Regjistrohu tani FALAS. Kliko "Sign up now".

Sunday, March 29, 2015

Testi i ri i dashurisë që zbulon suksesin e martesave






Shkencëtarët kanë hartuar një test të ri dashurie, që, sipas tyre, është një matës i mirë i martesave të lumtura ose jo

Studimi

Kërkimi mbështet idenë se reagimet e pavetëdijshme ndaj një fotoje të partnerit ose partneres mund të jenë një parashikues i dobishëm i të ardhmes së martesës.
Studimi i publikuar në “Journal Science” tregoi se ata që kishin një reagim negativ kishin më shumë gjasa të ishin të palumtur vite më pas.
Autori i studimit, Xhejms Meknulti (James McNulty) nga Universiteti Shtetëror i Floridës, thotë se testi i ri mat ndjenjat e vërteta të të sapomartuarve kundrejt njëri-tjetrit, ndryshe nga sa ata shprehen te të tjerët apo ia pranojnë vetes.
Përgjigjet e menjëhershme të ndërgjegjes së brendshme duket se janë shumë të fuqishme në parashikimin e çifteve që do të vazhdojnë ta ruajnë lumturinë vite më pas.
Skuadra e kërkuesve që u morën me studimin intervistoi 135 çifte të sapomartuara menjëherë pas dasmës. Hulumtuesit u kërkuan atyre ta vlerësonin martesën me terma pozitivë dhe negativë që nga “mirë”, “keq”, “e kënaqshme” dhe “e pakënaqshme”.
Më pas ata matën reaksionet e pavetëdijshme të secilit duke përdorur testin intrigues të dashurisë. Këtu përfshihej shikimi i fotografisë së njëri-tjetrit për një të tretën e sekondës.
Pjesëmarrësve në studim u duhej të përgjigjeshin sa më shpejt të ishte e mundur me fjalë si “e mrekullueshme”, “e paparë”, “e tmerrshme” dhe “e frikshme”.
Shpejtësia, sipas së cilës përgjigjeshin, luante rolin kyç në shprehjen e ndjenjave të vërteta, tregojnë kërkuesit. Testi u bazua në parimin psikologjik të shoqërimit.
Mendohet se pas shikimit të rrufeshëm të një fotoje të partnerit ose partneres, në mendjen e të sapomartuarve krijohej një mendim pozitiv ose negativ.

E mrekullueshme apo e frikshme?
Nëse tek ata krijohej një gjendje pozitive, pjesëmarrësit e studimit shpreheshin me fjalë si “e mrekullueshme” ose “e paparë” më shpejt sesa kur thoshin fjalët negative që i vinin në mendje prej imazhit të paraqitur për shumë pak çaste.
Studiuesi Meknulti dhe skuadra e tij zbuluan se përgjigjet që dhanë të porsamartuarit ishin të gjitha pozitive dhe secili ishte shumë i lumtur me zgjedhjen që kishte bërë. Por përgjigjet e nënvetëdijshme nga testi i dashurisë varionin dukshëm.
Studiuesit i intervistuan çiftet çdo gjashtë muaj për katër vitet e ardhshme. Rezultoi se përgjithësisht, ata që kishin dhënë përshtypje negative të pavetëdijshme në të ardhmen ose ishin të palumtur ose po përjetonin divorc.
“Të gjithë duan të besojnë se janë pjesë e një marrëdhënieje të mirë dhe njerëzit mund ta bindin veten se janë, por niveli i reagimeve të tyre të sinqerta dhe të menjëhershme tregon të vërtetën për marrëdhëniet e tyre”, – thotë autori i studimit.
Testi mat praninë ose mungesën e ndjesive negative në lidhje me martesën e sapolidhur. “Njerëzit mund të kenë dashuri dhe ndjenja negative në të njëjtën kohë dhe testi i nxjerr këto ndjesi në pah”, – u shpreh Meknulti.
Megjithatë, sipas studiuesve, kërkimet nuk janë akoma në gjendje të përcaktojnë me saktësi ndjesinë e çifteve përpara se këta të martohen. Kështu që, e vetmja gjë që mund t’u ofrohet atyre që janë akoma të lirë apo në një marrëdhënie që s’ka përfunduar në martesë, është të dëgjojnë zërin brenda vetes.
“Mendoj se këshilla më e mirë do të ishte që cilido t’i kushtonte vëmendje ndjesisë që merr nga kontakti vizual me partnerin ose partneren. Nuk mendoj se ky duhet të jetë faktori i vetëm që duhet të ndikojë tek opinioni për dikë, por është i rëndësishëm dhe s’duhet nënvlerësuar”, – përmbyll studiuesi, i cili mundësoi hulumtimin.

Kriza?!
Por kur kriza bëhet e parikuperueshme, janë paratë dhe mungesa e komunikimit shkaku kryesor i prishjeve. Çiftet zihen se si, kur dhe sa duhet të shpenzojnë. Pothuajse ka të njëjtën peshë me këtë edhe mungesa e aftësisë për të komunikuar dhe për të dëgjuar njëri-tjetrin në mënyrë të ndërsjellë, gjë për të cilën ankohen të dyja sekset. Dhe më pas vjen edukimi i fëmijëve, ndarja e punëve në shtëpi, ndërhyrja e prindërve, menaxhimi i kohës së lirë.
Por për të shmangur më të keqen, sapo të shfaqet sinjali i parë i krizës për t’i bërë ballë është mirë të drejtoheni tek ekspertët. Nëse fjala “terapi e çifteve” ju tremb, ekzistojnë grupe të orientimit familjar dhe të dëgjimit, të organizuar nga shoqata jofitimprurëse që merren me familjen, komunikimin në marrëdhëniet e çifteve, ndërveprim midis fëmijëve dhe prindërve. Shpesh probleme që në dukje janë të pazgjidhshme mund të zgjidhen shumë lehtë me një ndërmjetësim nga jashtë.

Si të silleni në takimin e parë me një partnere të mundshme






Këshilla – Mos nxitoni të vini në dukje paratë tuaja të shumta, vishuni mirë, mos e humbisni sensin e humorit dhe bëni pyetje të ndryshme për personin tjetër; këto janë disa nga këshillat e atyre që ju shërbejnë qindra personave në takimet e para. Por ka edhe të tjera….
Dëshironi ndonjë mendim të pjekur në lidhje me takimet e para me një partner/e të mundshme? Kush do t’ju këshillonte më mirë sesa kamerierët/et që shërbejnë çdo ditë për qindra njerëz, ku shumë prej tyre janë edhe çifte. Ja çfarë këshillojnë profesionistët e shërbimit që shohin dhe dëgjojnë shumë gjatë punës së tyre.
  1. Zgjidheni me kujdes ‘shënjestrën’ tuaj. “Pranoni nivelin tuaj”, thotë Charles Drengberg, bashkëthemelues i një sajti rrëfimesh për kamerierët. “Nëse jeni një burrë 50-vjeçar i sapodivorcuar që është paksa i shëndoshë dhe nget një Toyota, mos e merrni mundimin të flirtoni me një 23-vjeçare të veshur mirë, por hidhjani syrin një 35-vjeçare të divorcuar që është më e shkujdesur”.
  2. Trajtojeni mirë atë që ju shërben. “Shoh shumë njerëz që takohen për herë të parë në restorantin tim dhe do të sugjeroja që meshkujt t’i trajtonin mirë ata që u shërbejnë”, këshillon Darron Cardosa, një kamerier në qytetin e Nju Jorkut. “Nuk po e them këtë ngaqë dua një bakshish të mirë, e them këtë sepse femrat i kushtojnë vëmendje mënyrës sesi personi me të cilin kanë dalë, i trajton të tjerët”, shpjegon ai. Unë punoj në një restorant të vogël. Një grua që është e rregullt te ne, e takoi këtu një burrë që e shihte për herë të parë. Kur ai shkoi në tualet, ajo më thirri dhe më pyeti se çfarë mendoja”.
  3. Shihni sytë. “Prisni për një kontakt domethënës sysh dhe për një buzëqeshje”, këshillon Drengberg. “Nëse një femër po i shmanget kontaktit me sy me ju, kjo do të thotë se nuk është edhe aq e tërhequr. Bëni durim deri në çastin kur ajo ju jep një arsye për t’iu afruar”.
  4. Shkoni në bar, jo në restorant. “Takimi me një partner/e në restorant ju vendos në një pozitë më të vështirë sesa një bar”, thotë Gregg Rotter. “Në një restorant, ata që darkojnë janë të izoluar në tavolinat e tyre duke e bërë prezantimin më sfidues. Lëreni trupin e lirë në një bar”.
  5. Bëni pyetje. “Do t’i këshilloja meshkujve të mos flisnin shumë për veten”, thotë Cardosa. “Është shumë e qartë kur një femër e humb interesin nga partneri kur ky flet pa pushim për hobet e tij. Bëjini asaj pyetje rreth gjërave që pëlqen! Të gjithë pëlqejnë të flasin për veten, por duhet ta bëjmë vetëm nëse kuptojmë që tjetri është i interesuar”.
  6. Mos pini shumë. “Më lini t’ju ndihmoj”, ofron Tonya Foster. “Nuk dukeni shumë tërheqës/e kur jeni të dehur. Nëse i merrni dikujt numrin kur jeni në këtë gjendje, mos telefononi kurrë”.
  7. Hani si zakonisht. “Mendoj se femrat duhet të hanë atë që duan vërtet në një takim”, këshillon Cardosa. “Nëse një femër porosit vetëm sallatë, partneri vihet në pozicion të vështirë nëse dëshiron të porosisë një biftek dhe diçka më të bollshme. Mendoj se meshkujt duan t’i shohin femrat të hanë një vakt të vërtetë, në vend që të hanë sallatë dhe të shtiren sikur nuk janë të uritura”.
  8. Mos harroni sensin e humorit. Nuk është e thënë që të jeni në humor të mirë vetëm nëse takimi po shkon mbarë. Trajtojeni me humor çdo situatë. “Punoja mbrëmjeve në një restorant të gjërave të zgarës”, kujton Kelly Ryan, koordinatore e komunikimit dhe turizmit. “I vetmi person me të cilin dola gjatë kohës që punoja atje, ishte dikush që e takova kur kishte dalë për herë të parë me një grua tjetër. Gjatë gjithë kohës ai përpiqej të ishte argëtues dhe nuk dorëzohej, por në fund ata nuk u pëlqyen. Pastaj ai më dha kartëvizitën dhe më tha ta telefonoja pasi takimi i kishte shkuar si mos më keq. E telefonova vetëm për durimin dhe përpjekjen që bëri gjatë gjithë takimit”.
  9. Vishuni bukur. “Kur u zhvendosa në Nju Jork për herë të parë, isha kameriere në një restorant elegant”, shpjegon Hilary Rushford. “Një ditë erdhi dikush për të kontrolluar rezervimin që kishte bërë. Pronotimin e darkës e kishte bërë një shërbim takimesh për profesionistët e zënë. Ai ishte me një bluzë të djersitur dhe me këpucë të bardha tenisi. Kur u kthye disa orë më vonë, mbante veshur të njëjtat rroba. Takimi nuk i shkoi aspak mirë”. Ideja: mos u vishni kurrë aq keq saqë edhe kamerieri të ketë turp prej jush!
  10. Mos i derdhni paratë lumë. “Mos u përpiqni t’i tregoni të tjerëve se sa shumë para keni duke porositur gjënë më të shtrenjtë në meny për të nxjerrë në pah kartën tuaj të kreditit. Femrat që unë njoh, nuk do ta pëlqenin fare këtë”, thotë Cardosa. Drenberg bie dakord se kjo është një ide e keqe: “Pashë një burrë që shpenzoi mbi 300 dollarë për femrën e tij të bukur dhe mikeshat e saj, duke menduar se mund t’i shndriste fati. Sapo ai pagoi tavolinën, asaj i përzjeu dhe mikeshat e çuan në shtëpi, duke e lënë atë krejt vetëm. Ishte për të qeshur për mua, sepse ai nuk linte bakshishe aq të mira”.


Harrojeni dashurinë, dhurojini pasuordin








Nëse doni t’i tregoni vërtet të dashurit se sa shumë e doni, atëherë dhurojini atij në ditën e Shën Valentinit diçka të vogël: pasuordin.
Një studim ka zbuluar se më shumë se gjysma e të dashuruarve (56 përqind) besojnë se nëse partneri të tregon pasuordin për në rrjetet sociale, kjo është mënyra më e mirë për të treguar angazhim në një lidhje.

Studimi është kryer për llogari të Samsung në prag të lançimit të serisë Galaxy A.

Gabimet më të shpeshta seksuale që bëjnë meshkujt dhe femrat







Tashmë nuk është më sekret fakti që shumë çifte kanë ngatërruar sinjalet e kuptimit rreth asaj se çfarë dëshiron partneri në dhomën e gjumit. Si femrat, ashtu edhe meshkujt, kanë mendime të gabuara rreth marrëdhënieve dhe mënyrës sesi t’i kuptojnë e interpretojnë dëshirat e partnerit. Kështu ekspertët kanë bërë disa studime ku kanë treguar gabimet seksuale të meshkujve dhe femrave.
Gabimet seksuale që femrat i bëjnë shpesh:
1- Femrat nuk e kuptojnë pse meshkujt nuk e pëlqejnë përqafimin
Pas marrëdhënies mashkulli ka nevojë për qetësi madje dhe për gjumë. Por kjo nuk ndodh me femrat. Ato do të donin që të qëndronin në krahët e tyre, që ata t’i puthnin, përqafonin, preknin pa pushim. Partnerja nuk duhet të mendojë se mashkulli nuk e do, por kjo çlodhje është fiziologjike dhe ai ka nevojë për të.
2- Femrat mendojnë se meshkujt nuk përjetojnë të njëjtat emocione
Për femrat bota shpirtërore dhe emocionale e meshkujve shpesh herë duket e ftohtë, në krahasim me mënyrën sesi femrat e përjetojnë një lidhje. Por realisht nuk ndodh kështu janë meshkujt ata të cilët shpesh herë ndihen konfuzë, humbasin kontrollin, janë tejet të emocionuar, mund të mos e duan dritën gjatë një marrëdhënieje po ashtu si femrat etj.
3- Femrat mendojnë se meshkujt janë të gatshëm për seks në çdo kohë dhe në çdo vend
Kjo nuk mund të thuhet gjithmonë. Por një femër do të donte të ishte në qendër të vëmendjes dhe e dëshiruar në çdo moment nga partneri i saj. Të anketuarat femra përgjigjen se meshkujt në moshë të re, realisht janë të tillë që shfrytëzojnë çdo çast.
4- Femrat nuk e kuptojnë se meshkujt dallojnë lehtësisht dashurinë nga seksi
Ndodh vërtet kështu. Një mashkull nuk ka nevojë të ndjejë dashuri për t’i hyrë një marrëdhënieje. Por femrat nuk e kuptojnë këtë. Edhe një tradhti thjesht fizike nga partneri i tyre, për to është e rëndë sepse në të përfshijnë dashurinë edhe në ato raste ku ajo nuk ekziston.
**
Gabimet seksuale që meshkujt i bëjnë shpesh:
1- Meshkujt mendojnë se femrat kanë dëshira më të ulëta seksuale
Për meshkujt femrat nuk kanë aq nevoja seksuale sa ata. Por fakti që meshkujt janë iniciatorët e një raporti nuk ka të bëjë me dëshirën seksuale. Për këtë influencojnë shumë faktorë të tjerë si edukata, shoqëria, psikologjia e femrës etj.
2- Meshkujt mendojnë se të gjitha femrat duan romancë
Kjo ndodh në libra dhe filma. Femrat nuk janë vetëm ato krijesat delikatë dhe engjëllore që ju mendoni. Statistikat kanë treguar se femrat kanë më shumë fantazi seksuale sesa romanticiteti i thjeshtë.
3- Meshkujt mendojnë se femrat duan meshkuj të bukur
Duke u nisur nga pornostarët dhe meshkujt e filmave, burrat mendojnë se femrat i duan këta meshkuj. Por ata harrojnë se ajo që ndodh aty nuk është aspak e vërtetë me realitetin seksual. Një femër do mashkullin që ka në krah.
4- Meshkujt duan që kur ata janë gati për seks ato të duan të njëjtën gjë
Ekspertët tregojnë se sistemet seksuale të meshkujve dhe femrave janë të ndryshme. Nëse mashkulli mund të realizojë një marrëdhënie në një moment që e dëshiron femra ka nevojë për një parapërgatitje jo vetëm fizike por dhe psikologjike.

10 çiftet me historitë më të famshme të dashurisë







Nuk mund të thuash se ata ishin shumë të bukur apo shumë të pasur, por legjenda për dashurinë e tyre të veçantë e të pabesueshme, i bëri ata të famshëm. A kanë jetuar me të vërtetë Helena e Trojës dhe Parisi? po fytyra e Zhuljetës a ishte me të vërtetë e mrekullueshme dhe hyjnore?, po Zhozefina a ishte me të vërtetë si një lule e vyshkur, po Viktor Hygo dhe historia e tij me të dashurën e tij të bukur a njihet kjo histori nga gratë e brezit tonë… Sido që ishin, gjithçka që ata ndjenin, kanë mbetur në memorien dhe në historinë e njerëzimit si çiftet përjetësisht të dashuruar.

Kleopatra dhe Antoni

Disa historianë këmbëngulin, se mbretëresha egjiptiane në të njëjtën kohë admironte Cezarin, por lidhja me Mark Antonin ka qenë vetëm një provë për të treguar se sa e pavarur ishte ajo në ndjenjat dashurore. Historianë të tjerë betohen se historia me Cezarin ka qenë vetëm politikë, ndërsa lidhja me Mark Antonin ka qenë një dashuri unikale e vetme dhe e vërtetë çfarëdo që të thonë historianët, takimi i tyre ishte vendimtar që solli një nga luftërat më të mëdha të historisë së njerëzimit. Në vitin ‘30 para Krishtit, Oktavjan qëndronte para Aleksandrisë, ndërsa Kleopatra kërkonte rrugëdalje për t’ju shmangur disfatës së sigurtë. Ajo i urdhëroi shërbëtorët e saj të lajmëronin Mark Antonin, se ajo do të vdiste. Nga trishtimi ai u vetëvra duke e ngulur thikën në zemër, pranë saj.
Elizabet Tejlor dhe Riçard Bërton
Kanë qenë nga ato çiftet e rralla të shquar për dashurinë e tyre të jashtëzakonshme. Të njohur për dashurinë e tyre të çmendur dhe për xhelozinë e tyre të tejskajshme për njeri tjetrin, ishin aktorët më të përshtatshëm për këtë film.
Vajza e rojës së burgut
Në kohën e kontradiktave kundër të krishterëve,një mjek dhe predikues i quajtur Valentin, megjithë urdhrin e rreptë që Mbreti Klaudi i II, kishte dhënë, ai bashkonte dhe martonte fshehurazi çiftet e dashuruara, rojet e mbretit e zbuluan dhe e dënuan me vdekje. Njëherë thonë që roja i burgut dërgoi vajzën e vet që ishte e verbër me qëllim që ai ta shëronte. Ai e dinte që po i afronte vdekja dhe se kjo sëmundje ishte e pashërueshme. Valentini i shkruajti Valentinës një letër dashurie dhe derdhi mbi të shafran. Ai sapo e pa vajzën ra në dashuri me të. Në 14 shkurt të vitit 270 Valentinin e ekzekutuan, babai i dorëzoi letrën, sapo vajza e mori në dorë dhe e hapi papritur ajo filloj të shikonte, gjëja e parë që pa ishte ngjyra e verdhë e ndezur e shafranit-magjiplotë, pra që nga ajo ditë ajo filloj të shikonte botën, por Valentinin nuk e pa më.

Romeo dhe Zhuljeta

Mendoj se nuk ndodhet asnjë vend i botës që mos ta dijë historinë e famshme të Romeo dhe Zhuljetës, dashurinë e tyre të flaktë me fund tragjik. Përplasjet mes dy familjeve Monteki dhe Kapuleti dhe pajtohen pas vdekjes së fëmijëve të tyre. Por deri më sot, në Verona, ballkoni poshtë të cilit dy të rinjtë shkëmbyen vështrimet dhe fjalët e para të dashurisë dhe ku ata patën vdekjen e tyre fatale. Ai vend tashmë është bërë i shenjtë për të gjithë njerëzit që shkojnë dhe e vizitojnë shtëpinë e Zhuljetës dhe ballkonin e famshëm. Sidomos në ditën e Shën Valentinit ai vizitohet nga qindra dhe mijëra çifte të dashuruar.

Shah Xhahan dhe Muntaz Mahall

Indisë së sotme, në vitin 1612, 15-vjeçarja Shah Xhahan u martua me Arxhumand banu Begam- bukuroshen 14 vjeçare vajza e ministrit të qeverisë së tij. Ajo e pranoi emrin Muntaz Mahall dhe të dy jetuan të lumtur për 17 vjet. Ajo ishte shoqja e tij më e mirë dhe e shoqëronte kudo. Ajo ishte krahu i tij i djathë edhe gjatë trazirave ushtarake. Ndërsa në vitin 1630 ajo bashkëpunoi me të gjatë fushatës së madhe. Ajo vdes gjatë lindjes. Por para se të vdiste ajo e lutu bashkëshortin e saj ti plotësonte dy dëshira si: që të mos martohej më kurrë, dhe tjetra-të ndërtonte një muzeum për nderin e saj, që mos të kishte të dytë në botë. Muzeut i vunë emrin “Tazh-i-Mahall” dhe deri në ditët e sotme mbetet simbol i dashurisë së pastër e të mrekullueshme ndërmjet një burri dhe një gruaje.
Romeo dhe Zhuljeta e ditëve tona nga Sarajeva
Në vitin 1932 të rinj të dashuruar – një vajzë myslimane dhe një djalë serb i krishterë u bënë të famshëm si Romeo dhe Zhuljeta nga Sarajeva. Admira Ismiç dhe Boshko Brëkiç, vendosën që të mbeten bashkë dhe vetëm vdekja do i ndante. Ata të dy planifikuan të largohen fshehurazi nga Sarajeva e rrethuar prej forcave serbe. Në natën e 18 Majit, provuan të kalonin lumin, që ndante pozicionet serbe prej pozicioneve të myslimanëve, u qëlluan prej snajperistëve. Boshkon e vranë në vend me breshëri, ndërsa Admira, e plagosur rëndë dhe me plagët e hapura që i rridhnin gjak. U zvarrit ashtu me shpirt nëpër dhëmb dhe arriti me shumë vështirësi ju afrua e përqafoj e përlotur dhe qëndroi ashtu derisa i doli fryma e fundit. Për nder të historisë së tyre u realizua një film dokumentar i quajtur “Romeo dhe Zhuljeta nga Sarajeva”.

Ingrid Bergman dhe Roberto Roselini
Hollivudi i ka dhënë botës jo vetëm filma, por edhe histori të forta dashurie. I njohur mbetet pasioni ndërmjet ikonës hollivudiane Ingrid Bergman dhe regjisorit të famshëm Roberto Rosselini. Ajo ishte e martuar me një kirurg që kishte marrë me vete edhe një vajzë. Ingridi sillej sikur jetonte në një familje ideale. Takimi i saj me italianin u bë për shkak të filmit, bë për shkak të filmit, por më pas ky takim kthye në një histeri të vërtetë. Kur ai e ndoqi nëpër vende të ndryshme të Europës, i frikësuar se mos ta humbte Ingrid-in. Nëpër Europë, Ingrid Bergman pati shumë sukses, por ajo e braktisi, po ashtu edhe të birin dhe të shoqin. Kur në vitin 1949 ajo u vendos në Romë me Roselinin dhe deklaroi se po largohej nga kinemaja. Hollivudi u trondit ndjeshëm nga Ingrid Bergman, më pas ajo u pati tre fëmijë me Roselinin. Një nga fëmijët është artistja Izabela Roselini.
Merilin Monro dhe Xho di Maxho
Ishte viti 1954, kur gruaja më e dëshiruar si në Amerikë, po ashtu edhe në të gjithë botën, Merilin Monro, vendosi të martohej me djalin me prindër emigrant italianë siç ishte bejzbollisti i famshëm Xho di Maxho. Biografët e saj theksojnë se ai ishte burri i vetëm që më parë e kishte dashuruar marrëzisht dhe vazhdoi ta dashuronte derisa ajo vdiq. Por ai nuk arriti ta ndalonte divorcin pas nëntë muajve. Çfarë do të kishte qenë shkaku i ndarjes së tyre, ai vazhdoi ti qëndronte pranë deri në fund të jetës. Megjithëse mbante lidhje edhe me ish gruan e tij. I qëndroj pranë në momentet e saj më të vështira sidomos kur u sëmurë nga depresioni nervor, por në fund ai organizoi edhe varrimin e saj.

Napoleon Bonaparti dhe Zhozefina dy Boarne
Thonë që Napoleoni me trup të vogël, por me mendje të ndritur, kishte shumë sukses me gratë. Por në histori ka hyrë vetëm njëra prej tyre dhe mbahet mend vetëm një, dashuri, ajo e tij me Zhozefinën. Gjatë kohës së revolucionit , bashkëshorti i Zhozefinës bie në duart e revolucionarëve të cilët e çuan në gijotinë. Atë e futën në burg nga i cili ajo doli 30 vjeçe, e ligështuar edhe me dy fëmijë. Një ditë më vonë ligjit që nxori Napoleoni se kushdo që kishte një armë duhet ta dorëzonte autoriteteve shtetërore, në rezidencën e shtabit ku qëndronte Napoleoni, erdhi një djalë i vogël, duke ju drejtuar personalisht Napoleonit me një kërkesë të veçantë, për të mbajtur shpatën e të atit si kujtim. Bonaparti i jep lejen djalit dhe të nesërmen në mëngjes në rezidencën personale të tij shfaqet e ëma e djalit të vogël, që ti shprehte falenderimin Bonapartit. Pas disa ditësh Napoleoni ia ktheu vizitën dhe kështu u krijua një miqësi që vazhdoi… ”A e di ti vëllai im i dashur – shkruante Bonaparti i dashuruar të vëllait, – që Zhozefina është gruaja e parë që unë adhuroj. Nëse ajo nuk më do, unë nuk e dua më jetën në këtë botë…”. Thonë, se kur më vonë asaj i duhej të dilte nga pallati i tij rezidencial ajo parfumosi të gjitha ambientet me parfumin e saj dhe si rrjedhim perandori i trishtuar për muaj me radhë nuk shkeli në to.

Franc Jozefi dhe Elizabeta e tij e shtrenjtë
Një nga temat shumë interesante për subjekt filmi mbetet edhe historia e dashurisë së bukur, por të mjerë e perandorit austriak Franc Jozef dhe gruas së tij të mrekullueshme Elizabet, e mbiquajtura nga njerëzit e zakonshëm që e deshën shumë “Sisi”. Në dukje, perandori ishte fejuar me një vajzë tjetër, por që kur e pa përherë të parë ajo u bë për të një mit, atëherë ajo ishte 15 vjeçe. Ai u dashurua me gjithë fuqinë e shpirtit megjithëse ata kishin lidhje gjaku me njëri tjetrin. Por edhe ajo nuk mund ta fshihte dashurinë që kishte për kushëririn e saj. Këmbëngulja e saj qëndronte që ajo të qëndronte bashkë me të kështu vendosën të flenë bashkë në një dhomë, u bë një shkelje e rëndë e rregullave të rrepta të etikës së oborrit.
Gjenevë, ishte viti 1898 kur dashuria e tyre u pre në mes, nga një anarkist i çmendur i cili u lëshua drejt saj me një thikë që e shtrëngonte në dorë dhe e shpoj tejpërtej Sisin. Të nesërmen pas vdekjes perandori tha: ”Nuk mund ta merrni me mend sa shumë e kam dashur atë grua…!”

Ka edhe çifte te tjera qe kane hyrë në historinë e njerëzimit, një nga ata ishte Sulltani i Madhërishëm me Hyrjemin e tij që e dashuroi marrëzisht gjatë gjithë jetës së tij.
***** 
Një nga versionet e historisë së Shën Valentinit si dhe kuriozitete të tjera
Historia e festës së të dashuruarve, si dhe e patronit të tij Shën Valentinit është e mbështjellë me mistere. Por që nga kohët e lashta, pra po flas për Greqinë e Lashtë, Romën si dhe për traditat e krishtere, shkurti ka qenë i njohur si muaji i të dashuruarve.
Në kalendarin e Greqisë së lashtë periudha e mesit të janarit dhe po ashtu e shkurtit ka qenë muaji i Gamelionit, ka qenë festuar për nder të martesës së Zeusit dhe Herës.
Në Romën e lashtë në 15 janar festohej festa e Luperkalijas. Fjala vjen prej Lupus, që do të thotë ujku. Mendohet se festa është e lidhur me ujkonjën legjendare, që i kishte ushqyer me qumështin e vet themeluesit e qyteti të mrekullueshëm të Romës, Romulin dhe Remin.
Priftërinjtë e kultit Luperkalija dhe ashtu e quajtura Luperci, mblidheshin në shpellën Luperkal, ku ujkonja e shenjtë nga legjenda thuhej se ajo jetonte atje dhe çonte tek vendi i saj shumë kafshë. Gjaku i tyre përhapej nëpër rrugët e qytetit, që të sillte fat, të mbante ujqit larg qytetit. Luperkalija ishte një festival që vinte si traditë nga Roma e lashtë, për të Plutarku shkruante, që kjo festohej kryesisht prej barinjve. Gjatë kohës që festohej festa shumë të rinj largoheshin dhe dilnin nëpër rrugë lakuriq, për të qeshur dhe për shaka, dhe godisnin kalimtarët me kamxhik të posaçëm. Gratë e sërës së lartë me qëllim qëndronin në mes të rrugës dhe duke bërë si fëmijë ata nxirrnin duart që ti goditnin sepse ky veprim i ndihmonte gratë shtatzana të lindin sa më shumë djem dhe vajza, lehtësisht. Ndërsa atyre që nuk lindnin të bënin sa më shumë djem dhe vajza.
Festivali u përhap dhe filluan ta festonin në shumë vende, kishte një rregull që emrat e burrave dhe grave që merrnin pjesë shkruheshin nëpër gjethet e pemëve, e më pas secili tërhiqte nga një gjethe me emrin e rastësishëm të një partnere apo partner të rastësishëm, më pas fillonin lojërat erotike. Të krishterët e hershëm nuk e pranonin këtë festival. Duke u munduar ta anulonin, ata menduan ta transformojnë në një ritual romantik. Si rival të tij të Jonan Februa, kisha përzgjodhi Shën Valentinin. Dita e vdekjes së tij ishte 14 shkurti, ishte e lehtë të ndryshohej festimi vjetor i Luperkalijan në 15. Kështu që Papa Gensail I (492-496) e ndaloi festën Luperkalijan. Ka ndonjë histori apo gojëdhëna që flasin për një festë tjetër, për Candlemas (që atëherë festohej në 14 shkurt, por më vonë u zhvendos në 2), dhe u quajt si zëvendësuesi i tij, por ai tashmë ishte festuar në Jeruzalem që prej vitit 381. Në vitin 496 Papa e kishte shpallur se 14 shkurti ishte dita e Shën Valentinit.
Problemi i vetëm i Shën Valentinit ishte se ai ishte një djalë pa asnjë të metë. Për ta bërë më romantik për të dashuruarit , Kisha ndryshoi pak historinë. Nuk ka fakte të shkruara, sepse ngjarjet e ndodhura janë shumë të vjetra, por ka shumë legjenda. Sipas njërës prej tyre, Valentini nuk e ka dëgjuar urdhrin e perandorit Klaudi i II, me anë të të cilit ai ndalonte martesat mes ushtarëve romakë. I kapur në gabim Valentini u prangos dhe u hodh në burg dhe i dënuar me vdekje për shkelje të urdhrit të perandorit. Derisa qëndroi në burg shenjtori i ardhshëm shëroi vajzën e verbër të rojës së burgut. Vajza e tij u dashurua marrëzisht me të, por nuk mundi ta shpëtoj nga dënimi me vdekje. Në darkë para ekzekutimit Valentini kishte dërguar fshehurazi një letër falje të dashurës, e firmosur në fund nga “I yti Valentin”, por edhe shafranin “magjik”.
Më vonë megjithë përpjekjet e kishës, Dita e Valentinit akoma ngjante me festën e Luperkalijan, ku burra dhe gra, të martuar ose jo, mblidheshin të zgjidhnin “Valentinin”- sipas emrave të shkruar nëpër gjethet që tërhiqeshin preh secilit në bazë të principit të rastësisë. Çiftet e lidhura në këtë mënyrë shkëmbenin dhurata, por nganjëherë edhe premtime dashurie. Kjo traditë me këto lloj letrash lotarie ekzistoi deri në shekullin e 18. Po filloi të prishej sepse shumë burra ishin të pakënaqur nga kjo që duhet të falnin dhurata nganjëherë shumë të shtrenjta për xhepat e tyre, grave që nuk i njihnin dhe që ishin të huaja për ta. Kështu festa gradualisht solli liri secilit të përzgjedhë “Valentinin” e tij personal, dhe shkëmbimin e dhuratave tashmë të dashurit e bënin me njëri tjetrin.
Në fund të shekulli të 18 filluan të shfaqen edhe kartolinat e para të botuara- “Valentinat’ e para, të dekoruara dhe zbukuruara me kupidot, zemra, lule, yje, zogj etj. Në 10 vitet e para të shekullit të 19 kjo ishte mënyra më e zakonshme të shprehej dashuria dhe propozimi për dashuri mes çifteve. Këto kartolinat e atëhershme ishin vepra arti të vërteta të punuara vetëm me dorë prej mëndafshi, me argjend, me pluhur ari, me dekoracione nga më të ndryshmet, me fjongo, pendë dhe foljo prej floriri.
Letra e parë që vërteton ekzistencën e festimit të Shën Valentinin daton më 1382 nga Xhofri Cosër ku thotë: ”I kushtohet në ditën e Shën Valentinit me dashurinë romantike që u zbulua me romantikë.” “For this was on seynt volantynys day ëhen euery bryd comyth there chese(chose)his make (mate)”. (“Sepse kjo ishte në ditën e Shën Valentinit kur çdo zog e gjen mikun e vet..”)
Poema ishte shkruar për nder të Mbretit Ricardit të II që ishte fejuar me Anën nga Bohemia dhe festuan njëvjetorin e fejesës më datë 2 maj 1381. Të cilët u martuan me 8 muaj më vonë ku ai ishte 13 vjeç, ndërsa ajo 14 vjeç. 


Përgatiti: Rajna Kovaçi

Vjen vibratori që iu lejon të shihni orgazmën “live” Erotikë


Tashmë femrat mund të shohin “live” orgazmat e tyre falë një aparati të veçantë.
Ai është vibratori Svakom Gaga Camera i cili është i pajisur me një kamera HD e cila filmon pjesën e brendshme të femrës.
Futet brenda si një vibrator normal dhe ka funksion të njëjtë, por në brendësi ka edhe kameran që filmon aktin e vetëkënaqësisë.
Vibratori kushton 180 dollarë dhe është hedhur në treg online nga kompania “Lovehoney”.


Rechercher sur ce blogue

Powered by Blogger.

Pages