Mblesëria Fillon Tani!


Çfarë mund të bësh pa organin seksual?

​Pas historisë së një femre që i preu dy herë penisin partnerit të saj shumë njerëz kanë ngritur pyetje të ndyshme në forumet e ndryshme në internet.

A mund të ringjitet? A mund të bësh seks edhe pa të? Si mund të urinosh? Specialistët i janë përgjigjur këtyre dhe disa pyetjeve të tjera të ngjashme.

Sa shumë të dhemb?

Përveç dhimbjes momentale ka dhe probleme të tjera që zgjasin. Sa herë që do të hipni në një biçikletë apo do të kryeni veprime ku do të preket zona e gjenitaleve tuaja ju do të keni dhimbje për një kohë të caktuar. Më mirë t’a evitoni biçikletën.

Çfarë mund të bëhet?

Ekspertët thonë se rekuperimi ose jo varet nga zona që është dëmtuar dhe sa thellë ka shkuar dëmtimi. Është shumë e vështirë që të ngjitësh apo qepësh nervat, por me pjesën muskulore kjo gjë mund të bëhet, tha një ekspert.

A mund të ringjitet?

Nëse nuk ka dëmtime të ekzagjeruara penisi mund të ringjitet dhe të kryejë funksionet e tij normale pa asnjë lloj problemi. Një studim në Kinë tregoi se 49 nga 50 burra që kryen operacione për të ringjitur penisin rifituan gjithë funksionet normale të tij.

Po nëse nuk mund të ngjitet?

Ka raste kur një penis nuk mund të ngjitet dhe në këto raste bëhet një penis i ri me pjesë nga pjesët e tjera të trupit. Gjithsesi ky penis i ri nuk ka të njëjtin efikasitet në pamje apo funksion si një penis normal.

A mund të bësh ende seks?

Një ndër problemet dhe shqetësimet më të mëdha për ata persona që kanë pasur probleme me penisin është fakti nëse mund të bëjnë ende seks apo jo. Me ringjitjen e penisit bëhet një implant për të bërë të mundur ereksionin po sa për ejakulimin nuk bëhet fjalë që të ndodhë pasi penisi nuk ka forcën e duhur.

Si mund të shkoj në tualet?

Një ndër shqetësimet më të mëdha është edhe shkuarja në tualet, pra urinimi. Nëse bëhet një ringjitje apo një operacion për rregullimin e penisit atëherë urinimi mund të bëhet ende në këmbë, por nëse nuk është e mundur kjo gjë atëherë mjekët krijojnë një rrugë të re për urinimin por fatkeqësisht duhet urinuar ulur.

Pse ndodh dëmtimi i penisit?

Arsyet janë nga më të ndryshmet. Rasti i fundit ishte për shkak të tradhëtisë, një grua në Kinë i preu dy herë me gërshërë penisin partnerit të saj. Një rast tjetër është ai i një kinezi të pafat në dashuri i cili e preu vetë penisin e tij pasi nuk po i ecte me femrat.

Çfarë mund të bësh në vazhdimësi?

Mund të vazhdoni të jetoni jetën tuaj normalisht, pa i “rënë në qafë” shumë mikut tuaj.

Ka dhe raste të veçanta si ai i John Wayne Bobbit i cili në vitin 1993 pa gruan e tij t’i priste penisin me një thikë guzhine.

Por ai jo vetëm që fitoi gjithë funksionet pas operacionit, por realizoi edhe një film pornografik të titulluar Frankenpenis.



------ *** ------

Cila Ju Intereson?

 

Jeni vetë, apo njihni dikë, që është beqar/e në emigracion?

ATËHERË KLIKO KËTU!


------ *** ------

Next PostNewer Post Previous PostOlder Post Home

Pub. LGBT Shqip: