Regjistrohu tani FALAS. Kliko "Sign up now".

Monday, March 26, 2018

TEST PSIKOLOGJIK: Zbulo Tani Sa i/e Suksesshme Je Si Person!

TEST PSIKOLOGJIK: Zbulo Tani Sa i/e Suksesshme Je Si Person!

Ndonjëherë ne besojmë se njerëzit që kanë arritur gjëra të mëdha në jetë kanë lindur nën një yll me fat, por gjatë gjithë historisë ne mund të shohim se suksesi është thjesht rezultat i këmbënguljes dhe dështimit.

Sot, ne në 1Fakt do të ndajmë me ju një listë të 10 njerëzve të suksesshëm që do iu frymëzojnë për të besuar në veten tuaj, edhe në qoftë se ju do të dështoni.

Walt Disney

Walt Disney u pushua nga një gazetë për faktin”se nuk ishte mjaft kreativ”, ka humbur të drejtat për karakterin e tij të parë, “Oswald Lepuri me Fat” dhe çoi biznesin e tij të parë në falimentim. Kur Disney filloi të mendojë për të bërë një film të plotë të animuar, pothuajse askush tjetër nuk mendoi se kjo ishte një ide e mirë. Ai madje hipotekoi shtëpinë e tij për të marrë një kredi që të përfundonte “Borëbardha dhe shtatë xhuxhat” për shkak se ai ngeli pa para. Kur filmi më në fund u realizua, u vlerësua shumë nga kritikët dhe solli 8 milionë $, duke e bërë atë filmin më të suksesshëm deri në atë moment.

Mary Kay Ash


Pas punës për 25 vjet për të njëjtën kompani, Mary Kay bëri një zgjedhje për të dhënë dorëheqjen për shkak se kompania nuk pranoi idetë e saj. Pas daljes në pension, ajo vendosi të shkruante një libër për të ndihmuar gratë në biznes. Libri u shndërrua në një plan të përsosur të biznesit dhe Mary Kay themeloi kompaninë kozmetike e njohur botërisht që mban emrin e saj.

Thomas Alva Edison

Edison është shembulli më i mirë se sa i rëndësishëm është vetëbesimi dhe këmbëngulja. Ai dështoi me mijëra herë të shpikë një llambë komercialisht të qëndrueshme elektrike, por për të dështimi ishte vetëm një hap tjetër në rrugën drejt suksesit: “Unë nuk kam dështuar. Vetëm se kam gjetur 9.999 mënyra që nuk funksionojnë.” Përfundimisht, Edison prodhoi një llambë që mund të shkëlqejë për më shumë se 1500 orë.

Michelle Obama

Michelle Obama është një grua e palodhur që kurrë nuk është ndikuar nga mendimet e të tjerëve. Kur ajo ishte e re, njerëzit nuk e shihnin atë si asgjë më shumë se një grua e një njeriu të klasës më të ulët ku ajo përkiste. Me të hyrë në Princeton dhe Harvard, ka pasur mjaft njerëz, të cilët besonin në aftësitë e saj. Vazhdimisht e kritikuar, ajo vendosi që të jetë gjithmonë e vërtetë për veten dhe për të ndjekur thirrjen e saj: të ndihmojë të bëjë një vend më të mirë.

Steve Jobs

Në vitin 1985, Steve Jobs u shkarkua nga kompania e tij (të cilën ai e krijoi me shokët e tij), sepse ai u konsiderua “i pakontrollueshëm” dhe projektet e tij – të paqëndrueshme. Steve u kthye në vitin 1996, kur Apple, e cila ishte në prag të falimentimit, vendosi të blejë kompaninë e re të vogël që kishte krijuar. Që atëherë, Apple u bë shumë e suksesshme përsëri.

Howard Schultz

Falë këmbënguljes së Howard, sot ne mund të gëzojmë kafen e shijshme Starbucks ndërsa punojmë në kompjuterat tanë. Ishte shumë e vështirë për Schultz që të bindte investitorët për t’i shkruar atij një çek. Ideja e tij u hodh poshtë 214 herë para se ai të gjente dikë që besoi në të.

The Beatles

Kuarteti më i famshëm në botë u refuzua nga shumë kompani regjistrimi në fillim të karrierës së tyre. Më 1 janar, 1962, The Beatles erdhi në Londër dhe regjistroi 15 këngë në Decca Records. Por Decca refuzoi grupin, duke bërë një nga gabimet më të mëdha në historinë e industrisë së muzikës.

Milton Hershey

Milton Hershey ka punuar në një fabrikë karamelesh në një moshë shumë të re. Në 1876, në moshën 18 vjeç, ai hapi dyqanin e tij të parë të karameleve, por ai nuk pati sukses. Pra, Milton vendosi që të punojë për një tjetër fabrikë karamelesh, ku ai mësoi shumë më tepër seç dinte. Në vitin 1883, Hershey hapi një dyqan karamelesh, e cila shumë shpejt u bë një sukses. Dhjetë vjet më vonë ai mori një rrezik dhe shiti biznesin e tij për të filluar të famshmen Chocolate Company Hershey.

Stephen King

Ky shkrimtar i njohur amerikan filloi karrierën e tij me një roman që është refuzuar 30 herë, kështu që ai vendosi për t’a hedhur atë në plehra. Gruaja e tij e mori dorëshkrimin nga plehrat dhe e bindi atë për të përfunduar romanin. Së fundi, Carrie u pranua nga një shtëpi botuese.

Librat e Stephen King janë shitur në më shumë se 350 milionë kopje, shumë prej të cilave (të tilla si “It and The Green Mile“) janë bërë edhe filma.

Soichiro Honda

I lindur në vitin 1906 në Japoni, ai kaloi fëmijërinë e tij të hershme duke ndihmuar babain e tij në dyqanin e tyre të biçikletave. Në moshën 18, Soichiro ndërtoi një makinë gare; ai filloi biznesin e tij të riparimit të automjeteve në moshën 22; ai më vonë themeloi kompaninë “Tokai Seiki“.

Megjithatë, gjatë Luftës së Dytë Botërore, fabrika e tij u shkatërrua nga një sulm bombardues. Honda vendosi mos e rikonstruktonte fabrikën dhe kaloi një vit duke prodhuar alkool në kopshtin e tij, deri sa një ditë ai vendosi për të përdorur një gjenerator radio për t’i ardhur në ndihmë biçikletës së gruas së tij. Dy vjet më vonë, Soichiro Honda filloi prodhimin e një biçiklete të plotë të motorizuar, “A-Type“, shpikjen e parë të Honda Motor Company.

Tani bëni testin tonë dhe zbuloni nëse ju keni aftësi të mjaftueshme për tu bërë një King, Beatles apo Jobs i/e re:



TEST: A Mund të Plotësoni 9 Thëniet e Famshme?

TEST: A Mund të Plotësoni 9 Thëniet e Famshme?

Teknologjia ka ndikuar negativisht në raportin e njeriut me librin. Shumë njerëz kanë harruar se si është të kalosh kohë duke lexuar një libër, e bashkë me të edhe ndjesinë që ta shkaktojnë librat. Studimet kanë ofruar disa nga të mirat që vijnë si rezultat i të lexuarit. Leximi përveç aktivizimit mendor, libri ju ndihmon edhe për largimin e stresit.

Ja disa nga efektet pozitive të të lexuarit:

Leximi mund t’ju çlodhë dhe t’ju qetësojë

Nuk ka rëndësi se cilin libër zgjidhni, por kur lexoni jeni larg nga shqetësimet tuaja të përditshme dhe stresi

Libri ndihmon që mendja juaj të mbetet e “kthjellët”

Aktivitetet ditore të trurit, të tilla si leximi dhe shkrimi, nga fëmijëria deri në moshën e rritur, në masë të madhe janë meritë për mirëqenien e trurit në pleqëri.

Leximi për gjumë më të mirë

Forcimi i ndjeshmërisë.

Tani le të shohim sa të aftë jeni ju të plotësoni lëto fraza të famshme nga të gjitha fushat e shkrimit. Në fund do të merrni një këshillë miqësore nga ana jonë. Zbuloje atë më poshtë:


Friday, March 23, 2018

TEST SHENDETI: A Po Flini Mjaftueshëm?

TEST SHENDETI: A Po Flini Mjaftueshëm?

Në kohën kur shoqëria njerëzore po zhvillohet me hapa gjigantë, në të njëjtën kohë njeriu është duke ia ‘vjedhur’ vetes me dhjetëra orë gjumë. Në fakt, ne nuk e dimë rëndësinë e vërtetë të gjumit.

Gjumi ndikon drejtpërsëdrejti në sistemin endokrin dhe metabolizmin, që ndikojnë direkt në gjenerimin e hormoneve dhe rigjenerimin e energjisë. Gjumi gjithashtu ka rëndësi për rritjen e qelizave, rëndësia e të cilave është e pamohueshme.

Gjumi ka efekt direkt në funksionimin e rregullt të trurit, në aftësinë e përqendrimit dhe të ruajtjes së memories. Na bën më elastik kur kemi të bëjmë me vendimmarrjen dhe gjykimin. Gjumi gjithashtu rrit aftësitë motorike dhe reaksionin. 
Kuriozitet: Amerikanët 100 vite më parë kanë fjetur 20% më shumë se amerikanët e sotshëm.

Aktualisht po zhvillohen një numër eksperimentesh për ndikimin e pagjumësisë në sëmundjet si diabeti, hipertensioni, obeziteti dhe depresioni.

A e dini se pagjumësia rrezikon jetën tuaj? Po, nëse flini në prani të njerëzve që gërhasin atëherë mund të fitoni sëmundjen e quajtur ‘apnea e gjumit’ që është fatale për organizmin e njeriut. Kjo nuk është e tëra. Pagjumësia mund të shoqërohet me lodhje të madhe, ecjen në gjumë dhe të folurit në gjumë.

Por, sa duhet të flemë për të qenë të shëndetshëm? Njeriu në gjumë dhe për një gjumë sa më të shëndetshëm duhet të kalojë katër cikle të cilat janë përafërsisht nga dy orë dhe më pas është faza e çlodhjes në gjumë. Gjithsej, njeriut të rritur i duhen tetë orë gjumë të pastër për të mbajtur organizmin të shëndetshëm. 
Tani le të shohim nivelin tuaj të gjumit! Sa të shëndetshëm jeni ju nga gjumi?



Thursday, March 22, 2018

PSIKO TEST: Sa Jeni të Ndjeshëm dhe a Lëndoheni Lehtë?

Psiko - Test: Sa Jeni të Ndjeshëm dhe a Lëndoheni Lehtë?

Sipas studimeve te psikologes Elaine Aron personat shume te ndjeshem jane rreth 15-20 % te popullsise boterore. Pjesa me e madhe e tyre nuk e dine dhe nuk arrijne te gjejne nje shpjegim te vertete per menyren se si e perceptojne boten. Ata e kuptojnë se ata kanë një vizion më të detajuar në lidhje me detaje të caktuara, mbi te gjitha në ndërveprimet shoqërore,por nuk e dine perse. Shume prej tyre madje vuajnë nga gjendja e hiperstimulimit emocional në të cilin jetojnë, ndihen shpesh te shqetesuar pa arsye pa arsye, por pa treguar asnje simptome ekstreme nuk bejne pjese ne asnje diagnoze psikologjike.

Jetojne nje jete shume intensive, si ne te mire si ne te keq.

Personat shume te ndjeshem shqetesohen shume lehte, jane shpesh te stresuar, i vuajne stimulimet intensive (muzika e larte, aromat e forta, imazhe shume te forta…), jane ekstremisht perceptive si në lidhje me stimulimet fizike ashtu edhe kundrejt atyre mendore. Per kete arsye kërkojnë qetësi dhe shpesh luftojnë për të mbajtur ekuilibrin në jetën e tyre.

Te kuptosh qe i perket ketij grupi mund te te ndihmoje shume. Mund te vendosesh te vesh ne veprim disa strategji te vogla per te permiresuar perditshmerine.

#1 Te fjeturit shume.

Mungesa e gjumit eshte nje nga armiqte kryesore te njerezve te ndjeshem. Atyre ju duhet akoma me shume energji te procesojne ne krahasim me njerezit e tjere. E vetmja menyre per te grumbulluar energjite e nevojshme per te perballuar kerkesat e se perditshmes eshte pikerisht te fjeturit me shume se 7 ore naten.

#2 Te hash ne menyre te rregullt dhe te shendetshme.

Te ngrenit keq dhe me orare te c’rregullta mund te jete shkaterrues per personat shume te ndjeshem. Pikerisht si gjumi, nje ushqyerje korrekte eshte e domosdoshme per te pasur energjite e nevojshme per te perballuar perditshmerine. Nese ben pjese ne kete grup personash trupi yt funksionon mire. Nese funskionon mire ndjeshmeria jote behet nje virtut, nje marsh me shume. Perndryshe kthehet vetem ne nje barre.

#3 Merr pak kohe per te shijuar vetmine.

Asgje nuk i karrikon me mire baterite e njerezve shume te ndjeshem me shume sesa heshtja. Ne heshtje, stimujt reduktohen ne minimum dhe kerkesa per vemendje e percjelle nga bota perreth behet me e durueshme. Mjaftojne pak minuta per te karikuar mendjen e lodhur.

#4 Gjej nje vend ku mund te clodhesh.

Me termin “te clodhesh” nuk kanë në plan të flene ose të bëjne një sy gjumë. Per personat shume te ndjeshem te clodhesh do te thote te largosh presionet e jashtme dhe te besh te rrjedhin serish energjite brenda trupit te vet. Normalisht ambienti rrethues iu thith shume energji personave te ndjeshem, energjia nuk eshte e pafundme dhe ata perfundojne duke e ezauruar. Nje park, nje dhome bosh, nje biblioteke, por edhe nje librari ose nje dyqan disqesh. Vetem ti e di ku ndjehesh mire dhe ku percepton qe trupi yt perforcohet. Dalloje kete vend dhe perdore kur ke nevoje te marresh veten.

#5 Mos i bej gjerat ne fund.

Truri i njerezve te ndjeshem analizon nje shumice skenaresh hipotetike me lart se mesatarja. Kjo mund te kerkoje shume kohe. T’i kesh minutat e numeruara per te cuar deri ne fund dicka eshte nje luks qe nuk mund t’ia lejosh vetes pa influencuar kjo negativisht ne performance tende.

#6 Kufizo kafeinen.

Shpesh keta persona duhet te bashkejetojne me acarimin e tyre. Kafeina ose substanca te tjera stimuluese nuk keshillohen pikerisht sepse shumezojne efektet e veta psikotrope me acarimin natyror qe ekziston tek personat e ndjeshem.

#7 Ndricim i bute.

Ashtu si per zhurmat, ekziston e njejta logjike edhe per dritat. Me mire nje ndricim i ulet.

#8 Perpiqu t’i besh gjerat larg orarit te masave.

Per te jetuar mire, ajo qe duhet bere eshte te mos frekunetosh vendet qe kane shume njerez. Sigurisht kur kjo ndodh jashte se perditshmes nuk eshte problem. Ndonjehere nuk i ben keq askujt. Por te shkosh te besh pazar cdo dite ne nje supermarket plot me njerez ne te ardhmen mund te behet e lodhshme. Perpiqu t’i besh gjerat larg orarit te masave. Te gjithe shkojne te bejne pazar ne dakrke? Ti zgjohu pak me shpejt dhe shko beje ne mengjes kur supermarketi eshte akoma bosh.

Por a jeni ju vërtetë shumë të ndjeshëm? Përmes këtij testi ju ndihmojmë të zbuloni se çfarë fshihet në ju, sa jeni të komplikuar dhe a keni prirje t’i lëndoni të tjerët…



E GJETËM? LINI NJË KOMENT OSE SHPERNDANI KETE TEST NE FACEBOOK!

Test Psikologjike - A Mund Ta Gjejmë Me Pak Pyetje Sa Të Turpshëm Jeni?

Test Psikologjike - E Gjejmë Dot Me Pak Pyetje Sa Të Turpshëm Jeni?

Turpi nuk duhet karakterizuar si një virtyt; sepse ai më shumë i ngjan një pasioni sesa një gjendjeje karakteri. Sido që të jetë, turpi definohet si një lloj frike nga çnderimi dhe prodhon një efekt që është i ngjashëm me frikën nga rreziku; njerëzit që ndjehen të turpëruar skuqen, kurse ata që i frikësohen vdekjes zverdhen. Së këndejmi, që të dyja, si frika nga çnderimi si ajo nga ndonjë rrezik i madh, ngjajnë më shumë si gjendje trupore, gjë që është karakteristikë definuese e pasionit, sesa si gjendje karakteri.

Pasioni nuk i ka hije çdo moshe; ai i shkon vetëm rinisë. Ne mendojmë se të rinjtë duhet të kenë turp ngaqë ata jetojnë me pasion dhe kjo i shtyn drejt gabimeve të shumta, prej të cilave mund t’i përmbajë ndjenja e turpit. Dhe ne jemi të prirur të lavdërojmë të rinjtë që janë të prirur ndaj këtij pasioni (lexo: turpit), por asnjëri nga ne nuk do të lavdëronte një njeri më të moshuar për faktin se po tregon prirje për t’u turpëruar, dhe kjo ngaqë ne mendojmë se një njeri i pjekur nuk do të duhej të bënte diçka që do ta bënte të nevojshme ndjenjën e turpit. Ndjenja e turpit nuk është as karakteristikë e një njeriu të mirë, për shkak se vjen si rezultat i veprimeve të këqija (të cilat veprime nuk duhet të kryhen; fakti se disa veprime janë të turpshme nga pikëvështrimi universal i çdo të vërtete, kurse disa të tjera vetëm nga pikëvështrimi i opinionit publik, nuk bën asnjë ndryshim; kjo për shkak se asnjëra klasë e veprimeve nuk duhet bërë, ashtu që të mos ndjehet asnjë lloj turpi); aftësia për veprime të turpshme është veçori dalluese e njeriut të lig. Të jesh i formuar në atë mënyrë që të jesh i aftë të turpërohesh kur kryen një veprim të lig, dhe të mendosh që kjo të bën një njeri të mirë, është thjesht absurde; kjo për shkak se turpi është diçka që ndjehet për veprime të vullnetshme, kurse njeriu i mirë nuk kryen asnjëherë veprime të këqija në mënyrë të vullnetshme. Megjithatë, mund të thuhet se turpi është një gjë e mirë vetëm kushtimisht; nëse një njeri i mirë kryen veprime të këqija, ai do të ndjehet i turpëruar; por virtytet nuk janë subjekt i një kualifikimi të këtillë. Dhe nëse paturpësia—të mosturpëruarit nga veprime të ulëta—është e keqe, kjo megjithatë nuk e bën të turpëruarit për veprime të tilla një gjë të mirë. Vetëpërmbajtja, gjithashtu, nuk është virtyt, por një lloj gjendjeje e përzier; kjo do të tregohet më vonë. Por le t’i kthehemi tani diskutimit të drejtësisë.

Tani përmes këtij testi ju ndihmojmë të zbuloni se sa ndikon ndroja dhe turpi në jetën tuaj…


 A E GJETEM? MOS HARRONI TE SHPERNDANI KETE TEST TEK MIQTE TUAJ!

Wednesday, March 21, 2018

TEST: Çfarë Konsiderohet Tradhti?

SONDAZH: Kush Konsiderohet Tradhti

Edhe pse puthja për disa persona konsiderohet si akt i pamoralshëm, nëse ndodh ndërmjet dy personave të cilët nuk janë të lidhur, për disa të tjerë është krejt normale; ta zëmë për kulturat perëndimore, ku një shoqe mund ta puth shokun e saj në buzë kur përshëndeten, puthjet ndërmjet femrave dhe homoseksualëve, të cilët i lidhë vetëm shoqëria, apo edhe një puthje ndërmjet një ish-çifti.

Mirëpo, natyrisht kjo është krejtësisht individuale, dhe se si pranohet nga partneri është përsëri krejtësisht diçka tjetër. Unë besoj, më shumë në një teori tjetër, që qarkullon nëpër botën moderne: pyetja adekuate është 
“Çfarë konsiderohet tradhti?”, dhe jo “A është kjo apo ajo, tradhti?”.

E në atë se çfarë konsiderohet tradhti, hyjnë shumë gjëra; pak ditë më parë në një ueb faqe, hasa në një thënie shumë interesante, “tradhti nuk është vetëm kontakti fizik, tradhti është edhe kur shkruhesh me dikë me mesazhe, dhe nuk dëshiron që partnerja/partneri ta shohin atë bashkëbisedim”.
Interesante!!! 

Nga ky konstatim, kthehemi përsëri tek ajo që e thash më herët, pra kjo është çështje personale, dhe varet se si një person e koncepton tradhtinë.

A është kjo apo ajo tradhti?

Në fjalorin e OXFORD-it, folja tradhtuar do të thotë: një akt i pamoralshëm, i bërë për përfitime; ose pabesi seksuale. E në kontekst, ne më shumë e dëgjojmë si kjo e dyta, fjalën tradhti.

Unë i kam bindjet e mia lidhur me tradhtinë. Përderisa shumë femra pornografinë e konsiderojnë si tradhti dhe meshkujt nëse të partnerja shikon porno, gjithashtu e konsiderojnë tradhti, unë e besoj të kundërtën. Flirtimi gjithashtu nga një pjesë e konsiderueshme e njerëzve merret si tradhti, mirëpo unë besoj se tradhti është pjesa që pasohet nga flirtimi – tek e fundit, nuk është se ia heq copë femrës ose mashkullit, një e mbyllur e syrit, një puthje e dërguar nga distanca, apo edhe një prekje e shkëmbyer në kalim e sipër.

Të gjitha këto i përmenda për të ardhur tek ky përfundim; ekzistojnë dy lloj tradhtish – tradhtia fizike dhe tradhtia emocionale. 

Asnjë nga këto të lartpërmendurat nuk janë emocionale, vetëm në rastet e fetisheve apo çrregullimeve të ndryshme psikologjike, në rastin e pornografisë, ku ka individë që kënaqësi të vetme përjetojnë, duke i shikuar të tjerët gjatë një akti seksual, dhe jo të jenë të involvuar në to vetë; apo edhe rasti me “përgjuesit”, të cilët konsiderohen një lloj maniakësh seksual, ku nga kjo gjendje mund të kalojnë në faza më të rënda. Mirëpo, tradhtia fizike, quhet tradhti, dhe jo vetëm. Në fakt, ka të atillë (ndoshta shumë) që e konsiderojnë si punë prishës në një lidhje.

Tradhtia fizike dhe tradhtia emocionale


Tradhti emocionale konsiderohet, të dashuruarit në një person tjetër, gjatë kohës që jeni në një lidhje tjetër; mbajtja e një lidhje sekrete me një person, gjatë kohës që jeni në lidhje me dikë tjetër; dhe disa tjera veti të kësaj natyre – pra gjithmonë, ku ndjenjat janë të përfshira. E ky lloj i tradhtisë është i rrezikshmi, dhe të cilit të gjithë i druhemi, pasi që mund të përfundojë një histori dashurie, sepse personi i tretë është prezent në atë çift. Eh personi i tretë është tek, dhe na sjellë tek të mbeturit “tek”!!!

Ndërsa, tradhtia fizike konsiderohen: mesazhet seksuale, flirtimi, puthja, prekjet, mirëpo edhe kryerja e një akti seksual me qëllim tjetër; për përfitime apo edhe në gjendje të dehur, ku nuk është më emocionale. Edhe pse ka shumë teori që pohojnë, që të dehurit bëjnë atë që duan ta bëjnë kur janë esëll, unë besoj se tradhtia në gjendje të dehur, është vetëm kënaqësi momentale. Por, diçka që nuk duhet anashkaluar janë pasojat, që mund t’i ketë tradhtia fizike – pasi që, nuk duhet larguar mundësinë që të përfundojë si emocionale, pasi që mund të përfundojë me “të kërkuarit më shumë”, edhe pse një one night stand (kënaqësi për një natë) mund të përfundojë, saktë kur përfundon, dhe ata dy persona mund të mos takohen më – apo mbase edhe mos ta njohin njëri tjetrin, nëse nuk kanë qenë esëll.

Dallimi esencial ndërmjet tradhtisë fizike dhe emocionale, është pikërisht kontakti fizik. 

Pra, tradhtia bëhet nga kontakti sy më sy, dhe pastaj edhe nga kontakti seksual; përderisa kur është emocionale, nuk ka nevojë takimi sy më sy, mjafton prezenca e atij personi në telefonin tënd, kompjuterin tënd edhe nëse kontakti seksual mungon.

Por, ata që “kryejnë” tradhti emocionale, nuk e pranojnë; duke harruar, që ata të cilët janë emocionalisht të përfshirë diku tjetër, përderisa po e tradhtojnë veten, duke qëndruar në një tjetër lidhje – që lirshëm mund ta quajmë vetëm fizike.

Unë e konsideroj veten si mendjehapur, mirëpo një person nuk mund t’i dashurojë dy persona njëkohësisht; mund ta dëshirojë një tjetër, ndërsa e dashuron një tjetër, por kjo është ndryshe.

E kjo hyn në grupin e tërheqjes fizike, ku personaliteti i një personi nuk të tërheqë, mirëpo është fiziku ai që nuk mund t’i rezistohet; por, kjo është vetëm tradhti fizike.
Tani shikoni këtë video dhe përgjigjuni pyetjeve më poshtë në sondazh:


Test Social - A Keni Krijuar Varësi Nga Miqtë?

Test Social - A Keni Varësi Nga Miqtë?

Ekziston një fije shumë e hollë dhe e brishtë ndërmjet dëshirës për të qenë një mike e mirë dhe nevojës së dëshpëruar për miq. Po ju cilës kategorie i përkisni, atyre që shijojnë shoqërinë, apo jeni ndër ata persona që jeni e varur prej tyre? Përgjigjuni pyetjeve të këtij testi për ta kuptuar…



Tuesday, March 20, 2018

Test Psikik - A Keni Fuqi Telepatike?

Test Psikik - A Keni Fuqi Telepatike?

A e keni pyetur ndonjëherë veten si do të ndiheshit duke ecur për një kilometër, sikur të ishit dikush tjetër?

Telepati? Progresi më i madh në fushën e bashkëveprimit të një lidhjeje të tillë midis mendjeve, u arrit në gushtin e vitit 2014. Në fakt, duke kombinuar së bashku teknologji të ndryshme (EEG, Internet e TMS), një skuadër ndërkombëtare e përbërë nga kërkues francezë, spanjollë dhe amerikanë kanë qenë në gjëndje të transmetojë një mendim nga India deri në Francë, plot 7377 km. 

Po ju a mund të komunikoni nëpërmjet telepatisë? Zbulojeni duke iu përgjigjur pyetjeve të testit…


Si ishte rezultati juaj? Mendoni se dikush tjetër mund të ketë fuqi të tilla? Atëherë shpërndajeni në Facebook këtë test.

Monday, March 19, 2018

Bëj Testin: Sa Njohuri Keni Mbi Filmat?

Bëj Testin & Fito 2 Bileta Kinemaje: Sa Njohuri Keni Mbi Filmat?

Sipas revistës “Total Film”, roli i pacientit të sëmure mendor RP McMurphy në filmin e bazuar mbi romanin e Ken Kesey është më i miri që është parë në të gjithë historine e filmave.

“Antiheroi perfekt, kombinim rrezikshmerie, guximi dhe sensi humori. Shumë pak aktorë te tërheqin si Jack Nicholson dhe RP McMurphy është performanca e tij më e mirë”, 

shpjegon Jamie Graham, kryeredaktor i ‘Total Film’.

Në vend të dytë renditet Robert De Niro me interpretimin e boksierit Jake La Motta në filmin‘Raging Bull’.

Në vend të tretë Daniel Day-Lewis, ndërsa i katërti Al Pacino falë interpretimit të Michael Corleone në filmin Kumbari 2.

Në vend të pestë gjejme aktoren e parë. Ajo është Emily Watson me intepretimin e saj në filmin ‘Breaking the Waves’. Aktorja ka lënë pas në dhjetëshen e parë Marlon Brando, Denzel Washington, Jane Fonda, Paul Newman dhe Liam Neeson.

Ne u frymëzuam nga këto rezultate dhe sot, me këtë test ne duam të vëmë në provë njohuritë tuaja kinematografike. Testi ju kërkon njohuritë tuaj mbi 12 aktorë e aktore të mirënjohura. Duke zhvilluar testin e mëposhtëm ju duhet të gjeni në cilin nga tre filmat e ofruar aktori NUK ka luajtur. Pra ju duhet të klikoni titullin e filmit ku dini se aktori nuk ka marrë pjesë. Testi nuk është shumë i vështirë duke marrë parasysh se në të janë përfshirë aktorët më të mirënjohur të kinematografisë botërore, Shqiptare e Kosovare.

Tani jeni gati për të filluar? Atëherë vazhdoni më poshtë:



Kuiz Muzikor: Gjeni Kush Këndon Çfarë!

Kuiz Muzikor: Gjeni Kush Këndon Çfarë!


Revista italiane “Panorama” ka përzgjedhur 100 këngët më të bukura dhe më të famshme nga vitet ’50 e deri më sot. Këto këngë kanë të përbashkët bukurinë dhe famën dhe kanë bërë historinë e muzikës.
Në shkrimin e saj, revista shkruan se këngët janë zgjedhur në gjini të ndryshme muzikore dhe renditja nuk është vënë sipas bukurisë apo rëndësisë, sepse shumë njerëz që i pëlqejnë këto këngë ndoshta do të bëni një renditje tjetër. Por diçka është e sigurtë shkruan eksperti muzikor Gianni Poglio: Këto janë 100 këngët më të mira. Në renditje ka këngëtarë dhe grupe që përfaqësohen edhe më shumë se me një këngë.
100) My way – Frank Sinatra
99) What’s going on – Marvin Gaye
98) This land is your land – Woodie Guthrie
97) We shall overcome – Pete Seeger
96) Walk this way – Aerosmith & Run Dmc
95) Over the rainbow – Judi Garland
94) I will always love you – Whitney Houston
93) Round Midnight – Miles Davis
92) American Pie – Don McLean
91) Stan – Eminem


90) Stand by me – Ben E King
89) Mrs Robinson – Simon & Garfunkel
88) Georgia on my mind – Ray Charles
87) Johnny B Goode – Chuck Berry
86) Suspicious Minds – Elvis Presley
85) Layla – Derek and the Dominos
84) Born to run – Bruce Springsteen
83) Heroes – David Bowie
82) Bohemian Rhapsody – Queen
81) Dancing Barefoot – Patti Smith
70) Happy – Pharrell Williams
69) Nothing compares 2 you – Sinead O’Connor
68) Purple Rain – Prince
67) You shook me all night long – Ac/Dc
66) Smells like teen spirit – Nirvana
65) Alive – Pearl Jam
64) Rockin’ in a free world – Neil Young
63 Hotel California – Eagles
62) Heart of glass – Blondie
61) Video killed the radio star – Buggles



50) Ain’t talking about love – Van Halen
49) Paranoid – Black Sabbath
48) Won’t get fooled again – The Who
47) Stayin’ alive – Bee Gees
46) Rapper’s delight – Sugarhill Gang
45) Creep – Radiohead
44) Song 2 – Blur
43) Sittin’ on the dock of the Bay – Otis Redding
42) My Sharona – Knack
41) Aqualung – Jethro Tull
40) Purple haze – Jimi Hendrix
39) People are strange – Doors
38) No woman no cry – Bob Marley
37) Walk on the wild side – Lou Reed
36) Seven Nation Army – White Stripes
35) Smoke on the water – Deep Purple
34) Firth of fifth – Genesis
33) The scientist – Coldplay
32) Sunday Morning – Velvet Underground
31) Get Lucky – Daft Punk
30) Redemption song – Bob Marley
29) One – U2
28) Paranoid Android – Radiohead
27) Whole lotta love – Led Zeppelin
26) You’re so vain – Carly Simon
25) Someone like you – Adele
24) Piece of my heart – Janis Joplin
23) Rocket man – Elton John
22) Time is runnin’ out – Muse
21) Life on Mars – David Bowie
20) Hallelujah – Leonard Cohen


19) Grace – Jeff Buckley
18) Comfortably numb – Pink Floyd
17) Good Vibrations – Beach Boys
16) Sgt. Pepper’s lonely hearts club band – Beatles
15) Can’t get no satisfaction – Rolling Stones
14) We are the champions – Queen
13) Otherside – Red Hot Chili Peppers
12) Man on the moon – R.E.M.
11) A day in a life – Beatles
10) Like a Rolling Stone – Bob Dylan
9) Where the streets have no name – U2
8) Enjoy the silence – Depeche Mode
7) God only knows – Beach Boys
6) Sledgehammer – Peter Gabriel
5) Wild world – Cat Stevens
4) Perfect day – Lou Reed
3) Time – Pink Floyd
2) Help – Beatles
dhe ne vend te pare ...


1) Stairway to heaven – Led Zeppelin

Tani le të fillojmë testin tonë që merr frymëzim nga kjo renditje. Ju duhet të gjeni këngëtarin që këndon këngën titulli i së cilës del në krye të testit. Ju mund të provoni disa herë të gjeni këngëtarin e duhur por pikët tuaja do të ulen për sa herë që ju gaboni. Jeni gati pra të tregoni aftësitë tuaja muzikor? Filloni më poshtë!



Friday, March 16, 2018

Test Mjeku: Sa Mirë e Njihni Trupin Tuaj?

Test Mjeku: Sa Mirë e Njihni Trupin Tuaj?


Shpeshherë kemi tendenca të mendojmë se e njohim trupin tonë shumë mirë. E dimë si funksionon dhe çfarë lloj ndryshimesh e procesesh ndodhin gjatë çdo sekonde të ditës.

Por sa dimë ne vërtetë? Më poshtë disa kuriozitete. Pastaj testi i mirëfilltë sepse trupi i njeriut është ndër mekanizmat më kompleks dhe më të mistershëm – të paktën kështu thonë doktorët dhe shkencëtarët.

– Gjurmët e gjuhës janë absolutisht unike; mbajeni mend këtë herën tjetër kur ia tregoni dikujt gjuhën.

– Një qime e vetme e flokut mund të mbajë peshën e një molle të varur. Sidoqoftë, shkencëtarët nuk tregojnë se çfarë dimensione duhet të ketë molla.

– Numri i baktereve që gjenden në gojën e një personi është i barabartë me numrin e njerëzve që jetojnë në Tokë, ose edhe më shumë.

– Shpejtësia e një impulsi të trurit është rreth 400 km/h.

– Nuk ekzistojnë vetëm katër lloje të ndryshme të gjakut siç kemi menduar, por faktikisht ekzistojnë 29. Grupi më i rrallë i gjakut i përket një grupi të vogël të familjeve në Japoni.

– Gjatë një dite, gjaku jonë qarkullon një distancë prej 19,312 kilometrave.

– Gjatësia e tërë nervave të trupit njerëzor është 75 kilometra.

– Njeriu merr frymë rreth 20,000 herë në ditë.

– Syri i njeriut mund të dallojë mbi 10 milionë ngjyra të ndryshme. Por, truri nuk mund t’i mbajë në mend të gjitha.

– Veshët vazhdojnë rriten përgjatë tërë jetës me një shpejtësi thuajse të pabesueshme: një çerek milimetri në vit.

– Zemra rrah 35 milionë herë në vit. Po pra, 35 milionë herë. Në vit!

– Çdo ditë trupi i njeriut i humb përafërsisht një milionë qeliza të lëkurës.

– Një metër katror e lëkurës përmban rreth njëqind sensorë të dhimbjes.

– Një person mesatarisht konsumon rreth 35 tonë ushqim gjatë jetës së vet.

– Njeriu shpenzon rreth pesë vite të jetës vet vetëm duke i kapsitur qepallat. Fatmirësisht kjo nuk na privon të bëjmë edhe gjëra tjera njëkohësisht.

– Shpejtësia e një teshtime është 160 km/h.

– Buzëqeshja i aktivizon 17 muskuj të fytyrës, përderisa qarja i aktivizon 43. Prandaj, buzëqeshni më shumë!
Tani testi për ju:


Test Psikologjik: Cilës Kategori Emocionale i Përkisni Ju?

Test Psikologjik: Cilës Kategori Emocionale i Përkisni Ju?


Psikologët tash e një kohë të gjatë po shfrytëzojnë termin inteligjencë, të cilin është vështirë për ta përkufizuar, sepse shumica e njerëzve rëndom e zëvendësojnë me mençuri edhe pse në të vërtetë është më mirë t’i thuhet qartësi.

Ekspertët thonë se nuk është rast i rrallë që një individ analfabet të ketë rezultate më të mira në testet e inteligjencës se sa një profesor i fakultetit .

Testet e inteligjencës janë bërë në gjysmën e parë të shekullit të shkuar në Amerikë dhe bëhet fjalë për një varg pyetjesh të klasifikuara në disa kategori shkruan “My Doctor”. 

Edhe shpesh të kontestuar, teste edhe tani shfrytëzohen gjatë regjistrimit në fakultete, në punësim...

Kaherë dihet se ka shumë lloje inteligjencash, ndër të cilat janë ato hapësinore (të gjendurit në hapësirë), e oratorisë (të folurit, arti i të folurit), matematikore (dhuntia për numra), muzikore (talenti për muzikë), abstrakte (e përgjithshme ose e veçantë).

Megjithëkëtë psikologu Daniel Goleman në librin e vet në vitin 1995 futi një term të ri – inteligjenca emocionale. Fjala është për aftësinë e kuptimit të ndjenjave, personale dhe të huajave.

Më saktë, si thonë psikologë, bëhet fjalë për ndërdijen, vetëmotivimin dhe vetëkontrollin.

Hulumtimet kanë dëshmuar se inteligjencia e përgjithshme nuk është doemos e lidhur me emocionalen, sepse ndonjë herë personave me inteligjencë të lartë në vendet udhëheqëse u mungon kuptimi i motiveve të huaja, përpjekjeve dhe synimeve, përkatësisht iu mungon bashkëndjenja. Megjithëkëtë, bashkëndjenja mund të ushtrohet e psikologët këshillojnë që personi të mos mendojë se bota rrotullohet rreth tij, se personi duhet të kritikojë më pak e më shpesh të lavdërojë, duhet të jetë i sinqertë ndaj vetes e të tjerëve, duhet të evitojë urdhërimin dhe kontrollimin dhe duhet ta bluajë mirë në kokë mirë para se të flasë.

Para se të filloni të zgjeroni apo thjesht të zbuloni inteligjencën tuaj emocionale le të shohim se cilës kategori ajo i përket dhe në cilin drejtim ju duhet të përqëndroheni më shumë për të pasur sukses emocional. Për të filluar testin klikoni LUAJ TANImë poshtë:


Thursday, March 15, 2018

Test Psikik: Sa e Zhvilluar Eshtë Intuita Juaj?

Test Psikik: Sa e Zhvilluar Eshtë Intuita Juaj?

Shqisa e gjashtë e njeriut i intrigon të gjithë së tepërmi edhe pse ajo është një dukuri irracionale. Të kesh intuitë nuk do të thotë të jesh inteligjent, pasi ajo i kalon caqet e inteligjencës. Buron nga një vend në qenin e njeriut, që s’dihet se ku. 

Inteligjenca dhe intuita lidhen në pikën, se inteligjenca i shërben intuitës për ta shpjeguar atë.

Intuita mund të depërtojë mbi intelektin por qëndron më lart se ai. Tek njeriu ajo ndodh menjëherë, dhe nuk vjen hap pas hapi, apo si diçka që ngacmohet nga shkaqe. Përkufizime të mirëfillta për të nuk ka. Osho thotë se intuita është e panjohshmja. Mistiku nënkupton atë që nuk njihet kurrë, e panjohshmja pra. Intuita në disa kuptime është njësoj si instinkti, në një farë kuptimi ndryshon absolutisht nga instinkti; në një tjetër mënyrë ndryshon absolutisht nga intelekti. Juve do të duhet ta kuptoni këtë pasi tek ju kjo është shumë e hollë. Kjo lloj shqise gjithmonë i është atribuar femrës, duke thënë se kanë një intuitë më të zhvilluar se meshkujt. Kjo ka ardhur si rrjedhojë se atë që kanë shprehur shpesh femrat, kanë rezultuar të vërteta. 

E fjala intuitë zëvendësohet shpesh me fjalën parandjenjë, dhunti, parashikim, etj.

Intuita rezulton të jetë e suksesshme dhe ndaj njerëzit duan ta kenë si shqisë të tillë, për të qenë dhe ata më rezultativ në punët e tyre. Jo vetëm kaq, por individët që kanë intuitë citohen gjithnjë si të mençur, të zgjuar, persona të cilëve u duhet marrë mendimi. Çdo kush na nga ne nëse do përpiqej pak, të përqendrohej më shumë tek vetja, tek ato gjëra që gjithmonë burojnë nga zemra. Tek mendimi i parë i shpejtë i tyre, e jo ta shoqërojnë atë me disa parime e kufizimi se çfarë duhet e çfarë nuk duhet, pasi nuk do quhet më nivel intuitiv por arsyetim logjik i njeriut për të shpënë drejt se të vërtetës. 

Pasi intelekti i njeriut jeton me paragjykime, e kufizime të vazhdueshme ndaj nuk mund të flasim për intuitë por për mendimin e dikujt i cili është në përputhje me realitetin që jetojmë. Pranohet më lehtë nga komuniteti ynë.

Për intuitë të zhvilluar thonë se kanë artistët në përgjithësi, shkencëtarët, matematicienët, por këto nuk janë të ndarë me thikë. Ja disa shembuj: në një nga universitet më të mëdha në Amerikë qëndronte një problemë matematikore e pa zgjidhur prej vitesh. Njëra nga pedagoget kishte gjetur zgjidhjen. Kur e pyetjen se si kishte arritur në përfundim ajo tha se: 

Unë nuk mund të them se si do jem çuar natën dhe e kam hedhur në letër. Mbaj mend nëpër hije që jam zgjuar dhe kam shkruar mbi tavolinë. Po mos të ishte shkrimi im nuk do e kisha besuar që e kam gjetur zgjidhjen. Plot shkrimtarë e kuptojnë se po hedhin një poezi pasi e kanë përfunduar atë, burimin e frymëzimit mund t’ia atribuojnë gjithkund në natyrë, por se nga burojnë gjithë ato fjalë e ndjenja qëndrojnë tjetërkund. 

Të gjithë ne zotërojmë aftësinë e natyrshme për intuitë, mirëpo kushtëzimi social dhe kultura formale shpesh punojnë kundër saj. Intuitë mund të ketë gjithkush, varet kush përpiqet ta vë në pah atë. Le të shohim tashmë përmes testit të mëposhtëm se sa të zhvilluar e keni ju intuitën. Për të filluar testin klikoni më poshtë LUAJ TANI!



Saturday, March 10, 2018

Pozicionet seksuale për dobësim

Pozicionet seksuale për dobësim

Seksi sigurisht që ndihmon në humbjen e peshës, “gjimnastika në krevat” djeg po aq kalori sa një seancë aerobie. Një marrëdhënie përfshin muskujt, qarkullimin e gjakut, sistemin kardiovaskular, pra ndihmon shumë në dobësim.

Psikoseksologët shpjegojnë prapaskenat e një ‘diete’ në krevat:

Tigri dhe dragoi

Në këtë pozitë femra nuk ulet mbi mashkullin, por qëndron galiç mbi të. Me anët të duarve mbahet për trupin e tij dhe lëviz lartë-poshtë. Kjo nuk është pozitë e zakonshme, por në këtë mënyrë forcohen muskujt e kofshës, ndërsa nëse mashkulli çon kokën ose pjesën e sipërme të trupit, atëherë do të tendosni edhe muskujt e barkut.

‘Doggie style’

Të gjithë e njohin mirë këtë pozitë dhe për shumicën e njerëzve është pozita më e pëlqyer, prandaj nuk do t’u kushtojë asgjë nëse nga tash e përdorni më shpesh, por në një formë pak më ndryshe. Në vend se femra të qëndrojë në gjunjë dhe në shuplaka, duhet të përkulet me poshtë duke u tërhequr në gjunjë dhe bërryla. Mashkulli në vend se të bie në gjunjë, njërën këmbë duhet ta shtrijë përpara. Femra në këtë mënyrë do të forcojë bicepsin, kurse mashkulli kofshët.

Tundje

Mashkulli ulet në karrige, kolltuk ose në skaj të krevatit, ndërsa shputat i ka në dysheme. Femra është mbi të, por me këmbë të ngritura në ajër. Në këtë rast, mashkulli është udhëheqësi, ndërsa femra vetëm mbahet për qafën e tij. Sikurse në pozitën e mëparshme, në vend të shuplakave zgjatni bërrylat. Kjo pozitë është e mirë për forcimin e duarve, barkut dhe këmbëve, transmeton Telegrafi.

Mundja

Femra shtrihet në bark me këmbë të hapura dhe gjunjët i ka në skajet e krevatit. Mashkulli vjen nga prapa, ndërsa ajo i mbështjell këmbët rreth tij. Ai e mban të vendosur në kofsha. Kështu forcohen bicepsët dhe pjesa e poshtme e shpinës. Këtë mund ta realizoni edhe në dysheme.

Qiriu

Nëse dëshironi të eliminoi celulitin përgjithmonë dhe të zvogëloni barkun, kjo është pozita ideale për ju. Femra qëndron shtrirë në shpinë dhe ngadalë këmbët e hapura i ngre në ajër. E ngre ngadalë prapanicën, kuptohet me ndihmën e partnerit, i cili e mban. Lëvizjet në këtë pozitë do të forcojnë muskujt e barkut dhe prapanicës. Nëse nuk mund të qëndroni gjatë në këtë pozitë, lëshoni këmbët në supet e tij, mirëpo efekti do të jetë më i dobët.

Edhe diçka…

1. Zhveshja djeg 8 deri në 87 kalori

2. Puthja djeg 120 deri në 325 kalori brenda një ore.

3. Masturbimi djeg 100 deri në 150 kalori.

4. Seksi djeg 300 kalori.

5. Orgazma djeg 60 deri në 100 kalori.



Biznesi i dietave - Sa shpenzojnë Shqiptarët për tu dobësuar

Biznesi i dietave - Sa shpenzojnë Shqiptarët për tu dobësuar


Dietologjia konsiderohet një biznes i mirë në Shqipëri, me rritje të numrit të klientelës në katër vitet e fundit dhe diversifikimin e ofrimit të shërbimit: nga dieta e personalizuar te shërbimi katering në shtëpitë e shqiptarëve. Çmimi mbetet i konsiderueshëm, një shqiptari në muaj për një shërbim dietologjik gjithëpërfshirës do t’i duhet të shpenzojë mesatarisht 30 mijë lekë…

Nga Deada Hyka

Të dëgjosh për qendra dobësimi, qoftë me dieta apo metoda të tjera, nuk përbën më habi në vitin 2018. Ashtu sikurse nuk përbën më habi shtimi i numrit të dietologëve në Tiranë, që më parë, konsiderohej një profesion i padëgjuar dhe i nënvlerësuar.

Jeta moderne, rritja e punësimit, ndryshimi i balancave dhe angazhimet e shumta ka ndikuar në jetën e individit, duke i ndryshuar mënyrën e të ushqyerit. Ndryshimi i stilit të jetës “ushqeu” lulëzimin e qendrave të dobësimit, të cilat po shohin ditë të mira dhe fitimprurëse..

Të bësh biznes me peshën e shqiptarëve

Enkeleida Ferrollari, dietologe prej shumë vitesh në Tiranë, pohon për “Monitor” se shqiptarët kërkojnë dy shërbime kryesore: kategoria e konsultës dietologjike, e cila përfshin vizitën, si dhe rekomandimet e shkruara për humbje apo marrje peshe. “Ky është një shërbim më pak impenjativ, por më ekonomik, dhe u jep mundësi edhe atyre që kanë të ardhura ulëta”, – thotë znj. Ferrollari.

Ajo pohon se kërkesat për shërbimin janë rritur. “Jo vetëm për shërbimin e rënies nga pesha, por edhe për të marrë peshë dhe thjesht për ta ruajtur atë. Është rritur numri i klientëve që kërkojnë shërbim për t’u ushqyer në mënyrë të shëndetshme dhe për të ruajtur parametrat e peshës dhe të shëndetit. Shfaqja e patologjive të ndryshme që lidhen me mënyrën e të ushqyerit i ka ndërgjegjësuar njerëzit të cilët ndiejnë nevojën e një diete të shëndetshme”, – pohon znj. Ferrollari.

Ndërsa Blerina Bombaj, pioniere e fushës së dietologjisë në Shqipëri, thotë se ka ndryshuar kërkesa e shërbimeve pranë qendrës së saj. Krahasuar me vitin 2015 ku kishte më tepër kërkesa për dietat e personalizuara, ajo tregon se tani kërkohet më tepër shërbimi katering, menuja “delivery”.
“Gjëja e parë që mund të them është se vijon rritja e numrit të klientëve, me 10-15% çdo vit. Një gjë që ka konstatuar dy vitet e fundit është rritja e kërkesës për ushqim të gatshëm në shtëpi, pra shërbimi katering, përpos kërkesës për një dietë specifike sipas nevojave. Është shërbim më komod, i leverdishëm.

Një ndër arsyet që çalon regjimi ushqimor është ritmi i jetës, mungesa e kohës për të gatuar vetë”,- tregon znj. Bombaj.
Njerëzit që e kërkojnë këtë shërbim, pohon zonja Bombaj, janë me të ardhura mbi mesatare. Sa i përket moshës janë rreth të 40-ave, atëherë ku metabolizmi i njeriut nuk përgjigjet njësoj. “Megjithatë ka kërkesa nga të gjitha moshat, pa diskutim. Edhe më të rinj, edhe më të moshuar”, – shprehet znj. Bombaj.

“Dembelët”

Janë të pakta ato që e mbajnë regjimin gjatë gjithë vitit, më tepër vijnë përpara muajve të verës që të humbin kilogramët e tepërt shpejt, shpeshherë nëpërmjet aparaturave të dobësimit, jo palestrës aktive

Shqiptarët duan rezultate të shpejta

Ndonëse ka nisur të ndryshojë disi, dietologët tregojnë se vijon tendenca e shqiptarëve për të humbur peshë shpejt. Femrat u drejtohen dietologëve apo qendrave për dobësim pak përpara sezonit veror, një trend që vijon ndër vite.

“Janë të pakta ato që e mbajnë regjimin gjatë gjithë vitit, më tepër vijnë përpara muajve të verës që të humbin kilogramët e tepërt shpejt, shpeshherë nëpërmjet aparaturave të dobësimit, jo palestrës aktive”, – tregon dietologia Arlinda Garuci.

Ekspertët e fushës pohojnë se kërkesat për dobësim vijnë nga të gjitha kategoritë, duke nisur nga fëmijët me probleme shëndetësore, femrat e reja që duan të humbin peshë si kërkesë estetike, si dhe femra dhe meshkuj mbi 40 vjeç që kërkojnë “ndihmë” për arsye shëndetësore.

“Megjithatë dominojnë femrat dhe duhet ta theksojmë këtë gjë”, – tregon znj. Bombaj.

Edhe pse numri i meshkujve që marrin këtë shërbim është rritur, janë sërish femrat që dominojnë, sipas znj. Ferrollari.
“Raporti i meshkujve ndaj femrave që kanë nevojë për trajtim ushqimesh të shëndetshme është respektivisht 40% / 60%. Është një përqindje gjithnjë në rritje e meshkujve”.

Klientët

“Raporti i meshkujve ndaj femrave që kanë nevojë për trajtim ushqimesh të shëndetshme është respektivisht 40% / 60%. Është një përqindje gjithnjë në rritje e meshkujve”.

Sëmundjet dhe nevoja për dobësim

Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i vdekjeve në Shqipëri. Prevalenca që një shqiptar të vdesë prej sëmundjeve kardiovaskulare është dyfishi i mesatares botërore të vdekjeve.

Sipas të dhënave më të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, për çdo 100 vdekje në Shqipëri, 58 shkaktohen nga sëmundjet kardiovaskulare, 19 prej tumoreve, 4 prej diabetit, 3 prej sëmundjeve mendore, 1 prej infeksioneve në rrugët e frymëmarrjes, 1 prej aksidenteve rrugore dhe 10 prej shkaqeve të tjera.
Sipas dietologëve, një kategori që kërkon shërbimet e dobësimit, janë njerëzit që vuajnë nga sëmundjet metabolike kronike: diabeti, sëmundjet kardiovaskulare.

Blerina Bombaj tregon se personat që vuajnë nga këto dy sëmundje, janë të prirë që të kërkojnë ndihmën e dietologut për një dietë strikte, për të përmirësuar shëndetit e tyre. “Jo gjithnjë ndodh kështu, ka njerëz që vuajnë nga diabeti të cilët e nënvlerësojnë këtë sëmundje dhe nuk i kushtojnë rëndësinë e duhur ushqimit, pavarësisht rekomandimit të mjekut. Megjithatë, në përgjithësi, situata po ndryshon. Veçanërisht për shqiptarët që vuajnë nga sëmundjet e zemrës, ka një rritje të numrit të tyre që kërkojnë shërbimin dietologjik”, – pohon znj. Bombaj.

Sa shpenzohet?

Shifrat mbeten të konsiderueshme për shërbime të tilla. Megjithatë, dietologët pohojnë se kanë kryer një investim fillimisht te vetja si profesionistë, më pas ofrimin e një qendre me standarde dhe çmimet janë reflektim i punës së tyre. Anila Kalleshi, dietologe dhe drejtuese e një qendre dobësimi, tregon se ky biznes ka mundësi të mira fitimi, por edhe abuzimi nga njerëz të cilët nuk janë të aftë dhe pretendojnë se janë dietologë.

“Nëse dikush kërkon ndihmë te një profesionist, vlera që paguan përpara përfitimeve shëndetësore që merret është e ulët”, – tregon znj. Kalleshi.
Ajo pohon se dietologu profesionist ka bërë një investim gjatë gjithë edukimit dhe jetës për të qenë i mirë në treg, për të dhënë orientimin e saktë klientëve, gjë që ka kosto relativisht të lartë, e cila duhet rikuperuar, si në çdo profesion tjetër.
Enkeleida Ferrollari thotë se përpiqet të ofrojë shërbime për çdo kategori buxheti, që mund të kenë mundësi të përfitojnë qoftë ata me të ardhura të mira ekonomike, qoftë ata me të ardhura të mesme dhe ulëta. Këtu kemi parasysh individët që i drejtohen dietologut nga nevoja, që vuajnë nga një sëmundje dhe jo për çështje estetike.

Arlinda Garuci thotë se një vizitë matje metabolike kushton 1600 lekë, ndërsa shërbimi i ofrimit të dietës së personalizuar kushton afërsisht 5000 lekë (bashkë me matjet). Ndërsa seancat e dobësimit, përmes aparaturave, kanë kosto relativisht më të lartë, një seancë kushton 1000-1500 lekë, për një abonim njëmujor nevojitet seanca çdo ditë ose çdo dy vite, sipas nevojave të personit për humbje peshe.

Shërbimi katering i menuve të dietave është më i kushtueshëm. Blerina Bombaj thotë se menuja bazë me tre vakte dhe shërbimin e transportit kushton 33000 lekë në muaj, ndërsa menuja speciale arrin në 400 euro në muaj (6 ditë të javës).

Shtohet konkurrenca

Disa nga drejtueset e bizneseve kryesore të dietologjisë tregojnë se ky konsiderohet biznes fitimprurës, duke theksuar edhe se konkurrenca rrit mundësitë për të arritur rezultate më të mira.

“Është një biznes që ka kosto, sigurisht. Në varësi të ndryshimeve të çmimeve të produkteve ushqimore rriten edhe kostot e biznesit, përveç kostove të tjera fikse, çka ul edhe normën e fitimit, duke ruajtur çmimin dhe cilësinë të pandryshuar. Është biznes me konkurrencë. Por nuk mendoj se është problem konkurrenca, të cilën e shoh si një nxitës për t’u përmirësuar dhe për të evoluar”, – pohon znj. Ferrollari.

Forma alternative

Një tjetër zgjedhje që bëjnë shqiptarët është ajo e një palestre jo shumë aktive. Me fjalë të tjera, kërkojnë rezultat: pa shumë sforco, me pak kohë por me më shumë para. Ledia, një nga instruktoret pranë Body Code, tregon se është një ndër metodat më të preferuara për të humbur peshë. “Fillimisht, ishin skeptikë, por pas seancës së parë së provës, nisnin të ndryshonin mendim. Një tjetër gjë që po ndryshon është edhe tendenca për të humbur peshë shpejt dhe kjo kërkohej më parë përpara sezonit veror”, -thotë ajo.

E pyetur për çmimet, Ledia tregon se seanca e parë e provës dhe e matjeve metabolike kushton 1600 lekë, ndërsa seancat e mëtejshme të stërvitjes janë me paketa 3-4-mujore (të pandashme) që fillojnë nga 30 mijë lekë. Ata që e frekuentojnë janë mosha nga më të ndryshmet dhe sipas arsyeve të ndryshme. Për shembull, rasti i një vajze mbi 100 kg, e cila e kishte të pamundur të kryente stërvitje aktive. Apo edhe persona të cilët kanë probleme me shtyllën kurrizore, probleme me legenin apo këmbët që u ndalohet stërvitja intensive apo vrapi.
Metodat që ofron kjo qendër janë ndër më të kushtueshmet në treg, por që po shohin rritje të klientelës me kalimin e kohës. Ata pohojnë se periudha mars-qershor është piku i prenotimeve, ku dhe qendra është plot në të gjithë degët e saj.

Tregu global i dietologjisë

Gjatë 20 viteve të fundit, shitjet e industrisë së dietologjisë në botë kanë parë rritje me shifra të larta. Kjo, ka inkurajuar një numër të konsiderueshëm njerëzish që të bëhen pjesë e këtij tregu, në zhvillimin e bizneseve të tilla dhe me nxjerrjen e produkteve të dietologjisë dhe mirëqenies.
Tregu i bizneseve për humbje peshe dhe ai i dietave të menaxhimit të peshës pritet të rritet me 4.15% gjatë periudhës së parashikimit 2017-2025, sipas agjencisë së studimit Reportbuyer.

Të ardhurat nga tregu pritet të rriten nga 15.8 milionë dollarë në 2016 në 22’918.8 dollarë deri në vitin 2025. Popullsia në plakje globale, rritja e ritmit të obezitetit dhe sëmundjeve kronike konsiderohen si faktorë për rritjen e kërkesës për tregun global të dietologjisë.
Tregu i dietologjisë përbëhet nga qendrat e dietologjisë, shërbimet e ofrimit të ushqimeve dhe pijeve në këtë fushë dhe bizneseve të shitjeve e pakicë të produkteve dietologjike

Friday, March 9, 2018

Kur u bëhet femrave ‘bajat’ seksi?

Kur u bëhet femrave ‘bajat’ seksi?






Çka jua pamundëson eksitimin? Për disa është arroganca apo ofendimet, e për disa tjerë mund të jenë tatuazhet apo vathët në vende të ndryshme.

Por gratë, sipas një studimi, është koha ajo e cila i ndalon të eksitohen, ku hulumtuesit tregojnë se ato e humbin interesin në seks me partnerin pas vetëm 12 muajve së bashku

Në këtë përfundim shkencëtarët kanë arritur duke i analizuar të dhënat e 4839 meshkujve dhe 6669 grave, ku shkencëtarët gjithashtu kanë shtuar se femrat mërziten më shpejt në seks sesa meshkujt.

Edhe lindja e fëmijëve ndikon në eksitimin e grave, e kjo mund të jetë si pasojë e lodhjes që u shkaktohet duke u kujdesur për fëmijën.

Mungesa e lidhjes emocionale, mungesa e komunikimit dhe shëndeti i dobët njihen si arsyeje tjera të dëshirës së ulët për seks te dy gjinitë.

Për gratë, mungesa e interesit në seks është më e zakonshmja mes moshës 55 dhe 64 vjet, përderisa për meshkujt është mes moshës 35 dhe 44 vjet. Vlen të ceket se ky studim është publikuar në British Medical Journal Open



Përse gratë më parë do të preferonin një darkë të shijshme sesa seks?

Përse gratë më parë do të preferonin një darkë të shijshme sesa seks?






Karavidhet: Më të mira sesa një orgazëm?

Të paktën kështu kanë thënë 2 nga 5 gra, sipas një anketimi të fundit nga Havas Worldwide.

Në anketimin me afër 12,000 njerëz anë e mbanë botës, rreth gjysma e meshkujve dhe grave kanë thënë se mendonin që ushqimi mund të jetë po aq i kënaqshëm sa seksi.

Për ta dëshmuar këtë, hulumtuesit i kishin “detyruar” subjektet të zgjidhnin (hipotetikisht) mes seksit dhe një darke të shkëlqyer në restaurant. Hulumtuesit ishin befasuar kur kishin zbuluar se 42 për qind e grave më parë do të zgjidhnin darkën.

Ndërsa, vetëm 26 për qind e meshkujve e kanë thënë të njëjtën gjë.

Këto rezultate nuk e kanë shokuar hulumtuesen e seksit Nicole Prause, themeluese e Liberos, kompani e bioteknologjisë dhe hulumtimeve të seksit në Los Angjelos.

“Marrëdhëniet seksuale janë taksimi i trupit, veçanërisht për gratë,” thotë Prause.

Seksi kërkon energji, njëjtë sikurse ushtrimet fizike. Dhe, pastaj është ky fakti interesant: Gratë gjithmonë përjetojnë mikro-lot në vulvë nga seksi, thotë ajo. Shijimi i një ushqimi të mirë? Jo me kaq shumë taksa…



Thursday, March 8, 2018

Pritshmëritë dhe realiteti: Sa duan femrat që të zgjatë seksi, dhe sa zgjatë në të vërtetë

Pritshmëritë dhe realiteti: Sa duan femrat që të zgjatë seksi, dhe sa zgjatë në të vërtetë

Një anketim me 3.836 njerëz ka zbuluar saktësisht se sa gjatë zgjasin meshkujt e të gjitha moshave në seks – dhe sa gjatë duan femrat që sesi të zgjas.

Duket se nuk është lajm i mirë kur i krahasojmë pritshmëritë me realitetin

Anketimi, i kryer nga ‘Saucydates’, ka zbuluar se femrat mesatarisht duan që seksi të zgjatë 25 minuta e 51 sekonda.

Ndërkohë, meshkujt kishin thënë se duan që seksi të zgjatë 25 minuta e 43 sekonda.

Megjithatë, përderisa dëshirat e tyre kanë qenë mjaft të përafërta, rezultatet kanë treguar se meshkujt e çdo shteti dhe secilës moshë nuk mund t’i afrohen minutazhës ideale, ku shpeshherë meshkujt nuk mund të zgjasin më shumë se 15 minuta në seks.



Monday, March 5, 2018

10 sëmundje të cilat i shëron më mirë seksi sesa ilaçet

10 sëmundje të cilat i shëron më mirë seksi sesa ilaçet

Përshtypja e parë kur është fjala për seksin për shumicën prej nesh është kënaqësia. Mirëpo, ekspertët konstatojnë se bërja dashuri ka të mira të shumta shëndetësore.

Dhembja e kokës
Seksi zbut dhembjen e kokës. Çdoherë kur bëni dashuri, enët e gjakut në tru shtendosen.

Zënia e hundës
Seksi është antihistaminik natyror. Ai ndihmon në luftë kundër astmës dhe alergjisë pranverore, transmeton Mbleseri.

Flokët dhe sytë
Bërja dashuri është tretman i bukurisë. Ekspertët kanë zbuluar që femrat gjatë marrëdhënies seksuale prodhojnë sasi të mëdha estrogjeni i cili flokëve u jep butësi, ndërkaq syve shkëlqimin.

Muskujt
Seksi është njëri ndër sportet më të sigurta. Bërja dashuri forcon tonusin e muskujve të trupit të femrës dhe të mashkullit. Kjo gjithsesi është më argëtuese se 20 rrathë notimi në pishinë, ndërkaq nuk kërkon pajisje të veçantë.

Lëkura
Nëse bëni dashuri ngadalë, butësisht dhe të relaksuar, zvogëloni shanset që të sëmureni nga dermatitisi, sukrepi dhe aknet. Djersitja pastron poret dhe e bën lëkurën të shkëlqyeshme.

Kaloritë
Të bërit dashuri mund të shkrijë të gjitha kaloritë të cilat i keni marrë gjatë darkës romantike një natë më parë, e që është radha e pritur e ngjarjes pas saj.


Depresioni
Seksi është i ilaç i shkëlqyeshëm kundër depresionit, liron endorfinë në gjak, gjë që çon deri në eufori.

Qetëson
Seksi është i shkëlqyeshëm për qetësim si të nervave ashtu edhe të muskujve. Është më i dobishëm sesa tabletat e qetësimit.

Feromonet
Sa më shumë seks aq më mirë, sepse trupi aktiv liron më shumë feromone. Kjo aromë natyrore e gjëndrave të trupit tonë është e pavërejtshme për hundën tonë, mirëpo është shumë inspiruese për femrat!

Dhëmbët
Puthja çdo ditë, do të thotë më pak vizita te dentisti. Puthja nxit jargët, pastron dhëmbët dhe zvogëlon sasinë e thartirës e cila shkakton kariesin dhe pengon problemet orale.

Rechercher sur ce blogue

Powered by Blogger.

Pages