Mblesëria Fillon Tani!


Histori nga Jeta: Më përdhunoi kur isha 15 vjeçe



Isha vetëm 14 vjeçe, një vajzë e thjeshtë, gjithmonë e buzëqeshur dhe mbi të gjitha naive. Për fat të keq ka nga ata njerëz që përfitojnë nga naiviteti i tjetrit. U njoha me një djalë të bukur, magjepsës, zeshkan dhe i gjatë, të cilin e quaja princi im i zi. Kishim një histori dashurie të përkryer, na kishte zili e gjithë shkolla dhe me të kam pasur eksperiencat e mia të para në dashuri. Duhet të them se ai është tre vjet më i madh se unë dhe fshiheshim gjithmonë në klasë, ku shkëmbenim përkëdheljet e dashurisë. Unë isha shumë e lumtur, sepse më pëlqente shumë ai djalë. 

Kaluam një muaj bashkë dhe unë si adoleshente që isha u dashurova marrëzisht me të. Ndërkohë që mbusha 15 vjeçe dhe ai 18, nisi të më fliste për gjëra të çuditshme dhe nisi të më bënte presion. Më thoshte, “nëse nuk bëjmë seks bashkë unë do të të tradhtoj me një tjetër dhe pastaj do të të lë”. Imagjinoni reagimin tim, isha një vajzë e dashuruar, e cila do të bënte gjithçka për të dashurin e saj. Kaluan disa ditë dhe provuam të bënim dashuri bashkë, por unë kisha dhimbje të tmerrshme dhe hemorragji. Nuk arritëm asnjëherë deri në fund. Ai ishte pa eksperiencë, nuk përdorte as prezervativ, përpiqej të hynte, por nuk arrinte dhe nuk donte që të hiqte dorë. Që ta bëja të largohet duhej të qaja dhe t’i tregoja gjakun. Kaluan edhe disa ditë dhe për mua e gjithë kjo po shndërrohej në një makth të vërtetë. 

Në disa raste bëhej edhe i dhunshëm dhe njëherë më rrahzu, sepse unë kisha shkuar në Dajt për të bërë fotografi së bashku me vëllain dhe një shoqen time. Për pak sa nuk theu xhamat e makinës së tij, sepse donte të më nxirrte jashtë që të më qëllonte. Në atë moment unë për t’u mbrojtur vura rripin e sigurimit, që mos të më nxirrte nga makina, ndërsa shokët e tij që ishin me ne vetëm shikonin dhe nuk bënin asgjë. Prita momentin që ai të largohej nga dera e makinës dhe ika, por ai erdhi pas meje dhe më vuri duart në fyt. Më mori frymën, derisa erdhi një zonjë që po kalonte aty dhe nisi të ulërinte dhe e ndaloi. Duke qarë ika, por ai përsëri erdhi pas meje, më zuri në një cep të rrugës dhe nisi të më qëllojë me shqelm. Papritur në atë moment si një mrekulli erdhi babai im dhe u largova me të, por babai nuk e pa momentin që po më qëllonte, mendonte se vetëm po grindeshim me fjalë. Fika telefonin, që mos të më merrte dhe kisha frikë të dilja nga shtëpia. Ndërkohë që pas disa ditësh ai erdhi duke qarë dhe m’u betua se nuk do ta bënte më një gjë të tillë. Unë e besova si budallaqe dhe këtë herë përfundova në spital e gjakosur nga përdhunimi, më qepën me tetë penj. 

Prindërit e mi nuk bënë denoncim, sepse nuk i lejova unë, e doja dhe nuk e di se çfarë më bënte që ta mbroja, ndoshta sepse më magjepste me fjalët e tij. Isha shumë e vogël për të kuptuar se çfarë po ndodhte dhe qëndrova e lidhur pesë vjet me këtë person. Gjithçka mbaroi mes nesh në momentin që e pashë me sytë e mi me një femër tjetër. Gjatë këtyre viteve që kam qëndruar me të vetëm pak poshtëruar veten, nuk kam bërë asgjë tjetër me atë njeri, i thosha vetes që nuk shërbeja për asgjë, që isha e deformuar. Për shkak të tij kalova në anoreksi, më ka ndihmuar vëllai im ta kaloj këtë situatë, sepse ai e dinte si ishin punët. Disa herë vëllai im ka dashur ta godasë, derisa i dha nja dy shpulla kur e pa së bashku me mua me një tjetër. Ditën që ka ndodhur kjo jam ndjerë shumë keq, por tashmë ka kaluar gjithçka, jam mirë. Kam shtuar 20 kilogram dhe jam rikthyer në jetë fal një tjetër personi që më do. 

Me të kam bërë dashuri për herë të parë dhe ishte diçka shumë e bukur, sepse ndihesha e mbrojtur dhe e sigurt në krahët e tij dhe jo e kërcënuar si me tjetrin. Gjithsesi ish i dashuri im është përpjekur disa herë të lidhet me mua, më telefononte, më shkruante e-mail, madje ka kërcënuar dhe të dashurin tim aktual. Kur i thashë të më linte të qetë më tha se isha idiote dhe se nuk isha Monica Belluci që i lejoja vetes t’i flisja në atë mënyrë. Sa herë që e shoh ndjej neveri, sepse e di shumë mirë që nuk ka ndryshuar, ai është njeri me dy fytyra dhe është në kërkim të viktimave të reja. Shumë herë mendoj të gjej një mënyrë që ta bëj të paguajë për të gjithë të keqen që më ka shkaktuar mua dhe familjes sime, por e mbaj gjithçka brenda vetes. Në gjëra të tilla duhet të kesh vërtetë kujdes, sepse shkaktojnë trauma që ndonjëherë është vështirë t’i kalosh. Unë fillimisht kisha frikë kur më prekte i dashuri im, dridhesha e gjitha dhe sa herë që më vinte në mendje ish i dashuri im, që më thoshte se isha e deformuar dhe e shëmtuar nisja të qaja. Kur gjithçka mbaroi me ish të dashurin tim dhe njoha dashurinë e jetës sime gjeta guximin të shkoja tek një mjek, që të më ndihmonte. Mjeku më tha se isha normale dhe nga ajo ditë, hap pas hapi me të dashurin tim pranë e kalova gjithçka çfarë më kishte ndodhur, derisa rigjeta lumturinë.


------ *** ------

Cila Ju Intereson?

 

Jeni vetë, apo njihni dikë, që është beqar/e në emigracion?

ATËHERË KLIKO KËTU!


------ *** ------

Next PostNewer Post Previous PostOlder Post Home

Pub. LGBT Shqip: