti besosh te ardhmen tende. Shiko lendet qe ofrojne, pedadoget te cilet japing mesim, mbidh te dhena permes miqve e familjareve lidhur me rreptesine e korrektesine e çdo Universiteti dhe gjithashtu nuk mund te mungoje informacioni mbi tarifat e regjistrimit dhe ndjekjes se kurseve.

Tani le të shohim sa vleni vërtetë përmes këtij testi. Për të filluar testin klikoni LUAJ TANI më poshtë:



Friday, May 18, 2018

TEST PSIKIK: Ne Mund ta Gjejmë Numrin që po Mendoni TANI!

TEST PSIKIK: Ne Mund ta Gjejmë Numrin që po Mendoni TANI!

Bota jonë është një vend i mahnitshëm. Është përplot sekrete, mistere dhe gjëra të papritura që presin të zbulohen. Ndoshta tashmë e keni kuptuar se në botë ekziston pak magji. Por nëse nuk e keni kuptuar, ne në 1Fakt ju ftojmë brenda botës së magjistarëve.

Për të filluar testin klikoni LUAJ TANI  më poshtë:



Thursday, May 17, 2018

TEST PSIKIK: Çfarë Zbulojnë Gjestet për Personin Përball Jush?

TEST PSIKIK: Çfarë Zbulojnë Gjestet për Personin Përball Jush?

Trupi ynë flet shumë; mjafton që të interpretohen gjestet dhe mund të kuptojmë mirë atë cfarë kërkon të thotë bashkëbiseduesi ynë. Me anë të gjuhës së trupit mund të merren mesazhet e duhura.

Por sa të zot jeni ju të lexoni gjestet e personit që keni përball? Zbuloni aftësitë tuaja duke bërë këtë test më poshtë:



Wednesday, May 16, 2018

TEST: Nëse Mund ta Lexoni Këtë do të Bëheni Milioner!

TEST: Nëse Mund ta Lexoni Këtë do të Bëheni Milioner!

Zbulojeni nëse jeni një milioner potencial përmes këtij testi argëtues. Më poshtë do të shfaqen disa tekste të koduara. Mundohuni ti zbuloni këto tekste duke dhënë përgjigjen e duhur. Vini në mendje trurin tuaj duke treguar aftësitë tuaja për të zbuluar, memorizuar dhe mbi të gjitha për ti shkuar deri në fund vështirësive më të mëdhaja.

Për të filluar testin klikoni LUAJ TANI më poshtë:



Mos harroni të lini një koment me rezultatin tuaj dhe të shpërndani këtë test tek miq e të dashur për ti vënë në provë!

Tuesday, May 15, 2018

18 Foto që do ju Marrin Mendt e Kokës!

18 Foto që do ju Bëjnë Lëmsh! Cila ju Ngatërron më Shumë?

Iluzionet optike janë imazhe vizualisht të përsosura, që deformojnë realitetin. 

Me fjalë të tjera, ato janë mashtrim i syrit. Disa iluzione optike mbesin të pashpjeguara për vite të tëra, përderisa të tjerat zbulohen shpejtë nëse i shikon me vëmendje. Cila nga iluzionet e mëposhtme ju ngatërron më shumë? Votoni seicilën foto më vete!



Monday, May 14, 2018

10 Mënyra për të "FLLIQ" Veten në Sitet e Njohjeve Online

10 Mënyra për të "Djegur" Veten në Sitet e Njohjeve Online, Sipas Votimit Tuaj

Të gjithë kemi provuar site të ndryshme të njohjves online apo aplikacione të ngjashme. MBLESERI.com, siti më i madh i njohjeve online në gjuhën shqipe, pyeti me qindra anëtarë se cilat veprime online të anëtarëve të tjerë ata urrenin më shumë. Përgjigjet e anëtareve dhe anëtarëve të MBLESERI.com i keni të regjistruara më poshtë në formë votimi. 

Mbani shënime se cfarë NUK duhet të bëni kur regjistroheni në MBLESERI.com dhe mos harroni të votoni edhe ju atë që mund t'ju bezdisë më shumë nëse do provonit të njihnit dashurinë e jetës tuaj online.



Sunday, May 13, 2018

TEST: Zgjidh Një Çelës dhe Zbulo Çfarë Tregon për Ty

TEST: Zgjidh Një Çelës dhe Zbulo Çfarë Tregon për Ty

Brightside ju fton për të bërë këtë test personalitetit argëtues, dhe edhe pse nuk ka bazë shkencore, patjetër që do ju habisë me rezultatet e tij. Gjithcka ju duhet të bëni është të zgjidhni një çelës. Kjo është e gjitha në lidhje me nën-ndërgjegjësinë tuaj, dhe, çuditërisht mjafton që çelësi të përshkruajë personalitetin tuaj. Shikoni afër në imazhet më poshtë dhe zgjidhni çelësin që do të hapë këtë kuti të vjetër. Është e rëndësishme që ju të zgjidhni vetëm një nga çelësat. Pastaj rrotulloni kartën me imazhin e kyçit që ju keni zgjedhur dhe të zbuloni veten tuaj të vërtetë.



Saturday, May 12, 2018

TEST NJOHURISH: A Mund të Fitoni 1 Milionë Dollarë?

TEST NJOHURISH: A Mund të Fitoni 1 Milionë Dollarë?

A mund të gjeni me saktësi të gjitha këto pyetje të realizuara në programin e njohur "Kush do të bëhet milioner"? Nëse ju do ti përgjigjeni saktë të gjitha pyetjeve atëherë ju vërtetë vleni 1 milion!

Për të filluar testin klikoni LUAJ TANI më poshtë. Me veten tuaj ju mund të përdorni edhe ndihmat që ofron loja e famshme e milionerit por ruani pastërtinë e testit me ndërgjegjien tuaj!


Friday, May 11, 2018

TEST MEMORJE: Sa i Besoni Kujtesës Tuaj?

TEST MEMORJE: Sa i Besoni Kujtesës Tuaj?

Nëse hasni vështirësi me kujtesën tuaj, mos u shqetësoni! Ju keni nevojë të ushtroheni si më poshtë, për ta përmirësuar atë…

Kujtesa është një e mirë e çmueshme, e cila duhet kultivuar. Atëherë si duhet ta përmirësoni atë? Është shumë e rëndësishme ta mbani gjithmonë në punë. Gjërat kur ndodhin nuk harrohen asnjëherë, por lehtësia për t’i kujtuar varet nga vëmendja që i kemi kushtuar.

Vlerat e vëzhgimit

Të dish të vëzhgosh me kujdes është hapi i parë për të pasur një kujtesë të mirë. Gjithashtu ju mund të rrisni efikasitetin e kujtesës suaj me një seri ushtrimesh të thjeshta që ndihmojnë në konsolidimin e informacionit të ri dhe në ruajtjen e tij në kujtesën afatgjatë.

Kujtesa afatshkurtër

Merrni një fletë letre dhe me të formoni 10 drejtkëndësha, më pas vendosini në dy kolona për t’i ngjyrosur me ngjyra të ndryshme. Duke filluar nga maja, përqendrohuni në secilën palë të ngjyrave për rreth 10 sekonda. Mbulojeni kolonën e parë në të majtë, dhe duke shqyrtuar në të njëjtën kohë kolonën e djathtë, përpiquni të kujtoni ngjyrën korresponduese. Përsëriteni këtë test pas gjysmë ore. Pasi e keni ndjekur disa herë, duhet të jeni në gjendje të kujtoni të gjitha ngjyrat e radhëve.

Kujtesa afatgjatë


Ideja bazë është që të kombinohet materiali, i cili mbahet mend me një material më të njohur, ose të organizohet në një njësi më të madhe sesa ajo që kemi. Nëse keni një kujtesë më shumë vizuale, ju mund të përdorni asosacione vizive. Një ushtrim tjetër konsiston te vëzhgimi, për pak minuta, i dy dizajnove në dukje të ngjashme dhe më pas t’i mbuloni. Në këtë këndvështrim, ju duhet të listoni numrin e pjesëve që mungojnë.

Për atë që ka një kujtesë të pamjaftueshme

Zgjidhni një libër dhe filloni të mësoni përmendësh rreshtat e parë. Ditën tjetër i rilexoni dhe i përsërisni këto rreshta, më pas mësoni të tjerë dhe përsëritini të gjithë. Ditën e tretë shtoni një rresht të ri dhe kështu me radhë për një muaj duke mësuar dhe duke shtuar rreshta të rinj dhe më pas përsëriteni çdo gjë nga fillimi. Pas një muaji, është momenti që ju mund të mësoni çdo ditë një numër të rreshtave dyfish se më parë. Lodhja nuk do të jetë e dyfishtë, por do të jetë e njëjtë. Kur të arrini në një fazë të tillë do të kuptoni se memoria juaj ka rifilluar të funksionojë rregullisht.

Fjetja dhe kujtesa

Hulumtimet në kohët e fundit kanë treguar se gjumi është i domosdoshëm për funksionimin e mirë të trurit. Mungesa e gjumit dëmton aftësinë e përqendrimit dhe kujtesën gjatë tërë ditës. Rol të rëndësishëm po ashtu luan faza e gjumit. Një hulumtim ka treguar se personat të cilët nuk e kalojnë fazën REM të gjumit kanë probleme me kujtesën.

Në gjumë të gjitha memoriet ruhen. Hipokampusi luan rol të rëndësishëm te ruajtja e të gjitha informatave. Gjumi lehtëson dhe përmirëson aftësinë njerëzore për t’i kujtuar të gjithë informatat, siç janë faktet dhe ndodhitë. Gjithsesi, hulumtimet shtesë janë të nevojshme për t’u përcaktuar lidhja e saktë e gjumit dhe kujtesës. Por shkencëtarët pajtohen që gjumi kualitativ është i domosdoshëm për funksionimin e trurit. Sasia e nevojshme e gjumit dallon nga personi në person, por kryesisht është prej shtatë deri nëntë orë çdo natë. Nëse keni probleme me gjumin, ka disa hapa që do t’ju ndihmojnë:

– Shkoni në shtrat përafërsisht çdo ditë në të njëjtën kohë;

– Dhoma juaj e gjumit le të jetë e qetë;

– Ndiqni rutinën e njëjtë çdo natë para gjumit;

– Dhomën e gjumit përdoreni vetëm për gjumë ose marrëdhënie seksuale;

– Para gjumit vizualizoni imazhe të këndshme që ju çlodhin;

Tani është momenti për të kuptuar nivelin tuaj të memorjes dhe për rrjedhojë edhe masat e mësipërme që duhet të ndërrmerni. Realizoni testin e mëposhtëm TANI!


Thursday, May 10, 2018

KUIZ: A Mund ta Gjeni Gabimin në Këto Foto për 5 Sekonda?

KUIZ: A Mund ta Gjeni Gabimin në Këto Foto për 5 Sekonda?

Aftësia për t’u përqendruar dhe kujtesa mund të përmirësohen duke mbajtur një qëndrim “aktiv”. Kemi të bëjmë me rritjen e asaj që psikologët e quajnë “vëmendje selektive”, e cila lidhet ngushtësisht me përfshirjen e shqisave përmes të cilave marrim mesazhin. Çka do të thotë: t’u kushtojmë vëmendje më të madhe karakteristikave pamore, dëgjimore, të shijes, të nuhatjes apo të prekjes.

Le të shohim sa të vëmendshëm jeni ju në këto momente dhe sa të aftë jeni të zgjoni shqisat tuaj për të deshifruar pamjet e mëposhtme në pak momente:


Rechercher sur ce blogue

Powered by Blogger.

Pages