Mblesëria Fillon Tani!


Ja si ta kuptoni nëse marrëdhënia juaj është e suksesshme



Pakënaqësia vetjake është arsyeja kryesore e shfaqjes së problemeve të dashurisë. ”Ti nuk më do aq sa të dua unë!” është shprehja më e thjeshtë e frikës nga dashuria.


Problemet fillojnë të shfaqen atëherë kur ju filloni të pyesni veten ”Mos vallë unë e dua atë më shumë sesa ai më do mua?” Në këtë moment ne fillojmë të analizojmë gjërat që bëjmë për dashurinë tonë.


Ne fillojmë të analizojmë mënyrën sesi ne e shprehim dashurinë tonë dhe sa energji po harxhojmë për ta çuar atë përpara. Me pas pasi e kemi analizuar mirë veten, ne përpiqemi të kuptojmë nëse partneri po na përgjigjet me të njëjtën monedhë apo jo. A po marrim diçka të ngjashme me atë që po japim? Në momentin që ne fillojmë të bëjmë krahasime të tilla, kemi filluar të largohemi nga marrëdhënia jonë. Ne nuk duam që të dashurojmë më shumë nga sa na dashurojnë. Kjo ndodh sepse femrat kanë frikë pasi mendojnë se meshkujt do të tallen me to. Fokusohuni tek ajo që bëni e si ndiheni kur dashuroni.


Për të kuptuar se në cilin stad ka arritur marrëdhënia juaj duhet t’i bëni vetes pyetje të tilla:


-A ju bën të ndjeheni mirë kur dashuroni dikë dhe ai jua kthen me të njëjtën mënyrë?


-A prisni që në qoftë se doni dikë, ai t’iu dojë me çdo kusht? Nëse po, përse?


-A ndjeheni i dashuruar kur partneri nuk është pranë jush? Nëse jo, përse?


-A po bëni për të dashurin tuaj gjëra që në të vërtetë nuk do të donit t’i bënit, por e ndjeni që është e nevojshme t’i bëni për ta pasur ata pas vetes?


-A po bëni ndonjë gjë veçanërisht për ta duke pritur që një ditë tua shpërblejnë?


-Çfarë po prisni?


-A keni folur me partnerin për ato gjëra që ju bëjnë të ndjeheni të dashuruar?


Të përbashkëtat


Ju e dashuroni njëri-tjetrin e kjo është arsyeja kryesore përse ju jeni bashkë, por kohët e fundit duket se ka disa gjëra të cilat nuk i keni më si më parë. Edhe pse kuptoheni mirë nuk dashuroheni më si në fillim.


Ju pëlqeni librat e të shkoni për shëtitje, ajo gjithmonë ka dëshirë të udhëtojë, ju pëlqeni sportin, por vazhdoni të jeni të bindur për faktin që martesa është një sakrificë. Ju keni dëgjuar që në një martesë ju duhet të merrni dhe të jepni. Ju duhet të lini mënjanë interesat tuaja dhe të mendoni për të dy, apo më tepër për personin që keni në krah. Për këtë ju duhet të bëni kompromise. Por, kur ju duhet të hiqni dorë nga gjërat që ju pëlqejnë më shumë për hir të marrëdhënies, ju nuk e kini këtë forcë, prandaj hiqni dorë dhe përfundoni se nuk keni asgjë të përbashkët. Nëse keni mbërritur deri këtu do të thotë se nuk keni më shanse që të riktheheni tek intimiteti dhe marrëdhënia që keni pasur më parë.


Pyetjet që mund të bëni në të tilla raste janë:


-A kanë ndryshuar gjërat që nga takimi juaj i parë?


-A ndani çdo gjë me partnerin tuaj ashtu siç bënit më parë?


-Çfarë do të ndodhte në qoftë se ju do të bëni gjërat që ju pëlqejnë dhe partneri juaj ato që do t’i pëlqenin?


-Sa kohë keni për të shpenzuar me partnerin tuaj e për të vlerësuar që marrëdhënia juaj është e suksesshme?


-Çfarë do të thotë për ju të kesh interesa të diferencuara?


-A e shihni veten dhe partnerin si dy persona të ndryshëm që kanë zgjedhur të jenë bashkë, apo si një detyrim për të qëndruar bashkë?


-A mendoni vërtet se të dashurosh do të thotë të sakrifikosh? Nëse po, përse?


Shmangni problemet


Sa herë që prekni një temë të veçantë, ndodh që të shpërthejë një debat me të, shpesh ju përpiqeni t’i evitoni këto tema të tilla, por nuk ia dilni dot. Ju në fakt, nuk keni aspak dëshirë të ziheni e të konfliktoni me njëri-tjetrin.


Një zënkë do të thotë se gjërat në lidhjen tuaj nuk po shkojnë aspak mirë dhe për më tepër, ajo mund të degjenerojë deri aty sa ju të ndaheni nga njëri-tjetri. Kështu që keni premisa shumë të theksuara për të prishur e shkatërruar lidhjen tuaj. Me kalimin e kohës lista e gjërave dhe argumenteve që nuk duhen prekur fillon e shtohet, aq sa duket se nuk ka më vend për të shtuar asgjë tjetër.


Kështu për sa kohë lista e çështjeve që duhen evituar shtohet, ju ndjeni se ka ardhur një moment kur ju nuk mund të flisni e të bisedoni më me njëri-tjetrin për pothuajse asgjë pa debatuar! Ju e ndieni shumë larg njeri-tjetrin dhe të huaj dhe në këto momente mendja juaj fluturon për të imagjinuar që edhe sa kohë do të mund të duroni një gjendje të tillë. Hendeku mes jush fillon të thellohet.


Ja disa pyetje që mund t’ia bëni vetes në raste të tilla:


-A keni frikë se mos lëndoheni në dashuri?


-A do të thotë mospërputhja e mendimit mes dy njerëzve se ndjenjat e tyre janë cënuar? Nëse po, perse?


-Si mund të veproni ndryshe? Çfarë mund të ndryshoni?


-A e kufizoni apo privoni veten nga gjëra që do t’i bënit me kënaqësi kur jeni me partnerin? Përse?


-Çfarë do të ndodhte nëse ju do t’i linit ata të kuptonin se si jeni ju me të vërtetë, apo çfarë do të bënit ju?


-A është ndershmëria një hap i gabuar në lidhjen tuaj? Pse mendoni kështu?


Mundohuni që të flisni me partnerin tuaj për shqetësimet e tij dhe tuajat, ndërkohë që ju nuk duhet të harroni se duhet të përqendroheni te ndjenjat tuaja e jo tek ajo që i pëlqen atij apo këtij. Duhet të tregoni atë që ju jeni në të vërtetë, që lidhja juaj të jetë e sinqertë, e drejtë dhe një lidhje e vërtetë. Mësohuni që të pranoni partnerin tuaj duke pranuar më parë veten tuaj


------ *** ------

Cila Ju Intereson?

 

Jeni vetë, apo njihni dikë, që është beqar/e në emigracion?

ATËHERË KLIKO KËTU!


------ *** ------

Next PostNewer Post Previous PostOlder Post Home

Pub. LGBT Shqip: