Mblesëria Fillon Tani!


​Lista e Gjërave që Përmirësojnë Lidhjen Tuaj



Në vijim i keni dhjetë gjëra që duhet të provoni t’i bëni që të keni marrëdhënie më të mirë me partnerin. Kjo listë na ndihmon shumë të kuptojmë se si të kemi lidhje më të shëndetshme dhe se çfarë gjërash na mbajnë më të lidhur me njëri-tjetrin.


Kini mendime pozitive


Qëndrimi pozitiv është vërtetuar se jua bën më të mirë jetën, karrierën, jetën sociale dhe patjetër lidhjen tuaj dashurore. Psikologët pohojnë madje se mendimet pozitive mund të ndryshojnë dhe rrahjet ritmike të zemrës suaj, transmeton Mbleseri.


Argumentoni në mënyrë të shëndetshme


Studimet tregojnë se çiftet me aftësi  komunikuese  të varfra janë ndër njerëzit më pak të lumtur. Çdo çift ka konflikte kështu që nuk duhet të ndiheni keq nëse grindeni me partnerin, por mënyra se si komunikoni ndikon shumë në marrëdhënien tuaj.


Mos u zini për paratë


Paratë janë ndër arsyet madhore përse lindin grindjet në çift e që çojnë drejt ndarjes. Përpiquni ta zgjidhni problemin në vend që t’ia përplasni njëri-tjetrit në fytyrë fajin.


Thojini njëri-tjetrit fjalë inkurajuese


Nëse përdorin fjalët “Punë e shkëlqyer” apo “Ndihem krenar/e për ty” çiftet rritin vetëvlerësimin dhe lumturinë në marrëdhënie. Mjafton të thuash shprehje të tilla një herë në ditë dhe do e ndjeni efektin.


Miqësi jashtë marrëdhënies


Të jesh në një lidhje nuk do të thotë që gjithçka të rrotullohet rreth saj. Sipas studimeve, marrëdhëniet më të dobëta janë ato ku të dy partnerët kanë të njëjtët miq të përbashkët. Kështu pra bëni miq të rinj.


Mos u nxitoni


Sipas studimeve thuhet se sa më shumë të zgjasë periudha e njohjes, aq më shumë gjasa ka që marrëdhënia e tyre të jetë afatgjatë. Nuk duhet të ketë presion për t’i përshpejtuar gjërat.


Flisni me njëri-tjetrin më shpesh


Tashmë është vërtetuar se martesat më të lumtura janë ato në të cilat çifti kalon kohë me njëri-tjetrin. Të paktën 5 orë në javë duhet të dilni dhe të argëtoheni pavarësisht angazhimeve.


Bëni seks të paktën një herë në javë


Çiftet që kryejnë marrëdhënie të paktën një herë në javë kanë 44% më shumë mundësi që të rrethohen nga ndjesi pozitive për veten, partnerin dhe lidhjen e tyre në përgjithësi.


Qeshni më shumë kur jeni në shoqërinë e njëri-tjetrit


Çiftet që qeshin në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe me batutat e tyre janë më të kënaqur  me lidhjen dhe i ruajnë këto momente si më të veçantat.


Ndani eksperiencat e reja


Nëse udhëtoni diku, lexoni një libër, shkoni në një kurs kërcimi apo çdo element të ri që u ndodh dhe u lë përshtypje, ndajini mendimet dhe mbresat me partnerin. Studimet tregojnë që çiftet që rriten me njëri-tjetrin dhe ndajnë eksperiencat krijojnë një lidhje të fortë  sentimentale.


------ *** ------

Cila Ju Intereson?

 

Jeni vetë, apo njihni dikë, që është beqar/e në emigracion?

ATËHERË KLIKO KËTU!


------ *** ------

Next PostNewer Post Previous PostOlder Post Home

Pub. LGBT Shqip: