MBLESERI

Njohje, Lidhje, Dashuri, Martesë

Agjensia Martesore Nr.1 në trevat Shqiptare. Siti më i madh e serioz në Shqipëri e Kosovë. Takime e Njohje Shqip

Copyright © MBLESERI | Published By Gooyaabi Templates | Powered By Blogger
Design by WebSuccessAgency | Blogger Theme by NewBloggerThemes.com

statistics

Njohje, Lidhje, Dashuri, Martesë

Njohje Trans & Biseksuale

LGBT SHQIP. Powered by Blogger.

Njohje Lesbike

Njohje Gej

Popular Posts

Formular Kontakti

Nga Blerta Haxhiaj: Seksualiteti i pandërgjegjshëm (Seksualiteti nuk është i ndyrë)



Pikat shpjeguese nuk shërbejnë për të shpjeguar kënaqësinë duke u referuar te origjina e seksualitetit, por është pika ku kënaqësia është duke folur në vetvete si njeriu seksual. Takimi mes filozofisë dhe psikoanalizës ka rezultuar si një nga konstruksionet më produktive në filozofinë bashkëkohore. Ndërhyrjet e Lacan-it në filozofi, religjion, art, ideologji e politikë justifikon premisat e shumta të përdorimit të saj. Marksi ka shkruar së anatomia njerëzore ka çelësin e anatomisë së majmunit, prandaj kjo kënaqësi përmban çelësin e një kënaqësie seksuale apo ndryshe, çelësin drejt seksualitetit me kontradikta të shumta.


Blerta Haxhiaj, studiuese në filozofi


Psikoanaliza ndër të tjera është një shpikje konceptuale, e fuqishme si një rezonance kuptimplote në filozofi. Ëndrrat, shakatë, forma e krijimet shpirtërore janë të gjitha manifestimet e të pandërgjegjshmes. Lacan-it pëlqen të tregojë se si skandali më i madh i provokuar nga nocioni frojdian i seksualitetit (lidhur me subkoshiencën) nuk ishte pluhuri i pretenduar, por fakti që “ishte aq intelektual” në këtë drejtim. Pra duke barazuar intelektualizmin dhe seksualitetin në një vijë të njëjtë. Seksi është zakonisht pyetje e lënë jashtë edhe në ndarjet më miqësore filozofike të Lacan-it dhe konceptet e tij. Aktiviteti seksual i shfaqur ndaj Frojdit është i dyfishuar nga vetë ndikimi i tij si hetim ontologjik, gjithnjë problematik në lidhje me pasigurinë e vetë seksualitetit.


Alenka Zupančič referon përmes thirrjeve të epokës viktoriane se “seksi është i ndyrë”. Përgjigjja frojdiane është se “nuk është i ndyrë, por është natyral” dhe Alenka përgjigjet me një pyetje se: “çfarë është seksi?”


Ajo që Frojdi e quan seksuale, nuk është ajo që na bën njeri në asnjë kuptim të këtij termi, por është më tepër ajo që na bën subjekt, njëlloj me lindjen e subjektit.


Psikoanaliza saktësisht është pika ndoshta e habitshme që bën Frojdi, e cila duket perspektive e terapeutike. Ajo që pretendon se çdo gjë është përgjigjja seksuale, dhe ajo që e largon seksin si të mbivlerësuar. Psikoanaliza e sheh pamundësinë e seksit të plotë në mungesë të të gjitha pengesave të jashtme, pjesë përbërëse të seksualitetit. Në psikoanalizë (pothuajse) gjithçka ka kuptim seksual dhe që për ta kuptuar këtë është çelësi i shërimit psikologjik.


Seksualiteti në thelb lidhet me domene të ndryshme të pjesshme me kënaqësinë e tyre, nuk është i lindur, nuk është i bazuar në objekte dhe nuk është prokreativ.


Një pengesë e madhe e kësaj llogarie të seksualitetit dhe zhvillimit të saj është se ajo lë tërësisht konceptin qendror të psikoanalizës, që është e pandërgjegjshmja. Përpjekja, mund të hyjë në këtë llogari vetëm si represioni i kryer seksual (përmbajtje ose aktivitet), jo si thelbësisht i lidhur me të. Ka diçka për seksualitetin që vetëm shfaqet si i shtypur, diçka që regjistrohet në realitet vetëm në forma e represionit (dhe jo si diçka që është e para dhe pastaj shtypet). Kjo diçka e bën seksualitetin “seksual” në kuptimin e fortë të fjalës. Kjo do të thotë se lidhja mes të pandërgjegjshmes dhe seksualitetit është se, seksualiteti ka të bëjë me vetë qenien – e pavetëdijshme, në pasigurinë e saj ontologjike – na referon Alenka Z. Krishterimi zakonisht merret si shembull kryesor, i cili ndalon seksualitetin dhe promovon vetëm bashkimin riprodhues “i qëllimshëm”.


Seksualiteti është mjaft problematik që të shihet si një dënim, një mallkim. Aspekti natyral i seksualitetit paraqitet në mënyrë dramatike, por ka gabimet e veta, sepse është i pasigurtë. Problemi nuk është thjesht se natyra është gjithmonë kulturore, por më tepër se, natyra mungon në diçka që të rritet nga vetvetja dhe kultura nuk është diçka që e ndërmjetëson (me ndalimin e incestit kalojmë nga natyra në kulturë – Michel Foucault).


Lidhja mes njohurisë dhe seksit nuk është e kufizuar në Bibël, vetëm në skenën e mëkatit origjinal, “njohuri në kuptimin biblik” ku Bibla i referohet marrëdhënieve seksuale (si “njohja e tjetrit”)” është angazhimi në pikën ku Tjetrit i mungojnë njohuritë. Pamja e trupave të zhveshur nuk është “e turpshme”, por për shkak të asaj që trupat e zhveshur nuk e përcjellin domethënien e marrëdhënies seksuale. Është fantazia e mbështetur nga vendosja e normës, dhe mbështetja e normës kthehet në fantazinë e marrëdhënies seksuale.


Lacani hedh poshtë seksualitetin si diçka që ka vetëm një përkatësisë sekondare dhe leximi hedh poshtë politikën si diçka që është domosdoshmërisht patologjike. Koncepti Lacanian i seksit është ajo mënyrë si një bllokim thelbësor i qenies. Çështja është se përtej të gjitha përmbajtjeve seksuale dhe praktikave seksuale nuk është një formë e pastër, por përcakton hapësirën e seksit.


Platoni tregonte se edhe gjërat më të ulëtat, si balta dhe papastërtitë, kanë idetë e tyre përkatëse (esencat ideale), por çfarë lidhje kanë me seksin? Përgjigja është negative, sepse seksi do të vendoset “si më i ulët” në qenësinë baltë për ndonjë arsye tjetër.


Alenka e vazhdon pasazhin me gjetjen e përgjigjes se “seksi si një zgjidhje nuk duhet të merret si vetë-shpjeguese, si shpjegim me një ndërprerje ontologjike të përfshirë si seksuale në seksuale”. Dikush mund të riafirmojë sloganin e mirënjohur “Seksualiteti është politikë” dhe i jep një kuptim të ri “Seksi është politik” në kuptimin që një politikë e vërtetë emancipuese mund të mendohet vetëm në terrenin e një “ontologjie të çorieruar nga objektet”. Një ontologji që ndjek realen që e përcjell dhe e informon. Megjithatë, “asgjëja” nuk është e natyrshme për të qenë dhe përbën çarjen e saj të pakalueshme, ajo regjistrohet si një pikë epistemologjike e veçantë. Ajo regjistrohet si një formë e veçantë e dijes si e pandërgjegjshme.


Seksualiteti nuk është i ndyrë, ai nuk mund të shihet apo konceptohet si problematik. Seksualiteti me përgjigjet e shumta që i ofrohen është sikurse prodhuesi i armëve që shet armën dhe plagoset e vritet nga arma e vet.

0 comments :

Cila Ju Intereson?

 

Jeni vetë, apo njihni dikë, që është beqar/e në emigracion?

ATËHERË KLIKO KËTU!