Mblesëria Fillon Tani!


Test: Shqisa e 6-të! E Keni Ju?

Test: Shqisa e 6-të! E Keni Ju?

Bie telefoni dhe kemi ndjesine se e dime kush po merr, shohim ne enderr një aksident dhe ai ndodh një dite me pas, jemi ne një situate dhe kemi ndjesine se e kemi jetuar me pare... keto dhe shume pervoja te tjera "misterioze" i perjetojme ne jeten tone te perditshme... Shikimi, degjimi, prekja, shija dhe nuhatja, janë shqisat qe i njohim mire por pikepytjet e medha dalin kur flitet për një shqise te gjashte, te cilen disa mohojne ta kene, te tjere thone se e zoterojne e te tjere e cilesojne si legjende. Nëse është e vertete qe ekziston, ku ndodhet, a mund te zhvillohet, keto dhe shume pyetje te tjera kane tashme një pergjigje.

Shqisa e gjashte ndodhet ne një pjese te trurit qe na ndihmon ne zgjidhjet e rëndësishme duke gjetur një rruge te ndermjetme ndërmjet arsyes dhe ndjenjes. Shqisa e 6 -te ekziston dhe ndodhet ne tru midis dy hemisferave. Kjo pjese e trurit është si një sistem alarmi qe na paralajmeron kur do te ndodhe dicka. Gjithcka funksionon si një qark qe na jep informacione ne menyre te tille qe ne te arrijme te mendojme dhe te veprojme ne varesi te situates. Ky zbulim është bere dy vjet me pare nga dy shkencetare te Washington University ne St. Louis.

Mendohet se intuita ka lidhje me një transmetim te sakte dhe te shpejte te informacioneve qe japin shqisat. Logjika ndodhet ne hemisfern e majte te trurit te njeriut ndërsa ne te djathten impulset dhe ndjenjat. Intuita është një proces qe ka nevoje për një proces neutral ne te dyja keto pjese. Thuhet se femrat janë me intuitive se meshkujt dhe kjo është pjeserisht e vertete pasi eksperimentet kane treguar këtë ne testimin e dy individeve te sekseve te kundert por ne moshe te njejte. Kjo shpejgohet me faktin se intuita ndikohet pak me shume nga hemisfera e djathte te cilen femrat e kane me te ndjeshme ndaj fenomeneve te jashteme.

Ne aspektin psikiatrik, argumentimi shkencor i ekzistences se shqises se gjashte mund te sjelle shpjegime mbi sjelljet jonormale te disa individeve te cilet deri me sot janë pare dhe trajtuar si te semure mendore. Sipas zbulimit te bere jeta individe anomali ne sensin e gjashte dhe për pasoje vuajne nga shqetesime mendore, kane halucinacione dhe shumicen e kohës janë ne gjendje paniku. Pjesa e trurit pergjegjese për shqisen e gjashte ka qene dhe me pare objekt studimi pasi nga shume neurologe mendohej se vetem aty mund te gjehej dhe jepej një shpjegim i sakte mbi skizofrenine.

Kjo zone midis dy hemisferave permban neurone te cilat japin sinjale kur truri duhet te marre vendime tepër te rëndësishme dhe te gjeje ekulibrin e duhur midis logjikes dhe ndjenjave, pa harruar dhe arsyetime komplekse ne situtata te ndryshme. Duhet thene se deri tani shqisa e gjashte konsiderohej me shume si një aftesi e mbinatyrshme sesa një proces i komplikuar mendor. Ne fakt kjo shqise nuk është vecse proces me i shpejte se zakonisht i te menduarit. Për te vertetuar dicka te tille u testuan 100 individe te shendoshe menderisht. Ata kishin një kompjuter ku një pike transformohej ne një shigjete e cila shkonta majtas ose djathtas. Detyra ishte qe te shtypej një buton sa here shigjeta merrte një drejtim. Pika behej here pas here blu dhe ne disa raste dilnin dy shigjeta por te testuarit duhet te ndiqnin shigjeten e pare. Te gjithë gabuan. Ne këtë eksperiment kishte një truk, pasi sa here pika ishte blu, dilnin dy shigjeta, por asnjeri nga individet ne prove nuk e kishte dalluar këtë detaj. Me kalimin e kohës te gjithë filluan te permiresoheshin megjithese askush prej tyre nuk pohoi se e kishte kuptuar ceshtjen e pikes blu. Ky permiresim shpjegohet me ane te shqises se gjashte e cila kishte vepruar automatikisht duke ndihmuar kështu reflekset dhe zgjedhjet e te testuarve.

Skizofrenet janë te tille pasi vuajne nga anomali strukturore pikerisht ne zonen e shqises se gjashte. Personat qe kane shume te zhvilluar këtë shqise vuajne akoma me shume pasi shohin rrezik edhe aty ku nuk ka duke vepruar ne një menyre te caktuar e cila mund ti demtoje fizikisht. Ky zbulim ka treguar gjithashtu se shqisa e gjashte mund te ushtrohet dhe fuqizohet me kalimin e kohës.

Nuk mund te mohohet se gjithkujt i ka ndodhur te pakten një here ne jete qe te këtë marre një vendim te rendesishem pa u menduar gjate, ky veprim ka ardhur ne menyre intuitive. Duke eksploruar trurin shume, studiuesit kane gjetur prova te cilat vertetojne se individet kane ne tru aftesi qe nuk i njohin. Pa dijenine tone, truri mbledh informacione te cilat ne një momente te caktuara vijne ne ndihme. Kjo cilesohet si intuite e krijuar nga pervoja jetesore. Veprimi i papritur i shqises se gjashte, është një faktor i rendesishem ne mbijetesen e mendjes se njeriut dhe mundesise për te mundur një kompjuter fale intuites, parandjenjes ose shqises se gjashte.

A mund ta parashikoni të ardhmen?

Duke e bërë këtë test të thjeshtë, do t’i gjeni përgjigjet në pyetjet nga titulli i këtij shkrimi


Next PostNewer Post Previous PostOlder Post Home
------ *** ------

Cila Ju Intereson?

 

Jeni vetë, apo njihni dikë, që është beqar/e në emigracion?

ATËHERË KLIKO KËTU!


------ *** ------