Mblesëria Fillon Tani!


Test Psikologjik: Cilës Kategori Emocionale i Përkisni Ju?

Test Psikologjik: Cilës Kategori Emocionale i Përkisni Ju?


Psikologët tash e një kohë të gjatë po shfrytëzojnë termin inteligjencë, të cilin është vështirë për ta përkufizuar, sepse shumica e njerëzve rëndom e zëvendësojnë me mençuri edhe pse në të vërtetë është më mirë t’i thuhet qartësi.

Ekspertët thonë se nuk është rast i rrallë që një individ analfabet të ketë rezultate më të mira në testet e inteligjencës se sa një profesor i fakultetit .

Testet e inteligjencës janë bërë në gjysmën e parë të shekullit të shkuar në Amerikë dhe bëhet fjalë për një varg pyetjesh të klasifikuara në disa kategori shkruan “My Doctor”. 

Edhe shpesh të kontestuar, teste edhe tani shfrytëzohen gjatë regjistrimit në fakultete, në punësim...

Kaherë dihet se ka shumë lloje inteligjencash, ndër të cilat janë ato hapësinore (të gjendurit në hapësirë), e oratorisë (të folurit, arti i të folurit), matematikore (dhuntia për numra), muzikore (talenti për muzikë), abstrakte (e përgjithshme ose e veçantë).

Megjithëkëtë psikologu Daniel Goleman në librin e vet në vitin 1995 futi një term të ri – inteligjenca emocionale. Fjala është për aftësinë e kuptimit të ndjenjave, personale dhe të huajave.

Më saktë, si thonë psikologë, bëhet fjalë për ndërdijen, vetëmotivimin dhe vetëkontrollin.

Hulumtimet kanë dëshmuar se inteligjencia e përgjithshme nuk është doemos e lidhur me emocionalen, sepse ndonjë herë personave me inteligjencë të lartë në vendet udhëheqëse u mungon kuptimi i motiveve të huaja, përpjekjeve dhe synimeve, përkatësisht iu mungon bashkëndjenja. Megjithëkëtë, bashkëndjenja mund të ushtrohet e psikologët këshillojnë që personi të mos mendojë se bota rrotullohet rreth tij, se personi duhet të kritikojë më pak e më shpesh të lavdërojë, duhet të jetë i sinqertë ndaj vetes e të tjerëve, duhet të evitojë urdhërimin dhe kontrollimin dhe duhet ta bluajë mirë në kokë mirë para se të flasë.

Para se të filloni të zgjeroni apo thjesht të zbuloni inteligjencën tuaj emocionale le të shohim se cilës kategori ajo i përket dhe në cilin drejtim ju duhet të përqëndroheni më shumë për të pasur sukses emocional. Për të filluar testin klikoni LUAJ TANImë poshtë:


Next PostNewer Post Previous PostOlder Post Home
------ *** ------

Cila Ju Intereson?

 

Jeni vetë, apo njihni dikë, që është beqar/e në emigracion?

ATËHERË KLIKO KËTU!


------ *** ------