Mblesëria Fillon Tani!


Momentet më problematike të njohjeve verore


E dimë të gjithë, në verë është më e lehtë për të bërë dikë për vete. Bashkëpunëtor është i nxehti, pijet e freskëta, qetësia me veten dhe plazhi. Por takimet e verës fshehin problematika të cilat mund të bëhen vërtet të tmerrshme.

Ja se çfarë duhet të mbani parasysh, që ato të mos ua kthejnë atë në një kujtim të keq.

E dimë të gjithë, në verë është më e lehtë për të bërë dikë për vete. Bashkëpunëtor është i nxehti, pijet e freskëta, qetësia me veten dhe plazhi…pra në verë lënia e një takimi është më e thjeshtë sesa në bankat e shkollës.

Gjithsesi, takimi i parë në verë fsheh problematika të cilat mund ta kthejnë atë në një kujtim të keq. Për shembull, ju duhet të kujdeseni shumë për trupin tuaj, për mushkonjat të cilat prishin atmosferën, ose për shenjat që lënë pas në trup, rrobat e banjës, të cilat ju vënë në siklet në momentet e intimitetit. Zbuloni momentet më të këqija të cilat mund të përjetohen kur ju ndodh një takim në verë.

Përdorimi i përbashkët i peshqirit
Në verë mund të ndodhë që të ndani të njëjtin peshqir me atë, ose një shtrat me trupat e djersitur…edhe kjo ka anën e saj jo të mirë, apo jo! Do t’ju duhet të bëni durim!

Duhet ta telefononi për të ditur planet e tij/saj
Në vjeshtë është e thjeshtë të flirtoni në shkollë, duke zbuluar rastësisht planet e tij/saj për ditën. Por në verë duhet domosdoshmërisht ta telefononi apo të gjeni një rrugë tjetër alternative për të komunikuar.

Shenjat e rrobave të banjë
Ndoshta dëshironi të vishni një fustan të ri ose të lezetshëm për takimin e parë, por në verë, ose në ditët e plazhit, ju nuk mund ta bëni dot këtë, sepse mbase shenjat (pjesët jo të nxira të trupit) të cilat ju kanë lënë rrobat e banjës, nuk do të duken edhe aq bukur.

Djersa
Djersa është gjëja më e keqe e takimeve të verës. Dushi dhe deodorantët nuk janë asnjëherë të mjaftueshëm, ndërsa fytyra nuk duket asnjëherë në formën e saj më të mirë.

Frika e të qenët thjesht një flirt vere
Edhe pse takimi juaj mund të shkojë mirë, ju do të keni gjithmonë frikë se bëhet fjalë vetëm për një flirt vere.

Rritja e qimeve
Rritja e qimeve është gjithmonë një dramë dhe në veçanti kur takimet e para bëhen me pantallona ose funde të shkurtër. Në plazhin ku bëni pushimet për shembull, nuk mund të gjeni dot shërbimin e një estetistje.

Rëra
Rëra mund të duket romantike, por në të vërtetë ajo ngjitet nëpër këmbë dhe futet nëpër rroba në mënyrë shumë irrituese. Prej saj nuk do të jeni plotësisht të qetë.

Mushkonjat
Mushkonjat janë një makth i vërtetë i verës dhe madje të tilla janë edhe gjatë takimit të parë me djalin apo vajzën që ju pëlqen. Nëse do të ndiheni mirë mes jush, padyshim se ato do të jenë të vetmet që do t’ua prishin atmosferën e krijuar.

Ngrënia e ushqimeve “të papërtypshme”
Në dimër, një takim bëhet përballë një ambienti të ngrohtë me ushqime të shijshme dhe të thjeshta, ndërsa në verë situata është krejt tjetër prej ushqimeve vështirësisht të përtypshme; për shembull prej prodhimeve të detit. Po kështu, kujdes duhet të tregohet edhe me akulloret, të cilat sigurisht se mund t’ju shkrijnë e t’ju bëjnë pis.

Tregimi i menjëhershëm i trupit
Disa femra nuk ndihen dhe aq mirë me format e tyre trupore. Situata bëhet e ndërlikuar kur ato duhet të takohen në plazh me dikë, pasi trupi i tyre do të jetë i ekspozuar i tëri. Tregimi i defekteve në mënyrë të menjëhershme, nuk është aspak një gjë e bukur.

------ *** ------

Cila Ju Intereson?

 

Jeni vetë, apo njihni dikë, që është beqar/e në emigracion?

ATËHERË KLIKO KËTU!


------ *** ------

Next PostNewer Post Previous PostOlder Post Home

Pub. LGBT Shqip: