Regjistrohu tani FALAS. Kliko "Sign up now".

Tuesday, November 29, 2016

Jeni Inteligjentë? Ja Përse e Keni të Vështirë ta Gjejnë Dashurinë e Jetës

Jeni Inteligjentë? Ja Përse e Keni të Vështirë ta Gjejnë Dashurinë e Jetës

Njerëzit inteligjentë janë më analitikë kur është fjala për dashurinë. Kjo për shkak se njerëzit inteligjentë kanë tendenca të kenë parashikime më të mira sesa të tjerët.

Kur i përmendim ‘parashikimet’, fjala është për aftësinë e të analizuarit një situatë, të rikujtoni përvojat e kaluara relevante dhe t’i shikoni mundësitë adekuate për të ardhmen.

Nëse këtë mentalitet e aplikoni edhe në lidhje të dashurisë, njerëzit inteligjentë largohen më shpejt nga lidhja kur shfaqen shenjat e para të telasheve. Pra, nëse përvoja është mësuesi më i mirë, atëherë njerëzit e mençur do të mbështeten në të për t’i marrë vendimet.

Inteligjentët ‘mbrohen’

Efekt tjetër anësorë i të mbështeturit në përvojë kur është fjala për dashurinë, është se inteligjentët kanë tendenca të mbrohen apo ruhen më shumë. Ata kanë më shumë problem të jenë më të hapur sepse truri i tyre analitikë asnjëherë nuk ndalon së reflektuari në rrethanat e të kaluarës kur janë hapur me dikë tjetër dhe që janë lënduar nga ky proces.

Për këtë arsye, njerëzit tjerë mendojnë se personi është i ftohët – karakteristikë të cilën askush nuk e dëshiron te një partner.

Njerëzit inteligjentë duan vet të jenë beqarë

Njerëzit me inteligjencë të lartë mendojnë analitikisht, edhe kur vjen fjala për gjërat si lidhjet e dashurisë. Prandaj, njerëzit inteligjentë e kuptojnë se të qenit vetëm është më mirë sesa të qenit me personin e gabuar. Ky është vendim tejet i menduar dhe i arsyeshëm.Pra, në esencë, njerëzit inteligjentë janë beqarë sepse duan të jenë beqarë.


Monday, November 28, 2016

36 Përgjigjet që do ju Bëjnë të Dashuroheni në 45 Minuta!

36 Përgjigjet që do ju Bëjnë të Dashuroheni në 45 Minuta!

E përditshmja New York Times, ka publikuar listën e artikujve më të lexuar dhe në vend të parë është një eksperiment i psikologut Arthur Aron.Shkencëtari ka bërë një listë me 36 pyetje për të rikrijuar, në rrethana laboratorike, kushtet për të ndërtuar një miqësi të fortë.

Shumë njerëz e kanë provuar. Janë mbyllur me një të panjohur në një dhomë dhe kanë bërë listën e pyetjeve që po ju sjellim më poshtë.

Me të mbaruar përgjigjet, duhet ta shihni tjetrin në sy për katër minuta. Kohëzgjatja e takimit duhet të jetë 45 minuta dhe…Bam! Ku i dihet?!

1. Kë do doje të kishe të ftuar për darkë, nëse mund të zgjidhje mes gjithë njerëzve në botë?

2. Do të pëlqente të ishe i/e famshëm? Pse?

3. A të ndodh të bësh prova se çfarë do të thuash përpara një telefonate?

4. Si është një ditë perfekte, sipas teje?

5. Kur është hera e fundit që ke kënduar për veten? Po për të tjerët?

6. Nëse do të kishe mundësinë të jetoje 90 vjet duke mbajtur mendjen ose trupin e një tridhjetëvjeçari, kë do zgjidhje mes të dyjave?

7. A ke ndonjë fantazi sekrete për mënyrën se si do të vdesësh?

8. Listo tre gjëra që ke të përbashkëta me partnerin

9. Për cilat gjëra të jetës ndihesh më fatlum?

10. Nëse do të mund të ndryshoje diçka në mënyrën si je rritur, cila do ishte?

11. Merr 4 minuta dhe trego historinë e jetës tënde me sa më shumë detaje.

12. Nëse do të mund të zgjoheshe nesër me një cilësi o zakon të ri, cili do ishte?

13. Nëse do të mund të shihje të ardhmen në një sferë kristali, çfarë do doje të dije?

14. A ka një gjë që ëndërron ta bësh prej kohësh? Pse nuk e ke bërë?

15. Cili është rezultati më i mirë që ke pasur në jetë?16. Cilat janë gjërat që kanë më tepër rëndësi për ty në një miqësi?

17. Cili është kujtimi yt më i bukur?18. Cili është kujtimi yt më i keq?19. Nëse do të mësoje se do të vdisje brenda një viti çfarë do ndryshoje nga jeta që je duke bërë? Pse?

20. Çdo të thotë miqësia për ty?

21. Ç ’rol kanë në jetën tënde dashuria dhe kujdesi?

22. Listoni 5 karakteristika pozitive të tjetrit23. A ke marrëdhënie të ngushtë me familjen tënde? Mendon se fëmijëria jote ka qenë më e lumtur se mesatarja?

24. Ç ’marrëdhënie ke me mamanë?

25. Secili të thotë tre fjali ku të përdori “ne”.

26. Plotësoni fjalinë: “Do doja të kisha dike me të cilin/ën të ndaja…..”

27. Shpjegoi partnerit gjërat e rëndësishme për ty, ato që do duhet të dinte nëse do bëheshit miq.

28. Thuaji partnerit, me sinqeritet, se çfarë të pëlqen te ai/ajo.

29. Trego një ngjarje të sikletshme nga jeta jote.

30. Kur ishte hera e fundit që ke qarë përpara një njeriu? Po vetëm?

31. Tregoi partnerit diçka që të ka pëlqyer që tani te ai/ajo.

32. Cili është argumenti rreth të cilit ti nuk mund të bëje shaka?

33. Nëse do të vdisje sot, pa pasur mundësinë t’ia komunikosh askujt, për çfarë do të vinte keq që nuk arrite t’i thoje dikujt? Pse nuk ia ke thënë ende?

34. Shtëpia jote merr flakë me gjithçka kishte në të. Pasi ke shpëtuar njerëzit e dashur dhe kafshët, ke ende kohë për të marrë diçka të fundit. Cila do ishte? Pse?

35. Për vdekjen e cilit prej familjarëve do të ndiheshe më keq? Pse?

36. Fol për një problem tëndin dhe pyete partnerin si do të kishte vepruar nëse do të kishte qenë në vendin tënd?


Saturday, November 26, 2016

Tango e Fundit në Parioli: Tradhëti e Lartë Bashkëshortore - Sezoni 1 Episoni 2

Tango e Fundit në Parioli: Tradhëti e Lartë Bashkëshortore - Sezoni 1 Episoni 2



Zbuloni të gjitha

Shumë aspekte të dashurisë së pabesë rikonstruktohen në Tradhëti e Lartë Bashkëshortore: sepse ka histori dashurie q
ë zgjasin "për jetë" dhe pasione që mund të trullosin në një çast. Tregimet janë thënë nga tri këndvështrime: dashnori ose dashnorja tradhtari ose tradhtarja dhe i tradhtuari ose e tradhtuara. Në kulmin e emocioneve zbuloni atë që ndihet kur zbulohet tradhtia: xhelozinë, hidhërimin, hakmarrjen? Cilat histori do të vazhdojë dhe cilave do ti shkruhet fjala FUND?


Në këtë seri

Ivana dhe Charles u martuan, por ajo është fiksuar për një shtatzëni që nuk vjen dhe ai do të gjejë një oazë të qetësisë në të renë Erika. Ivana zbulon tradhtinë në mënyrën më të keqe.

Zbulohet: Ja çfarë kërkojnë femrat Shqiptare në faqet porno!

Zbulohet: Ja çfarë kërkojnë femrat Shqiptare në faqet porno!

Website për të rritur, Pornhub ka treguar se çfarë kërkojnë gratë nga e gjithë bota dhe duket se Shqiptaret ndizen seksualisht nga "lesbiket", ndërkaq gratë Kosovare kërkojnë për “penis të madh”.

24% e të gjithë personave që shohin porno, janë gra dhe shijet e tyre ndryshojnë. Kategoria e ‘lesbikeve’ shikohet nga australianët, dhe amerikanët e mesëm dhe jugorë.

Gratë gjermane dhe turke pëlqejnë të shohin “seks adoleshentësh”, çeket preferojnë “seks shoqëror në mes vajzave” dhe ruset janë fanse të “seksit anal”. 
 

Duke qenë se Britania mban vendin e dytë për klikimin e faqes për të rritur, pjesë të ndryshme të vendit preferojnë kategori të ndryshme.

P.sh. Anglia preferon ‘seksin në mes njerëzve me ngjyrë të errët të lëkurës”, skocezet pëlqejnë “seksin shoqëror në mes të vajzave”, irlandezët verior preferojnë “seksin me gra që kanë fëmijë” dhe uellsianët klikojnë më shumë “seksin e adoleshentëve”. 
 

Britanikët gjithashtu pëlqejnë seksin me dhunë, apo të lidhur, ku 33% të britanikëve kanë zgjedhur këtë kategori. “Lesbiket” i pëlqejnë norvegjezët, francezët, portugezët, spanjollët, kroatët, italianët, grekët, zvicerianët, polakët.“Seksin anal” e pëlqejnë rusët dhe kazakët.“Penis i madh” është kategoria që kërkohet nga kosovaret dhe ukrainasit.“Seksin shoqëror të femrave” e pëlqejnë austriakët.“Seksin e adoleshentëve” e pëlqejnë gjermanët.

Saturday, November 19, 2016

Zemra është një muskul: Tradhëti e Lartë Bashkëshortore - Sezoni 1 Episoni 1

Zemra është një muskul: Tradhëti e Lartë Bashkëshortore - Sezoni 1 Episoni 1


Zbuloni të gjitha

Shumë aspekte të dashurisë së pabesë rikonstruktohen në Tradhëti e Lartë Bashkëshortore: sepse ka histori dashurie q
ë zgjasin "për jetë" dhe pasione që mund të trullosin në një çast. Tregimet janë thënë nga tri këndvështrime: dashnori ose dashnorja tradhtari ose tradhtarja dhe i tradhtuari ose e tradhtuara. Në kulmin e emocioneve zbuloni atë që ndihet kur zbulohet tradhtia: xhelozinë, hidhërimin, hakmarrjen? Cilat histori do të vazhdojë dhe cilave do ti shkruhet fjala FUND?

Në këtë seri

Alessandro dhe Francesca kanë qenë të martuar; ai vendos për të hapur një restorant dhe e neglizhon atë. Francesca në palestër njeh Andrea, trajner dhe ekspert femrash i cili e irriton ...

Friday, November 18, 2016

Ja Ku Duhet t’i Kaloni Pushimet Sipas Shenjës së Horoskopit

Ja Ku Duhet t’i Kaloni Pushimet Sipas Shenjës së Horoskopit


Në këtë artikull, secila shenjë e horoskopit ka mundësinë të gjejë se ku duhet të shkojë me pushime bazuar te shenja e zodiakut.

Dashi


Qyteti: Reykjavik, kryeqyteti i Islandës

Mesa duket personat e shenjës së dashit kanë një dëshirë për të vizituar vendet e Evropës Veriore.

Demi


Ishulli i bukur grek: Santorini

Ky ishull njihet për bukurinë përrallore që ofron për turistët nga e gjitha bota. Greqia njihet për ishujt e mrekullueshëm dhe mesa duket personat e shenjës se demit, preferojnë ishujt grekë.

Binjakët


New York City

Binjakët kanë dëshirë të udhëtojnë drej këtij qyteti që nuk fle, është plot jetë. Duan të shikojnë edhe Statujën e Lirisë.

Gaforja

 
Venecia

Gaforret janë romantikë dhe dëshirojnë shumë të udhëtojnë drejt qytetit ku shkojnë çiftet e dashuruara. Nje xhiro me varkë në Venecia, sipas Intv.al do ishte ide e mirë për to.

Luani

 
Londra

Personat e shenjës së luanit mesa duket duhet të udhëtojnë në kryeqytetin britanik, Londra. Pub-et, teatrot dhe shumë gjëra të bukura që ofron ky qytet plot histori.

Virgjëresha


Cape Town

Kryeqyteti i Afrikës së Jugut duhet të jetë destinacioni i rradhës për virgjëreshat.

Peshorja

 
Sydney

Peshoret duhet të udhëtojnë drejt kontinentit të Australisë. Koha e ngrohtë dhe turizmi atje ju bëjnë për vete.

Akrepi


Bangkok

Akrepët mesa duket duhet të udhëtojnë në kryeqytetin e Tajlandës. Bukuritë natyrore të këtij qyteti do bëjnë të kaloni pushime të këndshme.

Shigjetari


Tokio

Personat e shenjës se shigjetarit, duhet të udhëtojnë drejt Tokios. Intv.al sqaron se këta persona e pëlqejnë edhe ushqimin e tyre tradicional. Prandaj, shigjetarët të cilët njihen për dëshirën për të udhëtuar, duhet të shkojnë në Tokio.

Bricjapi


Munich

Personat e kësaj shenje duhet të udhëtojnë drej Gjermanisë. Mynih njihet edhe për jetën e natës argëtuese.

Ujori


Amsterdam

Pushimet e rradhës për shenjën e ujorit, është qyteti i famshëm, Amsterdam. Intv.al shton se ky qytet plot me argëtim dhe jetë, prandaj do ishte ideale për personat e kësaj shenje.

Peshqit


Paris

Peshqit njihen si romantikë dhe ëndërrimtarë, prandaj vendi i duhur për pushime për ta është Parisi. Arti, muzika dhe dashuria për ta kanë shumë rëndësi.


Wednesday, November 16, 2016

Vetëm Pak Njerëz Kanë “Engjëllin Mbrojtës” në Pëllëmbën e Dorës

Vetëm Pak Njerëz Kanë “Engjëllin Mbrojtës” në Pëllëmbën e Dorës

Nëse keni një vijë paralele me “vijën e jetës” në pëllëmbën e dorës, atëherë jeni një person shumë me fat. Këto vija janë shumë të rralla dhe ndryshe njihen si “vija e engjëllit mbrojtës”.

Këto janë disa nga karakteristikat e njerëzve që e kanë këtë vijë:

* Janë persona shumë të lumtur që kënaqen edhe me gjërat më të shëndetshme

* Njihen në shoqëri si persona me fat të cilët nuk dinë të ndjellin ters

* Kanë shëndet të mirë

Nëse ndonjë fatkeqësi e tmerrshme ju ndodh këtij lloji të personave, besohet se ata dinë si t’ju mbijetojnë me ndihmën e mrekullive të vogla.

Veç kësaj, njerëzit me këtë vijë në dorë priren të mos përjetojnë kriza financiare. Nëse kanë lloje të ndryshme gjatë rrugëtimit të tyre për t’i arritur qëllimet, ata do t’i mposhtin ato me pak djersë! Shikoni në pëllëmbë të dorës për të parë nëse jeni një person me kaq fat!



Monday, November 14, 2016

Ne e Dimë a do Bëni Sonte Seks! Mësoni Nga Ne sa Shanse Keni për Aksion

Ne e Dimë a do Bëni Sonte Seks! Mësoni Nga Ne sa Shanse Keni për Aksion

Besoni apo jo, matematika e shprehive tuaja ndonjëherë më mirë di sesa që dini ju për vetveten…

Sado që mendoni ju që jeni unik dhe origjinal, sjellja juaj është pikërisht shumë e parashikueshme. Bile, edhe kur është fjala për një çështje aq spontane siç është seksi.

Dhe kjo posaçërisht vlen për ata të cilët kanë lidhje stabile të gjatë apo janë të martuar.

Hulumtimi i bërë në 1.000 çifte ka treguar që gjithsej një për qind e njerëzve “aksionin” e kanë të hënën, por edhe atë vetëm ndonjëherë.

As e mërkura nuk është shumë më e mirë dhe seksi është opsion vetëm për 4 për qind e të intervistuarve.

Në vikend, edhe dëshira seksuale rritet, andaj probabiliteti është më i madh (22 për qind) që, nëse nuk jeni tepër të lodhur nga puna gjatë javës, që sonte të “shijoni”.

Megjithatë, nëse dëshironi që e gjitha të shpërthejë nga afshi i zjarrtë, më së miri është të prisni orën 17:35 të shtunën, sepse atëherë që të dy do të dëshironi t’ia “shqyeni” rrobat njëri-tjetrit.

Mirëpo, meqë me siguri mu në këtë kohë nuk do të jeni vetëm, as nuk do të keni mundësi që t’u jepeni impulseve, do të detyroheni të prisni orën 22 dhe 24, sepse, siç është treguar, madje 42 për qind e çifteve fillojnë të bëjnë dashuri mu në këtë kohë.

Megjithatë, nëse të shtunën keni humbur çdo rast, shansi për seks përsëri do t’ju ofrohet të dielën, kur “atë” do ta bëjnë 26 për qind e çifteve. Sa u përket moshave, duhet të jeni të lumtur!

Sa më shumë që po afrohet vera, aq më shumë ju ofrohen shanse për seks. Në vjeshtë gjërat pak do të ftohen, pastaj afshi rreth festave të dimrit sërish do të shpërthejë. E po tani, nëse jeni vetëm, qofshi me fat, sepse as statistika nuk mund t’ju ndihmojë, andaj do të detyroheni të mbështeteni në sharmin dhe aftësitë tuaja joshëse.

Saturday, November 12, 2016

Si të Përgatitni Viagra Natyrale me Vetëm 3 Përbërës?

Si të Përgatitni Viagra Natyrale me Vetëm 3 Përbërës?

Një nga përbërësit më të shëndetshëm në botë është shalqiri. Kështu, i kombinuar me dy përbërës të tjerë mund të jetë kombinimi perfekt i kënaqësisë.

Për këtë shkak ju prezantojmë recetën për përgatitjen e viagrës natyrale.

Përbërësit

¼ e shalqirit

1 limon

1 shegë

Përgatitja

Përzini mirë të gjithë përbërësit në mikser. Vendoseni lëngun në një shishe dhe futeni në frigorifer.

Përdorimi

Konsumoni 1/3 të një filxhani të lëngut në mëngjes në stomak të zbrazët. Njëjtë veproni edhe para darkës.

Kjo viagra e bërë në shtëpi mund të përdoret nga secili, i secilës moshë dhe gjini.

Friday, November 11, 2016

5 Komplekset Kryesore të Femrave në Seks?

5 Komplekset Kryesore të Femrave në Seks?

Ndodh shpeshherë që femrat nuk arrijnë ta shijojnë seksin dhe të përjetojnë orgazmën pasi kanë disa komplekse që nuk i lejon ato të ndihen të lira.

Disa nga komplekset dhe shqetësimet kryesore të tyre janë:

Unë nuk kam trup të bukur: Frika se partneri nuk të pëlqen ty fizikisht dhe se trupi yt është larg ideales….Por kush ka trup ideal dhe mos harro se partneri yt është me ty sepse të pëlqen me të mirat dhe të metat e tua dhe se askush nuk është perfekt.

Unë nuk di fare nga seksi: Frika se nuk do të arrish të kënaqësh partnerin tënd pasi nuk ke përvojë të mjaftueshme. Ndihu e lirshme dhe shijoje seksin pasi për të arritur orgazmën nuk kërkohet shumë përvojë, por shumë pasion.

Ai nuk më do: Sigurisht që për meshkujt është më e zakonshme të kryejnë marrëdhënie seksuale edhe pa pasur ndjenjë dashurie. Por sigurisht që ai të pëlqen deri sa jeni bashkë, prandaj shijo momentin dhe mos u thello tek gjërat të cilat do ti zgjidhë vet koha.

Po sikur ta mërzis? Nëse gjatë seksit nuk ndihesh komode me diçka është mirë tia thuash partnerit tënd pasi ju duhet të merrni kënaqësi të dy bashkë nga seksi, e jo vetëm partneri. Mos mendo se nëse do ti thuash se diçka nuk shkon mirë ai do të mërzitet.

Po sikur? Nëse para se të fillosh seksin të kap paniku i incidenteve të mundshme, të tipit: Po sikur të çahet prezervativi?

Po sikur të mbetem shtatzënë? Po sikur atij mos ti pëlqejë seksi me mua? Leri pyetjet mbrapa, merr masat e nevojshme dhe shijoje…Pyetjet e tepërta nuk kanë kuptim.


Horoskopi ditor, e shtunë 12 nëntor 2016

Horoskopi ditor, e shtunë 12 nëntor 2016

Nuk po e merrni si duhet sfidën që ju ka ngarkuar partneri/ja. Mendoni se mund të jetë e thjeshtë por në fund të ditës do të gjendeni keq. Beqarët do e kërkojnë në vendin e gabuar shpirtin e tyre binjak dhe nuk do e gjejnë dot atë. Financat do mbeten gjithë kohës të mira kështu që mund të kryeni edhe shpenzime.

Dashi

Ajo çka keni arritur të realizoni sot do t’ju kënaqë ju që jeni në një marrëdhënie në çift. Frytet tuaja të punës do ti ndani me partnerin/en që ju kanë qëndruar afër. Beqarët më në fund do e gjejnë personin që kanë pritur prej kohësh dhe mund të nisin një lidhje. Në planin financiar gjendja do përmirësohet.

Demi

Sot është mirë që komunikimin me partnerin/en për një çështje midis jush ta lini për një herë tjetër, kur të keni më shumë durim për të shpjeguar gjërat që ju kërkohen. Beqarët do kenë një ditë të zakonshme dhe pa ndonjë takim mbresëlënës. Në planin financiar tregohuni të kujdesshëm me shpenzimet.

Binjakët

Ndjenjat tuaja do t’ju ftojnë sot ti jepni një shans të dytë personit tuaj të zemrës, pasi ju ka zhgënjyer në një moment të caktuar. Beqarët do bien menjëherë në dashuri me dikë që sapo e kanë njohur. Në planin financiar duhet të bëni kujdes edhe pse gjendja do të jetë e mirë.

Gaforrja

Po e kërkoni ngado lumturinë tuaj në çift me partnerin/en dhe akoma nuk e keni kuptuar që e keni shumë pranë vetes. E rëndësishme është ti jepni vëmendjen e duhur. Beqarët nuk do jenë të përqendruar te takimet që do realizojnë dhe do vazhdojnë të mbeten vetëm. Financat do të jenë të mira.

Luani

Nuk po e merrni si duhet sfidën që ju ka ngarkuar partneri/ja. Mendoni se mund të jetë e thjeshtë por në fund të ditës do të gjendeni keq. Beqarët do jenë mjaft entuziaste që do takojnë disa persona dhe do pranojnë ta çojnë më tej njohjen. Buxheti nuk do jetë në gjendjen më të mirë, kujdes me shpenzimet.

Virgjëresha

E shihni që keni marrë një sjellje të ndryshme karshi njeriut të zemrës i cili ka ndarë çdo gjë me ju. Jeni kondicionuar nga sa keni dëgjuar kohët e fundit. Beqarët nuk do pranojnë ftesat për takime, pasi nuk e ndjejnë veten ende gati për të nisur një lidhje. Financat nuk do jenë në gjendje të mirë, priten probleme.

Peshorja

Edhe pse shumë persona ju shprehin me fjalë suportin e tyre ju e dini që e thonë në mënyrë sipërfaqësore. Janë shumë pak ata që e ndjejnë vërtet. Beqarët edhe pse nuk do e kenë të lehtë për të gjetur personin që duan të kenë në krah, nuk do të dorëzohen. Financat do arrini t’i përmirësoni ndjeshëm.

Akrepi

Duhet të rikuperoni kohën e humbur sot duke u angazhuar në të gjithë projektet që i keni lënë pas dore, përfshi edhe marrëdhënien tuaj me partnerin/en. Beqarët do e kërkojnë në vendin e gabuar shpirtin e tyre binjak dhe nuk do e gjejnë dot atë. Në planin financiar do jetë një ditë e mbushur me probleme.

Shigjetari

Gjëra të mëdha do të ndodhin në marrëdhënien tuaj në çift për të cilat deri dje nuk kishit shpresë se mund të realizoheshin. Partneri/ja shumë i përkushtuar karshi jush. Beqarët do jenë shumë në ankth për hapat që duhet të hedhin, nuk do dinë si të vendosin. Në planin financiar tregohuni më të kujdesshëm me menaxhimin.

Bricjapi

Nëse nuk doni tu besoni personave që keni pranë të paktën besojini intuitës tuaj dhe mënyrës së organizimit të gjërave. Do t’ju shpëtojnë në moment të fundit. Beqarët do realizojnë plot takime, por asnjeri nuk do ju pëlqejë për të nisur një lidhje. Në planin financiar çdo gjë ka për të shkuar mirë sot.

Ujori

Sot do të ekzagjeroni disi me paranojat tuaja. Jo çdokush e ka me ju dhe jo çdokush dëshiron t’ju pengojë. Stresi i ditëve të fundit ju ka mposhtur. Beqarët duhet të jenë më të arsyeshëm dhe nuk duhet të nxitohen për asgjë. Financat do mbeten gjithë kohës të mira kështu që mund të kryeni edhe shpenzime.

Peshqit

Është e udhës që sot të mos irritoni asnjë me sjelljet tuaja. Mbase ju nuk e kuptoni kur mund të lëndoni partnerin/en apo familjarët pa shkak. Beqarët nuk duhet të marrin vendime të nxituara sepse mund të lëndohen më pas. Financat do jenë me fat sot, nuk keni arsye për tu shqetësuar.

Nuk Duhet të Martoheni në Këto Data: Zbulohen Ditët ‘Ters’ Për Çiftet

Nuk Duhet të Martoheni në Këto Data: Zbulohen Ditët ‘Ters’ për çiftet

Studiuesit vunë re se shumë çifte që janë martuar në këto data janë divorcuar.

Mes shumë andrallave të përgatitjeve, caktimi i datës së martesës mund të mos duket ndonjë gjë e rëndësishme. Por na doli që ka disa ditë aspak të mira për t’u martuar; e thonë studiuesit.

Pas një studimi të kryer, u nxor përfundimi se datat që kanë lidhje të veçanta numerike, kanë qenë fatkeqe për martesat.

Pra nëse je martuar e zëmë, më 12 nëntor 2013 (11/12/13) nuk paska qenë ide e mirë.

Kërkuesit holandezë që analizuan martesat, vunë re se datat që përmbajnë numra që ndjekin njëri-tjetrin (11/12/13) ose që përsëriten (12/12/12 ose 20/12/2012) përkonin me më shumë martesa që përfunduan në divorc.

Gjithashtu një ditë “ters”, edhe pse mund të duket e çuditshme, doli të ishte Shën Valentini.

Gjithashtu, është gjetur se nuset që martohen në ditën e Shën Valentinit, me shumë mundësi janë shtatzëna, në krahasim me ato që martohen në datë të zakonshme.

Studimi gjeti se 21% e atyre që martohen për Shën Valentin, kanë mundësi të dështojnë, ndërsa 16% martesat në data e zakonshme.

Por si shpjegohet kjo?

Sipas kërkuesve, çiftet që martohen në data të veçanta ndikohen nga faktorë të jashtëm në marrjen e vendimeve lidhur me martesën e tyre, përfshirë kërkesën për një “datë të veçantë”.


Thursday, November 10, 2016

Çelësi për ta Ndryshuar Jetën Tuaj

Çelësi për ta Ndryshuar Jetën Tuaj

Çelësi për ta ndryshuar jetën tuaj qëndron në një minutë. Nëse e shfrytëzoni me mençuri, nga kjo minutë vjen një orë e shkëlqyeshme e nga një orë e shkëlqyeshme vjen një ditë, një javë, pastaj një vit i shkëlqyeshëm, nga fillon një jetë e bukur.

Do të thotë, përdoreni kohën me mençuri, koha nuk pret askënd, se humbja e minutave është e pafalshme.

Nga: Abdirahim Idrizi

Duhet ta kuptojmë se minutat që i kemi janë pasuri që na takon.

Kur shpenzohen, ato nuk mund të kthehen më. Njerëzit e pasur nuk kanë më shumë kohë gjatë ditës sesa njerëzit e varfër.

Kur shpenzohen këto minuta, ju nuk mund të blini minuta të tjera.

Pa marrë parasysh se sa të pasure të fuqishëm të jeni, ju duhet ta respektoni kohën dhe ta shfrytëzoni atë me mençuri, për arsye se kohës aq i bën për ju.

Suksesi ose dështimi juaj varet nga ajo si e shfrytëzoni ju kohën.

Pra, ecni me kohën.

Pasi të gjithë ne kemi kohë të barabartë, sekreti i suksesit është te mënyra si e shfrytëzojmë kohën.

Formula e suksesit

Pse ndodh që disa njerëz çdo gjë që prekin u kthehet në fitim, kurse të tjerët vetëm mund ta ëndërrojnë një gjë të tillë.

Përgjigjja është se këta njerëz e dinë formulën e suksesit.

Shumica e njerëzve duan të jenë të suksesshëm,por u mungon receta.

Shumica e njerëzve e kalojnë jetën në një gjendje konstante, midis provash e gabimesh. Ata përpiqen dhe dështojnë, përsëri përpiqen, por dështojnë dhe ndodh të heqin dorë nga përpjekjet për sukses.

Paraja nuk e përcakton suksesin tuaj, vetëm nëse jeni të suksesshëm, ju mund të keni para aq sa doni. Sa herë të arrini diçka, madje edhe gjëra të vogla, ju e rrisni vetëvlerësimin, imazhin tuaj dhe mendim për veten tuaj.

Ju bëni depozitime të vogla në llogarinë tuaj personale të vetëbesimit.

Ndërdija juaj thotë:
– unë jam mirë
– ç’kam bërë
– do të bëj edhe më shumë.

Filloni me arritje të vogla, ato ju shpijnë drejt arritjeve të mëdha.

Mirëpo, e tëra fillon me ju, nga besimi në vetvete dhe duke i mposhtur armiqtë brenda jush.

Njerëzit ju thonë, ju nuk mund ta bëni këtë, sepse jeni shumë i moçëm ose shumë i ri. Ju mund të hiqni dorë nga përpjekjet për të kursyer kohën dhe pezmatimin.

Ju mund të bëni çdo gjë që dëshironi – nëse jeni të gatshëm të luftoni për të.

Pa marrë parasysh sa pozitiv jeni, është me rëndësi të shoqëroheni me njerëz pozitivë, me ata që ju japin kurajë.

Ka dy lloje njerëzish në këtë botë:
– ata që ju japin
– ata që ju marrin Varet nga ju se cilët do t’i keni përreth, afër vetes.

Monday, November 7, 2016

3 Pika në Trupin e Mashkullit të Cilat Patjetër Duhet “t’i Prekë” Secila Femër

3 Pika në Trupin e Mashkullit të Cilat Patjetër Duhet “t’i Prekë” Secila Femër

Kur kemi partnerin e përshtatshëm, secila pikë e trupit tonë është vend potencial i cili ngre temperaturën dhe shpërthen afshin.

Mirëpo pos pikës së përhershme G e cila konsiderohet çelësi kryesor i orgazmës në trupin e femrës, ekzistojnë pikat F dhe P – ndikimi i të cilave fuqimisht ndikon tek meshkujt, transmeton Telegrafi.

Dëshironi t’i gjeni dhe partnerit t’i siguroni seks për të mos e harruar kurrë, shikoni hartën e afshit e cila është vizatuar në trupin e tij.

Pika F. Fjala është për zonën nga ana e pasme, në fund të kokës së penisit. Kjo zonë është e fshehur me përfundime të nervave gjë që e bën vendin më të rëndësishëm dhe më të ndjeshëm të zonës gjenitale.

Kjo zonë mund të eksitojë edhe duke fryrë apo duke e stimuluar në mënyrë orale me gjuhë.

Pika P e jashtme. Fjala është për zonën nga ana e përparme, në fund të kokës së penisit. Kjo është zonë gjithashtu e mbuluar me nerva, andaj për këtë shkak shumë shpejt reagon ndaj prekjes.

Mirëpo, jini të kujdesshme sepse indi i ndjeshëm duhet të trajtohet butësisht për shkak që është ideale për lëvizje të buta me pjesën e poshtme të gjuhës dhe me buzë të lagështa.

Pika P e brendshme. Për ta gjetur këtë pikë shumë të fuqishme nevojitet besim i madh midis partnerit dhe përvojë e madhe. Pika gjendet në pjesën e brendshme të mureve të rektumit për çka është i nevojshëm lubrifikanti. Duke pasur parasysh që fjala është për veprim të komplikuar, nëse dëshironi të provoni, kërkoni ndihmën tek lodrat për të rriturit midis të cilave ekzistojnë mjete shumë të shkathëta të dedikuara këtij lloji të masazhit.


Sunday, November 6, 2016

Mosha Ideale për t'u Martuar

Mosha Ideale për t'u Martuar

Nëse dëshironi një martesë pa ndarje, është mirë që të mos martoheni shumë të rinj.

Në korrik të vitit 2015, hulumtuesi Nicholas Wolfinger nga Universiteti Utah njoftoi se ka gjetur moshën ideale për martesë, pasi shikoi disa të dhëna të publikuara në një revistë amerikane.

Wolfinger, një profesor i sociologjisë në këtë universitet, tha se shanset për t’u divorcuar ishin më të vogla kur një çift ishte martuar në mes të moshës 28 dhe 32.

Shansi për t’u ndarë është më i lartë nëse martoheni më të rinj, përderisa ai shkon duke u zvogëluar nëse martoheni më të vjetër. Kështu, sipas Wolfinger, mosha ideale për t’u martuar është në mes të 28 dhe 32.


Saturday, November 5, 2016

Keni kujdes! Personat e këtyre profesioneve TRADHTOJNË më së shumti…

Keni kujdes! Personat e këtyre profesioneve TRADHTOJNË më së shumti…

Nëse jeni duke kërkuar për një partner që nuk do t’ju tradhtojë kur nuk jeni në shtëpi, atëherë duhet të keni pak kujdes me anën profesionale të partnerit.

Vendet moderne të punës janë të mbushura me drama, thashetheme dhe afera të zemrës. Prandaj, një anketim i ri ka kërkuar nga 5,658 gra të tregojnë për profesionet më kurorëshkelëse.

Në fillim të listës gjenden personat e punësuar në banka dhe shitblerësit e aksioneve.

Këto janë profesionet ku partnerët tradhtojnë më së shumti, sipas renditjes:

– Profesionet financiare (personat e punësuar në banka, shitblerësit e aksioneve, analistat etj.)

– Profesioni i aviacionit (pilotët, stjuardesat etj.)

– Profesioni i shëndetësisë (doktorët dhe infermieret)

– Bizneset (drejtorët, menaxherët dhe sekretaret)

– Sportistët (atletët, trajnerët etj.)

– Artistët (këngëtarët, modelet, aktorët, fotografët etj.)

– Industria e jetës së natës (DJ-ët, vallëzuesit dhe kamerierët)

– Personat e profesionit ligjor (avokatët, sekretaret, gjyqtarët, prokurorët etj.)

– Profesioni i komunikimit (gazetarët, zyrtarët e marrëdhënieve publike etj.)

Rechercher sur ce blogue

Powered by Blogger.

Pages