Mblesëria Fillon Tani!


TEST: Çfarë Konsiderohet Tradhti?

SONDAZH: Kush Konsiderohet Tradhti

Edhe pse puthja për disa persona konsiderohet si akt i pamoralshëm, nëse ndodh ndërmjet dy personave të cilët nuk janë të lidhur, për disa të tjerë është krejt normale; ta zëmë për kulturat perëndimore, ku një shoqe mund ta puth shokun e saj në buzë kur përshëndeten, puthjet ndërmjet femrave dhe homoseksualëve, të cilët i lidhë vetëm shoqëria, apo edhe një puthje ndërmjet një ish-çifti.

Mirëpo, natyrisht kjo është krejtësisht individuale, dhe se si pranohet nga partneri është përsëri krejtësisht diçka tjetër. Unë besoj, më shumë në një teori tjetër, që qarkullon nëpër botën moderne: pyetja adekuate është 
“Çfarë konsiderohet tradhti?”, dhe jo “A është kjo apo ajo, tradhti?”.

E në atë se çfarë konsiderohet tradhti, hyjnë shumë gjëra; pak ditë më parë në një ueb faqe, hasa në një thënie shumë interesante, “tradhti nuk është vetëm kontakti fizik, tradhti është edhe kur shkruhesh me dikë me mesazhe, dhe nuk dëshiron që partnerja/partneri ta shohin atë bashkëbisedim”.
Interesante!!! 

Nga ky konstatim, kthehemi përsëri tek ajo që e thash më herët, pra kjo është çështje personale, dhe varet se si një person e koncepton tradhtinë.

A është kjo apo ajo tradhti?

Në fjalorin e OXFORD-it, folja tradhtuar do të thotë: një akt i pamoralshëm, i bërë për përfitime; ose pabesi seksuale. E në kontekst, ne më shumë e dëgjojmë si kjo e dyta, fjalën tradhti.

Unë i kam bindjet e mia lidhur me tradhtinë. Përderisa shumë femra pornografinë e konsiderojnë si tradhti dhe meshkujt nëse të partnerja shikon porno, gjithashtu e konsiderojnë tradhti, unë e besoj të kundërtën. Flirtimi gjithashtu nga një pjesë e konsiderueshme e njerëzve merret si tradhti, mirëpo unë besoj se tradhti është pjesa që pasohet nga flirtimi – tek e fundit, nuk është se ia heq copë femrës ose mashkullit, një e mbyllur e syrit, një puthje e dërguar nga distanca, apo edhe një prekje e shkëmbyer në kalim e sipër.

Të gjitha këto i përmenda për të ardhur tek ky përfundim; ekzistojnë dy lloj tradhtish – tradhtia fizike dhe tradhtia emocionale. 

Asnjë nga këto të lartpërmendurat nuk janë emocionale, vetëm në rastet e fetisheve apo çrregullimeve të ndryshme psikologjike, në rastin e pornografisë, ku ka individë që kënaqësi të vetme përjetojnë, duke i shikuar të tjerët gjatë një akti seksual, dhe jo të jenë të involvuar në to vetë; apo edhe rasti me “përgjuesit”, të cilët konsiderohen një lloj maniakësh seksual, ku nga kjo gjendje mund të kalojnë në faza më të rënda. Mirëpo, tradhtia fizike, quhet tradhti, dhe jo vetëm. Në fakt, ka të atillë (ndoshta shumë) që e konsiderojnë si punë prishës në një lidhje.

Tradhtia fizike dhe tradhtia emocionale


Tradhti emocionale konsiderohet, të dashuruarit në një person tjetër, gjatë kohës që jeni në një lidhje tjetër; mbajtja e një lidhje sekrete me një person, gjatë kohës që jeni në lidhje me dikë tjetër; dhe disa tjera veti të kësaj natyre – pra gjithmonë, ku ndjenjat janë të përfshira. E ky lloj i tradhtisë është i rrezikshmi, dhe të cilit të gjithë i druhemi, pasi që mund të përfundojë një histori dashurie, sepse personi i tretë është prezent në atë çift. Eh personi i tretë është tek, dhe na sjellë tek të mbeturit “tek”!!!

Ndërsa, tradhtia fizike konsiderohen: mesazhet seksuale, flirtimi, puthja, prekjet, mirëpo edhe kryerja e një akti seksual me qëllim tjetër; për përfitime apo edhe në gjendje të dehur, ku nuk është më emocionale. Edhe pse ka shumë teori që pohojnë, që të dehurit bëjnë atë që duan ta bëjnë kur janë esëll, unë besoj se tradhtia në gjendje të dehur, është vetëm kënaqësi momentale. Por, diçka që nuk duhet anashkaluar janë pasojat, që mund t’i ketë tradhtia fizike – pasi që, nuk duhet larguar mundësinë që të përfundojë si emocionale, pasi që mund të përfundojë me “të kërkuarit më shumë”, edhe pse një one night stand (kënaqësi për një natë) mund të përfundojë, saktë kur përfundon, dhe ata dy persona mund të mos takohen më – apo mbase edhe mos ta njohin njëri tjetrin, nëse nuk kanë qenë esëll.

Dallimi esencial ndërmjet tradhtisë fizike dhe emocionale, është pikërisht kontakti fizik. 

Pra, tradhtia bëhet nga kontakti sy më sy, dhe pastaj edhe nga kontakti seksual; përderisa kur është emocionale, nuk ka nevojë takimi sy më sy, mjafton prezenca e atij personi në telefonin tënd, kompjuterin tënd edhe nëse kontakti seksual mungon.

Por, ata që “kryejnë” tradhti emocionale, nuk e pranojnë; duke harruar, që ata të cilët janë emocionalisht të përfshirë diku tjetër, përderisa po e tradhtojnë veten, duke qëndruar në një tjetër lidhje – që lirshëm mund ta quajmë vetëm fizike.

Unë e konsideroj veten si mendjehapur, mirëpo një person nuk mund t’i dashurojë dy persona njëkohësisht; mund ta dëshirojë një tjetër, ndërsa e dashuron një tjetër, por kjo është ndryshe.

E kjo hyn në grupin e tërheqjes fizike, ku personaliteti i një personi nuk të tërheqë, mirëpo është fiziku ai që nuk mund t’i rezistohet; por, kjo është vetëm tradhti fizike.
Tani shikoni këtë video dhe përgjigjuni pyetjeve më poshtë në sondazh:


Next PostNewer Post Previous PostOlder Post Home
------ *** ------

Cila Ju Intereson?

 

Jeni vetë, apo njihni dikë, që është beqar/e në emigracion?

ATËHERË KLIKO KËTU!


------ *** ------