Mblesëria Fillon Tani!


Language: Shqip, English, Italiano, Ελληνικά.


Dy Fjalë Mbi Mbleseri.com - Takime Shqiptare

Mbleseri është siti web i takimeve online më i suksesshëm në trevat Shqiptare.

Historiku i Mbleseri fillon në vitin 1999 dhe gjatë këtyre viteve transformimi të vazhdueshëm ne kemi ofruar një shërbim të shkëlqyer si agjensi martesore. Mes qindra mijëra klientëve të Mbleseri, ne jemi krenarë të përmendim një racio prej 81% suksesi në krijimin e lidhjeve serioze dashurore dhe akoma më tepër, një nivel prej 50% të tyre që kanë kaluar në fejesa apo martesa (Shifrat mund të jenë edhe më të larta por jemi në pamundësi për të ndjekur të gjitha marrëdhëniet që zhvillohen brenda sitit tonë për arsye sekrecie).

Duke filluar nga viti 2006 siti ynë ofron gjithashtu shërbime për komunitetin Gay në Shqipëri dhe kudo në Botë. Siti ynë qe i pari që mori në konsiderate këtë shtresë të shoqërisë Shqiptare dhe ne për këtë jemi krenar.

Mes regjistrantëve tanë bëjnë pjesë natyrisht shumë Shqiptarë të Shqipërisë dhe të emigracionit dhe gjithashtu Shqiptarë nga trevat Shqip folëse si Kosova, Maqedonia apo Mali Zi. Por, sidomos pas vitit 2010 ka pasur një interes të jashtëzakonshëm nga ana e të huajve për femrat dhe meshkujt Shqiptarë. Në këto kushte siti yne u adataptua duke u ofruar tashme në mbi 10 gjuhë të ndryshme të botës shumë të njohura e të përdorura edhe mes Shqiptarëve. Kjo u bë e mundur në bashkëpunim me partnerin tonë Britanik me famë botërore Datingbuddies.co.uk me të cilin Mbleseri ka një partneritet ekskluziviteti në të gjitha trojet Shqip folëse.

Ne nuk mund t' ju garantojmë sukses, por mund t' ju garantojmë se do t' ju trajtojmë me dedikim e ndershmëri. Suksesi juaj varet krejtësisht në faktin se sa tërheqës Ju konsiderojnë partnerët tuaj potencial. Edhe Ju nuk do tërhiqeni nga të gjitha profilet e ofruara në sitin tone web, por mes atyre profileve që do Ju tërheqin, mund të jetë njeriu i ëndërrave tuaja. Pikërisht për këtë njeri të vetëm, merr vlera të plota puna jonë dhe i gjithë procesi që zhvillohet në Mbleseri.com.

Ju mundet gjithashtu të shkarkoni aplikacionin e Mbleseri në Amazon. Aplikacioni është shumë argëtues dhe ju jep mundësinë fare lehtë të futeni në biseda me anëtarët e tjerë të Mblesëri përmes chat-it, ose të ndiqni një diskutim social në wall-in e Mblesëri, të lokalizoni dhe gjeni anëtarët e tjerë të Mbleseri përmes Mblesëri Map apo të surfoni sitin e Mblesëri duke lexuar plot artikuj interesantë mbi psikologjinë dhe dinamikat e dashurisë dhe seksit. 

Klikoni  tani për Aplikacionin e Mbleseri ose për Sitin e Mbleseri.

Pub. LGBT Shqip: