Mblesëria Fillon Tani!


Horoskopi Ditor, e Hënë 11 Korrik 2016



Mërkuri dhe Jupiteri sot favorizojnë zgjidhje praktike për ju që jeni në një marrëdhënie. Beqarët parashikohet të nisin një lidhje serioze. Saturni do jetë aleat për financat tuaja.


Dashi


Gjërat mund të ndryshojnë për mirë për ju të dashuruarit, nëse ju do të tregoheni më aktivë dhe të mos i nënshtroheni fatit. Kjo e hënë pritet të jetë nën shenjën e raporteve intensive me partnerin. Beqarët do jenë me fat në dashuri dhe do mund të nisin një lidhje. Financat do i keni nën kontroll.


Demi


Jeni në një periudhë ku ritmi i punës suaj duket se ka rënë dhe kjo është kuptueshme, pasi impenjimet kanë qenë të shumta. Partneri/ja ju nxit të merrni vendime të shpejta. Beqarët do nisin lidhje pasionante të cilat mund të përfundojnë në diçka më shumë. Në planin financiar kujdes me shpenzimet, mund të keni vështirësi.


Binjakët


Mërkuri dhe Jupiteri sot favorizojnë zgjidhje praktike për ju që jeni në një marrëdhënie. Edhe Afërdita sot do të jetë ”kujdestarja” e jetës suaj sentimentale. Beqarët do kalojnë momente të vështira dhe nuk do e kenë mendjen te dashuria. Në planin financiar duket se gjithçka është në rregull.


Gaforrja


Një kuadër yjor i paqartë bën qe ju të dashuruarit të jeni, në mendje dhe në zemër disi konfuzë. Me gjithë humorin jo edhe aq të mirë, dita do të jetë normale. Beqarët do kenë mundësi vetëm për aventura kalimtare. Financat do jenë në gjendje të shkëlqyer.


Luani


Yjet në favorin tuaj janë vërtet të shumta, prandaj dita e sotme për ju që jeni në një marrëdhënie në përgjithësi do t’ju ofrojnë momente shumë interesante. Beqarët parashikohet të nisin një lidhje serioze. Financat do jenë të mira falë menaxhimit tuaj të mirë.


Virgjëresha


Jupiteri dhe Saturni, në një orbitë jo shumë të favorshme mund të stimulojnë nostalgji dhe melankoli për ju të dashuruarit. Mundohuni që këtë ditë ta kaloni në prani të shumë njerëzve. Beqarët duhet të mendohen mirë para se të hedhin hapa. Në planin financiar fati do jetë në anën tuaj.


Peshorja


Për disa probleme të mbetura pezull në marrëdhënien në çift, sot mund të keni mbështetjen e Jupiterit dhe Sturnit, ndonëse janë planetë që mund të sjellin edhe pak stres. Beqarët do marrin disa propozime, por nuk do ndihen ende gati për të hedhur hapa. Në planin financiar gjithçka do ecë mirë.


Akrepi


Duke pasur parasysh kuadrin yjor, ka të ngjarë që edhe sot të jeni të impenjuar në maksimum me problemet në çift. Megjithatë, mund të keni edhe një surprizë të bukur. Për beqarët priten ndryshime të mëdha në jetën e tyre, saqë do ju duket vetja si në ëndërr. Saturni do jetë aleat për financat tuaja.


Shigjetari


Vazhdon tranziti “luftarak” i Marsit në shenjë, i cili, si zakonisht sjell ritme frenetike dhe gati të papërballueshme, por që do të ketë rezultate pozitive për ju të dashuruarit. Beqarët do hedhin hapat e parë drejt një lidhjeje të qëndrueshme. Në planin financiar parashikohen vështirësi të mëdha.


Bricjapi


Edhe pse, në bazë të një kuadri yjor mjaft aktiv, nuk do të keni kohë të merrni as frymë, aq shumë do të jeni të impenjuar, saqë partneri/ja do të ndihet i braktisur. Beqarët nuk do e kenë mendjen fare te dashuria dhe do vazhdojnë ende të jenë vetëm. Financat aspak të mira.


Ujori


Me këtë vrull që keni marrë ju që jeni në një marrëdhënie nuk përmbaheni, por hapni sytë se mjafton një pengesë e vogël për t’u rrëzuar vetë. Beqarët duhet të presin edhe pak kohë, sepse po u nxituan mund të lëndohen. Financat paraqiten të mira.


Peshqit


Mund të keni disa probleme të vogla, por kjo nuk do t’ju pengojë për të organizuar e kaluar një ditë interesante m njeriun e zemrës. Mërkuri ju stimulon fantazinë. Beqarët do jenë gati edhe për aventura për të mos qëndruar vetëm. Në planin financiar do jeni me fat.


------ *** ------

Cila Ju Intereson?

 

Jeni vetë, apo njihni dikë, që është beqar/e në emigracion?

ATËHERË KLIKO KËTU!


------ *** ------

Next PostNewer Post Previous PostOlder Post Home

Pub. LGBT Shqip: