Mblesëria Fillon Tani!


Ne e Dimë a do Bëni Sonte Seks! Mësoni Nga Ne sa Shanse Keni për Aksion

Ne e Dimë a do Bëni Sonte Seks! Mësoni Nga Ne sa Shanse Keni për Aksion

Besoni apo jo, matematika e shprehive tuaja ndonjëherë më mirë di sesa që dini ju për vetveten…

Sado që mendoni ju që jeni unik dhe origjinal, sjellja juaj është pikërisht shumë e parashikueshme. Bile, edhe kur është fjala për një çështje aq spontane siç është seksi.

Dhe kjo posaçërisht vlen për ata të cilët kanë lidhje stabile të gjatë apo janë të martuar.

Hulumtimi i bërë në 1.000 çifte ka treguar që gjithsej një për qind e njerëzve “aksionin” e kanë të hënën, por edhe atë vetëm ndonjëherë.

As e mërkura nuk është shumë më e mirë dhe seksi është opsion vetëm për 4 për qind e të intervistuarve.

Në vikend, edhe dëshira seksuale rritet, andaj probabiliteti është më i madh (22 për qind) që, nëse nuk jeni tepër të lodhur nga puna gjatë javës, që sonte të “shijoni”.

Megjithatë, nëse dëshironi që e gjitha të shpërthejë nga afshi i zjarrtë, më së miri është të prisni orën 17:35 të shtunën, sepse atëherë që të dy do të dëshironi t’ia “shqyeni” rrobat njëri-tjetrit.

Mirëpo, meqë me siguri mu në këtë kohë nuk do të jeni vetëm, as nuk do të keni mundësi që t’u jepeni impulseve, do të detyroheni të prisni orën 22 dhe 24, sepse, siç është treguar, madje 42 për qind e çifteve fillojnë të bëjnë dashuri mu në këtë kohë.

Megjithatë, nëse të shtunën keni humbur çdo rast, shansi për seks përsëri do t’ju ofrohet të dielën, kur “atë” do ta bëjnë 26 për qind e çifteve. Sa u përket moshave, duhet të jeni të lumtur!

Sa më shumë që po afrohet vera, aq më shumë ju ofrohen shanse për seks. Në vjeshtë gjërat pak do të ftohen, pastaj afshi rreth festave të dimrit sërish do të shpërthejë. E po tani, nëse jeni vetëm, qofshi me fat, sepse as statistika nuk mund t’ju ndihmojë, andaj do të detyroheni të mbështeteni në sharmin dhe aftësitë tuaja joshëse.


------ *** ------

Cila Ju Intereson?

 

Jeni vetë, apo njihni dikë, që është beqar/e në emigracion?

ATËHERË KLIKO KËTU!


------ *** ------

Next PostNewer Post Previous PostOlder Post Home

Pub. LGBT Shqip: