Mblesëria Fillon Tani!


Martesa dhe tradhtia bashkëshortore



Vetëm pas 25 vjetësh, burrat dhe gratë mund ta ndiejnë veten të sigurt se partneri i tyre ka pak gjasa t’i tradhtojë. Kjo është edhe faza më e lumtur e marrëdhënieve në çift


Psikologji


Martesa dhe tradhtia martesore!? Njëra nevojë dhe obligim shoqëror, kurse tjetra e hidhur, por si duket e paevitueshme në pjesën më të madhe të rasteve. Shpesh mund ta keni pyetur veten apo të keni biseduar me të tjerë, se pas sa kohësh mund të ndodhë tradhtia në martesë? Ja se çfarë thonë të dhënat e një sondazhi italian online…


Pas sa vitesh ndodh tradhtia në një martesë? Në 21% të rasteve në treqind ditët e para…


Sa i rëndësishëm është besimi në martesë? Maji është muaji në të cilin festohet një numër i madh martesash dhe premtohet dashuri e përjetshme, respekt dhe sinqeritet reciprok. Por në realitet, në këto vitet e fundit numri i ndarjeve është rritur ndjeshëm dhe ndër shkaqet kryesore të prishjes së një marrëdhënieje është tradhtia. Arsyet mund të jenë të shumta, që nga një dashuri e përfunduar deri te mërzitja nga rutina, nga rënia e pasionit te mungesa e komunikimit. Por pyetja që është shtruar nga “Gleeden.com”, uebsajt jashtëmartesor i projektuar nga gratë, është si vijon: “Kur ndodh tradhtia e parë (jo domosdoshmërish e fundit)?”. Sondazhi ka përfshirë 1565 italianë, meshkuj dhe femra të grupmoshave të ndryshme. Të shohim atëherë se si janë përgjigjur disa prej tyre.



Një vit: në 365 ditët e para të martesës janë përgjithësisht burrat ata që tradhtojnë. Vetëm 5% e të anketuarave pranuan se kishin rënë pre me një burrë tjetër, ndërsa përqindja, sa u përket meshkujve, rritet në 27%. Por mbi të gjitha, ka një gjë që duhet të na bëjnë të mendojmë: 35% e tradhtarëve të dyshuar tashmë ia kishin vënë “brirët” partneres së tyre qysh në fejesë. Pra bëhet fjalë për të pabesë kronikë.


Një deri në tre vjet: është periudha në të cilën një martesë gjen ekuilibrin e saj, e cila rezulton në lindjen e fëmijës së parë. Por në këtë fazë gratë përqendrohen ekskluzivisht tek i/e sapoardhuri/sapoardhura, duke lënë mënjanë nevojat e burrit të saj, i cili, nga ana e tij, ndihet i lënë pas dore dhe aspak i dashur. Kështu që ai shkon në kërkim të ndonjërës që e bën të ndihet akoma i dëshiruar. 36% e burrave kanë deklaruar që kanë pasur një marrëdhënie tjetër jashtë martesore, në krahasim me vetëm 11% të femrave.


Tre deri në nëntë vjet: shfaqen krizat e para, ndjesitë e para të mërzisë dhe të përsëritjes, pasioni i ditëve të para duket sikur ka rënë në gjumë. Një rutinë e paralajmëruar kjo, nga 47% e meshkujve që ishin pjesë e sondazhit, edhe pse përqindjet e tradhtisë afrohen: 58% për burrat, 46% për gratë. Një lloj vështirësie e madhe nga të dyja gjinitë, që paralajmërojnë dëshirën e fortë për të eksperimentuar jashtë katër mureve.


Nëntë deri në njëzetepesë vjet: jemi në periudhën e të ashtuquajturës pabesisë seriale. Për shumicën, martesa është transformuar në një kafaz aspak të artë, në të cilin ndihen të privuar nga liria dhe nga aspiratat e tyre. Fëmijët në këtë periudhë fillojnë të rriten dhe ua kanë gjithnjë e më pak nevojën prindërve, të cilët paraqesin një lloj lodhjeje nga marrëdhënia dyshe. Janë gjithmonë burrat ata të cilët tradhtojnë më shumë (49%), por edhe gratë nuk ngelen pas (36%).


Njëzetepesë vjet dhe më tej: maturimi sjell urtësi dhe një rigjenerim të stabilitetit në marrëdhënien mes dy njerëzve. Shpirtrat e “djajtë” janë larguar dhe bashkëshortja pëlqehet dhe durohet më shumë. Përqindja e tradhtive në këtë fazë është zvogëluar dukshëm si te burrat ashtu dhe te gratë, duke shënuar 13%. Në këto raste “tradhtarët” kërkojnë mbi të gjitha partnerë më të rinj, për t’u kthyer idealisht mbrapsht me orën biologjike.


------ *** ------

Cila Ju Intereson?

 

Jeni vetë, apo njihni dikë, që është beqar/e në emigracion?

ATËHERË KLIKO KËTU!


------ *** ------

Next PostNewer Post Previous PostOlder Post Home

Pub. LGBT Shqip: