Mblesëria Fillon Tani!


Vajza: Ja Përse Nuk Duhet të Paguajnë Meshkujt në Takimin e Parë



Meshkuj, si do të ndiheshit nëse do të kishit qenë në një restaurant, do të kishte ardhur kamerieri dhe do t’i drejtoheshe, “Llogarinë të lutem? Dhe, mund ta bëni atë ndaras?” Hmmm? Mundësitë janë të mëdha që nuk do të kishit pasur takim të dytë me atë vajzën e bukur, apo jo?


“Këto muajt e fundit kam qenë në takime të shumta për herë të parë në jetën time. Para kësaj, kam dalë në takime vetëm me shokë”, shkruan autorja e këtij shkrimi Alexis Garcia.


“Në takimet e mia kam vërejtur se çdo mashkull “shqetësohet” kur unë e nxjerrë kartelën time për të paguar pjesën time. Fillimisht, kisha qenë konfuze se përse ndodh kjo. Të gjithë më pyesnin se çfarë po bëj dhe më shikonin me një shikim që thoshte “Çfarë dreqin po ndodhë?”.


Por, përse do të prisja nga një i panjohur të paguaj për mua? Nëse dalë për të ngrënë, pirë apo vallëzuar me ndonjë person të huaj, përse do të prisja nga ai të paguante për mua? A do të prisje nga shoku juaj të paguaj për ju nëse do të kishit dalë së bashku? Të pritni që dikush të paguaj për ju është gjë e pasjellshme në çdo rrethanë.


Nëse do të kishim qenë në kohërat tradicionale ku gratë qëndronin në shtëpi, pastronin, gatuanin rritnin familje dhe i shërbenin burrit, atëherë në rregull. Por, tani nuk është më ashtu. Gratë janë më të pavarura se asnjëherë më parë. Gratë punojnë shumë, mësojnë shumë etj., si çdo mashkull. Kemi ardhur në një kohë ku ne, si gra, jemi të pavarura, të suksesshme dhe kemi shumë më shumë për të ofruar.


Dreqin, jam e lumtur të jem një grua dhe ofendohem nga komentet seksiste që më dërgojnë prapa në mënyrat tradicionale. Pra, përse duhet të zemërohem kur një mashkull nuk dëshiron të paguaj për mu në takimin e parë? Përse duhet të kthehemi prapa në kohërat tradicionale me këto takime? Pse ekzistojnë këto standarde të dyfishta? Grave nuk i pëlqejnë mënyrat tradicionale askund, pra përse t’ju pëlqejnë këto mënyra në takime të para?


Nuk dua ta heq feminitetin nga gratë dhe mashkullorësinë nga meshkujt. Ka shumë mënyra për t’i treguar këto gjëra. Nëse një mashkull dëshiron ta paguajë llogarinë sepse dëshiron ta paguajë, atëherë në rregull. Por, ne gratë nuk duhet të supozojmë asgjë.


Unë dua të paguaj për veten dhe nëse ndjehem zemërgjerë, mund të paguajë edhe për mashkullin me të cilin kam dalë, përveç nëse ai këmbëngul të paguajë.


Herën e parë që ka ndodhur kjo gjë e çuditshme e të paguarit llogarinë, unë e kam pyetur mashkullin, “A ndodh shpeshherë që vajza të mos paguajë për llogarinë e vet?”. Pra, si reagoni ju gra? A uleni në qetësi dhe supozoni se mashkulli do të paguajë? A e shikoni atë derisa ai e merr kuletën dhe ju aktroni sikurse asgjë nuk është duke ndodhur? Nëse po, atëherë kjo me të vërtetë është e çuditshme.


Unë kam mësuar se me çdo mashkull që kam dalë në takim, asnjë vajzë me të cilën kishin dalë ata përpara nuk kishin ofruar të paguanin. Mua edhe më falënderonin kur konsideroja dhe ofroja të paguajë. Kjo është paksa pikëlluese që një mashkull duhej të thoshte “faleminderit” vetëm sepse unë e merrja në konsideratë të paguaja për veten time. Një tjetër mashkull më kishte thënë, “Faleminderit. Asnjë vajzë nuk ka ofruar më herët të paguaj për mua.”


Kam filluar të ndjehem keq për meshkujt në këtë situatë. Meshkujt dhe gratë dalin në takime të para për të njëjtën arsye: që ta njohin më mirë njëri-tjetrin. Pra, kush ia caktoi atij që të paguaj llogarinë?


Ka zgjidhje të thjeshta me të cilat mund ta “shëroni” këtë situatë të çuditshme.


Kur gjithçka të ketë përfunduar dhe kamerieri afrohet në tavolinën tuaj, mos qëndroni e heshtur por thoni atij “Përshëndetje, mund të marrim llogari të ndara? Faleminderit.” Më thjesht s’ka ku shkon.


Ose mund të ofroni ta paguani gjysmën ju, gjysmën ai.


Gjithashtu, mund të paguani edhe për atë! Siç kanë dëshirë meshkujt që të jenë të mirë dhe të paguajnë për një grua kur dalin me të për darkë, edhe gratë mund ta bëjnë të njëjtën gjë për meshkujt.


Nëse ka më shumë takime, mund ta bëni me rend punën e pagesës. Një takim paguani ju, një takim tjetër paguan ai!


Provojeni këtë dhe do të shihni se do të shkoni në shtëpi pa e pasur ndjenjën që i keni borxh dikujt ndonjë gjë.”


------ *** ------

Cila Ju Intereson?

 

Jeni vetë, apo njihni dikë, që është beqar/e në emigracion?

ATËHERË KLIKO KËTU!


------ *** ------

Next PostNewer Post Previous PostOlder Post Home

Pub. LGBT Shqip: