Regjistrohu tani FALAS. Kliko "Sign up now".

Tuesday, October 31, 2017

DUA TË MARTOHEM: 15 GJËRAT QË DUHET T’I DINI PARA SE TË VENDOSNI



Të gjithë e kemi të drejtën të ëndërrojmë: por martesa është diçka serioze dhe reale.


Çdo vajzë e ka menduar qoftë edhe një herë të vetme ditën e saj të dasmës. Saqë preferojnë që ta organizojnë dhe të mendojnë për çdo detaj, duke filluar nga dekorimi i luleve dhe deri tek muaji i mjaltit. Të gjithë e kemi të drejtën të ëndërrojmë: por martesa është diçka serioze dhe reale. Është mirë që të dini mirë disa gjëra para se ta hidhni këtë hap shumë të rëndësishëm…


1. Duhet të dini besimin fetare të partnerit tuaj


Nuk është e rëndësishme se sa besimtar është. Por, është e rëndësishëm të dini, mënyrën se si e mendon ai dhe kujt besimi i përket.


2. Bindjet politike


I djathtë apo i majtë? Shpesh herë mendimet e kundërta për politikën, bëhen shkak debati kështu që mundohuni ti evitoni këto zënka. Secili ka bindjen e vet, duhet ta respektoni.


3. Ambicioz në punë 


Dy persona kur kanë diferenca niveli, njëri është ambiciozë për punën dhe tjetri jo, krijojnë pengesa. Në të ardhmen mund të kenë probleme.


4. Lidhjet e mëparshme 


Që të njihni sa më mirë parterin tuaj, duhet të njihni mirë dhe të kaluarën tij me lidhjet që ka pasur. Kjo gjë do t’iu ndihmojë, për të njohur me të vërtet personalitetin e tij dhe mbi të gjitha mënyrën, se si mund ta menaxhoni jetën në çift.


5. Të keni fëmijë 


Kjo është një temë, që duhet ta diskutoni sa më shpejtë. Pasi, jo të gjithë duan të kenë fëmijë, është e nevojshme që të njihni qëllimet e partnerit tuaj.


6. Raporti me paratë 


Partneri juaj është shumë i dhënë pas punës? Apo shpenzon pa kriter? Në momentin, që ju do të filloni një jetë së bashku, paraja do të ketë një rol shumë të rëndësishme në jetën tuaj.


7. Martesa, nuk është thjeshtë një ceremoni


Sigurisht, që dita e martesës do të jetë një festë e madhe. Por, jeta nuk është gjithmonë fushë me lule, ka dhe vështirësi që ju duhet t’i kaloni të dy.


8. Debatet


Kjo është një gjë normale. Jeni dy individë që plotësoni njëri-tjetrin. Është normale, që edhe debate të vogla do të kini. Nuk është fundi i botës! Çelësi i gjithë kësaj është, që debatet forcojnë raportin tuaj, dhe njihni më mirë me njëri-tjetrin.


9. Mos eliminoni shoqërinë


Mos lejoni që marrëdhënia juaj të kthehet në posesive. Mos i eliminoni drekat, me mikeshat tuaja. Vazhdoni ti bëni. Ai dëshiron që të dali me shokët e tij të pijë një birrë? Mos e ndalo!


10. Prano gabimet


Të pranosh fajin, asnjë herë nuk është e thjesht. Si nga ju, edhe nga partneri juaj. Por, është një e mirë e domosdoshme për të gjitha çiftet, dhe duhet ta përdorni sa më shpesh. Fjala magjike “ Më fal” në shumë raste zbut zemërimin.


11. Ku do të jetoni


Vendimi, se ku do të shkoni të jetoni, është një çështje shumë e rëndësishme për çiftin. Është e mira, që të mos kërkoni shtëpinë e ëndrrave, nëse ai nuk e ka mundësinë.


12. Zakoni i keq


Të gjithë kemi. Ngrënia e thonjve, të rri me orë të tëra para pasqyrës, të hedh rrobat, sa andej këndej nëpër shtëpi. Këto është e mira, që ti zbuloni, që në fillim. Për ta pranuar, ashtu siç është.


13. Perfeksioni nuk ekziston


Princi i kaltër dhe mashkulli ideal nuk ekziston. Sa më shpejta ta kuptosh, aq më mirë është.


14. Si e trajton nënën e tij


Mënyra se si ai trajton nënën e tij, është pasqyra, se si ai trajton femrat e tjera. Shmange, nëse e trajton keq, dhe mos u marto me të.


15. Si e menaxhon zemërimin partneri juaj


Kur njerëzit nervozohen, mund të tregojnë një tjetër natyrë të tyre. Që shpesh është dhe natyra e tyre e vërtet. Duhet të keni kujdes, në momente të tillë. Është mira, që të mos martoheni me dikë, që nuk i kontrollon dot nervozizmin e tij pasi mund të shkoj në ekstrem.

Thursday, October 26, 2017

10 shenja që tregojnë se ajo po ju tradhton



Në kundërshtim me atë që ana juaj mashkullore mund të mendojë, ju mbase nuk jeni në qendër të universit të saj”


Tradhtia ndodh. A ndodh ajo shpesh? Mbase jo. A do t’ju tradhtojë partnerja juaj? 

Shpresojmë që jo. Në një studim të bërë në 2012-n, mbi 30% e grave treguan se do t’i tradhtonin partnerët e tyre nëse ata nuk do ta zbulonin kurrë.


Është një fakt i trishtë, por marrëdhënia perfekte nuk ekziston. Kështu, edhe nëse ju dashuroni gjysmën tjetër tuaj, ekziston një shans që ajo mund të jetë duke ju tradhtuar. Në kundërshtim me atë që ana juaj mashkullore mund të mendojë, ju mbase nuk jeni në qendër të universit të saj.


Ne kemi bërë një listë të 10 shenjave që tregojnë se partnerja po ju tradhton. Secila shenjë është një lloj paralajmërimi që diçka nuk po funksionon në lidhjen tuaj.


Në varësi të rrethanave, mbase do t’ju duhet të shikoni për të tjera shenja tradhtie.


10. Ajo qëndron larg familjes tuaj


Fakti që ajo kërkon të mos jetë më pjesë e funksioneve të familjes tuaj ose të qëndrojë me miqtë tuaj është një nga shenjat që po ju tradhton. Kjo shenjë mund të jetë tregues i pendesës së saj, gjë që mund ta bëjë të ndjehet fajtore për tradhtinë. Sa më pak të ballafaqohet me njerëzit e rrethit tënd që të kujtojnë vazhdimisht gabimet e saj, është një dhimbje mendore më pak për të.


9. Ajo ju “sulmon” vazhdimisht


Ditët që ju komunikonit në harmoni të plotë tanimë kanë ikur. Tani, çdo ndjenjë ose mendim që ju shprehni ajo gjen një arsye për t’a kthyer kundra jush. Duke ju sulmuar juve e ndihmon atë të justifikohet për gabimet e veta. Kështu, nëse ajo fillon të diskutojë çdo të metë tuajën, atëherë me siguri do të pyesni veten se çfarë po ndodh realisht. Kjo është një shenjë që ajo po ju tradhton.


8. Ajo ka një shok misterioz


Sipas gojëdhënave një shenjë që femra juaj po ju tradhton lind kur në mes futet një “shok i ri misterioz”. Nëse është dikush për të cilën ajo thotë se është shok pune ose një mik i vjetër, ajo e mban të fshehur këtë miqësi dhe heziton të japë hollësira mbi të, e aq më pak t’jua prezantojë.


7. Ajo i shmanget pyetjeve të thjeshta


Duhet të filloni të dyshoni për të dashurën tuaj kur ajo refuzon t’i përgjigjet edhe pyetjeve më të drejta dhe më të thjeshta ose kur përsërit pyetjen që ju i keni bërë. Zakonisht kjo shenjë tregon se ajo po mendon një gënjeshtër gjatë kësaj kohe të shkurtër. Kini kujdes kur ajo kthehet në shtëpi në mesnatë dhe ju kërkon: “Pse do ta dish se në çfarë ore u largova nga dyqani i kafesë?”. Nëse ajo merr natyrë defensive atëherë me siguri do të jetë duke fshehur diçka ose dikë.


6. Ajo ju largon nga prioritetet e saj


Nëse ajo është e përfshirë në një lidhje me dikë tjetër, ju do të ndjeni një largim nga prioritetet e saj ditore. Papritur nuk ka më të diela të përkushtuara ndaj njëri-tjetrit sepse del gjithnjë diçka që do të hyjë në mes. Ato kanë një tendencë të planifikojnë sa më shumë takime që të munden, që më vonë sjell mospërfillje të angazhimeve të mëparshme.


5. Ajo bën sa më shumë përpjekje që të duket seksi


Ju e pëlqeni atë ashtu siç është, por kjo nuk do ta ndalojë atë të përmirësojë pamjen. Ashtu siç ju u përpoqët t’i bënit përshtypje asaj në fillim të marrëdhënies suaj, ajo do përpiqet sa më shumë të përmirësojë stilin e saj, të ndryshojë makeup-in dhe pamjen e saj fizike për një mashkull të ri në jetën e saj. Kështu, ndërsa dëshira e saj për t’u dukur më seksi është njëra anë e medaljes, të mos kushtuarit vëmendje të opinionit tuaj, është ana tjetër.


4. Ajo bëhet e pavarur


Një nga shenjat më të mëdha që ajo po ju tradhton, është pavarësia e saj. Ajo nxjerr nga fjalori i saj fjalën “ne” në këmbim të fjalës “unë”. Për më tepër, ajo fillon të bëjë më shumë gjëra për vete, dhe ndalon së diskutuari me ju për planet e së ardhmes. Ajo sillet në mënyrë që t’ju tregojë juve se nuk jua ka më nevojën. Fillon të shpresojë që ju do të largoheni nga jeta e saj sepse nuk ka nerva të merret me ju.


3. Nuk ka interes të kryejë marrëdhënie seksuale me ju


Kur marrëdhënia juaj ishte në fillimet e veta, të dy ishit plot pasion dhe të hapur ndaj dashurisë spontane. Kurse tani është ndryshe, ju bëni dashuri me partnere tuaj vetëm kur do ajo. Ajo papritur mund të ndjehet e mërzitur nga performance juaj dhe fillon të mendojë për dikë tjetër kur ju bëni dashuri. Pra nëse ju nuk jeni në gjendje ta kënaqni atë seksualisht, atëherë dikush tjetër po jua “rrëmben” atë.


2. Ajo mban të fshehtë orarin e saj


Ajo mund të deklarojë se nuk ka më kohë për takime mbas mësimit me ju. Kur ju jeni i fundit që dini vendndodhjen e saj kjo tregon se diçka nuk shkon. Zbulimi i planeve të saj në minutën e fundit kjo nuk do të thotë se po ju harron, por që po ju lë jashtë axhendës së saj.


1.    Bëheni i parëndësishëm për të


Çfarë mund të jetë më keq se sa një e dashur që ju anashkalon për pothuajse çdo gjë? Po për dikë që as nuk e vë më re që ju jetoni? Asaj nuk i bën më përshtypje nëse nuk doni të shkoni në një mbrëmje baleti me të, ajo do të gjejë dikë tjetër me të cilin do të shkojë. Dhe pavarësisht mendimit që ju mund të keni për pamjen ose ndjenjat e saj, ajo i kthehet me një përgjigje të vakët. Me fjalë të tjera, ju nuk ju kushton të njëjtën rëndësi se çfarë mendoni ose bëni

Wednesday, October 25, 2017

Ekspertët zbulojnë sekretet e seksit: Evitoni këto gabime



Me siguri nuk keni nevojë për ndonjë studim që t’ua tregojë këtë, por hulumtimet e fundit tregojnë se seksi është përbërësi më vendimtar për t’i bërë funksionale lidhjet afatgjate.


Në fillim të lidhjes, seksi dhe pasioni nuk janë aq të vështira, por gjërat mund të vështirësohen paksa përderisa vitet shkojnë.


Nëse keni probleme të tilla, atëherë mos i bëni këto gabime të zakonshme:


Mos mendoni se keni nevojë të dilni që të lidheni me njëri-tjetrit


Nëse jeni si çiftet e zakonshme, gjëja e parë që e bëni për t’u rilidhur është të caktoni një natë për të dalë së bashku në restorant apo kudo.


“Ideja është se pas një darke të shtrenjtë, qirinjve dhe verës, ju do të ktheheni në shtëpi dhe do të dëshironi t’i ‘gjuheni’ njëri-tjetrit”, thotë Tammy Nelson, terapist i seksit dhe lidhjeve.


Por, çfarë në të vërtetë ndodhë pas këtyre gjërave?


“Shumica e çifteve nuk duan gjë tjetër veçse që të shkojnë të flenë”, thotë ai.


Prandaj, në vend se ta bëni këtë, ai sugjeron që t’i lini fëmijët të dalin jashtë, përderisa ju qëndroni në shtëpi dhe e shijoni çdo sekondë të shenjtë.


Shmangia e seksit sepse nuk jeni në disponim…


Jeta e një të rrituri mund të jetë tejet e lodhshme dhe stresi mund ta zvogëlojë dëshirën seksuale, thotë Nelson.


Por, nëse pritni derisa të keni shumë kohë të lirë që të bëni seks, atëherë mund të pritni shumë gjatë.


Prandaj, më mirë është që veç ta bëni atë dhe të jeni mirënjohës për këtë. Kontakti seksual ju bën të ndjeheni më të lidhur dhe e zvogëlon stresin në martesë.

Tuesday, October 24, 2017

Dëshironi ta bëni të lumtur të dashurin tuaj? Përgatitjani një surprizë në dhomën e gjumit



Poza e qenit


Meshkujt e duan “doggy style”. Femra ulet në duar dhe këmbë dhe merr pozitën e nënshtrimit. Kjo pozë shumicën e meshkujve i kënaq! Në pozën e këtillë mashkulli dominon dhe e udhëheq lojën. Veç kësaj, poza e tillë mashkullit i mundëson penetrim edhe më të lehtë, edhe më të thellë, andaj krijon bindjen që penisi i është më i gjatë. Nuk duhet lënë anash pamjen e prapanicës e cila në atë pozë i ofrohet.


Seksi oral


Asnjë mashkull nuk do ta refuzojë kënaqësinë që ia ofron seksi oral. Seksi i mirë oral është ëndërr e çdo mashkulli. Filloni me prekje të buta dhe të lehta, duke shpejtuar dalëngadalë tempin. Pasi që një kohë ta keni kënaqur me dorë, filloni me prekje të lehta me buzë. Përdorni duart dhe buzët, ndërkaq frymëmarrja e tij do të mund t’ju udhëheqë. Nëse do ta surprizoni edhe me inicimin e seksit oral, lumturia e tij do të jetë e pafund.


Poza e lugës


Ndoshta nuk do ta pranojë haptazi, sepse fjala është për pozë të afërt, mirëpo meshkujt kënaqen me të ashtuquajtur pozë luge. Kthejani shpinën, ndërkaq ai le të jetë i puthitur për ju me pjesën e përparme të trupit. Prapanicën kthejeni nga ai dhe përcaktojani ritmin e penetrimit. Kjo pozë mundëson prekjen e klitorisit, ndërkaq këtë mund ta bëni ose ju vetë ose partneri. Kënaqësia për femrën është e sigurt, por edhe për mashkullin, sepse i krijon kënaqësi kur e sheh se di dhe mund ta kënaqë partneren.

Monday, October 23, 2017

Mbërrin martesa “ me kontratë”



Për të gjithë ata që martesën nuk e kanë më qejf të madh mbërrin një lajm i mirë. Në Meksikë po shqyrtohet ligjërisht mundësia e ndryshimeve në Kodin Civil për një mundësi rishikimi të martesës çdo dy vjet.


Qëllimi, sipas atyre që propozuan ligjin e ri është që të evitohen në minimum divorcet. Në këtë mënyrë, ashtu sikurse me një kontratë, palët mund të vendosin në fund të dyvjetëve nëse martesa e tyre funksionon apo jo. E në rast se pas dy vjtësh, martesa “rinovohet” do të thotë që gjithçka është në rregull.

Tuesday, October 17, 2017

Martesa dhe tradhtia bashkëshortore



Vetëm pas 25 vjetësh, burrat dhe gratë mund ta ndiejnë veten të sigurt se partneri i tyre ka pak gjasa t’i tradhtojë. Kjo është edhe faza më e lumtur e marrëdhënieve në çift


Psikologji


Martesa dhe tradhtia martesore!? Njëra nevojë dhe obligim shoqëror, kurse tjetra e hidhur, por si duket e paevitueshme në pjesën më të madhe të rasteve. Shpesh mund ta keni pyetur veten apo të keni biseduar me të tjerë, se pas sa kohësh mund të ndodhë tradhtia në martesë? Ja se çfarë thonë të dhënat e një sondazhi italian online…


Pas sa vitesh ndodh tradhtia në një martesë? Në 21% të rasteve në treqind ditët e para…


Sa i rëndësishëm është besimi në martesë? Maji është muaji në të cilin festohet një numër i madh martesash dhe premtohet dashuri e përjetshme, respekt dhe sinqeritet reciprok. Por në realitet, në këto vitet e fundit numri i ndarjeve është rritur ndjeshëm dhe ndër shkaqet kryesore të prishjes së një marrëdhënieje është tradhtia. Arsyet mund të jenë të shumta, që nga një dashuri e përfunduar deri te mërzitja nga rutina, nga rënia e pasionit te mungesa e komunikimit. Por pyetja që është shtruar nga “Gleeden.com”, uebsajt jashtëmartesor i projektuar nga gratë, është si vijon: “Kur ndodh tradhtia e parë (jo domosdoshmërish e fundit)?”. Sondazhi ka përfshirë 1565 italianë, meshkuj dhe femra të grupmoshave të ndryshme. Të shohim atëherë se si janë përgjigjur disa prej tyre.



Një vit: në 365 ditët e para të martesës janë përgjithësisht burrat ata që tradhtojnë. Vetëm 5% e të anketuarave pranuan se kishin rënë pre me një burrë tjetër, ndërsa përqindja, sa u përket meshkujve, rritet në 27%. Por mbi të gjitha, ka një gjë që duhet të na bëjnë të mendojmë: 35% e tradhtarëve të dyshuar tashmë ia kishin vënë “brirët” partneres së tyre qysh në fejesë. Pra bëhet fjalë për të pabesë kronikë.


Një deri në tre vjet: është periudha në të cilën një martesë gjen ekuilibrin e saj, e cila rezulton në lindjen e fëmijës së parë. Por në këtë fazë gratë përqendrohen ekskluzivisht tek i/e sapoardhuri/sapoardhura, duke lënë mënjanë nevojat e burrit të saj, i cili, nga ana e tij, ndihet i lënë pas dore dhe aspak i dashur. Kështu që ai shkon në kërkim të ndonjërës që e bën të ndihet akoma i dëshiruar. 36% e burrave kanë deklaruar që kanë pasur një marrëdhënie tjetër jashtë martesore, në krahasim me vetëm 11% të femrave.


Tre deri në nëntë vjet: shfaqen krizat e para, ndjesitë e para të mërzisë dhe të përsëritjes, pasioni i ditëve të para duket sikur ka rënë në gjumë. Një rutinë e paralajmëruar kjo, nga 47% e meshkujve që ishin pjesë e sondazhit, edhe pse përqindjet e tradhtisë afrohen: 58% për burrat, 46% për gratë. Një lloj vështirësie e madhe nga të dyja gjinitë, që paralajmërojnë dëshirën e fortë për të eksperimentuar jashtë katër mureve.


Nëntë deri në njëzetepesë vjet: jemi në periudhën e të ashtuquajturës pabesisë seriale. Për shumicën, martesa është transformuar në një kafaz aspak të artë, në të cilin ndihen të privuar nga liria dhe nga aspiratat e tyre. Fëmijët në këtë periudhë fillojnë të rriten dhe ua kanë gjithnjë e më pak nevojën prindërve, të cilët paraqesin një lloj lodhjeje nga marrëdhënia dyshe. Janë gjithmonë burrat ata të cilët tradhtojnë më shumë (49%), por edhe gratë nuk ngelen pas (36%).


Njëzetepesë vjet dhe më tej: maturimi sjell urtësi dhe një rigjenerim të stabilitetit në marrëdhënien mes dy njerëzve. Shpirtrat e “djajtë” janë larguar dhe bashkëshortja pëlqehet dhe durohet më shumë. Përqindja e tradhtive në këtë fazë është zvogëluar dukshëm si te burrat ashtu dhe te gratë, duke shënuar 13%. Në këto raste “tradhtarët” kërkojnë mbi të gjitha partnerë më të rinj, për t’u kthyer idealisht mbrapsht me orën biologjike.

Monday, October 16, 2017

Pesë sekrete shkencore, për një martesë të suksesshme



Shkencëtarët kanë zbuluar disa faktorë të jashtëm, që mund të përcaktojnë nëse një çift të dashuruarish do t’ia dalë të jetojë bashkë apo jo dhe martesa bazohen tek zemra, apo jo? Ndërsa do të ishte mirë të mendohej se suksesi i martesës përcaktohet nga numri i fluturave në stomak ose apo ai i shigjetave të Kupidit në zemrën tuaj, një studim i ftohtë na tregon të kundërtën. Shkencëtarët kanë zbuluar disa faktorë të jashtëm, që mund të përcaktojnë nëse një çift të dashuruarish do t’ia dalë apo jo të jetojë së bashku deri në fund. Nëse doni që martesa juaj të jetë e sukseshme, kini parasysh këshillat e mëposhtme.


1. Martohuni më dikë që është afër moshës tuaj


Mosha është vetëm një shifër. Por gjithashtu ndodh që ajo të jetë një numër, që mund të profetizojë se martesa juaj do të përfundojë në divorc. Sipas një studimi të vitit 2014 në mbi 3.000 martesa të ndryshme, rezulton se sa me e madhe diferenca në moshë, aq më të mëdha kamë shanset për të shkuar drejt divorcit.


Çiftet që kanë të njëjtën moshë, kanë më shumë gjasa për të qëndruar bashkë, ndërsa çiftet që kanë diferencë prej vetëm 1 viti kanë 3 përqind më shumë gjasa për t’u shkurorëzyar. Kjo shifër shkon në 18 përqind për çiftet me një diference moshore 5-vjeçare, dhe 39 përqind për çiftet me një diferencë 10-vjeçare. Romancat e periudhës maj-dhjetor me një diferencë moshe 30 vjet ose më shumë, kanë 172 përqind më shumë gjasa për t’u ndarë.


2. Bëni një dasëm të lirë


Kur Kim Kardashian u martua me Kris Hamfris në vitin 2011, ata shpenzuan rreth 2 milionë dollarë vetëm për lulet. Dhe vetëm për një martesë që zgjati 72 ditë. Ju s’mund ta kuptoni, por dasma e ish-çiftit të famshëm, tregoi një gjetje interesante shkencore se si buxheti i dasmës mund të parashikojë suksesin e martesës. Një studim nga dy profesorë të ekonomisë në Universitetin Emori, zbuloi se çiftet që shtrëngojnë rripat për dasmat e tyre, kanë martesa më të suksesshme se sa çiftet që zbrazin llogarinë bankare për ceremoni ekstravagante.


Në SHBA, është zbuluar se çiftet që shpenzojnë më shumë se 20.000 dollarë për dasmën e tyre, kanë një normë divorcesh 1.6 herë më e lartë se sa ato që harxhojnë vetëm 5.000-10.000 dollarë. Ndërkaq çiftet që organizojnë një martesë me masa të rrepta kursimi dhe që u ka kushtuar më pak se 1000 dollarë, kanë në fakt kanë një normë më të ulët se mesatarja. “Mund të jetë që lloji i çifteve që bëjnë një martesë të lire, është i përkryer për njëri-tjetrin”- thotë profesor Hugo M. Mialon. “Ose që pasja e martesave jo të kushtueshme, lehtëson çiftet e reja nga ngarkesat financiare, që mund të tendosin martesën e tyre”.


3. Thoni shpesh “fjalët magjike”


Fjalët magjike, të cilat mund të ndihmojnë martesën tuaj të ketë sukses, nuk janë ndoshta ato që ju mendoni. Një studim nga hulumtuesit në Univesitetin e Berklit në Kaliforni shqyrtoi çiftet në 154 martesa. Në mënyrë të veçantë, ata vëzhguan gjuhën që përdornin parnerët kur kishin mosmarrëveshje, duke zbuluar se çiftet që përdornin përemrat “ne”, “jona” dhe “ne” qenë më të suksesshëm në tejkalimin e problemeve mes tyre, se sa ata që përdornin përemrat “unë”, “mua”” dhe “ti”.


Autorët besojnë se fjalët që përdorin partnerët ndaj njëri-tjertit, zbulojnë nëse ata mendojnë për veten dhe tjetrin si një njësi të vetme, apo si individë si krejtësisht të ndarë. “Përdorimi i gjuhës ‘ne’është një rezultat i natyrshëm i ndjenjës së partneritetit, të qenit në të njëjtin skuadër, dhe besimi tek të qenit në gjendje për të përballuar problemet së bashku”- thotë Benxhamin Sajder, diplomant në psikologji në Berkli.


4. Lidhuni me dikë që ka të njëjtën qasje ndaj parave


Paratë shkaktojnë fërkime edhe tek martesat më të shëndosha. Ju nuk mund ta dini realisht se si është t’i besohet dikujt, derisa të keni një llogari të përbashkët bankare me të. Për këtë arsye, është e rëndësishme të martoheni me dikë që ndan të njëjtat vlera në lidhje me paratë. Një studim nga Skot Rik i Universitetit të Michiganit, gjeti se kopracët dhe dorëlëshuarit kanë tendencë të martohen me njëri-tjetrin, por në fund të fundit nuk janë të kënaqur me këtë bashkim.


“Sa më shumë që bashkëshortët ndryshojnë në dimensionin koprac-dorëlëshuar”- thotë ai “aq më tepër të ngjarë ka që ata të debatojnë mbi paratë, dhe aq më pak të kënaqur janë me martesën”. Pra, nëse jeni tipi që i pëlqen të harxhojë një pjesë të mirë të llogarisë bankare në një fundjavë të egër, mos u martoni me dikë që vë gjithmonë mënjanë të ardhura për ditë .


5. Provoni gjëra të reja


Lindja dhe vdekja e një marrëdhënie, është një histori që rrëfehet pa pushim. Në fillim, vetëm qënia pranë partnerit ju bën të ndiheni të trullosur. Por, me kalimin e kohës, ajo tërheqje rinore zbehet ngadalë, derisa mbërrini në pikën ku pyesni veten se çfarë ju ngacmoi në fillim. A ka ndonjë mënyrë për të ruajtur atë ndjenjë të çudisë së eksitimit, që keni pasur në fillim? Po, është e mundur.


Sipas një studimi të vitit 2009 në revistën “Psychological Science”, sekreti i një martese që ju bën të ndjeheni pasionantë edhe pas shumë viteve së bashku, është përpjekja për të bërë gjëra të reja me partnerin tuaj. Ndërsa të tjera studimi thekson:”Nëse partnerët përjetojnë eksitim nga burime të tjera (si romanet dhe aktivitet sfiduese) në një kontekst të përbashkët, kjo përvojë e përbashkët mund të rindezë pasionin në marrëdhënie”.

Thursday, October 5, 2017

13 gjëra që femrat duhet t’i dinë për shëndetin seksual



Edhe pse punët po ndryshojnë dhe femrat gjithnjë e më shumë edukohen për shëndetin seksual, megjithatë ekzistojnë numër i madh i femrave që “turpërohen” të kërkojnë informacione për temat e tilla më delikate.
Fakt i padiskutueshëm është se duhet shumë më hapur të diskutohet për organet seksuale të femrës, sepse pikërisht aty “krijohet jeta”, por edhe janë zonë e kënaqësisë. Ja se çfarë duhet të dijë çdo femër për vaginën e saj dhe shëndetin seksual:


1-Disa femra ejakulojnë gjatë orgazmës. Të njëjtat femra vërtetojnë se në momentet e tilla përjetojnë edhe orgazmën më të fortë. Por, nuk duhet të keni frikë se diçka nuk është në rregull me juve nëse nuk keni përjetuar orgazëm të tillë. Shumica e femrave asnjëherë nuk përjetojnë “ejakulim femëror”.


2-Forma dhe madhësia e vaginës dallon tek femrat e ndryshme. Madhësia dhe ngjyra e buzëve të vaginës janë të ndryshme tek femrat. Shumë shpesh buzët e vaginës te një femër nuk janë të njëjta dhe kjo është krejtësisht normale.


3-Edhe vagina duhet “të ushtrojë”. Ashtu si që bëni ushtrime për t’i forcuar duart, këmbët, vithet dhe stomakun, ashtu duhet të bëni edhe ushtrimet e Kegelit për të forcuar vaginën. Lindja ose mosha mund të shkaktojnë që muskujt atje poshtë të lirohen/lëshohen. Me ndihmën e ushtrimeve të Kegelit mund ta minimizoni lëshimin e vaginës.


4-Lagështia e vaginës dallon. Kur janë të eksituara, disa femra janë më të “lagura” për dallim nga tjerat. Por, gjithashtu lagështia dallon tek femrat varësisht edhe nga cikli menstrual. Për shembull, në periudhën rreth ovulimit lagështia e vaginës rritet. Lagështia dukshëm mund të zvogëlohet tek femrat më të moshuara ose për shkak të përdorimit të ilaçeve. Në rastet e tilla rekomandohet përdorimi i lubrikantit.


5-Është normale që të keni rrjedhje të lëngut vaginal. Shumë femra mendojnë se rrjedhja e lëngut vaginal është shenjë e infeksionit. Por, derisa nuk lëngu vaginal nuk është me ngjyrë të verdhë të mbyllur ose të gjelbër dhe nuk ka erë të pakëndshme, rrjedhja e lëngut vaginal është normale. Ka femra që rregullisht mbajnë vata higjienike sepse kanë rrjedhje të madhe të lëngut vaginal, por ka edhe të tilla që pothuajse çdo herë janë të thata. Nëse dyshoni se diçka nuk është në rregull me sasinë ose pamjen e lëngut vaginal, më së miri është që të konsultoheni me gjinekologun.


6-Seksi nuk duhet të shkaktojë dhimbje. Pozitat e caktuara seksuale mund të shkaktojnë dhembje të vogël, por në përgjithësi seksi duhet të jetë kënaqësi dhe të mos asocojë me dhimbje. Shumë femra vuajnë qetë nga marrëdhëniet seksuale me dhimbje sepse kanë turp të kërkojnë ndihmë, e në fakt duhet që sa më shpejt të konsultohen me gjinekologun për të gjetur zgjidhje për këtë problem.


7-Është pothuajse e pamundshme që të infektoheni me sëmundje ngjitëse nga kapaku i ulëses së tualetit. Sëmundjet seksualisht të transmetuara dhe infeksionet nuk mund të jetojnë gjatë jashtë trupit. Përveç kësaj, duhet kontakt direkt me varrë të hapur ose nëpërmjet gjenitaleve që ju të infektoheni. Shanset për të marrë sëmundje seksualisht të transmetuara (SST) nga tualeti janë minimale dhe tentojnë kah zero. “Sa i përket njohurive të mia, askush nuk ka marrë SST nga kapaku i ulëses së tualetit” – ka theksuar Abigail Seljers, kryetare e shoqërisë Amerikane për mikrobiologji.


8-Vaginës nuk i duhet larje e brendshme. Vagina ka veti për vetëpastrim. Mjafton që ta mbani higjienën e pjesëve të jashtme.


9-Lëshimi i gazrave nga vagina i ka ndodhur pothuajse çdo gruaje. Nuk duhet të turpëroheni nëse gjatë aktit seksual ose gjatë ndonjë ushtrimi lëshoni gazra nga vagina. Ato nuk kanë erë të pakëndshme dhe nuk duhet të shkaktojnë turp sepse janë absolutisht normale.


10-Masturbimi është i shëndetshëm. Vetëkënaqësia i ndihmon femrave që të relaksohen dhe të mësojnë se çfarë i sjell më tepër kënaqësi. Orgazma e zvogëlon dhimbjen kronike, i lehtëson simptomat e sindromit paramenstrual, e përmirëson disponimin, zvogëlon stresin dhe depresionin, gjithashtu e forcon sistemin imun.


11-Nuk ekziston definicion për atë se çfarë është masturbim normal. Shumica e femrave vetëkënaqen të paktën një herë gjatë jetë së tyre. Disa femra mastrubojnë çdo ditë, e disa më rrallë nga një herë në vit. Disa i përdorin gishtat e tyre, të tjerat përdorin mjete ndihmëse si që është vibratori. Masturbimi përfiton forma të ndryshme dhe praktikohet ndryshe, andaj nuk ka definicion për atë se çfarë është normale.


12-Duhet ta parashikoni menstruacionin tuaj. Çdo femër duhet ta ndjek menstruacionin e saj dhe të mund ta parashikojë. Cikli menstrual normal zgjatë nga 21 deri 40 ditë, kurse gjakderdhja menstruale deri më 7 ditë.


13-Mund të infektoheni me SST edhe nëse përdorni prezervativ. Shanset për të ndodhur kjo janë të vogla, por megjithatë ekzistojnë. Prezervativët nuk janë 100% të sigurt, andaj është i nevojshëm që me kujdes të zgjedhni partnerin me të cilin do të keni lidhje intime.

Wednesday, October 4, 2017

Shenjat që tregojnë se ai po bie në dashuri me ju



Meshkujt nuk janë zakonisht shumë të mirë në shprehjen e ndjenjave.


Nuk është se nuk duhet të flasim për ndjenjat tona – ne vetëm se nuk ndalemi të mendojmë shumë shpesh për to.


Ndjenjat, sidomos ato të dashurisë, janë si ndjenjat që i përjetojmë në ashensorë.


Ndjejmë një lloj emocioni të veçantë në brendësi të kokës tonë, por shumicën e kohës ne nuk i’a vëmë veshin.


Shumica e femrave i simpatizojnë meshkujt që i shprehin ndjenjat, por nuk ka shumë të këtillë që e bëjnë këtë.


Por femra, ju nuk duhet ta humbni shpresën. Sepse edhe nëse mashkulli nuk ju tregon menjëherë se sa shumë ju adhuron, ka disa shenja që tregojnë se ai po bie në dashuri me ju.


Këtu kemi përmbledhur disa prej tyre:


Ju dërgon mesazhe 'të çmendura'


Sa më banal të jetë mesazhi, aq më i dashuruar në ty është ai. Në rast se ai ju dërgon mesazh dhe ju thotë “bëra dush” ose “po shikoj film porn”, ai po të tregon se dëshiron të të ketë në shtrat.


Nëse ju thërret vazhdimisht


Janë tri arsye kur meshkujt e përdorin celularin: për punë, për urgjencë dhe për të dëgjuar zërin e dikujt. Dhë nëse ju nuk jeni sekretaresha e operatorit telefonik që shfaqet në celular, atëherë zëri në të cilin ai është i interesuar është zëri yt.


Ai nuk merr shumë mesazhe nga të tjerat


Vajzat u shkruajnë meshkujve të cilët ju shkruajnë atyre, apo jo? Pra, nëse ajo ka ndaluar së dërguari mesazh atij, do të thotë që edhe ai e ka bërë këtë. Ai është i interesuar vetëm në ju.


Ai ju pyet për këshilla


Çfarë duhet të veshë në këtë festë? A po dukem bukur me këtë stil të flokëve? Çfarë ngjyre duhet ta veshë këmishën? – këto janë pyetje që meshkujt i’a bëjnë dikujt që është tmerrësisht i dashuruar në të.


I dëgjoni shokët e tij çfarë po thonë për të


Askush nuk e njeh të dashurin tuaj më shumë se sa shoqëria e tij. Kështu që ndëgjoni ata çfarë po thonë për të, se si është sjellë kohëve të fundit. Nëse thonë se ai është sjellë ndryshe, nuk po e tërheqin më gjërat e mëparshme dhe nuk po shpreh dëshirë për të komunikuar me ndonjë vajzë tjetër, atëherë ju tanimë e dini se ai është në duart tuaja.

Monday, October 2, 2017

5 gjëra që duhet të dini për demoseksualitetin



Sigurisht, keni dëgjuar për panseksualitetin (ç’kemi Miley Cyrus?). Por a keni dëgjuar për demiseksualizmin?


Në rast se jeni ende të panjohur me këtë term, Demiseksualiteti është gjendje ku një person ndjen joshje seksuale vetëm pasi të ketë formuar lidhje emocionale.


Holly Richmond, Ph.D., një terapist i çertifikuar i seksit dhe këshilltar i martesës dhe familjes, e shpjegon kështu: “Njeriu tipik do të takohet me dikë dhe zakonisht ka njëfarë tërheqjeje fizike që kuptohet brenda disa sekondash.


[Me demiseksualitetin] , nuk ka asnjë tërheqje fizike, e gjitha bazohet tek ndjenjat romantike, dashurinë dhe miqësinë, që vijnë të parat. Tërheqja seksuale dhe epshi vijnë të dytat dhe sigurisht nuk është forca lëvizëse “. Me fjalë të tjera, është krejtësisht e ndryshme nga filmat e Hollivudit ku njerëzit bien në epsh me shikim të parë.


Richmond gjithashtu sqaroi se të qenit demiseksual nuk ka asnjë ndikim në gjinitë ose orientimet e njerëzve për të cilët jeni tërhequr. Ju mund të jeni heteroseksualë, ose poligamë dhe kështu me radhë. Jenni Skyler, një seksologe, e përshkruan një marrëdhënie me një person demiseksual si “një miqësi që merr zjarr”.


Më poshtë janë listuar pesë fakte që duhet të dini për demoseksualitetin; çfarë është dhe çfarë nuk është.


Është një term i ri


Termi i parë u shfaq në internet në vitin 2006 në një forum të Asexual Visi­bility and Education Network (AVEN). Për të qenë të qartë, ka të ngjarë që demiseksualet të kenë ekzistuar gjithmonë, por nuk kishte një përkufizim të qartë të këtij identiteti seksual specifik deri kohët e fundit. Si e tillë, është e vështirë të dihet se sa njerëz identifikohen si të tillë, por ekspertët mendojnë se nuk është e pazakontë. “Do të thosha se shumë gra në veçanti veprojnë në këtë mënyrë,” thotë Skyler.



Ka disa terma të ngjashëm për të njëjtin nocion
Njerëzit demiseksualë mund t’i referohen vetvetes si “aseksualë gri”, por Richmond thotë se termi ka shumë kuptime të ndryshme. “Aseksualët gri nuk ndjejnë tërheqje seksuale të mjaftueshme për t’u përshtatur me normat shoqërore apo kulturore ” shpjegon ajo.


Të jesh demiseksual nuk do të thotë që nuk dëshiron të kryesh marrëdhënie seksuale
Richmond thekson se demiseksualët mund dhe nuk gëzojnë seks, përveçse me njerëzit që ata kanë formuar një tërheqje emocionale paraprakisht.


Demiseksualizmi nuk ka të bëjë me normat morale


“[Nuk është se njerëzit demiseksualë] kanë disa kode më të larta morale ose zgjedhje etike,” shpjegon Richmond. “Thjesht, tërheqja primare është emocionale.”


Nuk është konservatore apo anormale
“[Demiseksualiteti] nuk duhet diagnostikuar në asnjë lloj mënyre,” thotë Richmond. “Ndoshta nuk përshtatet me modelin tonë tradicional të seksualitetit njerëzor, por mendimi im është nëse e bën dikë të ndihet më mirë për t’u etiketuar në këtë mënyrë, atëherë pse jo.”

Rechercher sur ce blogue

Powered by Blogger.

Pages