MBLESERI

Njohje, Lidhje, Dashuri, Martesë

Agjensia Martesore Nr.1 në trevat Shqiptare. Siti më i madh e serioz në Shqipëri e Kosovë. Takime e Njohje Shqip

Copyright © MBLESERI | Published By Gooyaabi Templates | Powered By Blogger
Design by WebSuccessAgency | Blogger Theme by NewBloggerThemes.com

statistics

Njohje, Lidhje, Dashuri, Martesë

Njohje Trans & Biseksuale

LGBT SHQIP. Powered by Blogger.

Njohje Lesbike

Njohje Gej

Popular Posts

Formular Kontakti

TEST PSIKOLOGJIK: A Mund ta Gjejmë sa të Lumtur Jeni, Bazuar Vetëm në Ngjyrën e Verdhë?

TEST PSIKOLOGJIK: A Mund ta Gjejmë sa të Lumtur Jeni, Bazuar Vetëm në Ngjyrën e Verdhë?

Ç'do ngjyrë shkakton stimuj të ndryshëm pamorë, ndaj shpreh emocione të ndryshme.

Psikologjia e një njeriu, që është veshur me të bardha nuk është e njëjtë me atë që ka parapëlqyer të kuqen. Eksperimentet dhe studimet, që janë bërë për ndikimin e ngjyrave te njerëzit janë të shumta. Është parë, për shembull, se njerëzit që janë të rrethuar nga ngjyra të gjalla dhe të ndritshme, gëzojnë çlodhje më të mirë fizike dhe mendore, sesa ata të rrethuar nga ngjyra të errëta.

Eksperimentet tregojnë, gjithashtu, se në mjediset e punës, punonjësit e kryejnë më mirë punën e tyre në një vend të ndritshëm, me ngjyra të këndshme, se sa në një dhomë të errët. Edhe vetë njeriu zgjedh që të vishet me ngjyra që përshtaten me gjendjen e tij psikologjike. Për shembull, një person që vuan nga depresioni do të preferonte ngjyrat e errëta, në krahasim me dikë, i cili është në gjendje të mirë psikologjike e që do të zgjidhte ngjyrat e gëzuara.

E bardha
E bardha është ngjyra e dritës, që simbolizon pastërtinë.
Personi, i cili zgjedh të bardhën, karakterizohet nga sinqeriteti, pafajësia dhe thjeshtësia në shije.
Njerëzit, të cilët shmangin ngjyrën e bardhë, karakterizohen nga realizmi dhe racionalizmi. Ata i njohin dhe i pranojnë gabimet e tyre, por zakonisht nuk duan t’i korrigjojnë ato.

E zeza
E zeza frymëzon pasuri, respekt, elegancë dhe në disa raste edhe mister.
Është e lidhur edhe me të mbajturit zi, me të panjohurën, vdekjen, depresionin dhe vetminë. E zeza është në fakt mungesa e ngjyrës. Teorikisht, kjo mungesë e ngjyrës mund t’i atribuohet mungesës së gëzimit, gjallërisë dhe jetës sociale. Mund të themi se njeriu, i cili preferon të zezën është serioz, meditues dhe nganjëherë i fshehtë.
Njerëzit,të cilët nuk e duan të zezën, kërkojnë pavarësinë dhe lirinë nga çdo varësi. Ata karakterizohen nga frika ndaj së panjohurës.

E kuqja
E kuqja është “ngjyra e ngjyrave “. Në disa gjuhë është sinonim i ‘ngjyrosjes’: apo edhe i së ‘bukurës’ Ngjyra e kuqe ka hyrë në ndërgjegjen tonë si ngjyra e dashurisë, ndoshta për shkak se shkencërisht është një ngjyrë që stimulon shqisat dhe aktivizon qarkullimin e gjakut. Pra, ata që zgjedhin të kuqen, karakterizohen nga pasioni, sensualiteti, energjia dhe spontaniteti.
Por përtej pasionit, e kuqja është ngjyra më e fortë dhe është e lidhur me forcën, agresivitetin, ambicien dhe rebelimin.
Njerëzit, të cilët e shmangin atë, zakonisht kanë luhatje humori dhe janë egoistë. Nuk përjashtohet. gjithashtu, të kenë edhe fobi, të cilat nuk kanë gjetur ende forcën t’i përballojnë.

Portokalli
Nuk është rastësi që ngjyra portokalli ka marrë emrin nga portokalli. Në mendjet tona e lidhim këtë ngjyrë me lumturinë dhe shëndetin.
Njerëzit. të cilët e duan ngjyrën portokalli, karakterizohen nga rehatia, bollëku, ngrohtësia, këmbëngulja, shoqërueshmëria dhe pavarësia.
Ata që nuk e pëlqejnë janë zakonisht tolerantë ndaj njerëzve të cilët i rrethojnë, ndërsa ata vetë ka gjasa të jenë emocionalisht në presion.

E gjelbër
Gjatë Mesjetës, kjo ngjyrë ishte e lidhur me të keqen dhe shpesh me vetë djallin.
Megjithatë, gjatë shekujve, e gjelbra u “shkëput” nga e keqja dhe u bë sinonim i natyrës, besimit dhe harmonisë. Tifozët e së gjelbrës janë të qetë, shmangin konfliktet dhe duan rehatinë, ngrohtësinë dhe ekuilibrin.
Njerëzit, të cilët e shmangin atë, karakterizohen nga një preferencë më e madhe për pavarësinë, se sa për përkushtimin ndaj jetës familjare.

E kaltra
E kaltra është simboli i paqes, qetësisë dhe ëndrrave. Njerëzit, të cilët e duan këtë ngjyrë, karakterizohen nga qetësia, ëndrrat e bukura, përkushtimi, organizimi, nostalgjia dhe sinqeriteti. Por, e kaltra e errët, ndoshta për shkak të afrimit me ngjyrën
e zezë, karakterizon një njeri melankolik.
Ata që e shmangin, karakterizohen nga disiplina dhe parapëlqimi për punët e vështira. Janë të vendosur dhe nuk devijojnë nga objektivat e tyre.

Ngjyra kafe
Është ngjyra e tokës, e bilancit dhe stabilitetit.
Ata që zgjedhin këtë ngjyrë zakonisht janë praktikë, të balancuar dhe të thjeshtë.
Ata që e shmangin janë aventurierë, të shqetësuar dhe karakterizohen nga mospëlqimi i rutinës.

Grija
Ndodhet mes të zezës dhe të bardhës dhe jep një zgjidhje ‘diplomatike’.
Ata që e pëlqejnë karakterizohen nga modestia dhe indiferenca.
Njerëzit që e shmangin preferojnë ndershmërinë dhe transparencën në krahasim me diplomacinë.
 E verdhë
Është ngjyra që tërheq më shumë vëmendjen. Përdoret në fushat e reklamimit, në tabela. Gjithashtu është ngjyra e diellit, elementi që na jep jetë. Ata që tregojnë një preferencë për të verdhën, karakterizohen nga gjallëria dhe energjia, komunikimi, lumturia. Pëlqejnë argëtimin dhe mirëqenien. Në disa teori të tjera, e verdha përfaqëson zili, sëmundje dhe rrezik.
Ata që e shmangin atë, shpesh, zhgënjehen lehtë dhe përpiqen për të shpjeguar emocionet me logjikën. 

Sot do të përqëndrohemi pikërisht tek e verdha. Ajo do na tregojë ne se sa të lumtur jeni ju bazuar në perceptimet që ju keni për të. Nuk na besoni? Atëherë na vini në provë duke bërë këtë test. Klikoni LUAJ TANI më poshtë:



E gjetëm vallë? Lini një koment më poshtë me rezultatin tuaj dhe mos harroni ta Shpërndani këtë test tek miq e të dashur.

0 comments :

Cila Ju Intereson?

 

Jeni vetë, apo njihni dikë, që është beqar/e në emigracion?

ATËHERË KLIKO KËTU!