MBLESERI

Njohje, Lidhje, Dashuri, Martesë

Agjensia Martesore Nr.1 në trevat Shqiptare. Siti më i madh e serioz në Shqipëri e Kosovë. Takime e Njohje Shqip

Copyright © MBLESERI | Published By Gooyaabi Templates | Powered By Blogger
Design by WebSuccessAgency | Blogger Theme by NewBloggerThemes.com

statistics

Njohje, Lidhje, Dashuri, Martesë

Njohje Trans & Biseksuale

LGBT SHQIP. Powered by Blogger.

Njohje Lesbike

Njohje Gej

Popular Posts

Formular Kontakti

Biznesi i dietave - Sa shpenzojnë Shqiptarët për tu dobësuar

Biznesi i dietave - Sa shpenzojnë Shqiptarët për tu dobësuar


Dietologjia konsiderohet një biznes i mirë në Shqipëri, me rritje të numrit të klientelës në katër vitet e fundit dhe diversifikimin e ofrimit të shërbimit: nga dieta e personalizuar te shërbimi katering në shtëpitë e shqiptarëve. Çmimi mbetet i konsiderueshëm, një shqiptari në muaj për një shërbim dietologjik gjithëpërfshirës do t’i duhet të shpenzojë mesatarisht 30 mijë lekë…

Nga Deada Hyka

Të dëgjosh për qendra dobësimi, qoftë me dieta apo metoda të tjera, nuk përbën më habi në vitin 2018. Ashtu sikurse nuk përbën më habi shtimi i numrit të dietologëve në Tiranë, që më parë, konsiderohej një profesion i padëgjuar dhe i nënvlerësuar.

Jeta moderne, rritja e punësimit, ndryshimi i balancave dhe angazhimet e shumta ka ndikuar në jetën e individit, duke i ndryshuar mënyrën e të ushqyerit. Ndryshimi i stilit të jetës “ushqeu” lulëzimin e qendrave të dobësimit, të cilat po shohin ditë të mira dhe fitimprurëse..

Të bësh biznes me peshën e shqiptarëve

Enkeleida Ferrollari, dietologe prej shumë vitesh në Tiranë, pohon për “Monitor” se shqiptarët kërkojnë dy shërbime kryesore: kategoria e konsultës dietologjike, e cila përfshin vizitën, si dhe rekomandimet e shkruara për humbje apo marrje peshe. “Ky është një shërbim më pak impenjativ, por më ekonomik, dhe u jep mundësi edhe atyre që kanë të ardhura ulëta”, – thotë znj. Ferrollari.

Ajo pohon se kërkesat për shërbimin janë rritur. “Jo vetëm për shërbimin e rënies nga pesha, por edhe për të marrë peshë dhe thjesht për ta ruajtur atë. Është rritur numri i klientëve që kërkojnë shërbim për t’u ushqyer në mënyrë të shëndetshme dhe për të ruajtur parametrat e peshës dhe të shëndetit. Shfaqja e patologjive të ndryshme që lidhen me mënyrën e të ushqyerit i ka ndërgjegjësuar njerëzit të cilët ndiejnë nevojën e një diete të shëndetshme”, – pohon znj. Ferrollari.

Ndërsa Blerina Bombaj, pioniere e fushës së dietologjisë në Shqipëri, thotë se ka ndryshuar kërkesa e shërbimeve pranë qendrës së saj. Krahasuar me vitin 2015 ku kishte më tepër kërkesa për dietat e personalizuara, ajo tregon se tani kërkohet më tepër shërbimi katering, menuja “delivery”.
“Gjëja e parë që mund të them është se vijon rritja e numrit të klientëve, me 10-15% çdo vit. Një gjë që ka konstatuar dy vitet e fundit është rritja e kërkesës për ushqim të gatshëm në shtëpi, pra shërbimi katering, përpos kërkesës për një dietë specifike sipas nevojave. Është shërbim më komod, i leverdishëm.

Një ndër arsyet që çalon regjimi ushqimor është ritmi i jetës, mungesa e kohës për të gatuar vetë”,- tregon znj. Bombaj.
Njerëzit që e kërkojnë këtë shërbim, pohon zonja Bombaj, janë me të ardhura mbi mesatare. Sa i përket moshës janë rreth të 40-ave, atëherë ku metabolizmi i njeriut nuk përgjigjet njësoj. “Megjithatë ka kërkesa nga të gjitha moshat, pa diskutim. Edhe më të rinj, edhe më të moshuar”, – shprehet znj. Bombaj.

“Dembelët”

Janë të pakta ato që e mbajnë regjimin gjatë gjithë vitit, më tepër vijnë përpara muajve të verës që të humbin kilogramët e tepërt shpejt, shpeshherë nëpërmjet aparaturave të dobësimit, jo palestrës aktive

Shqiptarët duan rezultate të shpejta

Ndonëse ka nisur të ndryshojë disi, dietologët tregojnë se vijon tendenca e shqiptarëve për të humbur peshë shpejt. Femrat u drejtohen dietologëve apo qendrave për dobësim pak përpara sezonit veror, një trend që vijon ndër vite.

“Janë të pakta ato që e mbajnë regjimin gjatë gjithë vitit, më tepër vijnë përpara muajve të verës që të humbin kilogramët e tepërt shpejt, shpeshherë nëpërmjet aparaturave të dobësimit, jo palestrës aktive”, – tregon dietologia Arlinda Garuci.

Ekspertët e fushës pohojnë se kërkesat për dobësim vijnë nga të gjitha kategoritë, duke nisur nga fëmijët me probleme shëndetësore, femrat e reja që duan të humbin peshë si kërkesë estetike, si dhe femra dhe meshkuj mbi 40 vjeç që kërkojnë “ndihmë” për arsye shëndetësore.

“Megjithatë dominojnë femrat dhe duhet ta theksojmë këtë gjë”, – tregon znj. Bombaj.

Edhe pse numri i meshkujve që marrin këtë shërbim është rritur, janë sërish femrat që dominojnë, sipas znj. Ferrollari.
“Raporti i meshkujve ndaj femrave që kanë nevojë për trajtim ushqimesh të shëndetshme është respektivisht 40% / 60%. Është një përqindje gjithnjë në rritje e meshkujve”.

Klientët

“Raporti i meshkujve ndaj femrave që kanë nevojë për trajtim ushqimesh të shëndetshme është respektivisht 40% / 60%. Është një përqindje gjithnjë në rritje e meshkujve”.

Sëmundjet dhe nevoja për dobësim

Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i vdekjeve në Shqipëri. Prevalenca që një shqiptar të vdesë prej sëmundjeve kardiovaskulare është dyfishi i mesatares botërore të vdekjeve.

Sipas të dhënave më të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, për çdo 100 vdekje në Shqipëri, 58 shkaktohen nga sëmundjet kardiovaskulare, 19 prej tumoreve, 4 prej diabetit, 3 prej sëmundjeve mendore, 1 prej infeksioneve në rrugët e frymëmarrjes, 1 prej aksidenteve rrugore dhe 10 prej shkaqeve të tjera.
Sipas dietologëve, një kategori që kërkon shërbimet e dobësimit, janë njerëzit që vuajnë nga sëmundjet metabolike kronike: diabeti, sëmundjet kardiovaskulare.

Blerina Bombaj tregon se personat që vuajnë nga këto dy sëmundje, janë të prirë që të kërkojnë ndihmën e dietologut për një dietë strikte, për të përmirësuar shëndetit e tyre. “Jo gjithnjë ndodh kështu, ka njerëz që vuajnë nga diabeti të cilët e nënvlerësojnë këtë sëmundje dhe nuk i kushtojnë rëndësinë e duhur ushqimit, pavarësisht rekomandimit të mjekut. Megjithatë, në përgjithësi, situata po ndryshon. Veçanërisht për shqiptarët që vuajnë nga sëmundjet e zemrës, ka një rritje të numrit të tyre që kërkojnë shërbimin dietologjik”, – pohon znj. Bombaj.

Sa shpenzohet?

Shifrat mbeten të konsiderueshme për shërbime të tilla. Megjithatë, dietologët pohojnë se kanë kryer një investim fillimisht te vetja si profesionistë, më pas ofrimin e një qendre me standarde dhe çmimet janë reflektim i punës së tyre. Anila Kalleshi, dietologe dhe drejtuese e një qendre dobësimi, tregon se ky biznes ka mundësi të mira fitimi, por edhe abuzimi nga njerëz të cilët nuk janë të aftë dhe pretendojnë se janë dietologë.

“Nëse dikush kërkon ndihmë te një profesionist, vlera që paguan përpara përfitimeve shëndetësore që merret është e ulët”, – tregon znj. Kalleshi.
Ajo pohon se dietologu profesionist ka bërë një investim gjatë gjithë edukimit dhe jetës për të qenë i mirë në treg, për të dhënë orientimin e saktë klientëve, gjë që ka kosto relativisht të lartë, e cila duhet rikuperuar, si në çdo profesion tjetër.
Enkeleida Ferrollari thotë se përpiqet të ofrojë shërbime për çdo kategori buxheti, që mund të kenë mundësi të përfitojnë qoftë ata me të ardhura të mira ekonomike, qoftë ata me të ardhura të mesme dhe ulëta. Këtu kemi parasysh individët që i drejtohen dietologut nga nevoja, që vuajnë nga një sëmundje dhe jo për çështje estetike.

Arlinda Garuci thotë se një vizitë matje metabolike kushton 1600 lekë, ndërsa shërbimi i ofrimit të dietës së personalizuar kushton afërsisht 5000 lekë (bashkë me matjet). Ndërsa seancat e dobësimit, përmes aparaturave, kanë kosto relativisht më të lartë, një seancë kushton 1000-1500 lekë, për një abonim njëmujor nevojitet seanca çdo ditë ose çdo dy vite, sipas nevojave të personit për humbje peshe.

Shërbimi katering i menuve të dietave është më i kushtueshëm. Blerina Bombaj thotë se menuja bazë me tre vakte dhe shërbimin e transportit kushton 33000 lekë në muaj, ndërsa menuja speciale arrin në 400 euro në muaj (6 ditë të javës).

Shtohet konkurrenca

Disa nga drejtueset e bizneseve kryesore të dietologjisë tregojnë se ky konsiderohet biznes fitimprurës, duke theksuar edhe se konkurrenca rrit mundësitë për të arritur rezultate më të mira.

“Është një biznes që ka kosto, sigurisht. Në varësi të ndryshimeve të çmimeve të produkteve ushqimore rriten edhe kostot e biznesit, përveç kostove të tjera fikse, çka ul edhe normën e fitimit, duke ruajtur çmimin dhe cilësinë të pandryshuar. Është biznes me konkurrencë. Por nuk mendoj se është problem konkurrenca, të cilën e shoh si një nxitës për t’u përmirësuar dhe për të evoluar”, – pohon znj. Ferrollari.

Forma alternative

Një tjetër zgjedhje që bëjnë shqiptarët është ajo e një palestre jo shumë aktive. Me fjalë të tjera, kërkojnë rezultat: pa shumë sforco, me pak kohë por me më shumë para. Ledia, një nga instruktoret pranë Body Code, tregon se është një ndër metodat më të preferuara për të humbur peshë. “Fillimisht, ishin skeptikë, por pas seancës së parë së provës, nisnin të ndryshonin mendim. Një tjetër gjë që po ndryshon është edhe tendenca për të humbur peshë shpejt dhe kjo kërkohej më parë përpara sezonit veror”, -thotë ajo.

E pyetur për çmimet, Ledia tregon se seanca e parë e provës dhe e matjeve metabolike kushton 1600 lekë, ndërsa seancat e mëtejshme të stërvitjes janë me paketa 3-4-mujore (të pandashme) që fillojnë nga 30 mijë lekë. Ata që e frekuentojnë janë mosha nga më të ndryshmet dhe sipas arsyeve të ndryshme. Për shembull, rasti i një vajze mbi 100 kg, e cila e kishte të pamundur të kryente stërvitje aktive. Apo edhe persona të cilët kanë probleme me shtyllën kurrizore, probleme me legenin apo këmbët që u ndalohet stërvitja intensive apo vrapi.
Metodat që ofron kjo qendër janë ndër më të kushtueshmet në treg, por që po shohin rritje të klientelës me kalimin e kohës. Ata pohojnë se periudha mars-qershor është piku i prenotimeve, ku dhe qendra është plot në të gjithë degët e saj.

Tregu global i dietologjisë

Gjatë 20 viteve të fundit, shitjet e industrisë së dietologjisë në botë kanë parë rritje me shifra të larta. Kjo, ka inkurajuar një numër të konsiderueshëm njerëzish që të bëhen pjesë e këtij tregu, në zhvillimin e bizneseve të tilla dhe me nxjerrjen e produkteve të dietologjisë dhe mirëqenies.
Tregu i bizneseve për humbje peshe dhe ai i dietave të menaxhimit të peshës pritet të rritet me 4.15% gjatë periudhës së parashikimit 2017-2025, sipas agjencisë së studimit Reportbuyer.

Të ardhurat nga tregu pritet të rriten nga 15.8 milionë dollarë në 2016 në 22’918.8 dollarë deri në vitin 2025. Popullsia në plakje globale, rritja e ritmit të obezitetit dhe sëmundjeve kronike konsiderohen si faktorë për rritjen e kërkesës për tregun global të dietologjisë.
Tregu i dietologjisë përbëhet nga qendrat e dietologjisë, shërbimet e ofrimit të ushqimeve dhe pijeve në këtë fushë dhe bizneseve të shitjeve e pakicë të produkteve dietologjike

0 comments :

Cila Ju Intereson?

 

Jeni vetë, apo njihni dikë, që është beqar/e në emigracion?

ATËHERË KLIKO KËTU!