MBLESERI

Njohje, Lidhje, Dashuri, Martesë

Agjensia Martesore Nr.1 në trevat Shqiptare. Siti më i madh e serioz në Shqipëri e Kosovë. Takime e Njohje Shqip

Copyright © MBLESERI | Published By Gooyaabi Templates | Powered By Blogger
Design by WebSuccessAgency | Blogger Theme by NewBloggerThemes.com

statistics

Njohje, Lidhje, Dashuri, Martesë

Njohje Trans & Biseksuale

LGBT SHQIP. Powered by Blogger.

Njohje Lesbike

Njohje Gej

Popular Posts

Formular Kontakti

Test Psikologjike - A Mund Ta Gjejmë Me Pak Pyetje Sa Të Turpshëm Jeni?

Test Psikologjike - E Gjejmë Dot Me Pak Pyetje Sa Të Turpshëm Jeni?

Turpi nuk duhet karakterizuar si një virtyt; sepse ai më shumë i ngjan një pasioni sesa një gjendjeje karakteri. Sido që të jetë, turpi definohet si një lloj frike nga çnderimi dhe prodhon një efekt që është i ngjashëm me frikën nga rreziku; njerëzit që ndjehen të turpëruar skuqen, kurse ata që i frikësohen vdekjes zverdhen. Së këndejmi, që të dyja, si frika nga çnderimi si ajo nga ndonjë rrezik i madh, ngjajnë më shumë si gjendje trupore, gjë që është karakteristikë definuese e pasionit, sesa si gjendje karakteri.

Pasioni nuk i ka hije çdo moshe; ai i shkon vetëm rinisë. Ne mendojmë se të rinjtë duhet të kenë turp ngaqë ata jetojnë me pasion dhe kjo i shtyn drejt gabimeve të shumta, prej të cilave mund t’i përmbajë ndjenja e turpit. Dhe ne jemi të prirur të lavdërojmë të rinjtë që janë të prirur ndaj këtij pasioni (lexo: turpit), por asnjëri nga ne nuk do të lavdëronte një njeri më të moshuar për faktin se po tregon prirje për t’u turpëruar, dhe kjo ngaqë ne mendojmë se një njeri i pjekur nuk do të duhej të bënte diçka që do ta bënte të nevojshme ndjenjën e turpit. Ndjenja e turpit nuk është as karakteristikë e një njeriu të mirë, për shkak se vjen si rezultat i veprimeve të këqija (të cilat veprime nuk duhet të kryhen; fakti se disa veprime janë të turpshme nga pikëvështrimi universal i çdo të vërtete, kurse disa të tjera vetëm nga pikëvështrimi i opinionit publik, nuk bën asnjë ndryshim; kjo për shkak se asnjëra klasë e veprimeve nuk duhet bërë, ashtu që të mos ndjehet asnjë lloj turpi); aftësia për veprime të turpshme është veçori dalluese e njeriut të lig. Të jesh i formuar në atë mënyrë që të jesh i aftë të turpërohesh kur kryen një veprim të lig, dhe të mendosh që kjo të bën një njeri të mirë, është thjesht absurde; kjo për shkak se turpi është diçka që ndjehet për veprime të vullnetshme, kurse njeriu i mirë nuk kryen asnjëherë veprime të këqija në mënyrë të vullnetshme. Megjithatë, mund të thuhet se turpi është një gjë e mirë vetëm kushtimisht; nëse një njeri i mirë kryen veprime të këqija, ai do të ndjehet i turpëruar; por virtytet nuk janë subjekt i një kualifikimi të këtillë. Dhe nëse paturpësia—të mosturpëruarit nga veprime të ulëta—është e keqe, kjo megjithatë nuk e bën të turpëruarit për veprime të tilla një gjë të mirë. Vetëpërmbajtja, gjithashtu, nuk është virtyt, por një lloj gjendjeje e përzier; kjo do të tregohet më vonë. Por le t’i kthehemi tani diskutimit të drejtësisë.

Tani përmes këtij testi ju ndihmojmë të zbuloni se sa ndikon ndroja dhe turpi në jetën tuaj…


 A E GJETEM? MOS HARRONI TE SHPERNDANI KETE TEST TEK MIQTE TUAJ!

0 comments :

Cila Ju Intereson?

 

Jeni vetë, apo njihni dikë, që është beqar/e në emigracion?

ATËHERË KLIKO KËTU!