Mblesëria Fillon Tani!


Horoskopi ditor, e mërkurë 13 korrik 2016



Do të jeni në guidën e Marsit dhe Afërditës, prandaj edhe siguria juaj sot për ju të dashuruarit do të jetë e madhe. Beqarët parashikohet që të nisin një lidhje të qëndrueshme. Në planin financiar kujdes me shpenzimet.


Dashi


Mërkuri në një pozicion të pafavorshëm për ju të dashuruarit sot mund të nxjerrë jo pak pengesa, kështu që parashikohet një ditë disi e ndërlikuar. Beqarët nuk do jenë të qëndrueshëm sot dhe s’do mund të shfrytëzojnë dot takimet. Financat do vazhdojnë të jenë të mira.


Demi


Nuk do ta keni edhe aq të lehtë sot ju që jeni në një marrëdhënie, pasi janë një mori planetësh, me Marsin dhe Afërditën në krye, të cilët i keni kundër. Vërini “veshin” Mërkurit. Beqarët do realizojnë takime mbresëlënëse. Financat do vinë duke u përmirësuar.


Binjakët


Duket se impenjimet personale, ca më tepër ato familjare do të jenë në rend të ditës për ju, por kjo nuk do të thotë se duhet të lini pas dore gjërat e tjera. Beqarët do arrijnë që të gjejnë personin e ëndërruar me të cilin do nisin një lidhje. Në plan financiar do jeni me shumë fat sot.


Gaforrja


Do të jeni në guidën e Marsit dhe Afërditës, prandaj edhe siguria juaj sot për ju të dashuruarit do të jetë e madhe. Ndjenjat dhe pasioni do të jenë vërtet në kulmin e tyre. Beqarët më në fund do mund t’i shprehin ndjenjat e tyre për personin që pëlqejnë. Në planin financiar tregoni më shumë kujdes me shpenzimet.


Luani


Parashikohet ditë plot tensione për ju që jeni në një lidhje dashurie, me kontrastet e Jupiterit e Saturnit që japin energji dhe të Marsit e Afërditës që ju tendosin nervat. Beqarët nëse duan të ndryshojnë statusin duhet të tregohen më të hapur në takime. Financat do i keni nën kontroll.


Virgjëresha


Nuk ju duhet shumë për të arritur një objektiv, një fitore, por duhet të gjeni lëvizjen që jua jep këtë mundësi. Një mbrëmje e bukur romantike do ju vijë dhuratë nga partneri/ja. Beqarët nuk duhet të nxitohen në vendime sepse mund të lëndohen. Buxheti do ekuilibrohet falë menaxhimit tuaj.


Peshorja


Impenjimet tuaja sot do të jenë shumë të mëdha, sepse, pas një periudhe festive e qetësie, ju janë grumbulluar shumë probleme në çift. Marsi jua ngre mendjen, por duhet të tregoni maturi. Beqarët duhet të tregohen të kujdesshëm në hapat që do hedhin. Financat do vinë duke u stabilizuar.


Akrepi


Hëna, Afërdita dhe Marsi sot do të jenë yjet tuaj të mirë e mesa duket do të jenë të tillë për disa kohë, duke iu mbështetur veçanërisht në fushën sentimentale. Duhet të jeni më racionale. Beqarët parashikohet që të nisin një lidhje të qëndrueshme. Në planin financiar do arrini ta stabilizoni situatën.


Shigjetari


Nëse ka diçka që ju mundon, është mirë të mos e mbani në vetvete e të mbylleni, sepse gjendja juaj shpirtërore (për “faj” edhe të Hënës) nuk është nga më të mirat. Flisni me partnerin/en. Beqarët do tregohen më të hapur ndaj ftesave dhe mund të nisin edhe ndonjë lidhje. Financat në vështirësi.


Bricjapi


Sot do të de keni mbështetjen e fuqishme në radhë të parë të Mërkurit, i cili së bashku me Afërditën dhe Marsin përbën një treshe mjaft interesante për aktivitetin tuaj në çift. Beqarët do mund të gjejnë princin e kaltër dhe jeta do marrë tjetër drejtim për ta. Në planin financiar fati do jetë me ju.


Ujori


Një kuadër përgjithësisht i paqartë yjor bën që ju të dashuruarit sot të jeni konfuzë dhe në një gjendje të tillë që nuk dini nga t’ia filloni më parë. Ndoshta është më mirë të prisni pak kohë. Beqarët nuk do duan ta ndryshojnë statusin dhe do refuzojnë ftesat për takime. Në planin financiar kujdes me shpenzimet.


Peshqit


Kur ke yje mjaft aktivë që të mbështesin është e pashmangshme që edhe vetë të tregohesh i gjallë dhe aktiv. Kështu që pritet një ditë plot aktivitete dhe surpriza për të dashuruarit. Beqarët do kenë shumë kërkesa dhe nuk do e gjejnë dot personin që ëndërrojnë. Financat do jenë në nivele të kënaqshme


------ *** ------

Cila Ju Intereson?

 

Jeni vetë, apo njihni dikë, që është beqar/e në emigracion?

ATËHERË KLIKO KËTU!


------ *** ------

Next PostNewer Post Previous PostOlder Post Home

Pub. LGBT Shqip: