Mblesëria Fillon Tani!


TEST PSIKOLOGJIK: Jeni Ju Një Psikolog/e i/e Vërtetë?

TEST PSIKOLOGJIK: Jeni Ju Një Psikolog/e i/e Vërtetë?

Mendoni se keni aftësi psikologjike? Atëherë ja disa këshilla për tu bërë një psikolog/e i/e mirë:

SE PARI, lidhur me pergatitjen akademike, do te sygjeroja te ishe i pergatitur per karrieren tende te mundeshme ne psikologji permes disa lendeve baze te gjimnazit si: kimia, biologjia, fizika, dhe matematika – dhe, natyrisht, psikologjia, nese shkolla jote e ofron. Lendet shkencore te ndihmojne te mendosh me llogjike, dhe gjithashtu te formojne konceptin se si bota “fizike” funksionon. Per me teper, biologjia dhe kimia te pergatisin per studimet e mevonshme te analizimit te trurit nga ana biologjike. Matematika te meson mendimin analitik, dhe te pergatit per lendet statistikore te cilat jane shume te nevojshme per te kuptuar te gjitha studimet dhe kerkimet qe behen ne psikologji.

SE DYTI, per te qene nje profesionist i mire i shendetit mendor, ti duhet te zhvillosh nje interes te hershem mbi ate çfare motivon njerezit; lendet humane si historia, letersia apo edhe njohurite fetare do te ishin nje ndihmese e mire. Gjithashtu do te duhet te jesh shume i afte nga ana gjuhesore. Duhet te zhvillosh nje gjuhesim gramatikor perfekt si dhe te kultivosh mendimin analitik. Nese ti e njeh veten si njeri ambicioz, une do te keshilloja te filloje leximin e Sigmund Freud “Psikologjia e Jetes se Perditeshme”, nje liber i vogel por shume klasik.

SE TRETI, mundohu te kesh nota sa me te mira; ti do te perballesh me shume student te tjere te cilet kane nje interes te ngjashem me ty per psikologjine. Kete sezon shkollor, ne Fakultetin e Shkencave Sociale kishte vetem 100 kuota per Degen e Psikologjise. Notat e mira ne Gjimnaz do te jene nje ndihme e madhe per pranimin tend ne Universitet. Nese notat e tua nuk jane aq te mira, ti sidoqofte mund te provosh ne Universitetet private te cilat ofrojne kete lende. Megjithate me mund e disipline une jam e bindur se ti mund t’ia dalesh qe te kesh rrezultate te mira ne shkolle.


Si mund te kesh rrezultate te mira? Ja disa keshilla brenda keshillave: Nga ana veprimore; merr seriozisht lendet te cilat duhet te mesosh, kushtoi shume vemendje shpjegimit ne klase, dhe ploteso detyrat e lena nga mesuesit. Nga ana psikologjike; DESHIRO te marresh nota te mira me shume se ç’deshiron gjithçka tjeter. Me shume se festat me shoqerine, me shume se lojrat, me shume se njohja me ndonje vajze simpatike etj. Pike. E ardhmja jote varet ketu.

SE KATERTI, te sygjeroj te takosh ndonje psikolog/e qe ushtron profesionin. Mundohu te sigurosh nje takim dhe kerkoi ta shoqerosh gjate dites se punes per te kuptuar me mire si funksionon ky profesion. Vetem permes kontaktit direkt ti do te arrish te realizosh veshtiresite dhe kenaqesite qe te ofron psikologjia.

SE PESTI, fillo qe tani te mendosh per Universitetin te cilit do ti besosh te ardhmen tende. Shiko lendet qe ofrojne, pedadoget te cilet japing mesim, mbidh te dhena permes miqve e familjareve lidhur me rreptesine e korrektesine e çdo Universiteti dhe gjithashtu nuk mund te mungoje informacioni mbi tarifat e regjistrimit dhe ndjekjes se kurseve.

Tani le të shohim sa vleni vërtetë përmes këtij testi. Për të filluar testin klikoni LUAJ TANI më poshtë:



Next PostNewer Post Previous PostOlder Post Home
------ *** ------

Cila Ju Intereson?

 

Jeni vetë, apo njihni dikë, që është beqar/e në emigracion?

ATËHERË KLIKO KËTU!


------ *** ------