Mblesëria Fillon Tani!


9 fakte interesante për trupin e femrës


Leonardo Da Vinçi ishte një vëzhgues i përpiktë i anatomisë njerëzore, duke ilustruar imazhe nga organet e disektuara që janë të sakta edhe sot.

Por ai nuk ishte i saktë në paraqitjen e organeve femërore të riprodhimit pasi që sipas anatomistit Piter Abrahams, skicat e Da Vinçit e paraqisnin mitrën njerëzore të ngjashme me atë të kafshëve tjera. Ndoshta e ka pasur të vështirë të gjente kufoma femërore për t`i studiuar, gjë që e la atë pa zgjidhje por e plotësoi mangësinë me njohuritë e tij mbi anatominë e kafshëve.

1. Mitra është tejet elastike
Kur nuk është në përdorim, mitra është një organ tejet i vogël, vetëm 7,5 cm i gjatë dhe 5 cm i gjerë. Gjatë shtatzënisë ky organ ndryshon me shpejtësi, në vetëm 20 javë shtatzëni mitra zgjerohet deri në kërthizë. Këndi i jashtëm i mitrës arrin kafazin e kraharorit në javën e 36 të shtatzënisë.

2. Atje poshtë është ambient acidik
Vlera pH e vaginës është tejet acidike me mesatare prej 4,5 në shkallën pH. D.t.th është acidike sikurse birra apo domatja. Mikrobe të ndryshme në vaginë e mbajnë këtë aciditet, shembull, laktbacillus, një grup i baktereve që prodhojnë acid, dominon ekosistemin e shumë vaginave. Aciditeti ndihmon në pengimin e insekteve të ndryshëm nga kolonizimi i asaj hapësire.

3. Himeni: i ekzagjeruar
I konsideruar si tregues i virgjërisë, himeni në fakt është një pjesë e vogël e një indi që rrethon hapjen vaginale. Mund të thehet apo të griset gjatë marrëdhënies së parë seksuale, apo mund të zgjatet- me fjalë të tjera, prezenca apo mungesa e himenit nuk thotë asgjë për atë nëse femra ka pasur seks. Në raste të veçanta, nuk ekziston vrimë nga mund të kalojnë menstruacionet, andaj kërkohet intervenim kirurgjik ndaj himenit.

4. Pika G ekziston, apo jo?
Pika G është një rajon në vaginë për të cilin thuhet se është ekstra i ndjeshëm ndaj stimulimeve erotike. Shumë femra kanë raportuar për “orgazmat e pikës-G” mirëpo njohuria anatomike për këtë rajon mbetet e paqartë. A është pika-G një mit apo është një zgjatje e klitorit apo është një ind i veçantë- kjo gjë mbetet mister.

5. Ndonjëherë, gjërat dyfishohen
Është një gjendje e rrallë e quajtur didelphus dhe nënkupton që femra është e lindur me dy mitra, tranmseton kosovarja. Kjo to ndodh pasi që sistemi riprodhues formohet qysh në embrion, mitra fillon si dy gypa që bashkohen, nëse gypat nuk arrijnë të bashkohen atëherë secila shndërrohet në mitër të veçantë.

6. Zbulimi i shtatzënisë nuk është aq i thjeshtë
Mjekët zakonisht e masin fillimin e shtatzënisë nga dita e parë e periudhës së fundit menstruale, pasi që të shumtën e kohës femrat nuk janë të sigurta se në cilën ditë kanë ngelur shtatzëne mirëpo e mbajnë mend periudhën e fundit menstruale. është vështirë të përcaktoni momentin e fekondimit deri sa embrioni në zhvillim të vendoset në murin e mitrës.

7. Mbrojtja nga menstruacionet është avancuar
Sot femrat kanë mundësi të shumta të mbrojtjes nga menstruacionet, nga tamponët e deri tek hormonet që e ndërprenë tërësisht periudhën menstruale. Femrat e të së kaluarës është dashur të jenë më kreative për këtë çështje duke përdorur papiruse të zbutur, letër, pambuk absorbues, fashë nga celuloza, garzë të mbështjella rreth një cope druri.

8. Të folurit rreth menstruacioneve mund të ju lidh më shumë
Shumë kultura kanë bindje të tilla që e konsiderojnë femrën të papastër gjatë periodës së saj, andaj shmangin disa aktivitete të caktuara. Femrat e këtyre kulturave ndjejnë turp për shkak të periodave menstruale mirëpo kanë ndjesi më të madhe të lidhjes kur ndajnë këtë përvojë me gratë tjera.

9. Walt Disnex mund të ju edukojë
Cila shtëpi xhirimi e ka përdorur për të parën herë në film fjalën “vaginë”? Përgjigja do të jetë Produksioni Ualt Dizni, në vitin 1946 krijoi një film të animuar me titull “Tregimi i Menstruacionit” për qëllime edukative të përdorur në shkolla. Filmi shpjegon menstruacionet dhe jep këshilla të mira për të bërë këtë periudhë më të lehtë.

------ *** ------

Cila Ju Intereson?

 

Jeni vetë, apo njihni dikë, që është beqar/e në emigracion?

ATËHERË KLIKO KËTU!


------ *** ------

Next PostNewer Post Previous PostOlder Post Home

Pub. LGBT Shqip: