Mblesëria Fillon Tani!


Horoskopi ditor, e premte 30 shtator 2016

Mos u shtirni sikur gjithçka po shkon mirë në lidhjen tuaj të dashurisë. Në të përditshmen tuaj ka shumë probleme dhe duhet të gjeni një zgjidhje sot. Beqarët do tërhiqen jashtëzakonisht shumë nga një person që takojnë dhe mund të nisin edhe një lidhje. Financat do jenë tepër delikate, kujdes me shpenzimet.

Dashi

Çdo gjë po ecën siç e kishit planifikuar ju të dashuruarit, por ndonjë ndryshim programi ndonjëherë është mëse i nevojshëm. Beqarët edhe pse do kenë një ditë të mbushur me takime do jenë të pafat për të krijuar një lidhje. Financat do jenë përgjithësisht të ekuilibruara, prandaj nuk keni pse të shqetësoheni edhe për ndonjë shpenzim.

Demi

Jeni gjithmonë shumë të stresuar kur keni disa gjëra njëkohësisht për të zgjidhur ju që jeni në marrëdhënie dashurie. Sot do të tentoni të kërkoni ndihmë tek persona që nuk i njihni. Beqarët do kenë një ditë të mbushur me ngjyra dhe emocione. Në planin financiar nuk do keni probleme, buxheti do vi duke u përmirësuar.

Binjakët

Mos u shtirni sikur gjithçka po shkon mirë në lidhjen tuaj të dashurisë. Në të përditshmen tuaj ka shumë probleme dhe duhet të gjeni një zgjidhje sot. Beqarët duhet të sigurohen mirë përpara se të vendosin të hedhin hapa, sepse në të kundërt mund të lëndohen. Financat do jenë të mira, asgjë për tu shqetësuar.

Gaforrja

Sot duhet të anashkaloni gjithçka dhe ti kushtoni kohë partnerit/es. Një problem i tij/saj do të marrë të gjithë vëmendjen tuaj. Beqarët do bënin mirë sot që t’i merrnin gjërat si t’ju vinin pa i menduar shumë gjatë, pasi në këtë mënyrë do dalin më të fituar. Në planin financiar tregohuni të matur me shpenzimet.

Luani

Puna është pikësynimi kryesor sot dhe ju jeni duke dhënë gjithçka nga vetja për të arritur objektivat tuaja në ambientin e punës. Kjo ju ka marrë edhe kohën për njeriun tuaj të zemrës i cili ndjehet i lënë pas dore. Beqarët nuk do duan të krijojnë lidhje, pasi do ndihen mirë edhe me statusin që kanë. Financat do të jenë të mira.

Virgjëresha

Ju i keni përgjigjet për një problem që i ka dalë partnerit/es tuaj. Mundohuni ti jepni sa më shpejt zgjidhjet që i ofroni. Beqarët do tërhiqen jashtëzakonisht shumë nga një person që takojnë dhe mund të nisin edhe një lidhje. Në planin financiar do jeni me fat, buxheti do vi duke u rritur.

Peshorja

Partneri/ja ndjehet shumë i sigurt kur është pranë jush. Mundohuni ta shfrytëzoni këtë siguri për të ngjallur bashkëpunimin me njeri tjetrin. Beqarët nuk do e durojnë dot më vetminë dhe do jenë të gatshëm edhe për aventura kalimtare. Buxheti nuk do jetë në gjendje shumë të mirë, kujdes me shpenzimet që do bëni.

Akrepi

Edhe pse ju duket se po partneri/ja po kërkon shumë nga ju sot mbase gaboheni. E vetmja gjë që po ju kërkohet është pak më shumë sinqeritet në marrëdhënie. Beqarët do ndjehen shumë mirë me veten sot dhe kjo falë disa takime mjaft mbresëlënëse që do realizojnë. Në planin financiar bëjini me kujdes llogaritë për të shmangur problemet.

Shigjetari

Nëse sot do t’ju duhet të sqaroni disa dyshime me njeriun që keni përkrah duhet të përballeni. Nëse ikni dhe fshiheni do të krijoni një marrëdhënie të cunguar. Beqarët do ndjehen mjaft mirë sot dhe madje do i lejojnë vetes të bëjnë edhe çmenduria të vogla. Financat do vinë duke u ekuilibruar në mënyrë të ndjeshme.

Bricjapi

Sot do të kënaqni kuriozitetin e partnerit/es tuaj duke i treguar një sekret tuajin. Priten lajme të reja përsa i përket karrierës. Beqarët duhet të tregohen akoma të durueshëm sepse priten në horizont mundësi mjaft të mira dhe interesante. Financat do jenë të mira falë menaxhimit tuaj.

Ujori

Duhet të diskutoni herë pas here dhe të ndani opinionet tuaja me partnerin/en. Pasditja do të kalojë e qetë dhe pa ndonjë angazhim. Beqarët do tregohen të nxituar sot, por bëjnë mirë që të mendohen disa herë para se të ndërmarrin ndonjë vendim për të ardhmen. Financat do jenë tepër delikate, kujdes me shpenzimet.

Peshqit

Keni kuptuar që komunikimi është mjeti më i mirë për të qenë korrekte në marrëdhënien tuaj me partnerin/en. Në një çështje pune bëni mirë ti diskutoni të gjitha opsionet. Beqarët nuk do kenë një ditë me fat sot në dashuri, prandaj bëjnë mirë që të presin edhe pak kohë për të bërë ndryshime të statusit. Edhe me financat duhet të bëni kujdes në çdo hap që do hidhni.
0
Studim: Kush Fal i Pari Tradhtinë? Meshkujt apo Femrat?


A do t’i falnit tradhtinë të dashurit/të dashurës? Nëse përgjigjja është pozitive, sa kohë do t’ju jetë e nevojshme që t’i ktheheni gjendjes “së vjetër” dhe të silleni sikur nuk ka ndodhur asgjë?

Psikologët konstatojnë që reagimi ndaj mashtrimit dhe tradhtisë varet nga shumë faktorë dhe se njerëzit i godet në mënyra të ndryshme, transmeton MBLESERI.com

Meshkujt më vështirë falin dhe u nevojitet më shumë kohë, ndërsa femrat në fillim të “dramës”, dhe shumë më lehtë vendosin ta vazhdojnë lidhjen.

Mirëpo, hulumtimet më të reja kanë treguar që reagimi ndaj tradhtisë së partnerit më së shumti varet nga ajo se sa ka zgjatur lidhja!

Në të vërtetë, çiftet të cilët një kohë të gjatë kanë kaluar bashkë më lehtë falin sesa dashnorët “e freskët”.

Nëse në vitet e para të lidhjes ndodh tradhtia, edhe meshkujt edhe femrat do të reagojnë më vrullshëm, do të jenë më të lënduar dhe më vështirë do të falin.

Emocionet janë të trazuara, mirëpo e gjitha kjo zgjat shumë më pak dhe në formën më të butë sesa në lidhjen që nuk ka qenë e gjatë. Besimi i krijuar shumë vite më parë shpejt humbet, mirëpo shumë më lehtë përmirësohet.


0



Efekti i ekspozimit te shpeshte


Cfare eshte efekti i ekspozimit te shpeshte? Sipas psikologjise, sa me shume te na ekspozohet nje stimul pozitiv, aq me te prirur jemi ne per ta pelqyer ate.


Efekti i ekspozimit te shpeshte eshte i aplikueshem edhe per njerzit edhe per objektet. Nese ti e sheh shume here nje objekt, ti do te mendosh se ai objekt eshte me i pelqyeshem sesa nje objekt tjeter i cili nuk eshte ekspozuar aq shpesh ndaj teje.


Kur ti e sheh shpesh nje person ti do te mendosh se ai eshte me i pelqyeshem sesa nje i huaj ose sesa dikush qe nuk e sheh aq shpesh.


Efekti i ekspozimit te shpeshte dhe psikologjia e terheqjes


Arsyeja pse na duken me terheqes njerzit qe i shohim me shpesh eshte sepse familjariteti krijon pelqyeshmeri. Njerzit terhiqen me shume nga personat dhe objektet qe jane familjare per ta.


Pra sipas teorise se efektit te ekspozimit te shpeshte, personat qe te shohin shpesh do te mendojne se je me terheqes, ne krahasim me ate qe do te mendojne per ty personat te cilet nuk te takojne shpesh.


Shume njerez bien ne dashuri me dike qe e shohin shpesh, dhe arsyeja kryesore qe fshihet pas kesaj eshte efekti i ekspozimit te shpeshte.


Psikologjia e efektit te ekspozimit te shpeshte dhe reklamat


Reklamuesit jane shume te vetedijshem mbi kte fakt, prandaj ata perdorin dhe varen kryesisht nga psikologjia e efektit te ekspozimit te shpeshte per te te bere ty qe ti pelqesh me shume produktet e tyre.


Reklamuesit i shfaqin reklamat ore e sekonde ne menyre qe ti te familjarizohesh sa me shume me produktet e tyre, dhe pasi te jesh familjarizuar me produktin e tyre, ti do te kesh tendencen ta pelqesh ate produkt.


Njerzit jane me te prirur te provojne dicka te cilen e njohin dhe jane te familjarizuar me te, sesa te rrezikojne per te provuar dicka qe nuk e njohin fare. Ata ndjehen me rehat te shkojne te kerkojne nje marke qe e njohin sesa te blejne dicka te cilen nuk e shohin si familjare.


Eksperimenti i efektit te ekspozimit te shpeshte


Eshte bere nje eksperiment shume interesant per te demostruar psikologjine e efektit te ekspozimit te shpeshte. Dikujt ju sollen para syve 4 piktura te 4 njerzve te ndryshem, dhe ketij personi ju kerkua te mbante mend emrat e ketyre personave te shfaqur ne pikturat.


Pas disa minutash ju soll para syve nje pikture e madhe me shume fytyra njerzish, dhe personin e pyeten se kush ishin 4 personat ne pikture qe ai i pelqente me shume. Pothuajse te gjithe personat qe iu nenshtruan ketij eksperimenti zgjodhen 4 personat qe pane me pare tek 4 pikturat, por pa e vene re fare qe kishin zgjedhur po te njejtet persona.


Kjo eshte gjithcka qe ti duhet te dish mbi psikologjine e efektit te ekspozimit te shpeshte.

0
Previous PostOlder Posts Home

Pub. LGBT Shqip: