Mblesëria Fillon Tani!


DUA TË MARTOHEM: 15 GJËRAT QË DUHET T’I DINI PARA SE TË VENDOSNI



Të gjithë e kemi të drejtën të ëndërrojmë: por martesa është diçka serioze dhe reale.


Çdo vajzë e ka menduar qoftë edhe një herë të vetme ditën e saj të dasmës. Saqë preferojnë që ta organizojnë dhe të mendojnë për çdo detaj, duke filluar nga dekorimi i luleve dhe deri tek muaji i mjaltit. Të gjithë e kemi të drejtën të ëndërrojmë: por martesa është diçka serioze dhe reale. Është mirë që të dini mirë disa gjëra para se ta hidhni këtë hap shumë të rëndësishëm…


1. Duhet të dini besimin fetare të partnerit tuaj


Nuk është e rëndësishme se sa besimtar është. Por, është e rëndësishëm të dini, mënyrën se si e mendon ai dhe kujt besimi i përket.


2. Bindjet politike


I djathtë apo i majtë? Shpesh herë mendimet e kundërta për politikën, bëhen shkak debati kështu që mundohuni ti evitoni këto zënka. Secili ka bindjen e vet, duhet ta respektoni.


3. Ambicioz në punë 


Dy persona kur kanë diferenca niveli, njëri është ambiciozë për punën dhe tjetri jo, krijojnë pengesa. Në të ardhmen mund të kenë probleme.


4. Lidhjet e mëparshme 


Që të njihni sa më mirë parterin tuaj, duhet të njihni mirë dhe të kaluarën tij me lidhjet që ka pasur. Kjo gjë do t’iu ndihmojë, për të njohur me të vërtet personalitetin e tij dhe mbi të gjitha mënyrën, se si mund ta menaxhoni jetën në çift.


5. Të keni fëmijë 


Kjo është një temë, që duhet ta diskutoni sa më shpejtë. Pasi, jo të gjithë duan të kenë fëmijë, është e nevojshme që të njihni qëllimet e partnerit tuaj.


6. Raporti me paratë 


Partneri juaj është shumë i dhënë pas punës? Apo shpenzon pa kriter? Në momentin, që ju do të filloni një jetë së bashku, paraja do të ketë një rol shumë të rëndësishme në jetën tuaj.


7. Martesa, nuk është thjeshtë një ceremoni


Sigurisht, që dita e martesës do të jetë një festë e madhe. Por, jeta nuk është gjithmonë fushë me lule, ka dhe vështirësi që ju duhet t’i kaloni të dy.


8. Debatet


Kjo është një gjë normale. Jeni dy individë që plotësoni njëri-tjetrin. Është normale, që edhe debate të vogla do të kini. Nuk është fundi i botës! Çelësi i gjithë kësaj është, që debatet forcojnë raportin tuaj, dhe njihni më mirë me njëri-tjetrin.


9. Mos eliminoni shoqërinë


Mos lejoni që marrëdhënia juaj të kthehet në posesive. Mos i eliminoni drekat, me mikeshat tuaja. Vazhdoni ti bëni. Ai dëshiron që të dali me shokët e tij të pijë një birrë? Mos e ndalo!


10. Prano gabimet


Të pranosh fajin, asnjë herë nuk është e thjesht. Si nga ju, edhe nga partneri juaj. Por, është një e mirë e domosdoshme për të gjitha çiftet, dhe duhet ta përdorni sa më shpesh. Fjala magjike “ Më fal” në shumë raste zbut zemërimin.


11. Ku do të jetoni


Vendimi, se ku do të shkoni të jetoni, është një çështje shumë e rëndësishme për çiftin. Është e mira, që të mos kërkoni shtëpinë e ëndrrave, nëse ai nuk e ka mundësinë.


12. Zakoni i keq


Të gjithë kemi. Ngrënia e thonjve, të rri me orë të tëra para pasqyrës, të hedh rrobat, sa andej këndej nëpër shtëpi. Këto është e mira, që ti zbuloni, që në fillim. Për ta pranuar, ashtu siç është.


13. Perfeksioni nuk ekziston


Princi i kaltër dhe mashkulli ideal nuk ekziston. Sa më shpejta ta kuptosh, aq më mirë është.


14. Si e trajton nënën e tij


Mënyra se si ai trajton nënën e tij, është pasqyra, se si ai trajton femrat e tjera. Shmange, nëse e trajton keq, dhe mos u marto me të.


15. Si e menaxhon zemërimin partneri juaj


Kur njerëzit nervozohen, mund të tregojnë një tjetër natyrë të tyre. Që shpesh është dhe natyra e tyre e vërtet. Duhet të keni kujdes, në momente të tillë. Është mira, që të mos martoheni me dikë, që nuk i kontrollon dot nervozizmin e tij pasi mund të shkoj në ekstrem.


------ *** ------

Cila Ju Intereson?

 

Jeni vetë, apo njihni dikë, që është beqar/e në emigracion?

ATËHERË KLIKO KËTU!


------ *** ------

Previous PostOlder Post Home

Pub. LGBT Shqip: