Regjistrohu tani FALAS. Kliko "Sign up now".

Friday, September 29, 2017

6 Fakte të çuditshme psikologjike rreth dashurisë



Dashuria është shumë misterioze, dhe ajo nuk është vetëm çështje fati.


Sipas studimeve, hormone e juaja, interest e shumë gjëra të tjera, janë determinues të asaj se me kë bini ju në dashuri dhe kush bie në dashuri me ju.


Nëse ngjani shumë


Dekada të tëra studimesh tregojnë se klisheja se “të kundërtat tërhiqen” nuk qëndron. “Partnerët të cilët janë të ngjashëm në aspekte të ndryshme si personaliteti, dispozitat, janë shumë më rehat me njëri tjetrin”, thotë Gian Gonzaga, studiues çiftesh. “Kjo bën që njerëzit ta kuptojnë më lehtë njëri tjetrin”.


Nëse ngjani me prindin e partnerit tuaj


Psikologu i Universitetit të Saint Andrews, David Perrett, thotë se disa njerëz tërhiqen shumë nga dikush që ka sytë apo ngjyrën e flokëve sikurse të nënës apo babait të tyre, diçka që ata e fiksojnë që në lindje.


“Kemi zbuluar se femrat e lindura nga prindër më të vjetër, mbi 30 vjeç, janë më pak të impresionuar nga të rinjtë dhe orientohen në pëlqimin e personave më të vjetër”.


Nëse keni aromë të mirë


Një Universitet në Kaliforninë Jugore, ka studiuar gratë i preferojnë bluzat e meshkujve që kanë nivele të larta të testosteronit.


Nëse shikoni në sytë e njëri tjetrit më shumë se 2 minuta


Psikologu i Universitetit të Massachusetts Joan Kellerman, ka bërë një studim me 72 persona, duke iu kërkuar atyre që ta shikojnë njëri tjetrin në sy për 2 minuta.


“Më pas të gjithë këta persona kanë raportuar se kishin ndjenja pasioni dhe dashurie kundrejt personit tjetër”, thotë ai. “Kjo do të thotë se periudha të gjata të kontaktit me një person tjetër mund të ngjizë ndjenja dashurie për atë person nëse ju më parë nuk jeni takuar kurrë”.


Nëse keni një qen


Një eksperiment i Universitetit të Michiganit, grave iu janë dhënë storie të burrave për t’i lexuar. Kurdo që tregimi përfshinte një person që kishte një qen, gratë këtë faktor e lidhnin me atraktivitetin e tyre. Kjo për shkak se të pasurit një kafshë, e lidhin me përkushtimin në një raport.


Nëse luani në një instrument


Studiuesit në Francë kanë konstatuar se praktikimi i muzikës, është i lidhur me seleksionimin seksual. Në një eksperiment një burrë që kishte një kitarë në krahë dhe një tjetër që kishte një qante sportive, i kanë pyetur 300 gra nëpër rrugë për t’ua dhënë numrin e tyre. Kur burri me kitarë kërkonte numrin e telefonit, më shumë gra ia dhanë, shkruan The Independent.

Thursday, September 28, 2017

Shkencëtarët tregojnë sekretet e një lidhje të lumtur dashurie



Si çdo gjë e mirë në jetë që arrihet me mund, edhe lidhjet e qëndrueshme të dashurisë kërkojnë shumë përkushtim nga të dyja palët. Por, në fakt  gjërat nuk janë aq të vështira sa mund të duken në fillim.


Shkencëtarët kanë arritur në përfundim se janë vetëm dy “sekrete” që e definojnë një lidhje të lumtur dashurisë.


Në fakt, janë dy shprehir që të gjithëve do të na hynin në punë edhe në jetën tonë të përditshme, edhe në raportet me njerëzit e tjerë pos të dashurve, dhe bëhet fjalë për mirësinë dhe fisnikërinë.


Sipas studimeve të vazhdueshme mbi shumë çifte, psikologët John dhe Julie Gottman kanë gjetur se mirësia mban çiftet së bashku. Bashkë me stabilitetin emocional, kjo veti është parë si shumë e rëndësishme për martesa të suksesshme.


Padyshim se të jesh i sjellshëm dhe të sillesh mirë, bëhet më e vështirë kur keni debate me njeriun e zemrës por në fakt ky është momenti kur duhet të silleni më së miri, nëse shprehni nervozën dhe shqetësimin tuaj mund të dëmtoni lidhjen tuaj të dashurisë.


“Të jesh xhentil, i ëmbël nuk do të thotë se nuk duhet të flasësh për atë që të shqetë3sin, por në fakt të ndihmon që të shprehësh nervozizmin tuaj në mënyrën më të sinqertë të mundshme dhe të mos lëndosh partnerin tuaj”, ka thënë Julie Gottman, psikologe.

Wednesday, September 27, 2017

Ja çka ndodh në kokën e një mashkulli

Psikologji – Meshkujt e duan angazhimin serioz në një marrëdhënie private. Por ata angazhohen në këtë lloj forme vetëm me një femër e cila nuk ka për qëllim t’i kontrollojë apo dhe t’i menaxhojë. Mendjen e një mashkulli në fakt e motivojnë shumë sjellje të një femre, që secila duhet t’i dijë


  
Meshkujt nuk kanë nevojë për dikë që ta kontrollojë dhe t’i bëjë si një mama e dytë. Madje, kur kjo gjë ndodh bëhet një pengesë e madhe për vazhdimin e një lidhjeje. Meshkujt gjithashtu nuk duan as një femër që dëshiron dëshpërimisht të bëhet lumturia e tyre e vetme. Dilemë e madhe kështu që cilat janë gjërat që i japin motivim meshkujve dhe si mund të krijoni kushtet për të pasur marrëdhënien që dëshironi? Mos i lejoni kurrë një mashkulli të vendosë se çfarë doni nga dashuria: nëse keni një ide të qartë se si duhet të jetë për ju dashuria, mos lejoni që një mashkull të ketë fuqinë të mos ju kënaqë. Duhet të vendosni se çfarë doni dhe të gjeni mënyrën që ai ta dijë, në mënyrë të thjeshtë dhe direkte. Pra, mos i flisni për atë se si ju doni që ai të jetë ose se si mund të ndryshojë, por për atë që ju doni ose jo për veten tuaj. Kur një mashkull e kupton se ju po kërkoni ta ndryshoni ose ta impononi për të bërë disa gjëra, dijeni se e keni humbur luftën për t’iu dukur tërheqëse. Ndaj, jini të qarta mbi atë që (nuk) dëshironi të bëni dhe këtë gjë shfaqjani hapur. Vetëm në këtë mënyrë ai do të dojë t’ju japë dashurinë që kërkoni.


Mos e pranoni një trajtim poshtë standardit tuaj: meshkujt nuk duan të arrijnë në atë gjendje sa t’ju shkelin me këmbë. Dëshirojnë një grua e cila mund të respektohet, dikë që vendos të ndahet për të mos toleruar një trajtim të padenjë dhe të poshtër. Meshkujt i pëlqejnë sfidat, ndaj mos kini frikë t’i sfidoni. Jepini vlerë vetes butësisht dhe me seriozitet, duke u shfaqur ashtu siç jeni në të vërtetë. Nëse kërkoni ta bindni për “papërshtatshmërinë” tuaj, do të humbisni. Jini besnike ndaj ideve tuaja dhe ai do t’ju respektojë dhe do t’ju dojë për këtë.


Jepni liri:


Meshkujt kanë nevojë për liri dhe tërhiqen nga gra të cilat nuk i ndalojnë ata të bëjnë gjërat që duan. Meshkujt duan pranë një femër e cila mund të jetë elastike dhe që i jep atyre kohë për të bërë diçka që i bën të lumtur. Pra jini më të lakueshme me planet sesa të ashpra dhe të palëkundura. Megjithatë, meshkujt respektojnë edhe femrat që kanë limite të mirëpërcaktuara e që thonë thjesht dhe qartë atë se çfarë nuk është e mirë për ta. Zemra e një mashkulli do të jetë gati vetëm atëherë kur pranë vetes mund të shohë një femër që nuk do t’i “heqë” asgjë nga jeta e veçse do t’i shtojë vlera të mëdha. 


Pozitiviteti dhe maturia:


Meshkujt e duan elegancën dhe aftësinë për ta bërë një femër të lumtur. Për ta është një pengesë kur një femër ankohet, bën presione ose “proteston” për çdo gjë, sikur të ishte një fëmijë. Ndaj kur të flisni me një mashkull bëni më të mirën tuaj për të krijuar një ambient emocional dhe pozitiv. Meshkujt i duan femrat që dinë të krijojnë ngrohtësi dhe një ambient pozitiv. Kjo lloj energjie i bën palët më të dëshiruara me njëra-tjetrën. 


Tërheqja:


Meshkujt tërhiqen nga ideja që nuk mund të kontrollojnë apo parashikojnë diçka. Tërhiqen nga femrat që flirtojnë, u japin atyre vëmendje dhe më pas nuk e ndiejnë nevojën për t’i kontaktuar ditën pasardhëse. Varësia dhe “humbja e shpresës” janë frenuesit më të mëdhenj të tërheqjes mashkullore. Mos harroni se një mashkull dashurohet me mungesën tuaj, ndërkohë që ju me prezencën e tij. Lëreni të ndiejë mungesën tuaj dhe më pas kohën e kaluar së bashku bëjeni sa më të kënaqshme dhe pozitive. Pjesa më e madhe e gjërave që motivojnë një mashkull janë të kundërta me ata që femrat i gjykojnë si të domosdoshme. Ndaj jini të thjeshta, ndani hapësirat e duhura, jetoni dhe dashuroni jetën tuaj dhe mos e bëni atë (partnerin tuaj) qendër të universit. Kjo gjë do ta shpjerë drejt teje, sepse emocionet e tua nuk do të varen mbi atë se çfarë bën ose nuk bën ai. Kjo gjë do t’ju bëjë të dukeni më seksi, ndërsa atë do ta stimulojë të rrijë më shumë pas jush, t’ju mbajë në jetën e tij. Mësohuni të merrni, të ndiqni dhe të eksperimentoni vetveten me idenë e thjeshtë për të mos ndryshuar mashkullin tuaj, por që të shpreheni thjesht çfarë dëshironi ose nuk dëshironi. 


Këshilla:


dashuroni, jetoni jetën tuaj dhe lërini një mashkulli hapësirën për t’ju dashuruar.

Tuesday, September 26, 2017

Ç’farë e bën një mashkull të parezistueshëm?



Edhe nëse je femër ose mashkull, kur dikush është objektivisht i bukur dhe bën “bujë” me prezencën e tij, nuk fshihet. Cfare e bën një mashkull të pakrahasueshëm?


Është një pyetje për të dyja gjinitë dhe ka vlerë të diskutohet.Rezultate imazhesh për meshkuj


Shumë herë takon meshkuj të cikët kanë sharm dhe femrat tërhiqen shumë nga ata. Nuk mund ta përshkruash ose ta shpjegosh me fjalë të thjeshta  nëse të kërkohet. Por ,nuk do te thotë që është një sekret i madh por, gjendet përballë teje vetëm se mjafton të shikosh në imtësi.


Shikimi


Shikimi është një letër e fortë e mashkullit që të “djegi” zemrat dhe të bëhë për vetë një femër. Kur dy veta komunikojnë me sy dhe kalojnë ide apo ndjenja me këtë mënyrë atëhere njëri nga të dy ka arritur të tregoj që ka një shikim të pakrahasueshëm. Mjafton të të “nguli” një shikim për disa sekonda dhe ti nuk heq nga mendja jote për disa ditë.


Një vegël muzikore


Kur një mashkull di të luajë me një vegël muzikore shumë mirë dhe me stil ,atëhere një femer nuk mund ti rezistoj… Muzika është nga natyra dicka që të ndryshon psikologjine dhe humorin. Aq më tepër kur luan muzikë një mashkull. Kombinim perfekt !


Aroma.


Është një shkencë më vete se çfare parfumi të hedhësh që të bëhesh i pakrahasueshëm. Por, ka njerëz që kanë një trup që mba një aromë të mjrë dhe në kombinim me parfumin që përdorintë bëjnë të duash t’iu qëndrosh afër për orë të tëra. Nuk kanë të gjithë aromë të mirë edhe pse hedhin parfume të mira.


Karakteri


Siguria e një mashkulli në vete dhe në karakterin e tij është dicka që cdo femër kërkon nga partneri. Kur ai e fiton femrën dhe e bën për vete me mënyrën që do, padyshim që fiton shumë pikë

Monday, September 25, 2017

Hilet që çdo grua duhet të dijë për të qenë më e bukur



Ne të gjithë jemi të njohur me faktin se ilaçet natyralë, edhe pse duhet më shumë kohë që të lehtësojnë probleme të caktuar, janë më të mirë se ilaçet e mjekësisë moderne, për shkak se nuk përmbajnë kimikate të dëmshme. Shumica e ilaçeve natyralë janë të lehtë për t’u përgatitur në shtëpi dhe përbërësit mund të gjenden në çdo kuzhinë. Ja ca hile që duhet të dini për të qenë përherë e bukur…


Mënyra natyrale për të hequr qafe rrudhat rreth gojës


Ju duhet 200 gram dyllë blete, lule të freskëta kumaku dhe 750 ml vaj ulliri. Vloni përbërësit në temperaturë të ulët për një minutë dhe pastaj lëreni përzierjen të veprojë gjatë gjithë natës. Mëngjesin tjetër nxeheni përsëri, trazojeni dhe vendoseni në një enë. Aplikoni kremin ​​mbi rrudha çdo ditë për 2 javë.


Kastraveci është gjithçka që ju nevojitet


Përzieni pjesë të barabarta lëng kastraveci dhe patate dhe përdoreni përzierjen për të hequr qafe qeset nën sy. Procedura është e njëjtë si ajo e mësipërmja. Rrathët e errët mund të trajtohen me një përzierje, që përmban në pjesë të barabarta lëng kastraveci dhe lëng limoni. Aplikoni këtë përzierje në zonat e errëta nën sy dhe prisni për 15 minuta. Pas 15 minutash lani fytyrën.


Thuajini lamtumirë pikave të zeza për 10 sekonda


Në mënyrë që të hiqni qafe pikat e zeza keni nevojë të përzieni 2 lugë çaji uthull dhe 2 lugë gjelle lule misri. Fërkojeni këtë maskë mbi pikat e zeza për 10 sekonda dhe pastaj hiqeni përzierjen me ujë të ngrohtë. Pikat e zeza do të jenë zhdukur përgjithmonë.


Zhdukni zonën e errët nën sqetulla


Sqetullat e errëta mund të jenë të bezdisshme dhe të shkaktojnë një gjendje të parehatshme sepse nuk janë të këndshme për t’u parë, veçanërisht kur vishni rroba pa mëngë. Por ka disa ilaçe natyralë, që mund t’iu ndihmojnë. 1. Përzieni kos të thjeshtë, miell dhe një lugë gjelle qumësht të papërpunuar. Aplikojeni mbi lëkurë dhe lëreni për 15-20 minuta. Rezultatet do të jenë të dukshme shumë shpejt. Acidi laktik në kos dhe në qumësht redukton çngjyrosjen.


Për recetën e dytë nevojitet të përzieni kos, lëng limoni, pak tumerik në miell qiqre dhe ilaçi është gati. Aplikojeni dhe prisni për pak kohë dhe më pas shpëlani lëkurën.  Përdoreni këtë trajtim për pak javë.


3.Vaji i kokosit nëse aplikohet rregullisht mund të pakësojë njollat e errëta dhe ngjyrën e errët në sqetulla. Gjithashtu hidraton dhe i jep ndriçim lëkurës.


Ilaçe për të larguar thinjat


Pasi prisni hudhër dhe limonë, shtoni mjaltin dhe farat e lirit. Pastaj përziejini mirë dhe vendoseni përzierjen në kavanoz. Kavanozi duhet të mbahet në frigorifer. Para vakteve konsumoni përzierjen dy herë në ditë.


Gjethet e curry-t duhet të ziejenë në ujë kokosi dhe pasi t’i hiqni nga uji, lërini të ftohen. Fërkojini në lëkurën e kokës dhe prisni për disa minuta para se ta lani.


Aplikoni gjalpë nga qumështi i lopës në lëkurën e kokës dhe përsëriteni trajtimin dy herë në javë për disa muaj.


Shpëtoni nga këmbët e plasaritura


Shumë njerëz kanë probleme me këmbët e plasaritura gjatë dimrit, por mos u bëni merak, pasi ka disa ilaçe për këtë problem. 1. Shumë njerëz përdorin banana të pjekur. Thjesht vendoseni bananen në këmbë dhe prisni për 15 minuta para se t’i pastroni këmbët.


Uji i nxehtë është zgjidhja më e mirë sepse zbut lëkurën e fortë dhe më pas duhet të përdorni gur shtuf për të hequr lëkurën vdekur.
Jo qafë e errët


Zhysni pak pambuk në lëng limoni. Aplikoni lëngun e limonit në qafë dhe prisni për 15-20 minuta. Pas kësaj lani zonën me ujë të ftohtë dhe aplikoni pak krem. Shmangni ekspozimin direkt në diell pas aplikimit të këtij ilaçi.

Wednesday, September 20, 2017

Studimi: Dashuri apo epsh? Përgjigjja gjendet te sytë



Një studim nga hulumtuesit e Universitetit të Çikagos thotë se ndryshimi midis dashurisë dhe epshit mund të qëndrojë te sytë. Veçanërisht se ku ju sheh personi me të cilin keni një takim dashurie, përcakton nëse është dashuri apo dëshirë për të shfryrë pasionin. 


   
Kërkuesit zbuluan se personat që e perceptojnë një të huaj si partner të mundshëm për dashuri, ia ngulin sytë fytyrës së tyre. Nga ana tjetër, ata i japin më shumë rëndësi vëzhgimit të pjesëve të trupit nëse janë të interesuar për dëshira seksuale. Studimi u publikua në revistën Shkenca Psikologjike. Autorja që drejtoi studimin, Stefani Kakiopo, nga Universiteti i Çikagos, tha se ndonëse dihet ende pak për shkencën e dashurisë me shikim të parë apo sesi njerëzit bien në dashuri, këto modele të reagimit sigurojnë provat e para në lidhje me proceset automatike të vëmendjes, siç është vështrimi ngultas, mund të bëjnë diferencën mes dashurisë dhe dëshirës përkundrejt personave të panjohur.


Gjykimi automatik i dashurisë apo epshit mund të ndodhë në më pak se gjysmë sekonde, duke prodhuar modele të ndryshme të shikimit. Kërkimi i mëparshëm i Kakiopos ka treguar se aktivizohen lidhje të ndryshme në rajonet e trurit nga dashuria dhe dëshira seksuale. Në këtë studim, skuadra bëri dy eksperimente për të testuar modelet vizuale në përpjekje për të shprehur dy gjendje të ndryshme emocionale dhe konjitive, që shpesh janë të vështira për t’u dalluar nga njëra-tjetra – dashuria romantike dhe dëshira seksuale apo epshi. Studentë meshkuj dhe femra të Universitetit të Gjenevës panë disa foto bardhezi të personave që nuk i kishin takuar kurrë. Në pjesën e parë të studimit, pjesëmarrësit panë fotot e çifteve të reja heteroseksuale që po shihnin apo ndërvepronin me njëri-tjetrin. Në pjesën e dytë, pjesëmarrësit panë fotot e individëve tërheqës të seksit të kundërt, të cilët shihnin drejt e në kamera.


Asnjë prej fotove nuk përmbante lakuriqësi apo imazhe erotike. Në të dyja eksperimentet, pjesëmarrësit ishin ulur përpara një kompjuteri dhe iu kërkua të shihnin fotografi të ndryshme e të vendosnin sa më shpejt dhe sa më saktë që të ishte e mundur nëse perceptonin dashuri apo dëshirë seksuale për personin që shfaqej në të. Studimi nuk zbuloi ndryshim në kohën që iu desh subjekteve për të identifikuar ata që ngjallnin dëshirë dhe ata që ngjallnin dashuri, gjë që tregon se sa shpejt truri mund t’i përpunojë të dyja emocionet, besojnë shkencëtarët. Por analizimi i gjurmimit të syve nga dy studimet zbuloi ndryshime në lëvizjen e syve, në varësi të ndjenjës që kishin përjetuar subjektet.


Njerëzit priren ta ngulin vështrimin në fytyrë, veçanërisht kur një imazh u ngjall atyre ndjenjën e dashurisë. Kur imazhi provokon dëshira seksuale, sytë e subjekteve lëvizën nga sytë në pjesën tjetër të trupit. E njëjta gjë ndodhi si me meshkujt, ashtu edhe me femrat pjesëmarrëse në studim. “Duke identifikuar lëvizjen e syve, që është e veçantë te stimujt e lidhur me dashurinë, studimi mund të ndihmojë në dallimin e ndjenjave të dashurisë dhe dëshirës seksuale”, – tha bashkautori i studimit, Xhon Kakiopo që është edhe drejtor i Qendrës për Neuroshkencën Konjitive dhe Sociale. Gjurmimi i shikimit mund të ndihmojë dhe të hapë rrugë të reja në rastet klinike dhe për terapinë në çift.

Monday, September 18, 2017

Ja si ta kuptoni nëse marrëdhënia juaj është e suksesshme



Pakënaqësia vetjake është arsyeja kryesore e shfaqjes së problemeve të dashurisë. ”Ti nuk më do aq sa të dua unë!” është shprehja më e thjeshtë e frikës nga dashuria.


Problemet fillojnë të shfaqen atëherë kur ju filloni të pyesni veten ”Mos vallë unë e dua atë më shumë sesa ai më do mua?” Në këtë moment ne fillojmë të analizojmë gjërat që bëjmë për dashurinë tonë.


Ne fillojmë të analizojmë mënyrën sesi ne e shprehim dashurinë tonë dhe sa energji po harxhojmë për ta çuar atë përpara. Me pas pasi e kemi analizuar mirë veten, ne përpiqemi të kuptojmë nëse partneri po na përgjigjet me të njëjtën monedhë apo jo. A po marrim diçka të ngjashme me atë që po japim? Në momentin që ne fillojmë të bëjmë krahasime të tilla, kemi filluar të largohemi nga marrëdhënia jonë. Ne nuk duam që të dashurojmë më shumë nga sa na dashurojnë. Kjo ndodh sepse femrat kanë frikë pasi mendojnë se meshkujt do të tallen me to. Fokusohuni tek ajo që bëni e si ndiheni kur dashuroni.


Për të kuptuar se në cilin stad ka arritur marrëdhënia juaj duhet t’i bëni vetes pyetje të tilla:


-A ju bën të ndjeheni mirë kur dashuroni dikë dhe ai jua kthen me të njëjtën mënyrë?


-A prisni që në qoftë se doni dikë, ai t’iu dojë me çdo kusht? Nëse po, përse?


-A ndjeheni i dashuruar kur partneri nuk është pranë jush? Nëse jo, përse?


-A po bëni për të dashurin tuaj gjëra që në të vërtetë nuk do të donit t’i bënit, por e ndjeni që është e nevojshme t’i bëni për ta pasur ata pas vetes?


-A po bëni ndonjë gjë veçanërisht për ta duke pritur që një ditë tua shpërblejnë?


-Çfarë po prisni?


-A keni folur me partnerin për ato gjëra që ju bëjnë të ndjeheni të dashuruar?


Të përbashkëtat


Ju e dashuroni njëri-tjetrin e kjo është arsyeja kryesore përse ju jeni bashkë, por kohët e fundit duket se ka disa gjëra të cilat nuk i keni më si më parë. Edhe pse kuptoheni mirë nuk dashuroheni më si në fillim.


Ju pëlqeni librat e të shkoni për shëtitje, ajo gjithmonë ka dëshirë të udhëtojë, ju pëlqeni sportin, por vazhdoni të jeni të bindur për faktin që martesa është një sakrificë. Ju keni dëgjuar që në një martesë ju duhet të merrni dhe të jepni. Ju duhet të lini mënjanë interesat tuaja dhe të mendoni për të dy, apo më tepër për personin që keni në krah. Për këtë ju duhet të bëni kompromise. Por, kur ju duhet të hiqni dorë nga gjërat që ju pëlqejnë më shumë për hir të marrëdhënies, ju nuk e kini këtë forcë, prandaj hiqni dorë dhe përfundoni se nuk keni asgjë të përbashkët. Nëse keni mbërritur deri këtu do të thotë se nuk keni më shanse që të riktheheni tek intimiteti dhe marrëdhënia që keni pasur më parë.


Pyetjet që mund të bëni në të tilla raste janë:


-A kanë ndryshuar gjërat që nga takimi juaj i parë?


-A ndani çdo gjë me partnerin tuaj ashtu siç bënit më parë?


-Çfarë do të ndodhte në qoftë se ju do të bëni gjërat që ju pëlqejnë dhe partneri juaj ato që do t’i pëlqenin?


-Sa kohë keni për të shpenzuar me partnerin tuaj e për të vlerësuar që marrëdhënia juaj është e suksesshme?


-Çfarë do të thotë për ju të kesh interesa të diferencuara?


-A e shihni veten dhe partnerin si dy persona të ndryshëm që kanë zgjedhur të jenë bashkë, apo si një detyrim për të qëndruar bashkë?


-A mendoni vërtet se të dashurosh do të thotë të sakrifikosh? Nëse po, përse?


Shmangni problemet


Sa herë që prekni një temë të veçantë, ndodh që të shpërthejë një debat me të, shpesh ju përpiqeni t’i evitoni këto tema të tilla, por nuk ia dilni dot. Ju në fakt, nuk keni aspak dëshirë të ziheni e të konfliktoni me njëri-tjetrin.


Një zënkë do të thotë se gjërat në lidhjen tuaj nuk po shkojnë aspak mirë dhe për më tepër, ajo mund të degjenerojë deri aty sa ju të ndaheni nga njëri-tjetri. Kështu që keni premisa shumë të theksuara për të prishur e shkatërruar lidhjen tuaj. Me kalimin e kohës lista e gjërave dhe argumenteve që nuk duhen prekur fillon e shtohet, aq sa duket se nuk ka më vend për të shtuar asgjë tjetër.


Kështu për sa kohë lista e çështjeve që duhen evituar shtohet, ju ndjeni se ka ardhur një moment kur ju nuk mund të flisni e të bisedoni më me njëri-tjetrin për pothuajse asgjë pa debatuar! Ju e ndieni shumë larg njeri-tjetrin dhe të huaj dhe në këto momente mendja juaj fluturon për të imagjinuar që edhe sa kohë do të mund të duroni një gjendje të tillë. Hendeku mes jush fillon të thellohet.


Ja disa pyetje që mund t’ia bëni vetes në raste të tilla:


-A keni frikë se mos lëndoheni në dashuri?


-A do të thotë mospërputhja e mendimit mes dy njerëzve se ndjenjat e tyre janë cënuar? Nëse po, perse?


-Si mund të veproni ndryshe? Çfarë mund të ndryshoni?


-A e kufizoni apo privoni veten nga gjëra që do t’i bënit me kënaqësi kur jeni me partnerin? Përse?


-Çfarë do të ndodhte nëse ju do t’i linit ata të kuptonin se si jeni ju me të vërtetë, apo çfarë do të bënit ju?


-A është ndershmëria një hap i gabuar në lidhjen tuaj? Pse mendoni kështu?


Mundohuni që të flisni me partnerin tuaj për shqetësimet e tij dhe tuajat, ndërkohë që ju nuk duhet të harroni se duhet të përqendroheni te ndjenjat tuaja e jo tek ajo që i pëlqen atij apo këtij. Duhet të tregoni atë që ju jeni në të vërtetë, që lidhja juaj të jetë e sinqertë, e drejtë dhe një lidhje e vërtetë. Mësohuni që të pranoni partnerin tuaj duke pranuar më parë veten tuaj

Monday, September 11, 2017

Histori nga Jeta: Më përdhunoi kur isha 15 vjeçe



Isha vetëm 14 vjeçe, një vajzë e thjeshtë, gjithmonë e buzëqeshur dhe mbi të gjitha naive. Për fat të keq ka nga ata njerëz që përfitojnë nga naiviteti i tjetrit. U njoha me një djalë të bukur, magjepsës, zeshkan dhe i gjatë, të cilin e quaja princi im i zi. Kishim një histori dashurie të përkryer, na kishte zili e gjithë shkolla dhe me të kam pasur eksperiencat e mia të para në dashuri. Duhet të them se ai është tre vjet më i madh se unë dhe fshiheshim gjithmonë në klasë, ku shkëmbenim përkëdheljet e dashurisë. Unë isha shumë e lumtur, sepse më pëlqente shumë ai djalë. 

Kaluam një muaj bashkë dhe unë si adoleshente që isha u dashurova marrëzisht me të. Ndërkohë që mbusha 15 vjeçe dhe ai 18, nisi të më fliste për gjëra të çuditshme dhe nisi të më bënte presion. Më thoshte, “nëse nuk bëjmë seks bashkë unë do të të tradhtoj me një tjetër dhe pastaj do të të lë”. Imagjinoni reagimin tim, isha një vajzë e dashuruar, e cila do të bënte gjithçka për të dashurin e saj. Kaluan disa ditë dhe provuam të bënim dashuri bashkë, por unë kisha dhimbje të tmerrshme dhe hemorragji. Nuk arritëm asnjëherë deri në fund. Ai ishte pa eksperiencë, nuk përdorte as prezervativ, përpiqej të hynte, por nuk arrinte dhe nuk donte që të hiqte dorë. Që ta bëja të largohet duhej të qaja dhe t’i tregoja gjakun. Kaluan edhe disa ditë dhe për mua e gjithë kjo po shndërrohej në një makth të vërtetë. 

Në disa raste bëhej edhe i dhunshëm dhe njëherë më rrahzu, sepse unë kisha shkuar në Dajt për të bërë fotografi së bashku me vëllain dhe një shoqen time. Për pak sa nuk theu xhamat e makinës së tij, sepse donte të më nxirrte jashtë që të më qëllonte. Në atë moment unë për t’u mbrojtur vura rripin e sigurimit, që mos të më nxirrte nga makina, ndërsa shokët e tij që ishin me ne vetëm shikonin dhe nuk bënin asgjë. Prita momentin që ai të largohej nga dera e makinës dhe ika, por ai erdhi pas meje dhe më vuri duart në fyt. Më mori frymën, derisa erdhi një zonjë që po kalonte aty dhe nisi të ulërinte dhe e ndaloi. Duke qarë ika, por ai përsëri erdhi pas meje, më zuri në një cep të rrugës dhe nisi të më qëllojë me shqelm. Papritur në atë moment si një mrekulli erdhi babai im dhe u largova me të, por babai nuk e pa momentin që po më qëllonte, mendonte se vetëm po grindeshim me fjalë. Fika telefonin, që mos të më merrte dhe kisha frikë të dilja nga shtëpia. Ndërkohë që pas disa ditësh ai erdhi duke qarë dhe m’u betua se nuk do ta bënte më një gjë të tillë. Unë e besova si budallaqe dhe këtë herë përfundova në spital e gjakosur nga përdhunimi, më qepën me tetë penj. 

Prindërit e mi nuk bënë denoncim, sepse nuk i lejova unë, e doja dhe nuk e di se çfarë më bënte që ta mbroja, ndoshta sepse më magjepste me fjalët e tij. Isha shumë e vogël për të kuptuar se çfarë po ndodhte dhe qëndrova e lidhur pesë vjet me këtë person. Gjithçka mbaroi mes nesh në momentin që e pashë me sytë e mi me një femër tjetër. Gjatë këtyre viteve që kam qëndruar me të vetëm pak poshtëruar veten, nuk kam bërë asgjë tjetër me atë njeri, i thosha vetes që nuk shërbeja për asgjë, që isha e deformuar. Për shkak të tij kalova në anoreksi, më ka ndihmuar vëllai im ta kaloj këtë situatë, sepse ai e dinte si ishin punët. Disa herë vëllai im ka dashur ta godasë, derisa i dha nja dy shpulla kur e pa së bashku me mua me një tjetër. Ditën që ka ndodhur kjo jam ndjerë shumë keq, por tashmë ka kaluar gjithçka, jam mirë. Kam shtuar 20 kilogram dhe jam rikthyer në jetë fal një tjetër personi që më do. 

Me të kam bërë dashuri për herë të parë dhe ishte diçka shumë e bukur, sepse ndihesha e mbrojtur dhe e sigurt në krahët e tij dhe jo e kërcënuar si me tjetrin. Gjithsesi ish i dashuri im është përpjekur disa herë të lidhet me mua, më telefononte, më shkruante e-mail, madje ka kërcënuar dhe të dashurin tim aktual. Kur i thashë të më linte të qetë më tha se isha idiote dhe se nuk isha Monica Belluci që i lejoja vetes t’i flisja në atë mënyrë. Sa herë që e shoh ndjej neveri, sepse e di shumë mirë që nuk ka ndryshuar, ai është njeri me dy fytyra dhe është në kërkim të viktimave të reja. Shumë herë mendoj të gjej një mënyrë që ta bëj të paguajë për të gjithë të keqen që më ka shkaktuar mua dhe familjes sime, por e mbaj gjithçka brenda vetes. Në gjëra të tilla duhet të kesh vërtetë kujdes, sepse shkaktojnë trauma që ndonjëherë është vështirë t’i kalosh. Unë fillimisht kisha frikë kur më prekte i dashuri im, dridhesha e gjitha dhe sa herë që më vinte në mendje ish i dashuri im, që më thoshte se isha e deformuar dhe e shëmtuar nisja të qaja. Kur gjithçka mbaroi me ish të dashurin tim dhe njoha dashurinë e jetës sime gjeta guximin të shkoja tek një mjek, që të më ndihmonte. Mjeku më tha se isha normale dhe nga ajo ditë, hap pas hapi me të dashurin tim pranë e kalova gjithçka çfarë më kishte ndodhur, derisa rigjeta lumturinë.

Mosha kur prireni të keni aferë dashurie – sa larg tradhtisë jeni?



Një studim pretendon të ketë zbuluar moshën kur shumica e njerëzve kanë aferë dashurie, dhe e vërteta mund t’ju befasojë.

Këto statistika të reja befasuese kanë zbuluar se meshkujt dhe gratë priren ta tradhtojnë partnerin kur janë në vitet e tyre të 50’ta.

Kur mund të supozohet se çiftet e martuara në vitet e tyre të 50’ta janë tejet të lumtur sa i përket mirëmbajtjes së një lidhje të suksesshme dhe monogame, prapa skenave nuk është gjithçka mirë.

Instituti i Studimeve Familjare kishte zbuluar se përqindjet e seksit jashtëmartesor janë më të lartat te personat e moshës 55 vjet.

Sipas Nicholas H. Wolfinger, profesor i studimeve familjare në Universitetin Utah, që nga viti 2000 është rritur fenomeni i tradhtisë te personat e moshës 50-60 vjet. Dhe, shumica nga tanë kanë raportuar se kanë qenë të martuar për 20 apo 30 vite.

Tuesday, September 5, 2017

Ky është gabimi kryesor që meshkujt bëjnë në shtrat



Një sondazh nga Sex Information and Education Council of Canada dhe prezervativët Trojan ka zbuluar që nëse përqafoheni pas seksit, femra do të ketë më shumë dëshirë për të bërë seks me ju.

Për këtë sondazh janë pyetur 2400 kanadezë rreth herës së fundit që kanë bërë seks. Nga femrat që ishin përqafuar me partnerin 6 deri në 10 minuta pas seksit, 71 për qind e vlerësoi përvojën si “shumë të kënaqshme”. Kjo krahasuar me 41 për qind nga femrat që ishin përqafuar më pak.

Në fakt, intimiteti pas seksit ishte po aq i rëndësishëm për gratë sesa faza para seksit, thotë autori i studimit Robin Milhausen, Ph.D., një profesore e seksualitetit në Universitetin e Guelph.

Kjo mund të ndodhë sepse trupat e femrave dhe meshkujve janë të mbushur me oksitocinë, hormoni i afërsisë, pas seksit dhe kanë uri për më shumë afeksion, thotë Milhausen.

Përveç kësaj, femrat shpesh ndihen të dobëta pas seksit, thotë ajo. Nëse kalojnë disa minuta shtesë duke u përkëdhelur në shtrat, ndiejnë që partneri kujdeset për to.

“Është një nga gjërat më të lehta që mund të bësh për të përmirësuar marrëdhënien. Është një mundësi shumë e rëndësishme, por që shpesh nuk përdoret, për t’u afruar më shumë”, thotë Milhausen.

Shumica e njerëzve në studim ndërprisnin kontaktin pas minutës së 6-të: 17 për qind e të pyeturve nuk përkëdheleshin fare dhe 36 për qind qëndronin afër deri në pesë minuta.

Kështu që pas marrëdhënies intime, tërhiqeni afër partneren ose lëre ta mbështesë kokën mbi gjoksin tuaj, sugjeron Milhausen.

Vazhdoni të paktën 6 minuta, edhe pse nuk duhet të shihni orën, të luani me flokët, t’i fërkoni shpinën, ta puthni në faqe ose në ballë dhe bëjini një kompliment të ëmbël sesa mirë u ndjetë me të.

Çfarë përfitoni ju? Në sondazh, shkruan revista class, doli që, përqafimi rriste kënaqësinë edhe te meshkujt.

Dhe sa kohë që përqafimet i japin ndjesi pozitive partneres në këtë marrëdhënie, shanset janë që ajo do ketë më shumë dëshirë për të pasur intimitet me ju, në të ardhmen e afërt, thotë Milhauesn.

Rechercher sur ce blogue

Powered by Blogger.

Pages