Mblesëria Fillon Tani!


Sezoni i Dashurisë po Vjen! Mësoni si ta Gjeni Personin Tuaj



Nëse pranvera është sezoni i joshjes, vera pa dyshim që është sezoni i dashurisë, flirteve dhe historive të ndryshme.
Ardhja e sezonit të verës për mijëra beqarë duket se është edhe një kohë e përshtatshme për të gjetur një person të dashur. Por cilat janë rregullat për të zënë të dashur në buzë të detit.

Sezoni i verës – flirte, njohje dhe histori dashurie

Ndoshta për të shtyrë orët që në plazh ka ditë që duken shumë të gjata, dhe të gdhihesh duke zënë miqësi të reja gjatë kësaj periudhe, është më se e zakonshme. Ndoshta kjo, sepse vera është sinonim i nxehtësisë, një efekt që i bën njerëzit më të eksituar, apo edhe sepse sezoni i bukur i verës na shtyn të veshim rroba më të lehta dhe që zbulojnë më shumë trupin. Por, ajo që ka më shumë rëndësi për disa, është se për shumë persona pushimet e verës në plazh nuk mund të kuptohen pa një flirt. Por, kjo lojë nuk është edhe aq e thjeshtë sa duket. Është një “lojë” që ka shumë rreziqe dhe si të gjitha lojërat e tjera, ka disa rregulla që duhen zbatuar. Gjatë një afrimi, hapi i parë është të biesh në sy, hapi i dytë të tregoheni jo i rrezikshëm, hapi i tretë të nxirrni në hap fuqinë tuaj seksuale dhe, së fundi, hapi vendimtar, të ndizni dëshirën për të thelluar miqësinë.

Kur gjuan femra

Meshkujt dhe femrat kanë mënyra të ndryshme të afrimit dhe joshjes. Zakonisht është femra ajo që jep sinjalin e parë të nisjes së lojës, ajo që zgjedh prenë dhe që vendos se si do të zhvillohet loja. Fillimisht, ajo nis të shfaqë trupin e saj, merr poza që janë shumë natyrale, por të parezistueshme. Hedh shikime provokuese përreth, bën shëtitje buzë detit dhe lëviz me shumë sensualitet. Bën sikur nuk e ka mendjen, por “të përzgjedhurit” i hedh shikime të vazhdueshme. Përveç këtyre, ajo bën edhe gjeste të tjera si lëvizjet e kokës, ledhatimi i qafës apo shpatullave etj. Në këtë moment, “preja” bie viktimë menjëherë dhe përgjigjja e tij janë disa fjalë banale dhe pakuptim, që në rast se marrin përgjigje nga femra, do të thotë se loja vazhdon në një etapë të dytë. Pas kësaj nisin shkëmbimet e mesazheve gojore, por që synojnë të nxisin tjetrin të shfaqin edhe më shumë qëllimet. Pastaj vijnë ftesat për të pirë diçka bashkë, ndoshta për të bërë një shëtitje, dhe kështu loja hyn në një fazë intensive.

Kur gjuan mashkulli

Por, gjërat nuk shkojnë gjithnjë kaq mirë nëse është mashkulli ai që hedh hapin e parë. Që, zakonisht nis garën për të mundur konkurrencën. Nëse femra shprehet e gatshme për të flirtuar dhe tërheq vëmendjen e mashkullit duke e provokuar atë, me burrat nuk ndodh kështu, të cilët nuk shprehin ndjenja entuziazmi. Në këtë rast mos qëndroni vetëm me një “viktimë”. Strategjia është të lëvizni, pasi sa më shumë të lëvizësh, aq më e madhe është mundësia të gjendet dikush që është i interesuar. Sigurisht, mos synoni më të bukurën e plazhit, se do ta keni shumë të vështirë dhe do të ndesheni me një konkurrencë të egër. Kërkimi është gjithnjë një fazë e vështirë, ndaj idealja është të zgjidheni. Synoni atë që ju ka dhënë një sinjal, edhe nëse nuk është gruaja juaj ideale. Lezha.eu Por të dyja palët s’duhet të harrojnë se vetëm 5 për qind e flirteve në plazh kanë një përfundim. Nëse keni mendimin të kaloni një verë argëtuese, këto janë rregullat që bëjnë për ju. E rëndësishme është të argëtoheni, pasi jeta e vërtetë është në qytet dhe jo buzë detit.

Fantazia dhe humori të bën më seksi

Të jesh seksi nuk do të thotë se të shërben thjeshtë për arsyen e vetme që të bëjmë për vete dikë, është e domosdoshme që të jesh me të gjithë, por edhe me veten tënde. Të jesh një natyrë me humor bën efekt më shumë se çdo lloj veshje estravagante, bën për vete të tjerët, por të ndihmon ta jetosh më mirë jetën. Të mësosh të shohësh anën komike të gjërave është një terapi e vërtetë dhe një armë që të bën sharmant. Të zhvillosh fantazinë, që të gjesh në çdo rast një batutë, garanton padyshim vëmendjen dhe simpatinë e të gjithëve. Pushteti dhe arti i joshjesh ka të bëjë edhe me përdorimin e mirë të shqisave: duhet të jesh në gjendje të shohësh gjithçka përreth, të dish të dëgjosh, të nuhasësh, të shijosh. Edhe zëri është i rëndësishëm në relacion me të tjerët dhe mbi të gjitha një element shumë seksi, nëse do dimë ta modulojmë si duhet, duke alternuar tonet e larta me ato të ulëta dhe duke bërë pauza në mënyrë natyrale dhe spontane.

“Perfeksion” nuk është e barabartë me “seksi”

Ije të gjera, gjoks të vogël, madje edhe celulite: ato që ne i urrejmë më shumë, për meshkujt mund të jenë shumë eksituese. Si është e mundur? Mjafton të pyesim vetë meshkujt, të cilët shohin si pika të forta dhe mjaft seksi ato që ne mendojmë se i kemi defekte. Të marrim rastin e vitheve të gjera. Për ne është një gjë e tmerrshme, për meshkujt një element sensual i jashtëzakonshëm. Linjat e buta femërore për ta janë maksimumi, ndërsa për ne të qenit elegante si femra pasarelash, mbetet ëndrra në sirtar. Sipas psikologëve, në fantazinë e meshkujve është gjithnjë një femër, e cila posedohet e tëra, me linja të bëshme dhe aspak një anoreksike. Por, gjithsesi femrat duhet t’i kushtojnë gjithmonë rëndësi pamjes dhe fizikut të tyre. Nuk është e nevojshme që për të qenë gjithmonë e dëshiruar nga partneri duhet të bësh patjetër një operacion plastik në gjoks apo vithe, transmeton Lajmi.net.

Joshje, joshëse, seksi, fjalë magjike

Të jesh seksi është art më vete, përveç atyre që kanë lindur për të joshur, që e kanë në gjene seks appeal-in e tyre. Të jesh seksi dhe tërheqëse nuk është çështje minifundi, por çështje truri, thonë psikologët. Sensualiteti është pjesë integrale e personalitetit të njeriut, është aftësia për t’u bërë interesantë në sytë e të tjerëve. Mund të jemi seksi në çdo moment të jetës sonë: në punë, në shtëpi, teksa luajmë, kur rrimë me miqtë. Por ajo çka jep një kombinim perfekt, është adoptimi i elementeve seksi me stereotipin tonë, pasi të gjithë jemi të ndryshëm, kështu që edhe kjo pjesë nuk ka se si të jetë e stampuar tek gjithsecili. Megjithatë nuk mund të mohojmë faktin se persona seksi konsiderohen ata që kanë karakteristika fizike të pëlqyera, por edhe mënyra të rafinuara në të ecur, në të folur, në sjellje, një sensibilitet të lartë, një simpati në raportimin me të tjerët.

Zgjidhja Online

Në fund mos harroni të vizitoni www.MBLESERI.com për të gjetur njeriun e duhur online. MBLESERI.com është siti nr.1 i takimeve Shqip- folëse online.

------ *** ------

Cila Ju Intereson?

 

Jeni vetë, apo njihni dikë, që është beqar/e në emigracion?

ATËHERË KLIKO KËTU!


------ *** ------

Next PostNewer Post Previous PostOlder Post Home

Pub. LGBT Shqip: