Regjistrohu tani FALAS. Kliko "Sign up now".

Wednesday, July 13, 2016

Arsyet Pse Divorci Është më i Mirë se sa Një Martesë e Keqe



Çiftet të cilat përballen me divorcin mendojnë se erdhi fundi i botës. Ata mendojnë se si do të vazhdojnë jetën e tyre, se si kjo gjë do të ndikojë tek fëmijët etj.


Edhe pse këto shqetësime janë të kuptueshme, është e rëndësishme të fokusoheni tek gjërat pozitive që mund t’iu sjellë jeta si beqar/e.


Ja disa nga ato:


Martesa mund t’iu jap një ndjenjë sigurie por divorci mund t’iu jap mundësinë e një jete të re. Të qëndroni në një martesë të keqe mund t’iu duket se e dini se si jeta juaj do të vazhdojë. Por, divorci mund t’ua hap një derë të re dhe shpresë për ta gjetur dikë që iu dashuron.


Të jeni një prind beqar/e është më mirë për fëmijët tuaj se sa të qëndroni brenda një martese të keqe shkaku i tyre. Ata në ju shohin shembullin se si do t’i zhvillojnë lidhjet e tyre, nëse duan që ato të jenë të lumtura, të shëndetshme dhe përplot respekt apo të marrin atë që iu ofrohet duke mos kërkuar atë që duan në të vërtetë.


Divorci mund të jetë i dhimbshëm por posa të mbarojë ju do të ndjeni një lehtësim. Ai do t’iu lejoj që ju të gjeni njeriun me të cilin duhet të ishit që në fillim bashkë.


Pas divorcit ju do të keni mundësinë të fokusoheni në vetveten dhe ta doni prapë veten. Ju do të gjeni një paqe dhe lumturi që iu kishte munguar për një kohë të gjatë.


Divorci nuk është gjëja më e keqe që mund t’iu ndodh fëmijëve tuaj. Gjëja më e keqe për ta është që t’iu shohin të palumtur dhe të burgosur brenda një martese joproduktive. Pas divorcit edhe jeta juaj edhe e fëmijëve do të jetë çdo ditë e më e mirë.


Divorci do t’iu ndihmojë që ta mësoni dallimin ndërmjet qëndrimit vetëm dhe vetmisë. Pasi ndarjes ju do të jeni e çliruar nga ndjenja e vetmisë duke qëndruar me njeriun e gabuar.


Një prind i lumtur është një prind më i mirë. Kjo sepse ju do të keni energji dhe liri për ta jetuar një jetë të lumtur, e kur jeni i lumtur mund t’i lumturoni edhe të tjerët.


Pas divorcit të gjithë energjinë që e keni shpenzuar duke u munduar ta bëni martesën tuaj të funksionojë mund t’ia dedikoni gjërave tjera.


Ne të gjithë meritojmë që të na duan prandaj përse duhet të qëndroni me dikë që nuk e doni dhe nuk iu do. Divorci iu jep mundësinë që ta doni dikë dhe t’iu dojë dikush prapë dhe t’iu konsiderojë prioritet në jetën e tyre.


Jeta është shumë e shkurtë ta kaloni në një lidhje të pashëndetshme.

​Lista e Gjërave që Përmirësojnë Lidhjen Tuaj



Në vijim i keni dhjetë gjëra që duhet të provoni t’i bëni që të keni marrëdhënie më të mirë me partnerin. Kjo listë na ndihmon shumë të kuptojmë se si të kemi lidhje më të shëndetshme dhe se çfarë gjërash na mbajnë më të lidhur me njëri-tjetrin.


Kini mendime pozitive


Qëndrimi pozitiv është vërtetuar se jua bën më të mirë jetën, karrierën, jetën sociale dhe patjetër lidhjen tuaj dashurore. Psikologët pohojnë madje se mendimet pozitive mund të ndryshojnë dhe rrahjet ritmike të zemrës suaj, transmeton Mbleseri.


Argumentoni në mënyrë të shëndetshme


Studimet tregojnë se çiftet me aftësi  komunikuese  të varfra janë ndër njerëzit më pak të lumtur. Çdo çift ka konflikte kështu që nuk duhet të ndiheni keq nëse grindeni me partnerin, por mënyra se si komunikoni ndikon shumë në marrëdhënien tuaj.


Mos u zini për paratë


Paratë janë ndër arsyet madhore përse lindin grindjet në çift e që çojnë drejt ndarjes. Përpiquni ta zgjidhni problemin në vend që t’ia përplasni njëri-tjetrit në fytyrë fajin.


Thojini njëri-tjetrit fjalë inkurajuese


Nëse përdorin fjalët “Punë e shkëlqyer” apo “Ndihem krenar/e për ty” çiftet rritin vetëvlerësimin dhe lumturinë në marrëdhënie. Mjafton të thuash shprehje të tilla një herë në ditë dhe do e ndjeni efektin.


Miqësi jashtë marrëdhënies


Të jesh në një lidhje nuk do të thotë që gjithçka të rrotullohet rreth saj. Sipas studimeve, marrëdhëniet më të dobëta janë ato ku të dy partnerët kanë të njëjtët miq të përbashkët. Kështu pra bëni miq të rinj.


Mos u nxitoni


Sipas studimeve thuhet se sa më shumë të zgjasë periudha e njohjes, aq më shumë gjasa ka që marrëdhënia e tyre të jetë afatgjatë. Nuk duhet të ketë presion për t’i përshpejtuar gjërat.


Flisni me njëri-tjetrin më shpesh


Tashmë është vërtetuar se martesat më të lumtura janë ato në të cilat çifti kalon kohë me njëri-tjetrin. Të paktën 5 orë në javë duhet të dilni dhe të argëtoheni pavarësisht angazhimeve.


Bëni seks të paktën një herë në javë


Çiftet që kryejnë marrëdhënie të paktën një herë në javë kanë 44% më shumë mundësi që të rrethohen nga ndjesi pozitive për veten, partnerin dhe lidhjen e tyre në përgjithësi.


Qeshni më shumë kur jeni në shoqërinë e njëri-tjetrit


Çiftet që qeshin në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe me batutat e tyre janë më të kënaqur  me lidhjen dhe i ruajnë këto momente si më të veçantat.


Ndani eksperiencat e reja


Nëse udhëtoni diku, lexoni një libër, shkoni në një kurs kërcimi apo çdo element të ri që u ndodh dhe u lë përshtypje, ndajini mendimet dhe mbresat me partnerin. Studimet tregojnë që çiftet që rriten me njëri-tjetrin dhe ndajnë eksperiencat krijojnë një lidhje të fortë  sentimentale.

Tuesday, July 12, 2016

Pse Skuqemi Kur Ndihemi në Siklet



Ne skuqemi kur adrenalina zgjeron kapilarët në të cilët qarkullon gjaku në lëkurë. Disa shkencëtarë e lidhin këtë reagim me një mekanizëm të “sulmit apo arratisjes”.


Në rrethana ku ne duhet që të largohemi me shpejtësi, apo të vihemi në pozicion mbrojtjeje, përfundojmë duke e shfaqur sikletin tonë pikërisht në fytyrë.


Ndodh menjëherë, gjatë bisedave të punës, pas një komplimenti apo kur vëmendja bie menjëherë mbi ne. Po përse sikleti na skuq në fytyrë? Si ka mundësi që pikërisht kur ne duam që të mos vihemi re, tërheqim gjithë ato shikime si pasojë e skuqjes?


Për Ray Crozier, psikolog ekspert për personat që janë të turpshëm, të skuqurit është një mënyrë për të shfaqur një mesazh, pak a shumë në mënyrë të ndërgjegjshme. Kur skuqesh gjendesh pak a shumë si në një situatë, për shembull, kur një mik këmbëngul për t’u treguar personave të tjerë se si ne e mendojmë diçka, në momentin më pak të përshtatshëm për ta bërë.


Nëse faqet tona bëhen të kuqe vazhdimisht e kjo ndodh në situata jo të favorshme, kjo mund të kthehet në një arsye për t’u ndier në siklet. Për mjekët, frika se mos skuqesh quhet eritrofobi. Ata që kanë probleme me skuqjen, mund ta përballojnë atë me psikoterapi, me ushtrime të frymëmarrjes apo me hipnozën.


Por ekzistojnë edhe procedura shumë të debatueshme kirurgjikale që bazohen në prerjen e nervave. Kur kjo ndodh, shkakton zgjerimin e enëve të gjakut të fytyrës. Megjithatë, rreziqet janë shumë më të mëdha sesa përfitimet, kështu që kjo praktikë nuk është përhapur gjerësisht.


Por zgjidhja më e mirë është që ne ta pranojmë skuqjen e fytyrës si në shenjë të ndjeshmërisë së madhe. Një studim i Universitetit të Kalifornisë Berkley, arriti në përfundimin se individët që skuqen lehtë, janë edhe më bujarë. E madje kanë edhe më shumë përgjegjshmëri për ndjenjat e tyre. Faktikisht, fëmijët skuqen më pak sesa zakonisht, dhe kjo sepse ata janë ende larg disa tabuve sociale të caktuara.

Jeni Divorcuar? Shmangni Këta Tipa



Pesë tipa të cilët duhet t’i shmangni pas divorcit.


Mik apo vetëm i njohur i ish-dashnorit


Besojmë se kjo do të ishte një hakmarrje e ëmbël, mirëpo kjo vetëm do të tregojë se sa jeni e pikëlluar. E para, dëshironi vërtet të jeni personi i cili shkatërron miqësitë? E dyta, edhe nëse ekziston diçka midis jush, më mirë prisni dhe mendoni për çdo gjë me kokë të ftohur, transmeton Mbleseri.


Miku juaj


Ai, për të cilin ish-dashnori ka theksuar që vetëm shtiret si mik, ndërsa pikërisht çdo kohë  është angazhuar që t’ju bëjë për vete, ndërkaq ju atë nuk e keni përjetuar. Ndërkaq nëse keni filluar ta shikoni ndryshe, së paku prisni që gjërat të qetësohen.


Ai për të cilin e dini se i pëlqeni


Sërish, mos luani me ndjenjat e të tjerëve, vetëm e vetëm që ta “ushqeni” egon tuaj. Veprimi i tillë kurrë nuk përfundon mirë as që do t’i zgjidhë problemet tuaja.


Lojtari


Përveç nëse që nga fillimi tregoheni se është ky vetëm një argëtim pa obligime… Problemi është që tek femra kjo pothuajse gjithmonë kalon në diçka më shumë, ndërsa në kokën e saj mbetet një shoqërim i përkohshëm.


Ish-dashnori


Ai para tij, ishte aq i mrekullueshëm për ju. Mirëpo, ekziston arsyeja përse e keni braktisur, andaj kujtoni atë çdo herë kur ju bie në mend, me siguri për atë që aktualisht jeni e vetmuar.

Horoskopi ditor, e mërkurë 13 korrik 2016



Do të jeni në guidën e Marsit dhe Afërditës, prandaj edhe siguria juaj sot për ju të dashuruarit do të jetë e madhe. Beqarët parashikohet që të nisin një lidhje të qëndrueshme. Në planin financiar kujdes me shpenzimet.


Dashi


Mërkuri në një pozicion të pafavorshëm për ju të dashuruarit sot mund të nxjerrë jo pak pengesa, kështu që parashikohet një ditë disi e ndërlikuar. Beqarët nuk do jenë të qëndrueshëm sot dhe s’do mund të shfrytëzojnë dot takimet. Financat do vazhdojnë të jenë të mira.


Demi


Nuk do ta keni edhe aq të lehtë sot ju që jeni në një marrëdhënie, pasi janë një mori planetësh, me Marsin dhe Afërditën në krye, të cilët i keni kundër. Vërini “veshin” Mërkurit. Beqarët do realizojnë takime mbresëlënëse. Financat do vinë duke u përmirësuar.


Binjakët


Duket se impenjimet personale, ca më tepër ato familjare do të jenë në rend të ditës për ju, por kjo nuk do të thotë se duhet të lini pas dore gjërat e tjera. Beqarët do arrijnë që të gjejnë personin e ëndërruar me të cilin do nisin një lidhje. Në plan financiar do jeni me shumë fat sot.


Gaforrja


Do të jeni në guidën e Marsit dhe Afërditës, prandaj edhe siguria juaj sot për ju të dashuruarit do të jetë e madhe. Ndjenjat dhe pasioni do të jenë vërtet në kulmin e tyre. Beqarët më në fund do mund t’i shprehin ndjenjat e tyre për personin që pëlqejnë. Në planin financiar tregoni më shumë kujdes me shpenzimet.


Luani


Parashikohet ditë plot tensione për ju që jeni në një lidhje dashurie, me kontrastet e Jupiterit e Saturnit që japin energji dhe të Marsit e Afërditës që ju tendosin nervat. Beqarët nëse duan të ndryshojnë statusin duhet të tregohen më të hapur në takime. Financat do i keni nën kontroll.


Virgjëresha


Nuk ju duhet shumë për të arritur një objektiv, një fitore, por duhet të gjeni lëvizjen që jua jep këtë mundësi. Një mbrëmje e bukur romantike do ju vijë dhuratë nga partneri/ja. Beqarët nuk duhet të nxitohen në vendime sepse mund të lëndohen. Buxheti do ekuilibrohet falë menaxhimit tuaj.


Peshorja


Impenjimet tuaja sot do të jenë shumë të mëdha, sepse, pas një periudhe festive e qetësie, ju janë grumbulluar shumë probleme në çift. Marsi jua ngre mendjen, por duhet të tregoni maturi. Beqarët duhet të tregohen të kujdesshëm në hapat që do hedhin. Financat do vinë duke u stabilizuar.


Akrepi


Hëna, Afërdita dhe Marsi sot do të jenë yjet tuaj të mirë e mesa duket do të jenë të tillë për disa kohë, duke iu mbështetur veçanërisht në fushën sentimentale. Duhet të jeni më racionale. Beqarët parashikohet që të nisin një lidhje të qëndrueshme. Në planin financiar do arrini ta stabilizoni situatën.


Shigjetari


Nëse ka diçka që ju mundon, është mirë të mos e mbani në vetvete e të mbylleni, sepse gjendja juaj shpirtërore (për “faj” edhe të Hënës) nuk është nga më të mirat. Flisni me partnerin/en. Beqarët do tregohen më të hapur ndaj ftesave dhe mund të nisin edhe ndonjë lidhje. Financat në vështirësi.


Bricjapi


Sot do të de keni mbështetjen e fuqishme në radhë të parë të Mërkurit, i cili së bashku me Afërditën dhe Marsin përbën një treshe mjaft interesante për aktivitetin tuaj në çift. Beqarët do mund të gjejnë princin e kaltër dhe jeta do marrë tjetër drejtim për ta. Në planin financiar fati do jetë me ju.


Ujori


Një kuadër përgjithësisht i paqartë yjor bën që ju të dashuruarit sot të jeni konfuzë dhe në një gjendje të tillë që nuk dini nga t’ia filloni më parë. Ndoshta është më mirë të prisni pak kohë. Beqarët nuk do duan ta ndryshojnë statusin dhe do refuzojnë ftesat për takime. Në planin financiar kujdes me shpenzimet.


Peshqit


Kur ke yje mjaft aktivë që të mbështesin është e pashmangshme që edhe vetë të tregohesh i gjallë dhe aktiv. Kështu që pritet një ditë plot aktivitete dhe surpriza për të dashuruarit. Beqarët do kenë shumë kërkesa dhe nuk do e gjejnë dot personin që ëndërrojnë. Financat do jenë në nivele të kënaqshme

Monday, July 11, 2016

Si të Bëheni më të Lumtur dhe ta Shijoni Jetën?



Jeta është një përzierje e gëzimit me pikëllimin. Por, është tendencë njerëzore t’i shmangni gjërat që na pikëllojnë dhe t’i afroni gjërat të cilat ju mbajnë të lumtur.


Njerëzit kalojnë shumë kohë duke kërkuar për lumturinë, pa e kuptuar që lumturia gjendet brenda jush. Mund të jeni të lumtur duke e ditur artin e të jetuarit, nëse dini se si të ballafaqoheni me një situatë, qoftë nëse është e mirë apo e keqe.


Mund të bëheni të lumtur vetëm atëherë kur dini se si të dilni nga një fazë e keqe dhe ta shijoni jetën.


Presioni i punës, lidhjet dhe kriza financiare mjaftojnë për ta bërë një person të pikëlluar apo të depresuar. Por, a keni menduar ndonjëherë se krejt kjo mund të jetë vetëm në kokën tuaj?


Kjo ndodh me çdo njeri, por disa dinë si të ballafaqohen me këtë gjë, ndërsa tjerët vazhdojnë të ndjehen të penduar për gjërat më të vogla që ekzistojnë.


Ata që nuk ndjehen të “ngopur” me jetën, nuk mund të jenë të lumtur asnjëherë pasi që do të vazhdojnë të ankohen përgjatë tërë jetës së tyre.


Lumturia dhe pikëllimi janë gjendje mendore të cilat mund t’i kontrolloni vet!


Buzëqeshni


Kur zgjoheni në mëngjes, bëjeni qëllim të vetvetes të buzëqeshni. Thjesht, shikoni në pasqyre dhe mendoni se sa të mahnitshëm jeni! Kur shkoni në punë apo shkollë, përshëndetni kolegët me një buzëqeshje.


Buzëqeshja krijon ndjenja të mira dhe automatikisht ju bën juve dhe të tjerët rreth jush të ndjehen më mirë.


Bëhuni të pavarur emocionalisht


Mos u varni emocionalisht nga të tjerët. Askush nuk duhet ta ketë të drejtën t’ju bëj të ndjeheni keq. Kur jeni të pavarur emocionalisht, ju vet mund ta bëni jetën më argëtuese!


Asnjëherë mos pritni që dikush tjetër t’ua sjell lumturinë, por shkoni dhe gjejeni vet!


Dëgjoni muzikë


Po pra, muzika shëron pikëllimin!


Kurdo që ndjeheni të dëshpëruar apo të zemëruar, dëgjoni muzikë të mirë dhe të gjallë. Kjo do të ndikoj menjëherë që të ndjeheni më në disponim.

3 Arsye se Përse Duhet të Jeni më e Pavarur



Pavarësia, qoftë emocionale apo financiare është e rëndësishme në jetën e gjithsecilit. Nëse vareni nga tjerët, kjo nuk do t’ju bëj të ndjeheni mirë.


Duhet të vareni nga vetvetja për ta shijuar jetën në mënyrën më të mirë të mundshme. Nëse gjithmonë ju duhet ndihma e tjerëve, atëherë mundësitë janë të mëdha që ata do të ndërhyjnë edhe në çështjet personale.


Do të kenë ndikim edhe në vendimet tuaja, pasi që ju kanë ndihmuar.


Kur të arrini moshën e pjekurisë duhet të mësoni “artin” e të ndihmuarit tjerët, e jo nevojën për ndihmë nga tjerët.


Sidoqoftë, kjo nuk do të jetë e lehtë, por padyshim që do t’ia vlejë nëse i bëni të gjitha punët vet dhe nuk keni ndihmë për askënd.


Pavarësia individuale e përmirëson vetëbesimin


Kur jeni e pavarur ju keni ndjenja të cilat bëjnë të ndjeheni me shumë vetëbesim. Kur keni vetëbesim të larët, jeni më e prirë të merrni vendime të mira dhe të veproni më mirë.


Nuk vareni nga të tjerët


Nëse vareni nga dikush, ata gjithmonë mund t’ju kërkojnë favore edhe për gjërat më të vogla të mundshme. Gjithashtu, për çdo gjë që e bëni do të kërkoni mendimin e tyre dhe patjetër duhet t’i përmbaheni këshillave, qoftë në jetën personale po ashtu edhe në atë profesionale.


Bëheni më e fuqishme


Kur jeni e pavarur emocionalisht, ju bëheni më e fortë se ç’keni qenë ndonjëherë. Nuk mbështeteni te askush për asgjë! Pavarësia emocionale e zvogëlon dhe stresin.

Horoskopi ditor, e martë 12 korrik 2016



Duhet shumë maturi sot, sidomos për ata që janë para një iniciative të re, pasi veprimet e nxituara mund t’ju kushtojnë shumë. Afërdita bën të rikthehet harmonia në dashuri. Beqarët do mund të konkretizojnë ëndrrat duke i kthyer në realitet. Financat do jenë të kënaqshme.


Dashi


Duhet të tregoheni më të durueshëm me partnerin/en dhe të prisni sa të kalojë kjo situatë paqëndrueshme në të cilën ndodheni. Fusha sentimentale do vijë duke u përmirësuar nga ndikimi i Afërditës. Beqarët do jenë të lirshëm dhe do mund të bëjnë deklarata të forta dashurie. Financat mirë.


Demi


Duket se dilemat dhe pavendosmëria në marrëdhënien tuaj në çift do të bëjnë të humbni një rast të mirë për pushime. Mundohuni t’i kushtoni më shumë vëmendje partnerit/es. Beqarët do bëjnë shumë përpjekje dhe do ja arrijnë qëllimit për të ndryshuar statusin. Me shpenzimet tregohuni të arsyeshëm.


Binjakët


Janë disa yjet e mirë në shenjën tuaj për ju të dashuruarit, prandaj shumë prej jush do të kenë mundësi të arrijnë objektiva të rëndësishme. Beqarët do mund të konkretizojnë ëndrrat duke i kthyer në realitet. Edhe në planin financiar do ketë përmirësime.


Gaforrja


Jeni të vetëdijshëm që gjërat kanë ndryshuar në mënyrë të papritur në marrëdhënien tuaj në çift, por nuk jeni në gjendje të ndërmerrni veprime konkrete për t’iu përshtatur atyre. Beqarët duhet t’i shfrytëzojnë takimet dhe të shprehin lirshëm ndjenjat. Në planin  financiar do dini si t’i menaxhoni të ardhurat.


Luani


Duket se jeni të “përkëdhelurit” e yjeve ju të dashuruarit. Hëna në orbitën e saj do t’ju japë edhe një hije të tillë që ju bën joshës në sytë e partnerit/es. Beqarët do një ditë të mbushur plot me takime emocionuese dhe mbresëlënëse. Në planin financiar duhet të tregoni kujdes me shpenzimet.


Virgjëresha


Duket se ju që jeni në një lidhje dashurie jeni konfuzë dhe kjo për shkak të një morie planetësh që tranzitojnë në orbita në kontrast me njëra-tjetrën e që reflektohen edhe në raportet tuaja ndërpersonale. Beqarët do kenë një ditë rutinë, pas asgjë interesante. Në planin financiar parashikohen disa vështirësi.


Peshorja


Duket se impenjimet tuaja do të jenë të tilla që do t’ju hanë jo pak nga koha juaj e lirë, por sodisfaksioni për arritjen e një rezultati pozitiv bën të harrohet gjithçka. Pritet një mbrëmje interesante me njeriun e zemrës. Beqarët duhet të shfrytëzojnë takimet. Financat do jenë të kënaqshme.


Akrepi


Tani është momenti për të treguar veten tuaj në sytë e partnerit/es, prandaj mos hezitoni ta bëni atje ku duhet, pa pasur frikë. Yjet thonë se keni shumë shanse që sot t’ia dilni mbanë. Beqarët do jenë në humorin e duhur për të joshur këdo që pëlqejnë. Në planin financiar duhet të merrni masa strikte.


Shigjetari


Duhet të jeni edhe sot të kujdesshëm sidomos në raportet me partnerin/en sepse jeni shumë të ndjeshëm dhe gati të kacafyteni. Është Marsi më zemërak se luftarak që ju bën të tillë. Beqarët nuk duhet të rrezikojnë vetëm për të ndryshuar statusin, do lëndohen. Plutoni aleati juaj i financave.


Bricjapi


Është një kuadër yjor jo shumë i favorshëm përsa i përket fushës profesionale, madje ka shumë të ngjarë që të ridimensiononi një projekt. Dita pritet të jetë më e mirë në planin sentimental. Beqarët moralizojnë takime, por asgjë më shumë. Probleme dhe vështirësi me financat.


Ujori


Duhet shumë maturi sot, sidomos për ata që janë para një iniciative të re, pasi veprimet e nxituara mund t’ju kushtojnë shumë. Afërdita bën të rikthehet harmonia në dashuri. Beqarët do tregohen impulsivë dhe do bëjnë gabime të pafalshme. Financat do i keni nën kontroll.


Peshqit


Të jeni dashamirës dhe gojëmbël sot mund të jetë shumë e rëndësishme, pasi mund të fitoni edhe më shumë dashurinë e njeriut tuaj të zemrës. Afërdita “zbut” efektet “agresive” të Marsit. Beqarët do i kenë mendimet e qarta dhe do dinë si të veprojnë në çdo situatë. Financat e mira. -

Horoskopi Ditor, e Hënë 11 Korrik 2016



Mërkuri dhe Jupiteri sot favorizojnë zgjidhje praktike për ju që jeni në një marrëdhënie. Beqarët parashikohet të nisin një lidhje serioze. Saturni do jetë aleat për financat tuaja.


Dashi


Gjërat mund të ndryshojnë për mirë për ju të dashuruarit, nëse ju do të tregoheni më aktivë dhe të mos i nënshtroheni fatit. Kjo e hënë pritet të jetë nën shenjën e raporteve intensive me partnerin. Beqarët do jenë me fat në dashuri dhe do mund të nisin një lidhje. Financat do i keni nën kontroll.


Demi


Jeni në një periudhë ku ritmi i punës suaj duket se ka rënë dhe kjo është kuptueshme, pasi impenjimet kanë qenë të shumta. Partneri/ja ju nxit të merrni vendime të shpejta. Beqarët do nisin lidhje pasionante të cilat mund të përfundojnë në diçka më shumë. Në planin financiar kujdes me shpenzimet, mund të keni vështirësi.


Binjakët


Mërkuri dhe Jupiteri sot favorizojnë zgjidhje praktike për ju që jeni në një marrëdhënie. Edhe Afërdita sot do të jetë ”kujdestarja” e jetës suaj sentimentale. Beqarët do kalojnë momente të vështira dhe nuk do e kenë mendjen te dashuria. Në planin financiar duket se gjithçka është në rregull.


Gaforrja


Një kuadër yjor i paqartë bën qe ju të dashuruarit të jeni, në mendje dhe në zemër disi konfuzë. Me gjithë humorin jo edhe aq të mirë, dita do të jetë normale. Beqarët do kenë mundësi vetëm për aventura kalimtare. Financat do jenë në gjendje të shkëlqyer.


Luani


Yjet në favorin tuaj janë vërtet të shumta, prandaj dita e sotme për ju që jeni në një marrëdhënie në përgjithësi do t’ju ofrojnë momente shumë interesante. Beqarët parashikohet të nisin një lidhje serioze. Financat do jenë të mira falë menaxhimit tuaj të mirë.


Virgjëresha


Jupiteri dhe Saturni, në një orbitë jo shumë të favorshme mund të stimulojnë nostalgji dhe melankoli për ju të dashuruarit. Mundohuni që këtë ditë ta kaloni në prani të shumë njerëzve. Beqarët duhet të mendohen mirë para se të hedhin hapa. Në planin financiar fati do jetë në anën tuaj.


Peshorja


Për disa probleme të mbetura pezull në marrëdhënien në çift, sot mund të keni mbështetjen e Jupiterit dhe Sturnit, ndonëse janë planetë që mund të sjellin edhe pak stres. Beqarët do marrin disa propozime, por nuk do ndihen ende gati për të hedhur hapa. Në planin financiar gjithçka do ecë mirë.


Akrepi


Duke pasur parasysh kuadrin yjor, ka të ngjarë që edhe sot të jeni të impenjuar në maksimum me problemet në çift. Megjithatë, mund të keni edhe një surprizë të bukur. Për beqarët priten ndryshime të mëdha në jetën e tyre, saqë do ju duket vetja si në ëndërr. Saturni do jetë aleat për financat tuaja.


Shigjetari


Vazhdon tranziti “luftarak” i Marsit në shenjë, i cili, si zakonisht sjell ritme frenetike dhe gati të papërballueshme, por që do të ketë rezultate pozitive për ju të dashuruarit. Beqarët do hedhin hapat e parë drejt një lidhjeje të qëndrueshme. Në planin financiar parashikohen vështirësi të mëdha.


Bricjapi


Edhe pse, në bazë të një kuadri yjor mjaft aktiv, nuk do të keni kohë të merrni as frymë, aq shumë do të jeni të impenjuar, saqë partneri/ja do të ndihet i braktisur. Beqarët nuk do e kenë mendjen fare te dashuria dhe do vazhdojnë ende të jenë vetëm. Financat aspak të mira.


Ujori


Me këtë vrull që keni marrë ju që jeni në një marrëdhënie nuk përmbaheni, por hapni sytë se mjafton një pengesë e vogël për t’u rrëzuar vetë. Beqarët duhet të presin edhe pak kohë, sepse po u nxituan mund të lëndohen. Financat paraqiten të mira.


Peshqit


Mund të keni disa probleme të vogla, por kjo nuk do t’ju pengojë për të organizuar e kaluar një ditë interesante m njeriun e zemrës. Mërkuri ju stimulon fantazinë. Beqarët do jenë gati edhe për aventura për të mos qëndruar vetëm. Në planin financiar do jeni me fat.

Sunday, July 10, 2016

Vajza: Ja Përse Nuk Duhet të Paguajnë Meshkujt në Takimin e Parë



Meshkuj, si do të ndiheshit nëse do të kishit qenë në një restaurant, do të kishte ardhur kamerieri dhe do t’i drejtoheshe, “Llogarinë të lutem? Dhe, mund ta bëni atë ndaras?” Hmmm? Mundësitë janë të mëdha që nuk do të kishit pasur takim të dytë me atë vajzën e bukur, apo jo?


“Këto muajt e fundit kam qenë në takime të shumta për herë të parë në jetën time. Para kësaj, kam dalë në takime vetëm me shokë”, shkruan autorja e këtij shkrimi Alexis Garcia.


“Në takimet e mia kam vërejtur se çdo mashkull “shqetësohet” kur unë e nxjerrë kartelën time për të paguar pjesën time. Fillimisht, kisha qenë konfuze se përse ndodh kjo. Të gjithë më pyesnin se çfarë po bëj dhe më shikonin me një shikim që thoshte “Çfarë dreqin po ndodhë?”.


Por, përse do të prisja nga një i panjohur të paguaj për mua? Nëse dalë për të ngrënë, pirë apo vallëzuar me ndonjë person të huaj, përse do të prisja nga ai të paguante për mua? A do të prisje nga shoku juaj të paguaj për ju nëse do të kishit dalë së bashku? Të pritni që dikush të paguaj për ju është gjë e pasjellshme në çdo rrethanë.


Nëse do të kishim qenë në kohërat tradicionale ku gratë qëndronin në shtëpi, pastronin, gatuanin rritnin familje dhe i shërbenin burrit, atëherë në rregull. Por, tani nuk është më ashtu. Gratë janë më të pavarura se asnjëherë më parë. Gratë punojnë shumë, mësojnë shumë etj., si çdo mashkull. Kemi ardhur në një kohë ku ne, si gra, jemi të pavarura, të suksesshme dhe kemi shumë më shumë për të ofruar.


Dreqin, jam e lumtur të jem një grua dhe ofendohem nga komentet seksiste që më dërgojnë prapa në mënyrat tradicionale. Pra, përse duhet të zemërohem kur një mashkull nuk dëshiron të paguaj për mu në takimin e parë? Përse duhet të kthehemi prapa në kohërat tradicionale me këto takime? Pse ekzistojnë këto standarde të dyfishta? Grave nuk i pëlqejnë mënyrat tradicionale askund, pra përse t’ju pëlqejnë këto mënyra në takime të para?


Nuk dua ta heq feminitetin nga gratë dhe mashkullorësinë nga meshkujt. Ka shumë mënyra për t’i treguar këto gjëra. Nëse një mashkull dëshiron ta paguajë llogarinë sepse dëshiron ta paguajë, atëherë në rregull. Por, ne gratë nuk duhet të supozojmë asgjë.


Unë dua të paguaj për veten dhe nëse ndjehem zemërgjerë, mund të paguajë edhe për mashkullin me të cilin kam dalë, përveç nëse ai këmbëngul të paguajë.


Herën e parë që ka ndodhur kjo gjë e çuditshme e të paguarit llogarinë, unë e kam pyetur mashkullin, “A ndodh shpeshherë që vajza të mos paguajë për llogarinë e vet?”. Pra, si reagoni ju gra? A uleni në qetësi dhe supozoni se mashkulli do të paguajë? A e shikoni atë derisa ai e merr kuletën dhe ju aktroni sikurse asgjë nuk është duke ndodhur? Nëse po, atëherë kjo me të vërtetë është e çuditshme.


Unë kam mësuar se me çdo mashkull që kam dalë në takim, asnjë vajzë me të cilën kishin dalë ata përpara nuk kishin ofruar të paguanin. Mua edhe më falënderonin kur konsideroja dhe ofroja të paguajë. Kjo është paksa pikëlluese që një mashkull duhej të thoshte “faleminderit” vetëm sepse unë e merrja në konsideratë të paguaja për veten time. Një tjetër mashkull më kishte thënë, “Faleminderit. Asnjë vajzë nuk ka ofruar më herët të paguaj për mua.”


Kam filluar të ndjehem keq për meshkujt në këtë situatë. Meshkujt dhe gratë dalin në takime të para për të njëjtën arsye: që ta njohin më mirë njëri-tjetrin. Pra, kush ia caktoi atij që të paguaj llogarinë?


Ka zgjidhje të thjeshta me të cilat mund ta “shëroni” këtë situatë të çuditshme.


Kur gjithçka të ketë përfunduar dhe kamerieri afrohet në tavolinën tuaj, mos qëndroni e heshtur por thoni atij “Përshëndetje, mund të marrim llogari të ndara? Faleminderit.” Më thjesht s’ka ku shkon.


Ose mund të ofroni ta paguani gjysmën ju, gjysmën ai.


Gjithashtu, mund të paguani edhe për atë! Siç kanë dëshirë meshkujt që të jenë të mirë dhe të paguajnë për një grua kur dalin me të për darkë, edhe gratë mund ta bëjnë të njëjtën gjë për meshkujt.


Nëse ka më shumë takime, mund ta bëni me rend punën e pagesës. Një takim paguani ju, një takim tjetër paguan ai!


Provojeni këtë dhe do të shihni se do të shkoni në shtëpi pa e pasur ndjenjën që i keni borxh dikujt ndonjë gjë.”

Kështu ua Përmirëson Shëndetin Puthja



Në rast se keni nevojë për një arsye të mirë për t’i puthur ata që i doni, bëjeni për shëndetin tuaj. Seriozisht.


Puthja ofron shumë përfitime shëndetësore. Duke filluar nga përmirësimet fizike e deri tek ato shpirtërore.


Këto janë mënyrat se si buzët tuaja mund t’ua forcojnë shëndetin:


Puthja është e mirë për dhëmbë


Ka një arsye pse puthja quhet “e lagur” – ajo stimulon prodhimin e pështymës, e cila mund të largojë bakteret e dëmshme nga dhëmbët, thotë dentisti Mathew Messina për WebMD.


Djeg kaloritë


Puthja në fakt mund të djegë nga dy deri në gjashtë kalori në minutë.


Puthja largon stresin


Ndjenja e relaksit kur putheni nuk është e gjitha vetëm në kokën tuaj. Një studim i vogël i kryer më 2009 mati nivelet e hormonit oksitocin dhe hormonit të stresit kortizol në mesin e disa njerëzve të cilit putheshin. AP raporton se të testuarit përjetuan një rënie në kortizol, një shenjë të relaksit, që ishte më e madhe se kur mbanin vetëm duart.

Horoskopi Ditor, e Diel 10 Korrik 2016



Ky është horoskopi për ditën e diel, 10 korrik 2016 që Mbleseri.com sjell për ju. Dita do të favorizojë një pjesë të mirë të shenjave, ndërsa për disa të tjera paraqiten probleme. Gjeni më poshtë parashikimin e detajuar për të lindurit e çdo shenje.


Dashi


Dita do të jetë kryesisht e qetë, ku më në fund do arrini të pushoni pas një jave shumë të ngjeshur. Këshillohet që të kaloni më shumë kohë me familjen, pasi së fundmi e keni lënë pas dore për shkak të angazhimeve që keni patur. Raporti në çift do të jetë më së miri.


Demi


Pavarësisht se është e diel, ju presin angazhime të shumta. Në mëngjes duhet të bëni disa blerje me rëndësi. Ndërkohë gjatë pasdites mund të keni debate me partnerin për shkak të disa punëve të shtëpisë. Ruani qetësinë pasi dita do të mbyllet shumë shpejt.


Binjakët


Do të keni mundësinë të relaksoheni bashkë me familjen, për shkak se nuk ju pret ndonjë punë. Këshillohet që të organizoni një ekskursion ose një ditë të kaluar në det. Në mbrëmje do të ftoheni në një festë, por nëse e ndjeni veten të lodhur refuzoni, pasi keni nevojë për pushim. Situata financiare po shkon gradualisht drejt përmirësimit.


Gaforrja


Ju pret një ditë me ulje- ngritje. Momenti më i keq do jetë pasditja, ku do t’iu duhet të merreni me një çështje familjare, e cila do ju marrë orë të tëra. Gjatë pasdites do të kaloni disa momente harmonie me njeriun tuaj të zemrës. Situata financiare nuk është më e mira, por nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.


Luani


Kjo ditë mund të cilësohet pa frikë perfekte. Do të zgjoheni me humor të mirë dhe kjo gjë do ju lejojë që t’i shikoni gjërat me një sy tjetër. Gjatë pasdites, një i afërmi juaj do ju takojë, duke ju dhënë një lajm që do ju lumturojë. Në fushën e ndjenjave raporti me personin që doni, do jetë shumë i mirë, por mundohuni të surprizoni herë pas here me dhurata të vogla, për t’i lënë të kuptojë se e mendoni vazhdimisht.


Virgjëresha


Intuita juaj nuk do të gabojë gjatë kësaj të diele. Këshillohet që të mos i besoni plotësisht asaj, pasi mund edhe të gaboni. Bëni mirë të kërkoni ndihmën e të afërmve, nëse keni dyshime mbi vendimet që duhet të merrni. Kjo nuk është dita ideale për të bërë investime financiare. Shëndeti nuk do ju krijojë shqetësime.


Peshorja


Disa zënka me personat që ju rrethojnë do të shkatërrojnë mëngjesin tuaj, ndaj mundohuni të mos tregoheni shumë impulsiv, për të mos përkeqësuar situatën. Një ngjarje me fat do ju përmirësojë humorin gjatë pasdites, duke ju rikthyer buzëqeshjen. Në mbrëmje mund të harroni diçka me rëndësi, duke inatosur partnerin.


Akrepi


Disa situata të favorshme, do e bëjnë ditën tuaj edhe më pozitive. Për disa prej jush do të ketë suksese në fushën e punës, ndërsa për të tjerët në atë të ndjenjave. Humori juaj do jetë shumë i mirë dhe do përcillet edhe tek partneri. Në mbrëmje do të relaksoheni në shoqërinë e njerëzve që doni, duke bërë plane për të ardhmen dhe për pushimet.


Shigjetari


Në mëngjes do të jeni të angazhuar në zgjidhjen e çështjeve burokratike që do ju mërzisin jo pak. Bëni kujdes ndaj detajeve të vogla, pasi rrezikoni që të bëni çdo gjë nga e para. Një pazar i shfrenuar mund t’iu krijojë probleme me partnerin, ndaj shpenzoni vetëm aq sa ju lejon xhepi.


Bricjapi


Ndonëse prisnit që këtë të diel të pushonit, për fat të keq nuk do jetë kështu, pasi partneri do ju ngarkojë me një sërë detyrash që duhen përfunduar. Vetëm gjatë pasdites mund të relaksoheni paksa. Në mbrëmje do të ftoheni në një darkë familjare, por bëni kujdes të mos e teproni me ushqimin.


Ujori


Do të zgjoheni me humor të mirë, por shumë shpejtë kjo gjendje mund të ndryshojë, kur do t’iu duhet të merreni me disa punë në shtëpi. Megjithatë koha do jetë ideale për të shijuar rrezet e diellit. Bëni kujdes me alkoolin dhe duhanin.


Peshqit


Një zgjedhje e bërë disa ditë më parë, mund të rezultojë e gabuar, pasi intuita juaj nuk ju ka udhëzuar siç duhet. Një mundësi e mirë mund të paraqitet gjatë pasdites, ndaj mos u mendoni shumë, pasi mund t’iu ikë nga duart. Partneri juaj do organizojë një darkë të këndshme dhe në përfundim të saj momentet do jenë edhe më të bukura.

Këshillë e Madhe për Orgazmën Femërore – si të Bëhesh Mjeshtër



Orgazma femërore për meshkujt me siguri përgjithmonë do të jetë diç mistike dhe e paarritshme, madje edhe e pakuptueshme. Pikërisht, kjo nuk është edhe aq e lehtë, mirëpo ekzistojnë disa gjëra të cilat meshkujt do të duhej t’i dinin për orgazmën femërore.


Femrat dinë shpesh të thonë që meshkujt duhet të angazhohen dhe t’u japin kohë femrave, në mënyrë që të arrijnë orgazmën.


Orgazma femërore është mister global. Mashkulli kurrë nuk është i sigurt qind për qind që partnerja po përjeton orgazmën, as që ekziston teknikë e cila garanton se do ta arrijë atë. Mirëpo, një gjë është e sigurt – kur femra nuk arrin orgazëm, d.m.th. do të jetë një goditje e madhe për egon e saj.


Për t’ua bërë më të lehtë meshkujve, shumica e femrave nëpërmjet një ankete në faqen e internetit askmen.com u janë përgjigjur pyetjes Çka u nevojitet për të arritur orgazmën?


Përgjigjja më e shpeshtë të cilën e kanë dhënë, 59,88 për qind e tyre, është edhe ajo më e vështira për t’u arritur – situata delikate e stimulimit të klitorisit bashkë me penetrimin e njëkohshëm.


Pastaj, 18,05 për qind e femrave, të cilat kanë marrë pjesë në anketë, kanë deklaruar që kurrë nuk kanë përjetuar orgazmën. 7,7 për qind e femrave kanë thënë që për të arritur orgazmën përdorin vibratorin, ndërkaq 7,04 për qind kanë nevojë të imagjinojnë për diçka që e konsiderojnë seksi.


Pra, shkathtësia të cilën çdo mashkull do të duhej ta dinte në shtrat është stimulimi i drejtë i klitorisit. Secila femër ka preferenca të tjera, ndërkaq mënyra e vetme të zbuloni se çka i përshtatet, është që bashkë të kërkoni mënyrat. Para se të perfeksiononi stimulimin e klitorisit gjatë penetrimit, më mirë është t’i përkushtoheni klitorisit të saj me rastin e seksit oral apo stimulimit me dorë.


Ekspertët këshillojnë që pozat më të mira për stimulim të klitorisit janë kur femra qëndron sipër mashkullit dhe kur mashkulli qëndron prapa femrës.

Prirja për Tradhti: A i Keni Ditur Këto Fakte?



Mbase keni pritur që do të flasim për meshkujt si p.sh. George Clooney dhe për femrat si Kim Kardashian, mirëpo edhe kur është fjala për tradhtinë, rezultatet janë më shumë se befasuese.


Shenjat se jeni duke u shoqëruar me një person që ka prirje për tradhti nganjëherë është e vështirë të shihen, mbase edhe nuk dëshironi fare t’i shihni. Mirëpo, shkencëtarët kanë zbuluar se cilët njerëz kanë më shumë shanse t’ju tradhtojnë.


Prandaj, vlerësoni mirë se personi të cilin e dashuroni sa është i gjatë, cila është ngjyra natyrore e flokëve, a është i varur nga Twiteri, si dhe me çfarë pune merret


Djelmoshat shtatgjatë


Një hulumtim interesant e ka zbuluar faqja e njohjeve IllicitEncounters.com që meshkujt me të gjatë se 177 centimetra kanë dy herë më shumë shanse të tradhtojnë partneren e tyre.


Adhuruesit e rokënrollit


Edhe një hulumtim i po këtij portali ka zbuluar që madje 41 për qind e meshkujve që kanë prirje për të tradhtuar janë adhurues të muzikës rok.


Biondet


Hulumtimi i faqes CheaterVille.com ka zbuluar që së paku 42 për qind e femrave të cilat i kanë tradhtuar partnerët janë bionde.


Përdoruesit e Twiterit


Angazhimi i madh në rrjetet shoqërore mund të dëmtojë lidhjen tuaj. Hulumtimi i Universitetit Misuri ka treguar që ata të cilët qëndrojnë gjatë në Tviter kanë më shumë konflikte dhe tradhti.


Mësueset dhe ekspertët IT


Kur është fjala për profesionet, një hulumtim të pazakonshëm të cilin e ka bërë AshelyMadison.com ka zbuluar që shansi i madh që femra e cila ka tradhtuar partnerit të jetë e punësuar në institucione shkollore, përkatësisht të jetë mësuese, ndërkaq po i njëjti hulumtim ka zbuluar që meshkujt të cilët me siguri do të tradhtojnë janë ekspertët IT.


Blerëset me kartelë sekrete


Hulumtimi i AshelyMadisonit ka zbuluar edhe këtë fakt që më shumë se një e treta e femrave më shumë kujdes i kushtojnë dukjes kur vendosin të tradhtojnë, ndërkaq 27 për qind kanë kartelë sekrete krediti

Saturday, July 9, 2016

Këto Cilësi Meshkujt i Preferojnë tek Femrat



Janë bërë shumë kërkime për të gjetur se çfarë preferojnë meshkujt tek një femër.


Sipas një hulumtimi të bërë mbi këtë çështje, vihet në pah se meshkujt nuk shikojnë vetëm pamjen e jashtme por janë disa cilësi tek femrat që u bien në sy meshkujve.


Ja çfarë preferojmë më shumë meshkujt tek femrat


-          Meshkujt preferojnë femrat që janë në fazën e ovulimit.


-          Meshkujt pëlqejnë femrat që qeshin me shakatë e tyre.


-          Studime të shumëfishta kanë gjetur se burrat preferojnë femrat e ndershme.


-          Meshkujt tërhiqen më tepër nga femrat që vishen me të kuqe.


-          Meshkujt pëlqejnë femrat të cilat reflektojnë me dinakëri aksionet e tyre.


-          Disa hulumtime kanë arritur në rezultatin se meshkujt pëlqejnë femrat në grup.


-          Meshkujt preferojnë femra të cilat kanë tipare si sinqeriteti, mirësia, dhe këmbëngulja.

Pas 15 vitesh Dashnori më Ndezi Sërish



Një grua e divorcuar nga martesa e parë duket se ka rigjetur dashurinë e saj. Pas 15 vitesh, ajo takon dashurinë e adoleshencës, takim ky që ndezi përsëri “zjarrin” mes tyre.


Megjithatë, gjërat nuk duken kaq të thjeshta pasi një dilemë po e torturon gruan. Ja çfarë i shkruan ajo psikologes së “The Sun”:


Jam 33 vjeçe dhe jam divorcuar nga martesa ime e parë. Pas 15 vitesh takova të dashurin tim të parë që kam pasur që në adoleshencë. Pasi e kërkova në Facebook, i shkrova një mesazh dhe vendosëm që të takoheshim diku. Kur e pamë njëri-tjetrin nga afër kuptuam që ende vazhdonim të ndjenim.


Atë natë përfunduam në një hotel dhe kaluam një natë magjike. Ai më tha se ishte martuar, kishte dhe fëmijë, por ishte divorcuar nga bashkëshortja. Çdo gjë deri këtu shkoi shumë mirë, ne vazhduam të qëndrojmë dhe të takohemi bashkë. Madje ai më dha edhe një unazë që ta vendosja në gishtin e fejesës, por jo me nënkuptimin se po fejoheshim vërtetë.


Mirëpo ka një problem. Ai nuk do që historinë tonë ta marrë vesh ish­-gruaja e tij. Kur e pyeta më tha se vërtetë janë ndarë, por tani kanë disa probleme me ndarjen e pasurisë dhe ndaj nuk dëshiron që ajo t’i hapë probleme dhe lidhjen tonë do ta mbajë edhe për një farë kohë të fshehtë. A është vërtetë kështu apo më gënjen?”

5 Historitë që e Bënë Parisin Qytetin e Dashurisë



Është qyteti i dashurisë dhe jo vetëm sepse është i bukur. Parisi përshkohet nga një energji e ngrohtë, nga ato energji që i kanë dhënë e vazhdojnë t’i japin botës.


Nga vitet ’40 e deri në ’60, Parisi ishte vendi ku dashuria shpiku përkufizime të reja, doli nga konvencionet dhe kërkoi rrugë të reja. Pikërisht në këto vite kanë jetuar e janë dashuruar disa çifte që do të ngelen gjithmonë në historinë dhe përfytyrimin e të gjithëve ne që e vizitojmë Parisin sot.


Për disa, janë ikonat e ndryshimeve, vetëm prej imazheve që stampuan në mendjen e njerëzve thjesht duke dalë në fotografi me njëri-tjetrin. Për të tjerë, janë ikonat e bukurisë që i njohën prej filmave.


Ja 5 çiftet më të famshme të të gjitha kohërave:


1. Brigitte Bardot dhe Roger Vadim


2. Jane Birkin dhe Serge Gainsbourg


3. Alain Delon dhe Romy Shneider


4. Anna Karina dhe Jean Luc Godard


5. Simone de Beauvoir dhe Jean Paul Sartre

Friday, July 8, 2016

Horoskopi Ditor, e Shtunë 9 Korrik 2016



Edhe pse qielli juaj sot nuk është nga më të mirët, mjafton Mërkuri, që ju të dashuruarit të ndjeheni të mbrojtur. Beqarët më në fund mund të nisin një lidhje që kanë ëndërruar. Me financat do kenë disa vështirësi.


Dashi


Do të jetë sërish një ditë mjaft e ngarkuar e sikur të mos mjaftoj e gjithë kjo, partneri/ja mund t’ju hapë një telash tjetër. Mos hezitoni të kërkoni ndihmën e një miku. Beqarët ka rrezik të afrohen pas një personi që më pas do zhgënjehen dhe lëndohen. Financat do varen nga menaxhimi juaj.


Demi


Kthjelltësia mendore dhe qetësia shpirtërore do të jenë dy elementë që do t’jua bëjnë ditën sot mjaft të mirë ju të dashuruarve. E gjitha kjo, falë një Afërdite mjaft aktive në shenjë. Beqarët do pëlqejnë shumë një person deh do bëjnë gjithçka për t’i tërhequr vëmendjen. Financat aspak të mira.


Binjakët


Edhe pse qielli juaj sot nuk është nga më të mirët, mjafton Mërkuri, që ju të dashuruarit të ndjeheni të mbrojtur. Pak më shumë iniciativë do të thotë më shumë sukses. Beqarët nuk do i kenë të qarta idetë e tyre dhe nuk do përfitojnë nga ftesat që do i bëhen. Në planin financiar nuk parashikohen probleme.


Gaforrja


Me pak kujdes, sigurisht edhe me ndihmën e yjeve të tillë si Afërdita e deri-diku edhe Hëna, mund të arrini objektiva vërtet të pashpresuara ju që jeni në një marrëdhënie. Beqarët do jenë në humor të mirë dhe do ndihen gati për të hedhur edhe hapa të mëtejshëm. Buxheti jo i keq.


Luani


Do të jeni shumë pragmatistë dhe prakticiteti juaj  mund të bëjë çudira në lidhjen tuaj të dashurisë. Jeni të kujdesshëm. Beqarët nuk do dëgjojnë këshillat e miqve, por do ecin vetëm duke dëgjuar zemrën e tyre. Në planin financiar duhet të bëni kujdes me shpenzimet.


Virgjëresha


Mund të jeni para alternativave që nuk ju pëlqejnë aspak e për më tepër, të detyruar nga partneri/ja të zgjidhni njërën prej tyre. Në këto raste zgjedhja më e mirë bie mbi të keqen më të vogël. Beqarët më në fund mund të nisin një lidhje që kanë ëndërruar. Në planin financiar do dini si të veproni.


Peshorja


Parashikohet një ditë mjaft e ngjeshur në drejtim të aktivitetit tuaj, prandaj sot vështirë të keni kohë të merreni me partnerin/en. Vetëm shkathtësia mund t’ju nxjerrë fitimtarë. Beqarët do preferojnë të qëndrojnë ende vetëm, pasi nuk ndihen gati për lidhje. Financat paraqiten të stabilizuara.


Akrepi


Edhe pse parashikohet një ditë rutinë (Urani është bërë monoton) në aspektin profesional, është Afërdita ajo që ju “prek me shkopin magjik” e ju bën të jeni ndryshe në dashuri. Beqarët nuk do gjejnë princin e kaltër dhe do mbeten ende vetëm. Buxheti do të vi duke u përmirësuar ndjeshëm.


Shigjetari


Ndoshta qielli juaj nuk është aq spektakolar përsa i përket marrëdhënies suaj në çift, por në përgjithësi yjet janë pozitivë dhe kjo duhet të mjaftojë për të kaluar një ditë të mirë. Beqarët do kenë një ditë të bukur të mbushur me takime interesante. Në planin financiar do jeni me fat.


Bricjapi


Me përjashtim të ndonjë momenti  tensioni, në përgjithësi dita pritet të jetë e qetë për ju të dashuruarit, ndërsa mbrëmja mund të sjellë momente pasioni. Beqarët nuk do jenë të qartë në mendimet e tyre dhe s’do marrin asnjë vendim. Financat do varen nga mënyra se si ju do i menaxhoni.


Ujori


Mos i lini mënjanë projektet e ideuara prej kohësh, por mundohuni t’i përshtatni ato me situatat e reja të krijuara. Fusha e dashurisë sot mund të elektrizohet nga prania e dyshes Afërditë-Hënë. Beqarët nuk do jenë me fat në dashuri, kështu që ende do mbeten vetëm. Edhe me financat parashikohen probleme.


Peshqit


Tranziti i Afërditës dhe Marsit është shumë pozitiv, sepse vetëm duke “fshikur” shenjën tuaj ata mund të sjellin energjitë e mjaftueshme për të përballuar një ditë plot  impenjime. Beqarët do kenë plot takime dhe pritet që jeta t’ju ndryshojë për mirë. Me financat do kenë disa vështirësi.

E Marta për Shoqërinë, e Enjtja për Seks



Nëse jeni duke kërkuar partner, më së miri është që ta kërkoni të mërkurën, sepse shanset janë më të mëdha që të takoheni këtë ditë. Sot është dita ideale për takim me miqtë, thonë psikologët e Londrës, për shoqërim me njerëzit e dashur, për darka dhe biseda të zakonshme.


Nëse jeni duke kërkuar partner, më së miri është që ta kërkoni të mërkurën, sepse shanset më të mëdha janë që të takoheni këtë ditë. Megjithatë, nëse “piketoni” shpirtin binjak, lidhje të gjatë dhe të suksesshme, takimin e parë caktojeni të premten.


Studimet e po këtij ekipi kanë treguar që të enjten trupi ynë është më i gatshëm për të bërë dashuri, sepse organizmi atëherë është në formën më të mirë për seks, andaj nëse keni kohë dhe dëshirë për vetëm një “aksion” në javë, le të jetë kjo këtë ditë.

Meshkujt Rregullisht u Kthehen në Shtrat ish të Dashurave. Përse?



Ndonjëherë ndërprerja nuk do të thotë ndarje përfundimtare, varësisht nga rrethanat dhe arsyeve të ndarjes.


Me siguri ju ka ndodhur që ish i dashuri pas një kohe befasisht ju është kthyer në jetën tuaj, por që ai me atë rast nuk ka qenë ai i cili ka iniciuar ndarjen.


Ja disa arsye për shkak të të cilave dëshiron të kthehet.


Kanë ndryshuar


Prandaj dëshirojnë të tregojnë që tani kanë ndryshuar, janë bërë më të mirë dhe kanë kuptuar ku kanë gabuar. Në qoftë se mashkulli vërtet ka ndryshuar, është ky një shkak shumë i mirë që përsëri të provoni, mirëpo shumë shpesh është fjala për egon e tij, i cili nuk mund të durojë që dikush të ketë mendim të keq për të.


Ne jemi ndryshuar


Frizura e re, disa kilogramë më pak apo qëndrimi tjetër ndaj jetës, pra nga ish të mërzitshme bëhemi vajzë të cilën nuk është dashur ta braktiste. Është mirë për egon femërore, mirëpo realisht, kjo është mënyra e vetme që ish-partneri të na thotë se si tani jemi mjaft të mira për të. Është çështje se a është akoma i mirë për ne.


Partneri ynë i ri


Asgjë tjetër nuk ua hap sytë ish-partnerit sikur fakti kur je e lumtur me dikë tjetër. Fryma e tij garuese zgjohet, ndërkaq nevoja që të tregohet se është më i mirë se ai partneri yt i ri është aq e madhe sa që thjesht patjetër dëshiron të të ketë. Edhe pse edhe kjo i përshtatet egos sonë, kthimi te ish-partneri i këtillë është i keq, sepse nuk të dëshiron ty,por dëshiron të bëhet fitimtar ndaj partnerit tënd të ri.


E kanë kuptuar se ç’kanë humbur


Ndodh ndonjëherë që thjesht mashkulli e ka kuptuar se ka gabuar dhe se nuk është dashur ta braktiste të dashurën. Ndodh edhe kjo. Nëse vërtet tregon se të dëshiron dhe është i gatshëm që të angazhohet më shumë në lidhjen tuaj, nuk është keq t’ia japësh edhe një shans. Ndoshta vërtet ka ndryshuar për të mirë.

ÇUDITEN edhe DOKTORËT! SEKSI ORAL e Parandalon Këtë SËMUNDJE VDEKJEPRURËSE! (+16)



Ky lajm i mirë, i cili thotë se seksi oral mund të parandalojë kancerin dhe mund të na shpëtojë jetët, vlen si për meshkujt, njashtu edhe për femrat.


Një hulumtim online i Daily Star ka zbuluar se seksi oral sjell përfitime të ndryshme shëndetësore, përfshirë edhe parandalimin e shumë llojeve të kancerit. Me një fjalë, seksi oral na ndihmon të jemi gjallë.


Një zyrtar i lartë i Journal of the american Medical Association ka thënë se shpeshtësia e madhe e ejakulimit lidhet me zvogëlimin e rrezikut total të kancerit në prostatë.


Darryl Burch, edukator i studimeve riprodhuese thotë: “Në fakt, hulumtimet e kryera tregojnë se seksi oral parandalon kancerin për meshkujt dhe femrat, ndryshe nga ato që është raportuar se seksi oral i shkakton ato.”


Gjatë orgazmës, femrat prodhojnë hormone si oksitoksina dhe endorfine tjera të cilat janë dëshmuar se kanë efekte mbrojtëse kundër kancerit dhe sëmundjeve të zemrës.


Mbi të gjitha, një tjetër hulumtim i fundit i ekzaminuar në 200 apo më shumë çifte heteroseksuale dhe homoseksuale, ka zbuluar se gjysma e çifteve që jetën seksuale e fokusonin në seksin oral kishin intimitet më të lartë, nivele më të zvogëluara të stresit dhe përfitime tjera shëndetësore.


Prandaj, aspak nuk duhet që seksi oral të jetë një tabu. Është dëshmuar shkencërisht që i parandalon llojet e ndryshme të kancerit dhe shumë sëmundje vdekjeprurëse tek të dy gjinitë. “


Jennifer Bass, akademik në Institutin Kinsey për hulumtime në seks, gjini dhe riprodhim, thotë se kanë të dhëna të mira që tregojnë një lidhje të drejtpërdrejt të seksit oral me shëndetin e mirë.


Ne e dimë se njerëzit e shëndetshëm kanë më shumë aktivitet seksual. Këto të dhëna gjithashtu tregojnë për mundësinë që sperma mund t’i luftoj simptomat depresive.”


Përveç këtyre gjërave, studimet thonë se sperma e zvogëlon shtypjen e lartë të gjakut, përmirëson shëndetin kardiovaskular dhe ka një rol vital si antidepresues.


Prandaj, Carin Koelman, profesor i shëndetësisë në Leiden University Medical Centre, Holandë, i sugjeron grave që të kryejnë seks oral dhe të gëlltitin spermën për shkak se ka shumë efekte të mira shëndetësore.

Rechercher sur ce blogue

Powered by Blogger.

Pages